Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    41 shkencëtarët që studionin UFO-t dhe që janë gjendur të vdekur

    Libri që po trondit botën, 41 shkencëtarët që studionin UFO-t dhe që janë gjendur të vdekur

    Shkruar nga Armin Tirana

    30 shtator 2008

    Libri që po trondit botën, 41 shkencëtarët që studionin UFO-t dhe që janë gjendur të vdekur

    A ekziston një konspiracion botëror i prirur për të fshehur fenomenin e UFO-ve? A është e vërtetë se qeveria amerikane e njeh të vërtetën lidhur me alienët dhe madje u studion shkencën nëpërmjet një operacioni "inxhinierie së prapthi", por tenton të prishë provat e kalimit të vizitorëve mbi Tokë për të mos humbur autoritet?
    Përgjigjja është pohuese dhe na shtohet nga rindërtimi i hollësishëm dhe i saktë i historisë "sekrete" të ufologjisë, i bërë për herë të parë nga Alfredo Lissoni dhe i karakterizuar nga dokumente dhe prova të okultuara nga grupe misterioze pushteti me emra tejet magjepsës: Majestic 12, Men in Black, Revealers.


    Pas një kërkimi të filluar më 1993 dhe të zgjatur për 9 vjet të mira, autori vë së bashku copërat e një mozaiku gjigant që ka parë ndërtimin në vitin 1947 dhe pas rënies së një UFO-je në Roswell të New Mexico-s e komisioneve të para studimore amerikane, si publike, ashtu dhe sekrete. Nëpërmjet një serie studimore "Projects", qeveria amerikane tentoi që të fusë në dorë teknologjinë e jashtëtokësorëve dhe ia arriti.
    Në këtë libër, Alfredo Lissoni eksploron për ne sekretet e misteriozes Area 51, shtetit të 51-të të Shteteve të Bashkuara, strumbullarit të të gjitha mistereve të teknologjisë aliene; rindërton operacionet debunking (diskredituese) dhe cover up (fshehjeje) të presidentëve amerikanë nga Trumani tek Bushi Junior (i riu); zbulon prapaskenat e incidentit ajror në Walesville, që e bëri qeverinë hije amerikane të armatosej kundër alienëve dhe të nënshkruante në vitin 1955 një pakt shumë të fshehtë bashkëpunimi antialien me "armikun", Bashkimin Sovjetik.
    Akoma do të shqyrtohen, më së fundi do të shpjegohen dhe do të futen në një kontekst logjik disa prej mistereve më shqetësues ufologjikë të dekadave të fundit: gjymtimet e kafshëve, vdekjet misterioze të shkencëtarëve, "zbulimet" e pilotuara të inteligjencës, letërkëmbimet sekrete të siguruara nëpërmjet Aktit mbi Lirinë e Informimit (X-files e vërtetë), rrëzimet e UFO-ve, disqet fluturues tokësorë, Rendi i Ri Botëror, taktika në formë pike (që alienët të mos shfaqen publikisht).
    E gjitha kjo duke ndjekur fillin e manipulimeve dhe të konspiracioneve të urdhëruara nga grupe pushteti në hije: Trilateral, Bildeberg, CFR, MJ-12, CIA, UFO Study Group. Një libër alarmues, që falë malit të dokumenteve të pakundërshtueshme, më së fundi hedh një dritë të re mbi konspiracionin botëror të CIA-s lidhur me disqet fluturuese. Ky libër u kushtohet të gjithë kërkuesve në fushën e ufologjisë dhe të mbrojtjes hapësinore, të cilët kanë ndërruar jetë në rrethana misterioze.

    Kapitulli I

    Vijnë Njerëzit me të Zeza

    Gjithçka filloi natën e 23 qershorit 1947, kur një avion C-46 i marinës rrëzohej në Mount Ranier në shtetin Uashington. Mëngjesin e së nesërmes qendrat ushtarake bregdetare të Uashington-it filluan t'u lëshojnë apele me radio të gjithë avionëve në fluturim, duke ofruar një shpërblim për gjetjen.
    Apeli merrej rreth orës 15:00 edhe nga Kenneth Arnold, një biznesmen nga Boise i shtetit Ohio, i nisur pak kohë më parë nga aeroporti Chealis dhe i drejtuar për Seattle për çështje biznesi. Sapo ka dëgjuar njoftimin radiofonik, Arnold u drejtua me një frymë drejt vendit të supozuar të katastrofës, duke fluturuar në 3000 lartësi dhe në rreth 30 kilometra larg nga Zinxhiri i Yakima Falls.
    Piloti po synonte drejt kraterit të shuar të Mount Ranger, kur papritmas vëmendja e tij u tërhoq nga një vezullim; kur ka kthyer kokën, është ndeshur në "9 objekte argjendi në formë pjate dhe të mëdha sa një avion C-54". Disqet dukeshin se fluturonin në formacion në formë pyke.
    Njëri nga këta kishte dy krahë të mëdhenj formë bisht dallëndysheje dhe një si dritare qendrore gjigante. Kur disqet u larguan në horizont, Arnold u llogariti shpejtësinë: 1900 kilometra në orë! Një shpejtësi që asnjë avion në atë kohë nuk ishte në gjendje ta përballonte!
    Kur piloti kërkoi t'i ndiqte, disqet u vunë në njëshkolonë vertikalisht dhe u zhdukën me shumë shpejtësi drejt kufirit kanadez. Arnold ia tregoi aventurën e tij shtypit dhe një kronist me fantazi formuloi termin "flying saucers, disqe fluturues". Lindi kështu epoka e disqeve fluturuese.
    Shpejt të gjitha gazetat nuk do të flisnin për gjë tjetër. "Corriere della Sera" e 8 korrikut botonte në faqe të parë: "Fenomeni ka arritur kulmin më 4 korrik kur një sasi e konsiderueshme personash që festonin festën kombëtare është ndeshur në disqe fluturuese.
    Piloti Vernon Baird ka deklaruar se ka rrëzuar një disk fluturues pranë parkut kombëtar të Yellowstone". Në të vërtetë historia ishte paksa ndryshe: Më 7 korrik 1947 togeri Vernon Baird po pilotonte një dymotorësh P-38 në fluturim në 10000 metra sipër parkut të Yelloestone, duke proceduar me rilevime fotografike, kur papritmas është ndjekur nga një UFO "në formë yo-yo-je". Deklaroi: "Procedonte me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke e rritur me shpejtësi.
    Kishim urdhër që t'i rrëzonim me çdo kusht, por u kujtova pas kësaj se pavarësisht se po fluturoja me 360 milje në orë, mjeti i çuditshëm më parakaloi me shpejtësi. Po tentoja ta ndiqja, por atëherë kuptova se po arrinin të paktën një duzinë yo-yo-sh në formacion të çrregullt, tamam sikur gjuajtësit rreshtohen për sulm".
    Ndërsa Baird, i terrorizuar, tashmë imagjinonte një sulm drejt Tokës, yo-yo-ja e parë ndahej më dysh, duke u rrëzuar përdhe (për këtë arsye gazetat do të shkruanin, në mënyrë të gabuar, se piloti kishte "rrëzuar një UFO").
    Por me gjithë kërkimet e Pentagonit dhe të bazës Bozeman, nuk u gjet asgjë, të nesërmen gjithmonë "Corriere" raportonte për një disk fluturues të rrëzuar në New Mexico; më 11 korrik i takonte Italisë: "Pjata fluturuese" vërtiteshin rreth kullës "Garisenda" në Bologna.
    Por përgënjeshtrimet e para nuk do të vononin. Më 5 korrik "Corriere d'informazione", në referimin e një vale shikimesh në Kanada, jepte shpjegimin e parë "tekniko-racional", një eksperiment sekret amerikan në New Mexico, "Në White Sands, gjatë një eksperimenti gjuajtjeje mbi V-2 e 25-të gjerman, 8 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të shpërthimit të një serbatori...". Por miti i UFO-ve, siç do të quheshin më tej, ishte larg nga të vdekurit.
    Disa ditë pas shikimit, Arnold mori një telefonatë nga Ray Palmer, botues i revistës ezoterike "Fate". Ky i fundit, duke folur në mënyrë eksplicite për jashtëtokësorë, tha se kish mësuar për shikime të tjera dhe për një rast me rikuperim fragmente alienësh; pasi Arnold për momentin konsiderohej nga shtypi eksperti i vetëm i fushës, Palmer e ftonte, me pagesë, të intervistonte dëshmitarët e tij, për të rakorduar më pas me gazetën.
    Piloti pranoi dhe zbuloi se X-files i ri ishte zhvilluar në orën 14 në 21 qershorit, tri ditë përpara shikimit të tij. Të përfshirë, katër roje bregdetare të ishullit Maury (Tacoma, në kufi me kufirin kanadez): Harold Dahl, djali i tij dhe dy njerëz të ekuipazhit. Dahl, i cili po këqyrte Puget Sound në varkë, kish parë të zbrisnin nga "një mjegull e madhe" 5 trupa rrethorë, të mëdhenj 30 metra, në formacion.
    Dukeshin të impenjuar në një manovër ndihme: rrethonin një objekt të gjashtë, i bllokuar në 500 metra lartësi mbi vertikalen e bregut. Ky i fundit qëlloi një breshëri fragmentesh në ujë, pjesë të të cilave ranë mbi motobarkën e Dahl-it, duke e dëmtuar atë. Një copë goditi në krah djalin e Haroldit, ndërsa një copë tjetër, metalike, vrau qenin. Më pas, sikur të ishte lehtësuar, disku rifitoi lartësi dhe, duke u rreshtuar në formacion, u largua drejt detit të hapur me të gjithë grupin.
    Të nesërmen Dahl kishte takuar një koleg dhe mik të tijin, Fred Crisman, dhe i kishte treguar gjithçka. Fillimisht skeptik, Crisman kishte vendosur që ta rrihte bregun me shpresën që të rikuperonte ndonjë prej fragmenteve misterioze dhe të nesërmen ia kishte arritur; i përkulur për të mbledhur një fragment metalik, kishte gjetur mbi kokë një disk fluturues të ngjashëm me ata të shkruar nga Dahl! UFO-ja kishte dalë nga një re e madhe dhe kishte kryer një rreth të madh sipër gjirit përpara se të largohej.
    Ndërsa Crisman, i shtangur, qëndronte për të fiksuar lëvizjet e këtij objekti të çuditshëm, Dahl merrte telefonatën e një të panjohuri që e ftonte për drekë. Njeriu pranoi, duke menduar për ndonjë klient të mundshëm. Në fakt, roja bregdetare gjatë kohës së lirë zhvishte materiale recupero dhe shpesh i ndodhte që të vihej në kontakt me të panjohur. Në mesditë Dahl takoi bashkëbiseduesin misterioz.
    Ishte një burrë elegant, i veshur krejtësisht me të zeza. Sapo të dy u ulën në tavolinë, njeriu me të zeza filloi të përshkruante në mënyrë të detajuar gjithçka që i kish ndodhur Dahl-it një ditë më parë, në afërsi të ishullit Maury; pastaj, në vend që të bënte siguruesin, kish shpërthyer: "Kjo provon se di shumë lidhur me përvojën tënde. Lejomëni që t'ju jap një këshillë, zoti Dahl. Për sigurinë tuaj dhe atë të familjes tuaj, harroni gjithçka keni parë. Mos flisni me asnjeri...".
    Pavarësisht kërcënimit të "man in black", (me këtë term, në të ardhmen do të etiketohen të gjithë individët misteriozë, ndoshta agjentë qeveritarë, që kërcënonin ufologë dhe dëshmitarë), Dahl iu rrëfye Arnold-it. Piloti paralajmëroi Aeronautikën.
    Menjëherë U.S. Air Force dërgonte kapitenin Davidson dhe togerin Brown të bazës Hamilton në shtetin California, për të marrë në pyetje Dahl-in e Crisman-in. I zhvilluar në praninë e Arnoldit, takimi nuk qe aspak i kënaqshëm. Crisman e Dahl tregoheshin nervozë, të frikësuar dhe ngurrues.
    Ngatërroheshin në tregimin e ndodhive të tyre, duke deklaruar se i kishin humbur fotografitë e bëra UFO-ve. Kjo i bindi dy ushtarakët se rojet bregdetare kishin gënjyer prej mitomanisë.
    Megjithatë, në çdo rast, Davidson e Brown i morën me vete fragmentet e mbledhura nga Crisman që t'i analizonin në shërbimet sekrete të Aeronautikës. Pak orë më pas të dy oficerët, me fragmentet e çmuara, ngjiteshin në bordin e avionit të tyre 8-25, të drejtuar për në Hamilton, ku dhe nuk do të arrinin kurrë.
    Avioni i tyre shpërtheu në mënyrë misterioze në fluturim, në lartësitë e Kelsos. Të nesërmen, duke nuhatur një konspiracion, gazetarët kërkuan Dahl-in e Crisman-in, por këta qenë bërë të pagjetshëm (në vitin 1994 Crisman ka dalë sërish në skenë, duke i dhënë një intervistë revistës kaliforniane "UFO", duke konfirmuar historinë e tij).
    Disa ditë pas këtyre ndodhive tragjike, Palmer po përgatitej të botonte me tituj të mëdhenj historinë e Dahl tek "Fate", kur mori telefonatën e një njeriu misterioz të veshur me të zeza; në mënyrë të prerë, ky i ofroi një propozim të çuditshëm: të gjitha koordinatat e avionit të rrëzuar më 23 qershor në këmbim të heshtjes lidhur me çështjen Dahl.
    Njeriu e njihte me përpikmëri pikën ku ndodhej avioni i rënë, në rrëzën e South Tacoma Glacier, shumë më në jug nga ku të gjithë pilotët, përfshi Arnold, e kishin kërkuar. Në këtë mënyrë, Palmer do të mund të fuste në xhep shpërblimin për gjetjen, ama në këmbim do të duhej të censuronte intervistën e Arnold me Crisman dhe Dahl.
    Palmer e refuzoi ofertën (për të qenë të saktë, informacionet e man in black rezultuan të sakta: avioni u gjet pikërisht në pikën e treguar. Këto detaje më janë treguar nga regjisori Mario Gariazzo, ufolog i grupit serioz dhe shumë të famshëm amerikan NICAP. Një ndodhi e tillë, për aq sa dimë, nuk shfaqet në librat më të dokumentuara të ufologjisë.


    Tirana Observer

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Libri që po trondit botën
    Nje gja po me habit ku e gjeni kohen te merreni me idjotsira te tilla . Boten po e trondit ekomomia qe eshte tu ran per toke.
    sa per ufot!!!!! kjo nuk ashte tjeter, vetem se nj ren me bisht, per te humbur mandjen e njerzve, nga krimet qe po kryjn per dite .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Libri qe po trondit boten...?

    ...me del gjumi naten nga frika se do te humbas vendin e punes..e si pasoje nuk do te kem mundesi te paguaj faturat (billat).. kamaten e shtepise(mortgage)..credit card-at qe jane plot e perplot...gjumi nates me del nga frika se mos kompania ime nuk do te kete pune per mua...dhe une nuk jam i vetem...jane miliona si une ne Amerike...dhe disa neper bote qe shprehin habine dhe friken si dhe pse ndodhi e gjithe kjo..situata po i afrohet "Kohes se Depresionit te madh qe ndodhi me 1920 ne USA" dhe kjo situate po trondit nga themelet situaten ekonomiko-financiare me strese te tensionuara per familjet e mesme punetore qe kane kredite per te lare ne banke ( perfshire mua) dhe qe falimentimi na ka ardhe ne pragun e deres...

    ...dhe ti i nderuar por "lyf-kakau" nga mend e kokes po flet per nje liber per UFO-t qe po trondit boten. Jam nje pasionant i madh per UFO-t , nje lexues i apasionuar
    per gjithcka qe flet per UFO-t..por "right-now" gjumi me del nga frika se mos humbas punen dhe ..
    ..as qe du me dit per UFO-t...per te pakten disa vjet sa te qetesohet kjo situate qe pona trondit me te vertete...

    ...edhe nese me vjen ndonje UFO dhe ndalon ne kopeshtin tim dhe prej andej dalin qeniet jashtetokesore dhe vijne per te me takuar do tu them.."ME LENI REHAT SE NUK JU A KAM NGENE ..."

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ju lart nese nuk ju pelqen kjo teme dhe mund te mos shkruani ( pa keqkuptime)

    une mendoj se keta edhe mund ti kene vrare . arsyja : sepse ata qe punojne me kete pune jane te detyruar dhe jane betuar me pare qe nuk duhet te xjerrin informacione ose te dhena nga aty ku punojne ne usa nasa me sa di une ka nje zone te vecante per keto pune qe merret me ufot . arsye te tjera mund te jene : edhe mund te kene vdekur nga shkaqe natyrale , por pse mos te mendosh qe ata mund te kene harritur kontakte me ufot .dhe jane eleminuar me pas .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Perse te mos shkruhet ne faqet tona shqiptare edhe per pjatat fluturuse kur ne te gjitha forumet e botes jane te hapura keto tema ?
    Secili lexon dhe jep mendimin e tij, ka dikujt qe nuk i pelqene e dikujt i pelqen, une ne vend qe te shkoj e te lexoje ne gjuhet tjera per UFO- me mire i lexoje keto mistere ne gjiuhen shqipe, ku eshte problemi ?

    Juve i nderuari King Arturi vetem vazhdoni te shkruani se ka njerez qe do ua dijne per nder punen tuaj.

    Ju pergezojmi

    shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #6
    Pse o kreks pak eshte shkruar ne kete forum per kete gje? Forumi yne mban rekord nga te gjitha forumet shqiptare per informacionin mbi ufot. Plus qe libri i Lissoni-t nuk ka asgje te re dhe asgje te pazakonte pervecse riciklim te rendomte informacioni. Madje dhe shkrimi hapes i temes mbi ufot qe ne 2005 trajton pikerisht fillimin e historise moderne te ufove me vezhgimin e Kenneth Arnold. Po te lexosh Luften e Dulces do biesh dakort kur te them qe libri i paraqitur kaq i bujshem nga gazetari shqiptar, eshte thjesht nje kopje e dobet e materialeve qe ambjenti amerikan ka te pakten 20 vjet qe perballet fuqishem. Europa eshte zgjuar vone, ne 1995 me emisionin mbi autopsine e Roswell. Gjerat ne kete liber ka kohe qe nuk perbejne me as lajmin me te vogel.

  7. #7
    41 shkencëtarët që studionin UFO-t dhe që janë gjendur të vdekur
    Se harrova te komentoj kete. Lissoni qenka shume cingun ne shifra Sjane 41 shkenctare por jane mbi 110 te tille. Vetem britanike ne mes te viteve 70 ishin mbi 30. Libri qe po trondit boten...pfffff . Mbase po trondit terronet e Italise se tjeter gje ska fare per tronditje.

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Diana Çuli: Ndjesë familjes së poetit të pushkatuar..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  3. Lista e shkrimtarëve të persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  4. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •