Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Mbijeton pa zemër për 118 ditë

    WASHINGTON – Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Kjo është historia e një vajze të vogël, së cilës i ishin hequr shpresat për të jetuar pas një sëmundje të rëndë në zemër. Agjencia e lajmeve Ansa, bën të ditur se italiani Marco Ricci ka përfunduar me sukses një trampiant kardiak tek një vajzë 14 vjecare e cila ka qëndruar për 118 ditë pa zemër. Ajo ka jetuar me një makinë që për rreth 3 muaj i ka pompuar gjakun në vend të zemrës duke mbajtur organizmin gjallë. Ajo qëndroi në Majami, ku mjekët e atjeshëm thanë se nuk kishin parë rast tjetër të ngjashëm, përvec një rasti në Gjermani, por që në të bëhej fjalë për një të rritur dhe jo një fëmijë.
    Kurse për një paciente kaq të vogël, ky shënohet si rasti i parë në botë. D'Zhama Simmons, nga South Carolina, me një fije zëri bëri të ditur në një konferencë të shkurtër për shtyp se kjo ishtë një “eksperiencë e frikshme”, por që si përfundim shtoi se “tani ndjehem fare mirë”.
    Jeta e vajzës varej totalisht nga funksioni i makinës. Vajza vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër që nuk lejonte pompimin e gjakut. Që në 2 Qershor Simonsit iu hoq zemra dhe në vend të saj punuan dy pompe kardiake që qëndruan në funksion deri në 29 Tetor, ditë në të cilën u mundësua dhe transplanti i zemrës.
    Profesor Ricci, drejtori i Repartit Kardiak të Pediatrisë shtoi se kjo ishte dita që për pacienten e vogël u gjet një zemër e përshtatshme. Më pas vështirësia erdhi me trampiantin që iu bë zemrës të re, që për mjekët ishte një arritje shumë e madhe, pasi “deri më tani nuk ishte ndërhyrë në një pacientë kaq të re”, tha Ricci.

    BalkanWeb
    Elegance is an attitude.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2006
    Postime
    241
    Kjo tregon qe Antikrishti eshte shume afer.

  3. #3
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Aman ku hyn Antikrishti ketu te lutem.

    Rasti ne fjale eshte unikal,per mos te thene nje mrekulli.
    Historia e saj tani behet e ditur.Vajza ne fjale kreu nje transplant zemre ne 2 korrik, por fatkeqesisht zemra e transplantuar rezultoi jofunksionale. Keshtu qe jetesa iu sigurua per 4 muaj me rradhe nga nje sistem pompash. Sipas mjekut Ricci, eshte hera e pare qe dikush ne kete moshe mbijeton kaq gjate pa nje zemer funkionale. Normalisht perdoren pompat e jashtme per te mbeshtetur nje zemer te dobet, por kurre deri tani si zevendesuese te saj!
    Ne 29 tetor u shfaq nje shprese per nje transplatim te mundshem.Por pervec ketij problemi, D'Zhana pati edhe nje insuficence te veshkave dhe infeksion ne mushkeri.
    Nje dite mbas transplatimit te zemres, vajzes iu krye edhe nje transplant veshkash. Tani vogelushja duhet te qendroje edhe 2-3 muaj te tjere ne spital nen mbikqyrjen e mjekeve. Me pas lejohet te shkoje ne shtepine e saj ne Californine e Veriut.
    Te shtunen D'Zhana u be 15 vjec. Me shume per fatin i saj ne pavionin e femijeve ne spitalin e Maiami-t, te shoqeruar edhe me komentare nga mjeket, mamaja e saj dhe vete ajo mund te mesoni te ky link: http://www.msnbc.msn.com/id/21134540...22202#27822202
    Elegance is an attitude.

  4. #4
    Lereni fene mos na hapni barkun me keto budallalliqe ne cdo teme.


    Kesaj vazjes diku nga korriku i kishin bere nje transplant zemre por nuk i kishte funksionuar dhe zemra qe i vune ne tetor ishte e dyta. Deri tani cdo gje duket mire dhe zemra e re funksionon per mrekulli. Femija ka qene me fat.

    Kjo eshte foto e vajzes:



  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    interesante dhe nje pune e shkelqyer dhe e doktorreve

Tema të Ngjashme

  1. Lezha, kjo antike !
    Nga trinity në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •