Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75

    Zgjedhjet e reja per kryesine e Shoqates Shqiptaro-Kanadeze ne Toronto

    Pershendetje te gjitheve

    Per te interesuarit desha te kujtoj se te dielen e ardheshme, me 8 qershor 2008 do te kryhen zgjedhjet per kryesine e re te Shoqates shqiptaro-kanadeze ne Toronto.

    Ky eshte nje rast i mire per tu mbledhur e diskutuar se bashku e me kete rast per te propozuar kandidate qe ju mendoni se jane te afte e te dedikuar per te dhene nje kontribut ne favor te komunitetit shqiptar ne Toronto e rrethina.

    Muajt e fundit ne kete drejtim ka patur disa ecuri pozitive, nje bashkepunim me te gjere me shoqatat e tjera simotra ne Ontario, me televizionin "Pasqyra shqiptare", me gazeten shqipe "JON" dhe me disa biznesmene te qytetit. Per ta cuar me tej e permiresuar gjithnje e me shume jeten e komunitetit shqiptar ju ftojme te merrni pjese ne zgjedhje e te thoni fjalen tuaj.

    Data: 8 qershor 2008, Ora: 1:00
    Adresa: Resurrection Hall, 1 Resurrection Road
    (intersection Bloor & Dundas West), pranė stacionit Kipling tė metrosė.

    Ju faleminderit!
    Albanian-Canadian Community Association
    26 Six Point Road, Toronto, ON
    M8Z 2W9

    Tel: (416) 503-4704
    www.albcan.org
    E-mail: info@albcan.org
    :j

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Sipas tradites dhe ne baze te statutit baze te Shoqates Shqiptaro-Kanadeze ne Toronto, te dielen e kaluar ashtu sic edhe ju kemi njoftuar, u kryen zgjedhjet e reja per kryesine e kesaj shoqate.

    Megjithese lajmerimi ishte dhene prej kohesh dhe disa here nga emisioni i perjavshem "Pasqyra Shqiptare", nga gazeta e permuajshme JON, nga websajti i Shoqates tone (www.albcan.org), nga lajmerimet telefonike dhe mesazhet elektronike derguar dhjetra bashkeatdhetareve, pjesemarrja nuk ishte ne nivelin e duhur.
    Te kete qene problemi i vapes? Kampionati Europian i futbollit? Impenjimet familjare?
    Kete nuk e kuptojme dot por duhet te kete patjeter nje shpjegim.

    Sidoqofte, zgjedhjet u kryen sipas rregullave dhe surpriza e kendeshme e kesaj radhe ishte numri i madh i grave qe u zgjodhen ne kryesine e re duke thyer keshtu tabune e shume vjeteve.

    Le ti urojme grupit te ri drejtues pune te mbare e suksese te metejshme per sfida te reja ne ndergjegjesimin dhe bashkepunimin e komunitetit shqiptar ne Toronto.
    Ne te nejten kohe ftoj te gjithe ata qe kane mundesi te japin kontributin e tyre personal dhe ndihmen vetjake ketij grupi te ri pune.
    :j

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Korrigjoni fjalen "ambasadat" ne gjuhen angleze se eshte turp: Nga "Embasies" bejeni "Embassies". ncncnnc
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    Eshte thjesht gabim drejtshkrimor borix. Me siguri nga nxitimi sepse ne titullin qendror fjala eshte shkruar korrekt.

    Per lexuesit qe te orientohen, behet fjale per lidhjen (www.albcan.org) ku ne pjesen anash, majtas fjala ambasade ne anglisht eshte shkruar gabim ndersa ne vete faqen ku i perket si informacion eshte shkruajtur ne rregull.

  5. #5
    Urime shoqates suaj dhe pune te mbare ne te ardhmen!

    P.S. Eshte vertet mrekulli se cfare te ben qenia ne USA per thjesht 1 apo 2 muaj: ekspert te linguistikes angleze. Wow

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •