Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Gazeta Shekulli kjo hajdute ordinere e medias shqiptare

    Nga Muhamed Veliu

    Tashme eshte bere e modes qe gazetaret e gazetes Shekulli, te vjedhin punen e
    kolegeve te tyre nga mediat e tjera ne Shqiperi.
    Pasi kane vjedhur para disa kohesh nje shkrim nga revista “Jeta”, apo komente nga blogjet e shumta qe botohen ne rubriken “Letra ne Redaksi” dje gazetari Flamur Vezaj qe mbulon kroniken ne kete gazate boton nje artikull te vjedhur nga blogu im www.veliupress.blogspot.com.
    Fillimisht ky artikull eshte botuar dy jave me pare, ne gazeten “Shqip” per te cilen shkruaj ekskluzivisht si korrespondent i Anglise, nderkohe Vezaj ja servir lexuesit nje material ekskluziv.
    Zoti Velaj si nje hajdut ordiner pa u lodhur fare shkruan vetem kater paragrafet hyres te lajmit, ndersa pjesa tjeter eshte nje copy&paste e lajmit tim qe ka te bej me procesin gjyqesor qe ka nisur ne Londer per ekstradimin e Ilir Kumbaros.
    Ky stil pune qe kane adoptuar koleget e gazetes Shekulli tregon qarte krizen qe po kalon kjo media e shkruar.
    Mbi te gjitha eshte tregusi i qarte i perendimit te lavdise qe kjo gazette kishte dikur kur drejtohej nga Alfred Peza apo Robert Rakipllari.
    Shqetesimit tim per kete akt te ulet kryeredaktori Enen Janina ju pergjigj me fjalet.
    “Do te flas me gazetarin Vezaj dhe te kthej pergjigje neser”.
    Kane kaluar me shume se 24 ore dhe asnje pergjigje.
    Thjesht kisha nje pyetje per koleget e Shekullit (nese mund te quhen te tille) se kur do ti japin fund vjedhjeve te lajmevet nga gazetaret e tjere?
    Kete ngjarje sikurse vjedhjen konstante te lajmeve te mija qe raportohen ne Top-Channel, te cilat te nesermen i gjen ne gazetat e perditeshme, e kam perjetuar njesoj sikur dikushi me ka vjedhur portofolin.
    Eshte e turpshme qe ne vitin 2008 ende ne Shqiperi nuk ka marre fund epoka e te tille gazetareve qe me plot gojen mund ti quaj hajdut, madje ordinere.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pa na i sill ato shkrime per kumbaron o veliu i erionave te edvinit..
    pse vetem anil basha do i lexoj ato mo..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Njehere ku bera nje shkrim per plagjiaturen nga interneti, edhe vete gazeta ku e botova u terhoq ta botonte fillimisht, sepse plagjiarizonte vete - buwahaahahha. Ne Shqiperi s'ka per t'u respektuar ndonjehere prona intelektuale, sepse edhe "profesore" ushqejne plagjiaturen.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    nuk eshte per tu habitur jane gjera qe ndodhin sidomos ne shqiperi

  5. #5
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    pa na i sill ato shkrime per kumbaron o veliu i erionave te edvinit..
    pse vetem anil basha do i lexoj ato mo..
    si nuk hoqe dore nga te tilla intriga mo Braro

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga Shijaksi-London Lexo Postimin
    ... gazetari Flamur Vezaj qe mbulon kroniken ne kete gazate boton nje artikull te vjedhur nga blogu im www.veliupress.blogspot.com.
    Mos u habit qe vidhen shkrimet nga net. Vetem nga Forumi Shqiptar sa here jane vjedhur shkrime, madje pa bere as perpjekjen me te vogel per ti ndryshuar. Sidomos shkrime te nenforumit te Shkenca dhe Jeta dhe atij te Historise/Arkeologjise/Antropologjise. Forumi yne ka materiale te tilla qe do furnizonte shtypin shqiptar per muaj te tere. Si thua ti, te lodhen gazetaret qe te gjejne lajme e ti pergatisin kur i kane te gatshme ketu? Apo te gjejne trute dhe njohurine per ti hartuar e mbrojtur? Sben vaki

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk sho ndonje intrige nga une o specialisti i intrigave.. po intriganti profesionist si lloji yt.. vetem intrig sheh ne cdo fjal qe thon njerzit..

    ja te lexojme shkrimin tend ne gazeten e edvinit ..shqip..

    --

    Nga Muhamed Veliu

    Ish-agjenti i SHIK-ut pret Vitin e Ri nė burgun anglez

    Shtyhet pėr nė janar ekstradimi i Ilir Kumbaros nė Shqipėri


    Pėr tė parėn herė nė jetėn e
    tij, Ilir Kumbaro do tė
    kalojė Krishtlindjet dhe
    Vitin e Ri nė njė qeli burgu, mes
    ankthit se cili do tė jetė fati i procesit
    tė ekstradimit gjatė vitit
    2009. Ish-punonjėsi i SHIK-ut,
    Kumbaro, ėshtė lėnė nė qeli nga
    njė gjykatės britanik deri mė datė
    27 janar 2009, ku ai sė bashku me
    avokatin mbrojtės do tė prezantojnė
    njė sėrė provash se ai nuk
    ėshtė Ilir Kumbaro por Shaqa
    Shatri, njė shtetas nga Jugosllavia.
    Gjatė seancės se djeshme nė
    "City of Wesminster Magistrate
    Court nė Londėr" janė mėsuar tė
    tjera mistere qė kanė tė bėjnė me
    njė fshehje pothuajse perfekte
    nga ish-shikasi Kumbaro, i cili siē
    pretendon pala shqiptare dhe
    oficerėt e Scotland Yard, ka ndėrtuar
    njė identitet tė ri.
    Procesi
    Pala mbrojtėse e Kumbaros
    nuk ishte gati t‘i parashtronte
    gjykatės argumentet se personi i
    arrestuar ėshtė Shaqa Shatri dhe
    jo Kumbaro, ish-drejtori i SHIKut
    pėr Tiranėn qė akuzohet pėr
    rrėmbim, torturė dhe vrasje me
    dashje tė Remzi Hoxhės. Qė nė
    fillim tė seancės sė djeshme
    gjyqėsore, qė ka zgjatur mė
    shumė se 60 minuta, Ilir Kumbaro
    ka shpalosur shenja nervozizmi
    kur i ėshtė kėrkuar t‘i
    thotė gjykatėsit emrin dhe datėn
    e lindjes. "Mos vallė doni t‘ju pohoj
    edhe tri data tė ndryshme tė
    ditėlindjes time qė keni nė dosje",
    ėshtė pėrgjigjur ai nė anglisht me
    zė tė lartė. Mė tej Kumbaro me
    ndihmėn e njė pėrkthyeseje ka
    vijuar dėgjimin e seancės sė
    katėrt gjyqėsore qė kur u arrestua
    nė mesin e tetorit 2008. Kumbaro,
    63 vjeē, pėrfaqėsohet nė kėtė
    proces ekstradimi nga avokati
    Xhon Xhons. Ai i kėrkoi gjykatės
    mė shumė kohė pėr mbledhjen
    e provave, ku pėrmes tė cilave do
    tė vėrtetohet se klienti i tij ėshtė
    Shaqa Shatri dhe jo Ilir Kumbaro.
    "Na rezulton se nė shėrbimin
    mjekėsor NHS ekzistojnė dy
    dosje, njėra me emrin Shaqa Shatri
    dhe tjetra me emrin Ilir Kumbaro",
    deklaroi ai. Nė kėtė moment
    ka ndėrhyrė gjykatėsi
    Evans, i cili e pyeti se si do tė
    mund tė siguronte dosjen "Kumbaro"
    kur ndėrkohė ai nė kėtė
    proces pėrfaqėson Shaqa Shatrin,
    pasi njė dosje e tillė ėshtė
    tėrėsisht konfidenciale me akses
    tė limituar vetėm nga personi me
    tė njėjtin emėr. "I kemi kėrkuar
    mjekut tė familjes qė ka dosjen e
    Ilir Kumbaros tė na vėrė nė dispozicion
    tė kėtij procesi gjyqėsor
    atė dosje", ishte pėrgjigjja e
    avokatit.
    Mė tej ai ka vazhduar sė argumentuari
    pėrse i duhet mė
    shumė kohė, duke treguar njė element
    tė ri, tė padeklaruar mė
    parė, qė ka tė bėjė me njė ekspert
    kriminalistik, i cili po harton njė
    raport pėr mbrojtjen. "Po presim
    raportin e njė eksperti qė ka kryer
    krahasimin e fotos sė klientit
    tim kur ai ka kėrkuar azil nė vitin
    1996, me portretin e tij tė sotėm,
    nėpėrmjet metodės "Facial mapping",
    ka thėnė avokati Xhons, i
    cili pėr herė tė parė ka treguar tė
    plotė strategjinė e mbrojtjes qė
    do tė vihet nė zbatim nė seancėn
    e radhės.
    Mbrojtja
    Avokati i Kumbaros ka hedhur
    hije dyshimi pėr autoritetet shqiptare,
    duke i akuzuar ata indirekt
    pėr fshehje tė fakteve tė
    tjera qė nuk janė pėrfshirė nė
    dosjen me dokumente nisur
    gjykatės. Pretendimi i tij kishte tė
    bėnte me faktin e njė procesi
    gjyqėsor nė vitin 2003, ku sė
    bashku me tre persona tė tjerė Ilir
    Kumbaro ėshtė dėnuar nė mungesė
    dhe se gjykata ka rrėzuar
    akuzat. Avokati Xhons nuk ka
    paraqitur ndonjė provė shkresore
    pėr tė mbėshtetur pohimin e tij.
    "E nėse kjo ėshtė e vėrtetė, kredibiliteti
    i kėrkesės sė palės shqiptare
    nė kėtė proces ėshtė tejet
    i ulėt dhe kjo nėse ėshtė e
    vėrtetė do tė mė bėjė tė dėrgoj nė
    shtėpi zotin Shatri", ka thėnė
    gjykatėsi, duke ju drejtuar pėrfaqėsuesve
    tė shtetit shqiptar.
    "Nė seancėn e ardhshme do tė
    mėsoj tė vėrtetėn nga pala shqiptare
    rreth kėtij pretendimi tė
    zotit Xhons", deklaroi ai. Nė fund
    tė kėsaj seance, kėrkesa e avokatit
    Xhons ėshtė pranuar nga
    gjykatėsi Nikolas Evans, i cili tha
    se ėshtė i prirė qė ky proces ekstradimi
    tė pėrfundojė sa mė
    parė. Pėrfaqėsuesja e shtetit shqiptar
    nė kėtė proces nuk ka
    paraqitur asnjė argument,
    ndėrkohė qė ka mohuar nė
    mėnyrė kategorike se gjatė kontrollit
    tė shtėpisė ku banonte Ilir
    Kumbaro tė jetė gjetur njė certifikatė
    e tė birit lėshuar nga zyra e
    gjendjes cilivile nė Tiranė me
    emrin Ervin Ilir Kumbaro. Ky fakt
    u bė publik disa ditė mė parė, dhe
    u referohej burimeve nga
    prokuroria shqiptare. Palėt nė
    kėtė proces do tė paraqesin argumentet
    e tyre mė 27 janar 2009,
    ndėrkohė qė disa javė mė vonė
    gjykatėsi do tė japė vendimin
    nėse personi i arrestuar ėshtė
    Shaqa Shatri apo Ilir Kumbaro.
    Seanca e djeshme ėshtė ndjekur
    nga tre tė afėrm tė Kumbaros, tė
    cilėt qėndronin nė galerinė e publikut,
    sė bashku me dy pėrfaqėsuese
    tė "Amnesty International",
    tė cilat janė pėrfshirė nė ēėshtjen
    e Remzi Hoxhės, duke ushtruar
    presion nė qeverinė shqiptare pėr
    njė hetim transparent.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2006
    Postime
    57
    Nuk e kuptoj ku eshte vjedhja ktu?

    Ky eshte nje lajm publik dhe nuk ka pse te mbash ti autorsine e lajmeve publike qe ndodhin ne Londer. Nuk eshte se ti ke shpenzuar kohe apo energji per te zbuluar dicka dhe kta ta kane marre.

  9. #9
    PERGJIGJIA IME....



    Pėrshėndetje tė gjithėve ju qė po lexoni kėtė e-mail, e padashur po bėheni pjesė e njė debati bjerrakotė nė thelb, por tė detyrueshėm pėr mua, pėr t'iu pėrgjigjur shpifjeve dhe fyerjeve tė tė vetėdeklaruarit gazetar nga Anglia. Pėr hir tė sė vėrtetės, duke dėgjuar ca kolegė TERRENI dhe jo gazetarė tavoline siē ėshtė shkruesi i kėtij emaili, Muhamet Veliu, mendova tė mos humb kohė e tė ul veten nė nivelin e tij, pasi asgjė nuk mė lidh me tė. Por zotėria nė fjalė, krejt i keqkuptuar dhe i paaftė pėr tė bėrė dallimin mes "tė drejtės sė autorit" dhe burimeve tė shumėllojta pėr tė marrė njė informacion ka vjellė kundėr meje dhe gazetės "Shekulli" ku unė punoj, duke ju detyruar ju tė lexoni trillimet e tij. Ndaj edhe nuk mund tė rri indiferent, edhe pse nuk dua tė bie nė llumin ku ėshtė futur pėrshtatėsi i lajmeve nga Londra.

    Zoti pėrshtatės, po ju njoftoj ju dhe atyre qė interesohen se nuk harxhoj kohėn duke lexuar BLOG-un tuaj, qė pretendoni se e keni. Pėr herė tė parė nė punėn time disa vjeēare e kam klikuar sot kėtė "FORUM", kuptohet pasi kam marrė emailin tėnd nga kolegėt e mi. Qė nė kėtė moment u ka munguar etika dhe ndershmėria, duke u udhėhequr nga dėshira pėr protagonizėm e shoė, por aspak nga cėnimi i punės tuaj. Nuk komunikuat gazetarin qė ka bėrė shkrimin, apo tė nisnit e-mailin nė adresėn time, para se ta postonit atė nė dhjetra adresa tė tjera. ( Po ju kujtoj se kur keni qenė nė hall, e keni gjetur adresėn time dhe mė keni pyetur pėr njė gjė, po nuk po i hyj kėsaj ēėshtjeje...).



    E para: Shkrimi qė ju pretendoni se ėshtė vjedhur flet pėr debatet qė janė bėrė nė seancėn gjyqėsore tė 26 nėntorit nė Londėr pėr Ilir Kumbaron, ndėrkohė qė shkrimi juaj ėshtė bėrė dy javė para gjyqit dhe nuk ka si objekt kėtė proces. Duhej tė tregoheshit transparent dhe tė nisnit shkrimin tim dhe tuajin pėr t'i krahasuar.



    E dyta: Tė dhėnat e shkrimit i kam marrė nga Prokuroria e Pėrgjithshme, tė cilėt janė njoftuar pėr gjithēka ka ndodhur nė gjyqin e datės 26 nėntor, qė ėshtė shtyrė me kėrkesė tė mbrojtjes.



    E treta: Duhet tė na e kishit bėrė me dije mė parė qė Londra ėshtė territori juaj e pėr cdo gjė qė ndodh atje, nuk ka sesi t'i marrin vesh tė tjerėt, pėrvec jush. Zotėri, gjyqi ėshtė me dyer tė hapura, autoritetet shqiptare janė tė interesuara pėr kėtė proces dhe duhet ta hiqni nga mendja iluzionin se ju jeni zėri i vetėm qė mbėrrin nė Shqipėri nga Londra. (lexoje mediat e huaja dhe korespondentet shqiptare)....

    E katėrta: Nė lidhje me pyetjen qė bėni, tregoni edhe njėherė se nuk merrni vesh nga GAZETARIA, ndaj lejomėni t'u jap njė leksion tė vogėl, megjithėse jam i sigurt se nuk do ta kuptoni. Ēdo lajm ka KOKEN, TRUPIN DHE BACKROUND-in (sfondin)....Ju pėlqen ju apo jo, sfondi historik i njė lajmi mbetet i pandryshueshėm dhe ėshtė absurde tė akuzosh pėr vjedhjen e tij qė e dinė tė gjithė prej kohėsh.




    P.S. Unė jam Flamur VEZAJ dhe jo Flamur VELAJ, megjithėse ky ėshtė lapsusi juaj mė i vogėl nė kėtė histori.

    Respekte jo pėr ju, por

    pėr ata qė e lexojnė nga:
    FLAMUR VEZAJ



    Linku i shkrimit tim, tė botuar nga "Shekulli" http://ėėė. shekulli.com.al/neės/45/ARTICLE/36864/2008-11-29.html

Tema tė Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •