Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    C'po ndodh me gazeten Tema?

    Ka shume kohe qe gazeta Tema e ka humbur sensin dhe eshte kthyer ne nje fletushke lokaliste qe merret vetem me hakmarrje personale te pronarit te saj z. Mero Baze me kryeministrin dhe familjen e tij.
    Kam qene dhe mbetem nje adhurues i shkrimeve te Bazes qe nga koha e shkrimeve te tij te para e deri sot, por eshte per te shprehur habine se si ka arritur deri ne ate pike sa ta shnderroje gazeten e tij te nderuar ne nje fletushke te tipit te radios Studentit te para viteve '90.

    C'po ndodh me Mero Bazen? Pse kjo urrejtje kaq e madhe?

    Normalisht se cdonjeri duhet te shkruaje dhe te shprehe ato qe mendon dhe qe i gjykon se jane te drejta, por te arrish ta kthesh gazeten ne nje fletushke te denje per klubet e veteraneve kete nuk e kisha menduar kurre.

    Mero Baze eshte nje pende e shquar dhe do te ishte e padenje qe ti lejonte vetes nje shkarje te tille.

    Berisha dhe politikanet e tjere shkojne e vijne z.Baze por Tema dhe emri yt duhet te mbeten gjate qe ti sherbejne ne menyre te pavarur perparimit dhe zhvillimit te kombit shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 18-12-2008 mė 18:10

  2. #2
    Dydrinas qe te besh kete pyetje ose me sakte qe te gjesh nje pergjigje brenda vetes, me pare duhet te njohesh Bazen njeri e jo ate gazetar. E kam njohur nga afer, kam punuar per pak kohe me te dhe kam pershtypje shume te keqija. Si gazetar eshte i afte por si njeri per mendimin tim le shume per te deshiruar. Me eshte dukur i pagdhendur, harbut, i pa sofistikuar, komplet fshatar, inatci e per me shume me karakter te dobet. Keto jane pershtypjet e mija personale. Dhe duke patur parasysh keto pershtypje nuk cuditem qe Baze ka kaluar ne kete lloj deliri. Nje njeri qe uleret shume qe se vret mendjen per vemendje atehere shihet dhe ana tjeter e medaljes. Ne fund te fundit Mero eshte thjesht produkt i asaj shoqerie dhe i atij sistemi. Ska pse te perbeje eksepsion.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anėtarėsuar
    01-12-2008
    Postime
    146
    po falimenton eshte mbytur ne borxhe

  4. #4
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Prekje interesi. Mbaj mend dikur Meroja e ngrinte Salen ne qiell, sikur Sala te ishte Mesia. U prishen pazaret tani dhe kush e kush ti nxjerri te palarat tjetrit. Te dy dhe Saliu dhe Meroja jane funderrima te shoqerise.
    Politikanet ikin dhe vine thone Dydrinas! Por ky Saliu kur do iki mor Zot se i eshte bere shqiptareve si M... pas kepuces?
    Moderator, e di vet ti...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shqiptaret e kan votuar saliun or shoku sh..
    puna eshte kur soji enverist do ti hiqet qafe kti populli te ngrate..

    merua o dydrinas.. ka shkuar shum thelle ne shpiferi e pocaqillyk ndaj saliut e familjes se tij..
    sic duket ashtu i duket se lahet me edvinon.. te cilin e ka tani padron..

    na humbi merua..
    shum e kam dashur meron gazetar..
    si njeri nuk e kam njohur kurre nga afer..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 18-12-2008 mė 21:50

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Shume e thjeshte, eshte vetem prekje interesi.

    Citim Postuar mė parė nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Prekje interesi. Mbaj mend dikur Meroja e ngrinte Salen ne qiell, sikur Sala te ishte Mesia. U prishen pazaret tani dhe kush e kush ti nxjerri te palarat tjetrit. Te dy dhe Saliu dhe Meroja jane funderrima te shoqerise.
    Politikanet ikin dhe vine thone Dydrinas! Por ky Saliu kur do iki mor Zot se i eshte bere shqiptareve si M... pas kepuces?
    ..jam dakort me ju qe eshte vetem prekje interesi. Mero eshte shume agresiv keto kohe me Berishen.. duket qe eshte prere ne bese nga Berisha. Po a ka bese me te pabeset? Nuk eshte hera e pare qe Sala ka dale i pabese. Kete Mero e din por nuk e besonte se Sala do t'ja fuste dhe atij. Mero eshte interesaxhi ne problemet qe ngre...kjo dihet ..por dihet gjithashtu qe ai eshte produkt i nje shoqerie qe ka per 18-vjet nje protagonist si Sali Berisha, qe une deshiroj ti them Sali maskarai, ti thuaj Sali komunisti, dikush Sali demokrati dhe afersisht gjysma e votuesve qe jetojne ne zonat e prapambetura ne periferi te qyteteve qe nuk dijne se cfare bejne kur votojne , votojne per Sali Berishen.

    Mero eshte..nuk e kam idene..por i besoj atyre qe thone njeri i ulet ne karakter.
    Si parim..une shikoj problemin qe ngrihet..dhe jo kush e ngre dhe pse e ngre. Ne kete pike veshtrim , te gjithe artikujt e gazetes " TEMA" zbardhin fuqishem te verteten mafioze te Berishes. Dikush thote qe Mero Baze si person eshte shume-negativ. Por mos te harrojme se ne elementet negative eshte mbeshtetur dhe mbeshtetet fuqimisht Berisha , i ka dhe anetare qeverie.

    ..dikush pyet cfare po ndodh me gazeten " TEMA"..kjo pyetje duket naive nese kemi parasysh djegejen e gazetes "Koha Jone " nga ..eshte pak ti thuash maskarai BERISHA.

    ********

    ..edhe vete e kuptoj qe po me krruhet shume dhe po i them belase qe ja ku jam.
    Nuk vej mend qe Remzi Hoxhes nuk po i gjindet as nami dhe as nishani, ..nuk shikoj punet e mia por rrij dhe krruhem me ..gjete te verteten..por do ta gjej ndonjedite ..nese nuk vej mend.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dajti : 18-12-2008 mė 22:15

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ne kete "gjyq" duhet bere ndarje mes gazetarit dhe biznesmenit, mes shkruesit dhe personit. Perndryshe nuk besoj se diskutimi eshte i frytshem.

    Le ta nisim me personin. Perderisa ketu shkruhet ne menyre anonime, eshte e ulet qe sulmohet personi ne forme anonime. Cdokush mund te shkruaje: filani eshte nje plehre e vertete, per aq kohe sa eshte i pasulmueshem e i padenoncueshem. Trimeri e madhe ne fakt.

    Gazetari. Z.Baze e ka shfrytezuar gazeten vitin e fundit per te bere nje dialog me publikun, me te cilin gjeja me e madhe qe ka arritur, te pakten mesa shoh une, eshte denimi i vetes para publikut qe e ka cmuar aq shume. Krahu qe e ka urryer domosdo tani e duartroket, po c'vlere ka, nese kjo ka ndonje vlere. Ndoshta gazetari Baze e sheh kete ndryshe dhe as nuk i behet vone per "vuajtjen" e ish-lexuesve te zellshem te tij. Megjithate edhe nese ato qe shkruan z.Baze mund te kene te vertete brenda, ato jane kaq te mbushura me mllef, saqe nuk te lene te shquash, ku mbaron fiksioni dhe fillon e verteta. Ky mllef ka demtuar deri diku edhe cilesine e shkrimeve, sepse eshte i lodhshem. Ndoshta sikur me te njejtin vrull qe ka pas shkruar kunder socialisteve e posacerisht Edi Rames, z.Baze si gazetar do te kish vazhduar te shkruante edhe tani duke nxjerre ne pah pislleqet e qeverisjes ne bashkine e Tiranes, atehere besueshmeria e tij ndoshta do te ishte me pak e cenuar se c'eshte tani. Ndoshta do te ish rritur madje imazhi i tij ne publik si luftues i pakompromis i cdo forme korrupsioni e abuzimi ndaj popullit e pasurise se tij.
    Ne mbyllje shtrohet pyetja: Nese gjerat per te cilat shkruan, z.Baze i ka ditur qe me pare, pse i shpreh befas dhe i ben te shperthejne si bomba gjate ketij viti? Kjo nuk e nderon, sepse gazetari ka per detyre qe te vertetat t'i nxjerre ne shesh, atehere kur i zbulon dhe jo kur i preket interesi personal. Ose te pakten keshtu duhet te jete ideali i gazetarit.

    Biznesmeni. Gazeta Tema eshte botim i nje institucioni privat, si rrjedhim jeta e saj eshte direkt e varur nga gjendja financiare e pronarit (bashkepronareve) te saj. Aksionet shiten e blihen dhe nuk eshte per t'u cuditur, nese me ndryshimin e pronareve ndryshon dhe permbajtja. Shihni per shembull per krahasim gazeten Koha Jone, c'ka qene ajo ne vitet '90, sidomos ne periudhen perpara '97 e gjate vitit '97 dhe cfare eshte ajo sot. E ku i dihet se cfare do te jete ne te ardhmen?! Fatkeqesisht (per shoqerine!) kjo eshte normale te ndodhe me mediat kudo ne bote. Shihni dhe ne vende me te zhvilluara, mos u merrni vec me Shqiperine, apo vec me gazeten Tema. Kam pare para ca kohesh ne youtube nje interviste me drejtuesin e nje gazete italiane qe ishte shume krenar qe para vitesh kishte arritur ta shpetonte gazeten nga kthetrat e keqberesve qe permendte ai, sepse kishte arritur te gjente mbeshtetje financiare qe ia lejoi shpetimin. Kush e vret pra mendjen vertet per "shpetimin" e gazetes Tema, pra ajo te ruaje te njejtin orientim qe kishte deri ne 2005, ben mire te ulet me z.Baze e te flase si biznesmen me biznesmen e jo te beje te merziturin per si ra ne duart e keqberesve sic i konsiderojne ata. Ose po ta beje te merziturin dhe aq, mos te "tronditet" per pasojat e ndryshimit se drejtimit te gazetes Tema.

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Mero bazenin e kam njohur nga shkrimet e tija gazetareske si nje argat te shejtanit, dhe armik i madh i kombit. Dhe nuk e kam lexuar me. Shkrimet e tija kishin vetem nje qellim -krijimin e hendekut dhe thellimin e tij deri ne pakufi te shoqerise shqiptare. Dhe t;ju them te drejten ky zjarre-venes e ka arritur qellimin e tij.

    Polarizimi i sotem i shoqerise shqiptare ne mase te madhe eshte merite e tij.
    (Por une, mund ta kem edhe gabim).
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a mundesh o bapi .. te na sjellesh qofte nje shkrim nga merua nga ky lloji qe ti i quan "shkrime gazetareske ne rolin e argatit te shejtanit dhe te armikut te kombit.. ".?



    po pres..


    per ahmet krasniqin e sabaheten e xhemen uken e drinin ti nuk e sheh te nevojshme te thuash ndoj her ndoj gjys fjale.. o bapi..

    kjo bie ere solidarizim me vrasesit..
    keshtu mendoj une e nuk e kam gabim..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ky njeri sikur i pergjumur gjith kohen,me duket sikur me qen ne nokdaun

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Poshtėrim i Shqiptarėve nė gazetėn Sunday Times
    Nga apollonia1982 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 09:52
  2. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  3. Rrjeti Soros zhduk nga qarkullimi gazetėn SOT
    Nga EDLIN nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 01-02-2009, 19:19
  4. Qyteti i Vlorės publikon gazetėn e saj
    Nga Butrinti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 14:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •