Edhe kėtė fundjavė, dhjetėra mijėra tė rinj do tė mbushin rrugėt e Amsterdamit, Maastrihtit apo Roterdamit nė kėrkim tė ndonjė kafeneje ku mund tė tymosin lirisht hashash, nė qetėsi tė plotė. Do tė jetė njė sipėrmarrje gati e pamundur, sepse pikėrisht dje bashkia e Amsterdamit ka vendosur tė mbyllė tė gjitha kafenetė ku pihej lirisht hashash. Vendimi ėshtė marrė pas njė lufte tė gjate me vendet fqinje, tė rinjtė e tė cilėve shkojnė gjithnjė nė Holandė pėr tė gjetur lirinė e kėrkuar edhe pėr tymosjen e hashashit. Por autoritetet holandeze nuk e durojnė mė njė gjė tė tillė tani. Dhe menjėherė pas mbylljes sė lagjes me drita tė kuqe nė Amsterdam, kanė vendosur tė mbyllin edhe lokalet ku mund tė tymosej lirisht hashashi. Duke nisur qė sot, do tė mbyllen tė gjitha lokalet qė janė nė afėrsi tė shkollave tė mesme dhe bėhet fjalė pėr 43 tė tilla, nga rreth 228 nė kryeqytet. Vendimi duket se synon tė rrėzojė tėrėsisht mitin e Holandės sė viteve '80, qė konsiderohej si qendra e konsumit tė drogės nė botė. Ėshtė njė masė qė nė tė ardhmen do tė sjellė pėr pasojė zhdukjen e tė gjitha lokaleve ku tymosej lirisht hashashi. Partia nė pushtet, ajon e Kristian-Demokratėve tė drejtuar nga kryeministri Jan Peter Balkenende ka pėrfshirė nė axhendėn e saj njė sėrė masash, mes tė cilave edhe ndalimi i cigareve tė hashashit. Por, pėrveē qėllimeve tė politikanėve, ka njė problem tė vėrtetė qė ka lidhje me lokalet e tilla nė Holandė. Ligji i autorizon ato tė lejojnė shitjen dhe konsumin e hashashit, por ndalon prodhimin dhe shpėrndarjen. Kjo ėshtė ajo qė shumė e quajnė si hipokrizia e madhe. Ēėshtja ėshtė e thjeshtė; nėse kultivimi ėshtė i ndaluar, atėherė si furnizohen 800 lokalet holandeze tė lirisė sė hashashit? Sipas autoriteteve nė Amsterdam, i gjithė hashashi tashmė ėshtė nė duart e krimit tė organizuar, prandaj edhe duhen marrė masa pėr t'i mbyllur ato. Sipas autoriteteve, padronia mė e madhe ėshtė mafia marokene, por edhe ajo ballkanike. Sidoqoftė, ka nga ata qė kundėrshtojnė mbylljen e lokaleve, jo vetėm sepse ato janė simbol kombėtar i Holandės, por edhe sepse kėshtu kriminaliteti luftohet nė mėnyrė mė efektive.
BalkanWeb
Krijoni Kontakt