Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Belgjike
    Postime
    73
    Kush ju pengon per te hapur kish shqiptare atje? Ketu ne Belgjik ka xhami shqiptare dhe te tjera nga gjithe bota...

  2. #12
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Unė e pėrshėndes idenė tuaj Arben Kote!
    Po tė kthejmė kokėn pas do tė shohim se Rilindasit tonė i ndėrtuan kėto kisha pothuajse nė ēdo vend ku jetonin dhe kryenin aktivitetet e tyre patriotike.
    Kėto Kisha u kthyen nė ēerdhe ku lindi dhe u rrit formimi i Shteti i mėvonshėm Shqiptar.

    Kjo ide ėshtė e mbrekullueshme dhe pėr faktin se kėto kisha do tė ishin shtėpia e Shqiptarėve nė kėto qytete, do tė ishte njė farė vendi ku do tė mblidheshin ēdo tė djelė dhe tė qanin hallet me njėri tjetrin.
    Unė mund ta pėrfytyroj njė kishė tė madhe diku nė Athinė, e mbushur pėrplotė ēdo ditė tė javės jo vetėm me tė krishterė por edhe me musliman Shqiptarė.
    Tė gjithė Shqiptarėt do tė gjenin pak atdhe aty.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Pyetja ne teme eshte shume legjitime : te predikosh fene ne gjuhen tende eshte themelore qe te kuptosh besimin(per ata qe besojne ne Zot kuptohet).
    Do beje mire te lexoje titullin dhe mesazhin e hapesit te temes. Ai nuk po kerkon "predikim ne gjuhen shqipe", ai po kerkon kisha shqiptare ne Greqi.

    Unė mund ta pėrfytyroj njė kishė tė madhe diku nė Athinė, e mbushur pėrplotė ēdo ditė tė javės jo vetėm me tė krishterė por edhe me musliman Shqiptarė.
    Tė gjithė Shqiptarėt do tė gjenin pak atdhe aty.
    Ti nuk ke nevoje per nje kishe shqiptare ne Athine, ti ke nevoje per nje "klub shqiptar" ne Athine ku te kaloje kohe me bashkeatdhetaret e tu e te ndiheshe mire. Besimtaret nuk shkojne ne Kishe per te takuar bashkeatdhetaret, shkojne per te qene ne prani te Perendise dhe per te ushqyer dhe pastruar shpirtin e tyre me dhuratat e shenjta.

    Albo

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Sfida per te krishterin eshte testi me i larte i mundshem i dashurise: te heqesh dore jo vetem nga dashuria e atdheut dhe cdo gjeje tokesore, por te heqesh dore edhe nga dashuria ndaj prindit, gruas e femijeve te tu per hir te dashurise se Krishtit. Ky eshte testi i besimit ne Krisht, ky eshte testi i dashurise. Perendia sakrifikoi Birin e Tij te Vetemlindur per ti deshmuar Krijeses dashurine e Tij per Te. Une e ti si besimtare te thjeshte, cfare jemi duke sakrifikuar per te deshmuar dashurine tone per Zotin Krisht?!

    Prania dhe misioni i Kishes eshte te sjelli njeriun dhe mbare Krijesen ne kungim me Perendine. Te gjitha lutjet, bekimet, dhuratat e shenjta qe marrim nga Kisha i sherbejne ketij qellimi.

    I krishteri nuk eshte thjeshte "njeri", i Krishteri eshte njeri ne rruge e siper per tu bere zot pasi Zoti yne Krisht ishte i tille, Perendi-Njeri. Ne jemi njerez ne rrugen e theosit, shenjterimit per tu bere zoter me ane te Hirit te Perendise. Lexo ne lidhjen me poshte per me shume:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=96716

    Albo

    Nuk e besoj se ke goximin qe keto fjale tia thuash edhe nje greku.Nje prifti grek apo nje besimtari te thjeshte ortodoks.Te heqin dore nga gjuha greke dhe nga te qenit grek.Por shqiptareve u thua.Biles me nje bindje shume te madhe.Dhe nese ti mendon se ka shqiptare qe u beson fjaleve te tua ,atehere ti duhet te jeshe i marre.
    Koha e " ali bungut" ka kaluar qe moti.Shqiptaret dijne vet ta lexojne edhe biblen edhe librat tjere fetare.Dhe jo vetem ti lexojne por edhe ti interpretojne.Andaj nuk mund te besojme se zoti kerkon (vetem) nga ne te heqim dore nga gjuha ,atdheu dhe familja per hire te Jezusit(i cili nuk ishte zot).
    Dhe tani per ne lidhje me temen.
    Ne Greqi kurren e kurres nuk do te hapen as shkolla as kisha ku do te predikohet shqip.Grek gabeli na e ka friken dhe urrene popullin tone shpirterisht.Ai po te kishte pasur mundesi do tua ndalonte shqiptareve te flasin shqip edhe ne Shqiperi edhe ne shtepine e tyre.

  5. #15
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Thirrja ime i drejtohet orthodokseve shqiptare.
    Megjithemend jam i shqetesuar per brezin e ri qe po rritet ne Greqi.
    Te hapen kisha shqiptare ne Greqi do te thote te mos harrojne gjuhen te vegjlit qe po rriten atje, te mos humbin origjinen, zakonet, temperamentin, deshiren per t'u kthyer dikur per homazh ne varret e te pareve qe u rroptuan deri sa erdhi dita e lirise se vertete, liri te cilen kane per detyre ta mbajne me cdo kusht qe te mos shuhet ajo toke e lodhur nga vuajtjet, luftrat, tradhetite e thikat pas shpine.
    Cdo prind, ka per detyre shpirterore t'i percjelle vlerat orthdokse femijes se ti, vajtja ne kishe eshte menyra me kryesore. Si do te mesoje femija vlerat orthodokse pa i folur atij per historine parardhesit e tij qe ishin orthodokse shqiptare te ndershem e te denje, qe u vrane per te mbrojtur atdheun nga te huajt, shtepine, gjuhen token e bukes, bagetine gjithe te mirat qe i fali i Plotfuqishmi, me fuqine dhe besimin ne te Madhin Zot dhe te misheruarin e Tij Jezusin Tone? Si do te kungoje femija pa folur gjuhen e shpirtit, si do te behet mik e shok me vellezerit e nje gjaku, me ata qe dikur gjysherit ishin bashkeluftetare?Ne kishe mblidheshin dhe nen bekimin e Perendise betoheshin shqip dhe niseshin per lufte, ne fakt per mbrojtjtje.
    Po per Pirron, Teuten, Skenderbeun, Naimin, Mjeden,Cajupin, Nolin, Konicen, Poradecin e dhjetra te tjere a duhet ti tregoje/ Keto mundet fare mire femija ti degjoje edhe ne Kishe ky eshte kuptimi i KISHAVE SHQIPTARE NE GREQI, ky eshte shqetsim qe do ta ndeshim perpara, per te mos thene se eshte - (dhe eshte) shqetesim i nje orthodoksi te PASTER SHQIPTAR.
    Krenaria Kombetare nuk eshte fryme e qoftelargut ajo eshte idea e te qenit njeri qe perket diku dhe di nga vjen e ku shkon. Gjithe jeten tradhetia, pabesia mungesa e DINJITETIT si shqiptar, na katandisi keshtu ksenomane sikur ne nuk dime e nuk duhet te bejme epoke per kete vend.
    Nuk kemi sy e faqe t'i dalim perpara shpirtit At Stathi Melanit, Negovanit, Sotirit, Nolit si Orthodoks, gjersa te vdesim do te bejme c'mundemi dhe te pamunduren te veme ne vend enderren e tyre, largpamesine e tyre dhe kjo enderr na ben te kemi me shume miq shqiptare ne pergjithesi dhe ORTHODOKSE Shqiptare ne vecanti, asnje shqiptar nuk i del dot perpara atyre qe dhane jeten per kete gjuhe qofshin edhe Katholike apo Muslimane .



    Gjuha jone do te na afroje me shume tek Zoti, mesimet e te cilit duhet me pare se t'i zbatojme, t'i lexojme.Keshtu do te ngelemi Shqiptare ne radhe te pare pastaj orthodokse te devotshem.
    Malo666!
    Kaq desha te them dhe une .
    Ketu po flasim per kulture dhe jo per besim. S'ka asgje te keqe ta shoqerosh besimin me krenari per atdheun. Pse duhet te na mungojne ne kishat, kultet, traditat, shenjtoret tone? C'do popull tjeter ortodoks i ka, mos valle ne duhet te ngelemi gjysem-popull pergjithmone
    Bili99!
    Gjykimi juaj eshte shume i drejte. Flm dhe gezuar si dikur, te paca!
    Flory80!
    Tamam si nga Permeti. Ne permetaret qenkemi te lindur te vuajme hallet e gjuhes dhe orthodoksise shqiptare PA E TRADHETUAR ATE KURRE ndaj dhe greket na kane hale ne sy.Gezuar!
    Cdo gje nen urdherin e te madhit Jezu Krisht, nen diellin qe zhduku naten nga shpirtrat tane!
    Amin!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  6. #16
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ti nuk ke nevoje per nje kishe shqiptare ne Athine, ti ke nevoje per nje "klub shqiptar" ne Athine ku te kaloje kohe me bashkeatdhetaret e tu e te ndiheshe mire. Besimtaret nuk shkojne ne Kishe per te takuar bashkeatdhetaret, shkojne per te qene ne prani te Perendise dhe per te ushqyer dhe pastruar shpirtin e tyre me dhuratat e shenjta.
    Absolutisht po!
    Pse jo dhe njė "klub shqiptar" diku nė njė aneks tė kishės, shumė ide e shkėlqyer dhe kjo.
    Sipas idesė suaj Kisha ėshtė njė vend ku adhurohet zoti dhe dhe ēdo gjė tjetėr ėshtė e ndaluar, ndėrsa unė do tė thosha se Perėndia ėshtė shumė I Madh dhe nuk mund tė futet dot nė konturet e njė kishe prej hekuri dhe betoni.
    Perėndia adhurohet nė ēdo vend, nė shtėpi, nė rrugė, nė punė, kudo ku thith ajrin e Perėndisė.
    Kudo mund tė adhurohet Zoti, por kisha ėshtė njė vend ku mblidhen besimtarėt, jo vetėm pėr tė adhuruar Zotin por dhe pėr tė ndarė me njėri tjetrin gėzimet dhe hidhėrimet, ku i dhurojnė njėri tjetrit dashuri dhe mirnjohje. Kisha i bashkon njerėzit pėr martesa dhe vaje.
    Pėrse u ngrit kisha Shqiptare nė Amerikė nga patrioti Fan S Noli? Sepse Grekėt na i mbyllėn dyerėt dhe nuk na lejuan qė njė tė ri ta qanim dhe ta varrosnim sipas gjuhės dhe zakoneve tona.
    Ja pra prandaj duhet njė kishė Shqiptare nė Athinė qė ne ti qajmė djemtė tanė me ligje, ashtu siē u kemi kėnduar kur lindėn.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Orthodoksia nuk eshte nje doktrine Biblike por fe e krijuar ne kete rast qe flasim prej grekerve ne vendin e tyre dhe per ata vete , sic e dime te gjithe , jepini grekerve cfare eshte e grekerve , shqiptaret nuk kane nevoje per nje fe te themeluar njerezish mbi nacionalizmin e tyre por prej Zotit tone Jezus . Ne jemi thirrur te lire ne besim me gjuhen tone shqiptare kulturen dhe traditen tone , trashegimtare te se Lires e jo te Skllaves

    Pali te letra e drejtuar Galatasve thote :


    6
    Ēuditėm qė kaluat kaq shpejt nga ai qė ju thirri ju me anė tė hirit tė Krishtit, nė njė ungjill tjetėr,
    7
    i cili nuk ėshtė tjetėr; por ka disa njerėz qė ju turbullojnė dhe qė duan ta shtrėmbėrojnė ungjillin e Krishtit.
    8
    Por, edhe sikur ne ose njė engjėll i qiellit t`ju predikonte njė ungjill tė ndryshėm nga ai qė ju kemi predikuar, qoftė i mallkuar.
    9
    Ashtu si e thamė mė pėrpara, po e them pėrsėri: Nė qoftė se dikush ju predikon njė ungjill tjetėr nga ai qė keni marrė, qoftė i mallkuar.
    10
    Sepse unė tani vallė kėrkoj tė fitoj miratimin e njerėzve apo tė Perėndisė? Apo kėrkoj t`u pėlqej njerėzve? Sepse, po tė kėrkoja t`u pėlqej njerėzve, nuk do tė isha shėrbėtori i Krishtit.

    Filipianeve

    1
    Pra, nė qoftė se ka ndonjė ngushėllim nė Krishtin, ndonjė ngushėllim dashurie, ndonjė pjesėmarrje tė Frymės, ndonjė mallėngjim e dhembshuri,
    2
    atėherė e bėni tė plotė gėzimin tim, duke pasur tė njejtin mendim, tė njėjtėn dashuri, njė unanimitet dhe njė mendje tė vetme.
    3
    Mos bėni asgjė pėr rivalitet as pėr mendjemadhėsi, por me pėrulėsi, secili ta ēmojė tjetrin mė shumė se vetveten.
    4
    Mos mendojė secili pėr interesin e vet, por edhe atė tė tė tjerėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 11-12-2008 mė 04:21

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •