Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068

    Te hapen kisha shqiptare ne Greqi!

    Te dashur bashkepatriote!
    Po humbim brezin e ri shqiptar ne Greqi. Mospasja e nje kishe shqiptare ne Greqi(te pakten ne qytetet e medha) po ben ate, qe pak vite me vone do ta kuptojme se c'permasa katastrofike shkaterruese per kombin eshte kjo gje.. Kisha , pevec funksionit te saj religional, eshte baze shume e fuqishme mbeshtetese e kultures, per pasoje dhe e gjuhes se nje kombi. Ka ndryshim gjigand midis te qenit orthodhoks shqiptar dhe grek. Kultura jone eshte e jona.. - Perse duhet ta shkrijme me ate greke?
    Nuk jam kunder mardhenieve vllazerore me shtetin dhe popullin grek, jam shqiptar dhe dua te mbetem i tille. Pra shqetesimi im eshte :
    -Te mblidhemi(te dielave te pakten) ne kishen tone, pse jo?
    Gezimet dhe hallet t'i ndajme e t'i qajme bashke, qe te mos ftohemi me njeri-tjetrin e te harrojme zakonet e gjuhen.
    Per hir te shqiptarise, duhet te kontribojme ne kete drejtim, aq me teper qe kemi mik ne mes, Hiresine e tij Anastasios Janullatos. Hiresia duhet te beje dicka per kete.
    Me shprese mbi gjithshka tek Zoti besoj se do te flasim shqip ne kishat tona edhe ne Greqi!
    Zoti kjofte me ne!
    Amin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARKIA : 05-12-2008 mė 12:22
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Ka ndryshim gjigand midis te qenit orthodhoks shqiptar dhe grek. Kultura jone eshte e jona.. - Perse duhet ta shkrijme me ate greke?
    Kur zemra e njeriut eshte boshatisur nga Fryma e Shenjte, qoftelargu e mbush me ate frymen e tij te keqe, frymen e krenarise. Dhe kjo krenari te shtyn ty ne ate shkalle qe edhe Orthodhoksine ta shohesh si "shqiptare" e "greke" dhe jo per ate qe eshte, Kishe e Shenjte Katolike dhe Apostolike.

    Besimtari i vertete nuk shkon ne kishe vetem se ajo eshte shqiptare apo greke apo ruse e me the te thashe. Shkon ne Kishe per te qene ne prani te Perendise dhe per te perjetuar misterin e kungimit me Te. Cdo kishe orthodhokse ne bote, qofte greke, shqiptare, ruse apo amerikane, mban te njejten liturgji, pavaresisht nga gjuha e vendit ne te cilin eshte. Kjo eshte karakteristike e parendesishme per shpirtin e besimtarit.

    Prandaj pastroje shpirtin tend nga krenaria, fryma e qoftelargut, qe Perendia te te dergoje ate te Shenjten.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Ketu po flasim per kulture dhe jo per besim. S'ka asgje te keqe ta shoqerosh besimin me krenari per atdheun. Pse duhet te na mungojne ne kishat, kultet, traditat, shenjtoret tone? C'do popull tjeter ortodoks i ka, mos valle ne duhet te ngelemi gjysem-popull pergjithmone.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Po te kishte nje kryepeshkop Shqiptar ne krye te KOASH tani kjo pyetje as do te behej fare, por c'ti besh....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Kjo do te ishte pergjigja e merituar dhe e vonuar per ti dhene fund pretendimeve te kishes Greke per territore dhe influence ne trojet shqiptare.

    Vertete e pershendes nje inisjative te tille, dhe uroj qe nje dite te realizohet.
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  6. #6
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Kur zemra e njeriut eshte boshatisur nga Fryma e Shenjte, qoftelargu e mbush me ate frymen e tij te keqe, frymen e krenarise. Dhe kjo krenari te shtyn ty ne ate shkalle qe edhe Orthodhoksine ta shohesh si "shqiptare" e "greke" dhe jo per ate qe eshte, Kishe e Shenjte Katolike dhe Apostolike.

    Besimtari i vertete nuk shkon ne kishe vetem se ajo eshte shqiptare apo greke apo ruse e me the te thashe. Shkon ne Kishe per te qene ne prani te Perendise dhe per te perjetuar misterin e kungimit me Te. Cdo kishe orthodhokse ne bote, qofte greke, shqiptare, ruse apo amerikane, mban te njejten liturgji, pavaresisht nga gjuha e vendit ne te cilin eshte. Kjo eshte karakteristike e parendesishme per shpirtin e besimtarit.
    Prandaj pastroje shpirtin tend nga krenaria, fryma e qoftelargut, qe Perendia te te dergoje ate te Shenjten.

    Albo
    Turp te mendojme se te duash te ngelesh besimtar shqiptar eshte e parendesishme ose te duash te flasesh me zotin ne shqip eshte e parendesishme, te duash te mesosh femijen me zakonet e vendit tend eshte e parendesishme, t'i mbijetosh asimilimit eshte e parendesishme !
    Mekati qofte me te ligjte!
    Bese dhe hakmarrje.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga malo666 Lexo Postimin
    Ketu po flasim per kulture dhe jo per besim. S'ka asgje te keqe ta shoqerosh besimin me krenari per atdheun. Pse duhet te na mungojne ne kishat, kultet, traditat, shenjtoret tone? C'do popull tjeter ortodoks i ka, mos valle ne duhet te ngelemi gjysem-popull pergjithmone.
    Nuk mund te kete "kisha shqiptare" ne Greqi, ashtu sic nuk mund te kete "kisha greke" ne Shqiperi, pasi kemi te bejme me dy Kisha Autoqefale, qe kane nga nje Sinod te Shenjte qe gezon autoritetin shpirteror dhe administrativ mbi te gjithe dioqezat e vendit.

    Turp te mendojme se te duash te ngelesh besimtar shqiptar eshte e parendesishme ose te duash te flasesh me zotin ne shqip eshte e parendesishme, te duash te mesosh femijen me zakonet e vendit tend eshte e parendesishme, t'i mbijetosh asimilimit eshte e parendesishme !
    Mekati qofte me te ligjte!
    Kur Perendia krijoi Adamen dhe Even, nuk i dha njerit pashaporten greke dhe tjetrit pashaporten shqiptare. As nuk i tha, ti do te jesh "besimtar grek" e ti do te jesh "besimtar shqiptar". I krijoi "sipas shembellimit dhe ngjashmerise se Tij".

    Besimtari nuk ka Atdhe as Shqiperine, as Greqine dhe asnje cep te kesaj bote. Besimtari e kerkon Atdheun atje lart ne qiell, ku ri Krijuesi i Tij. Boten ta kemi lene ty trashegimi.

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nuk mund te kete "kisha shqiptare" ne Greqi, ashtu sic nuk mund te kete "kisha greke" ne Shqiperi, pasi kemi te bejme me dy Kisha Autoqefale, qe kane nga nje Sinod te Shenjte qe gezon autoritetin shpirteror dhe administrativ mbi te gjithe dioqezat e vendit.



    Kur Perendia krijoi Adamen dhe Even, nuk i dha njerit pashaporten greke dhe tjetrit pashaporten shqiptare. As nuk i tha, ti do te jesh "besimtar grek" e ti do te jesh "besimtar shqiptar". I krijoi "sipas shembellimit dhe ngjashmerise se Tij".

    Besimtari nuk ka Atdhe as Shqiperine, as Greqine dhe asnje cep te kesaj bote. Besimtari e kerkon Atdheun atje lart ne qiell, ku ri Krijuesi i Tij. Boten ta kemi lene ty trashegimi.

    Albo
    Besimtari nuk ka atdhe? Besimtari ne kishe lutet qe zoti t'ja mbroje atdheun, kreun e shtetit, ushtrine. Besimtari po u nis ne lufte kerkon bekim nga prifti. Besimtarit i lejohet te vrasi per atdhe, por po kerkon te lutet ne gjuhen e atdheut qenka apostat? Nga del me keto konkluzione keshtu Albo? Po te qe kshu sic thua ti gjithe ortodoksve i pret ferri.

    Une s'po them ti shkelim kembet kishes greke. Shqiptaret ne greqi duhet te gezojne te drejten e liturgjise ne gjuhen e tyre. Derisa ne shqiperi, meshohet greqisht, serbisht, maqedonisht, pse mos te behet e njejta dhe ne greqi?

    Mos valle nuk jemi njerez ne?

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga malo666 Lexo Postimin
    Besimtari nuk ka atdhe? Besimtari ne kishe lutet qe zoti t'ja mbroje atdheun, kreun e shtetit, ushtrine. Besimtari po u nis ne lufte kerkon bekim nga prifti. Besimtarit i lejohet te vrasi per atdhe, por po kerkon te lutet ne gjuhen e atdheut qenka apostat? Nga del me keto konkluzione keshtu Albo? Po te qe kshu sic thua ti gjithe ortodoksve i pret ferri.

    Une s'po them ti shkelim kembet kishes greke. Shqiptaret ne greqi duhet te gezojne te drejten e liturgjise ne gjuhen e tyre. Derisa ne shqiperi, meshohet greqisht, serbisht, maqedonisht, pse mos te behet e njejta dhe ne greqi?

    Mos valle nuk jemi njerez ne?
    Sfida per te krishterin eshte testi me i larte i mundshem i dashurise: te heqesh dore jo vetem nga dashuria e atdheut dhe cdo gjeje tokesore, por te heqesh dore edhe nga dashuria ndaj prindit, gruas e femijeve te tu per hir te dashurise se Krishtit. Ky eshte testi i besimit ne Krisht, ky eshte testi i dashurise. Perendia sakrifikoi Birin e Tij te Vetemlindur per ti deshmuar Krijeses dashurine e Tij per Te. Une e ti si besimtare te thjeshte, cfare jemi duke sakrifikuar per te deshmuar dashurine tone per Zotin Krisht?!

    Prania dhe misioni i Kishes eshte te sjelli njeriun dhe mbare Krijesen ne kungim me Perendine. Te gjitha lutjet, bekimet, dhuratat e shenjta qe marrim nga Kisha i sherbejne ketij qellimi.

    I krishteri nuk eshte thjeshte "njeri", i Krishteri eshte njeri ne rruge e siper per tu bere zot pasi Zoti yne Krisht ishte i tille, Perendi-Njeri. Ne jemi njerez ne rrugen e theosit, shenjterimit per tu bere zoter me ane te Hirit te Perendise. Lexo ne lidhjen me poshte per me shume:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=96716

    Albo

  10. #10
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Tema eshte me shume se nje e drejte fetare, me shume se nje predikim orthodoksie, eshte nje e drejte elementare per nje shoqeri qe thote se eshte demokratike dhe e civilizuar.

    C'me ra rruga ketej: bile titulli dhe hapesi i temes me shtyri qe edhe ti lexoj postimet.
    Pyetja ne teme eshte shume legjitime : te predikosh fene ne gjuhen tende eshte themelore qe te kuptosh besimin(per ata qe besojne ne Zot kuptohet).

    Arsyja e autoqefalitetit nuk qendron , dhe ja pse: mund te kete kishe orthodoxe shqiptare ne Amerike( dhe ne Philadelphia bile tek Albo) por nuk mundet te kete ne Greqi kishe shqiptare, mund te kete plot kisha orthodoxe greke bile edhe ne Afrike dhe gjithe boten,por jo kishe shqiptare ne Greqi... thua ti qe Zotit te plotfuqishem i duhen keta greket te shperndajne te verteten per Zotin, kush i (vete) zgjodhi keto zedhenes..?
    Eshte nje e vertete tjeter dhe jo autoqefalia pse s'mund te kete ne Greqi kishe shqiptare , se kisha greke=shteti grek= jane nje misherim politiko-fetar dhe kane mentalitetin mesjetar grabitcare dhe dominues sic ka feja ne pergjithesi per shitjen e te vertetes se vet per Zotin e vet...
    Ngadale por sigurt dalin ne siperfaqe edhe rrenjet e tyre , qellimet dhe ligesia, dita dites lakuriqsohet shteti dhe kisha orthodoxe greke.

    Dhe per ate te atdheut dhe fese: mund te jete nje pergjigje e pikveshtrimi personal ajo pergjigje e Albos dhe une mendoj se nuk qendron,nje percepcion personal per orthodoxizmin nuk i jep pergjigje anetarit te forumit .ose une mendoj keshtu...perndryshe s'kam cka caje derrasa une ketu me Albon sikur mos te ishte shqiptar..sa per orthodoxizmin jo falemnderit mbaje per vehte, sa per te qenit shqiptar une edhe kam dashur ta takoj Albon kur kam qene ne NJ veres...Te qenit shqiptare na ka mbeledhur ne kete forum( pastaj i nxjerrim c'kemi ne bark pasi jemi ulur ne kuvend si shqiptare, te mirat, te keqiat, ngjajshmerite dhe dallimet, shohim c'na bashkon, c'na ndane ...perfundimisht me shume kemi te perbashkta se dallime dhe mbi te gjitha qendron Gjuha Shqipe qe edhe nismetari i temes e kerkon ne kishen shqiptare)

    Eshte njeriu, perkatesia kombetare pa vjen feja....per llogarine time dhe per llogarine e kendveshtrimit te kohes qe jetojme.

    Inferioriteti shqiptar tejkalohet me pyetje legjitime si tek kjo teme, ne vend qe te flasim dy vite per Janullatosin te flasim per hapjen e kishes orthodoxe shqiptare ne Greqi dhe ky misionari Janullatos dhe te tillet mund te na ndihmojne ne kete drejtim ,apo e kane ndihmen vetem per shitjen e Zotit grek ne Shqiperi permes kishes orthodoxe shqiptare.
    Une e perkrah mendimin qe te hapet kisha orthodoxe shqiptare ne Greqi sa me pare dhe shpresoj te ndihmoje Janullatos se ka qindra mijera shqiptare atje qe do te praktikojne besimin ne gjuhen e tyre ..le te tregoje fisnikrine ku duhet ai pararoja i Zotit Orthodox aty ku duhet.

    Parimisht ata qe shperndajne fene ne vende te ndryshme te botes hapin e pare qe bejne eshte perkthimi i Bibles ne gjuhen e tyre ( une e kam nje Bibla dhurate ne shqip ma ka sjelle nje misionar katolik).
    Dua me thene te gjithe interesohen idealisht te perhapin fene dhe Zotin ,kjo gje nuk ndodh me greket ,ata mundohen te perhapin fene orthodoxe greke per Zotin grek.

    Nuk dua perplasje dhe jo me bossin e forumit ,dhe jo per fene sigurisht qe une i kam la duart( me mire te them te pasterta i kam pasur gjithmone nga feja), por eshte padrejtesite e kishes orthodoxe greke dhe shtetit shovenist grek qe kane barazine ne mes qe me shtyen te shkruaj sic mendoj per temen qe hapi Arben Kote.

    Une jam nje besimtar qe besoj ne shqiptaret e bashkuar,po pra:

    "Shqiptare te bashkuar per nje Shqiperi te bashkuar"

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 10-12-2008 mė 20:22
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •