Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 84
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Postime
    6
    Citim Postuar më parë nga bAsKiA Lexo Postimin
    Nuk pajtohem me ty fare. Nese nje shtet ka histori te fes qe 1000 vjet (kotilicizmi) dhe qe 600 vjet islami, deti me tani do te kishim nje luft fetare.

    #1, une shume rralle ndegjoj ku ka sulme mes popullit per shkaqe fetare. Une ne kosove shoh kur katoliku muslimanit ja uron bajramin, etc... dhe muslimani i shkon katolikut per kershendjella ne shtepine e tij tja uron... Ju lutem shkoni ne naten e krishtlindjes ne Kishen Katolike ne Ulpianen e prishtines dhe do ti shef sa popull ka... cdo vit rreth 2-3 mij njerz shkojn aty ta festojn dhe 90% te tyre jane musliman... Nese ti me thua qe cka po te them nuk eshte toleranc dhe harmoni, une pra nuk po e kuptoj pyetjen...

    Ne nuk jame fetare ekstrem dhe nuk do te jemi... Ekstremizmi lind prej naivitetit, prej njerzve qe nuk kane 2 fije mend... Ne boten arabe, nuk ke Kulture, dhe nuk ke identitet kombetar... Kur lindesh ne lindjen e mesme nuk lindesh si Arab, apo afgan, apo pakistanez por si musliman... Shqiptaret linden si shqiptar... per kete e sheh hoxhen paradite duke u fal e mbasdite duke e pi nje birre Peje apo Tirane...

    Nuk e di se sa mundesh ta kuptoni shprehjen " fufte e ftohte" ..... jo vetem qe ekziston, por behet nje propagande e shfrenuar nga te gjitha anet ( them per te gjithe besimet fetare ) per te bindur njerzit qe vetem feja e tyre eshte e drejte , me e vjetra e qe eshte pranuar nga Zoti ............. gjithashtu per te zene nje pune ose per te zene nje miqesi te vertete , ne Shqiperi ka filluar te behen dallima nga ana fetare ......... te pish nje kafe apo nje birre nuk me duket se ka te beje me pajtimet medis besimeve fetare , por ka te beje me shpirtin interesaxhi te shqiptareve , qe na eshte ngulitur ne "gen"qe ne kohen e diktatures ......... lufta e ftohte midis besimeve fetare ka ekzistuar me shekuj te tere ne Shqiperi edhe nuk eshte ndaluar kurre edhe kur Shqiperia quhej shtet ateist e shkollat ishin laike

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    "Harmoni fetare" eshte togefjaleshi i pagezuar nga fetaret per t'i shtuar edhe nje shtrese tjeter mbrojtese dhe brejtese mburojes se vrasatares fe.
    jam plotesisht dakord.

  3. #53
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    "Harmoni fetare" eshte togefjaleshi i pagezuar nga fetaret per t'i shtuar edhe nje shtrese tjeter mbrojtese dhe brejtese mburojes se vrasatares fe.
    S'kemi arsye te jemi kaq pesimiste.
    Te pakten nese e kuptojme pyetjen e temes edhe si nje oferte per mendimformim. Jemi ne si edukatore (te ardhshem) ata te cilet vendosim se si kuptohet ky togefjalesh ne te ardhmen. Toleranca fetare eshte term i zbrazet, jemi ne ata qe mbushim kete term me jete dhe i japim kahje te duhur apo mosduhur.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    S'kemi arsye te jemi kaq pesimiste.
    Te pakten nese e kuptojme pyetjen e temes edhe si nje oferte per mendimformim.
    Pse realistet sot ngaterrohen me pesimistet?
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #55

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Dmth gjithmone?
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Postime
    61
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Kjo nuk do të thotë hramoni fetare. Kjo dmth mungesë e fesë. Pa fe.

    Sepse nëse je i krishterë dhe shkon në festat e muslimanit, atëherë je infidel. Nëse je musliman e shkon në festat e krishtenit je çafir. Feja i ndalon këto gjëra. Jo-feja i lejon.
    Mirë e ke ti ali baba, prandaj në botë njihemi dhe jem shembull në botë që jetojm në harmoni dhe tolerues sa i përket fesë e jo siç mundohen të na paraqesin si fanatik.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga rrezon Lexo Postimin
    KONCEPTI - HARMONIA NDËRFETARE


    Sëpari, shprehja - harmoni fetare, nuk është togfjalësh, por koncept me dy fjalë të ndara, sikurse është koncepti - dituri natyre, kritikë letrare, folja shqipe, veprim ndjenjash, orvatje sigurie, luftë çlirimtare, bashkim kombëtar etj.

    Togfjalëshi është emërtimi i përbërë nga dy e ma shumë fjalë në një të vetme, të pandashme bashk në një emërtim të vetëm psh: bashkëbisedimi, bashkëharmonia, jashtëtokësorët, bashkëluftëtarët, bashkatdhetarët, antikombëtarët, bashkmoshatarët, bashkudhëtarët, dis-harmonia, mosekzistenca, atdhedashuria, mirëkuptimi, bashkërenditja, bashkëshortët etj.

    Koncepti - harmoni fetare, është harmonia brënda një feje, por këtu në këtë themë, kur po dihet qëllimi - duhet të kuptohet, e shtrohet si koncept - harmoni ndërfetare, kur është fjala, si harmoni në mes feve shqiptare 3 fe - pra - harmoni ndërfetare - shqiptare, sepse kur thua - harmoni fetare, kuptohet toleranca, bashkveprimi, respekti, mirësjellja, ndihma reciproke, lidhja bashkvepruese e bashkjetuese dhe dashuria njerëzore - në mes të antarëve të një feje.

    Harmonia ndërfetare shqiptare, ka ekzistuar dhe ekziston, anipse sa për syrata siç thot dikush, në syrin e kombit shqiptar trefetar dhe nuk ka si të mos ekzistojë harmoni ndërfetare, përserisa gjitjmonë kishim e kemi probëemin e çështjes shqiptare të pazgjidhur, e kudo në çdo pjesë, trevë, ku filloi realizimi i një organizimit ushtarak e luftarak - ushtarët ishin të tre feve padallim. Nga ana tjetërnuk mund të flitet as ka vend për diskutim dyshimi të harmonisë ndërfetare shqiptare, përderisa përqindja e popullit shqiptar nëpër tre fetë dihet.

    Dikush e mendon si bashkëjetësë, si fejesë, martesë etj., na e dijmë se bashkëjetojmë, e bashkëveprojmë për çështjen kombëtare shqiptare, bashkëluftojmë kundër secilit okupatori, pushtuesi mbi tokat tona - por respekti reciprok, humanizmi reciprok, nderimi reciprok, adhurimi reciprok, mirësjellja reciproke etj., janë vetëm në besimin në një zot!

    Harmoni ndërfetare shqiptare, kuptojmë: respekt-humanizëm-nderim-adhurim-mirësjellje-njerëzi-moral - RECIPROK. Kurse sikur shprehet dikush, për fejesë e martesë, nëse nisemi nga theoria fetare, vet fjala - fejesë, lidhet me rrënjen e fjalës - fe (fe+jesë), feje+së, që kuptohet si lidhje gjaku, për ta marrë njeritjetrin, marrëdhënie gjaku, marrëdhënie trashigimore paramartesore, ta marrin jjeritjetrin - të martohen - në martesë - mes pjesëtarëve të një feje - a kur thohet psh. ndërfejesë, ndërmartesë, kuptohet si lidhje gjaku me fetë tjera, respektivisht mes popullit trefatarë shqiptar, apo me tjerët...

    Harmoni ndërfetare është kur respektojnë ritet e festat e besimet reciprokisht, hiç ma shumë as hiç ma pak se sa respekton e nderon fenë tënde - bashkëharmoni ndërfetare, duke bashkëfestuar festat e njeritjetrit, bashkëgëzime familjare, bashkëngushlime familjare, bashkërenditje të veprimeve shoqërore e kombëtare, bashkëpunime për ekzistencë, ndihma reciproke për të tejkaluar gjendje të vështira e rreziqe eventuale, që i ndodhin njeritjetrit, dasma e vdekje të përbashkëta - mbase bashkëjetojmë me tre fetë (tona) - mbase kemi një gjuhë e një gjak e komb shqiptar!

    Po kënd e gëzon ma së shumëti dhe kush inicon, përpiqet për një harmoni ndërfetare shqiptare? Kjo është pyetja madhore. Janë: krijuesit, poetët, shkrimtarët, publicistët, historianët, shkencëtarët, E VËRTETË KOMBËTARË por edhe klerikët e vërtetë kombëtarë edhe grupe e persona individ me moral e atdhetarizëm të lartë kombëtar!

    Harmoni ndërfetare shqiptare, duhet të kuptojmë thellë e mirë logjikisht, që ashtu si siellemi symësy me njeritjetrin ndërfetar - poashtu besnikërisht edhe të shprehemi brënda rrethit familjar e shoqëror edhe brendafetar edhe përballë bote! Kjo do të quhej harmoni fetare, ndërfetare shqiptare!

    Po na shqiptarët, jemi populli ma i vogël - me tre fetë ma të mëdha botërore

    dhe një harmoni ndërfetare (sepse harmoni fetare kemi në secilën fe) - duhet patjetër, sinqerisht, realisht, reciprokisht - sepse në të kundërten (sikur po vërehen rrudhje syri anash), nuk fotohet asgjë e mirë kombëtare - as vet zoti nuk na don të ndarë e përçarë e të copëtuar - kur nuk jemi në gjendje të bashkohemi kombëtarisht!

    Po more po, duhet të dihet vijimi i udhës, kur pretendojmë qëllim të mirë, për një bashkim të shqiptarëve edhe si forum edhe si popull dhe mos të shprehemi në mënyrë lakonike, se ka punë e mbipunë, ka detyrë e mbidetyrë, që don zgjidhje - por jo duke u shprehur në thelb të çështjes edhe duke shtërzyer, e në të njejtin moment vendimprerës, vendimmarrës, vendimshprehës - duke raplluar gishtin e madh me të tretin kokallë (nëse më kuptuat)!
    po plotsoj pakëz.... toleranca ndërfetare në trevat shqiptare është një ujë amull, për arsye se dihen përqindjet fetare edhe se shqiptarët janë popull europian, e këto dy specifika bëjnë normalizimin ndërfetar.

    Këtu po lexoj vetëm shtërzime fjalësh edhe duke i rraplluar gishtat, bisede mes shqiptarëve, sepse këtu janë dy çështje: rregulli fetar i një feje (që dihet mirëfilli paraqitja e një feje si feja më e mirë mbi të gjitha tjerat - këtë e dinë ata që vizitojnë nëtë njejten kohë edhe xhamiat edhe kishat dhe del definimi) dhe

    2. Interpretimi fetar ku krejt mvaret sa e mbështesin klerikët tanë konceptin - kombi e feja. Aty ku vëhen kombi mbi fenë, padyshim se ekziston edhe toleranca ndërfetare, në të kundërten, rregulli i secilës feje është mbizotërimi mbi tjetren.

    Toleranca ndërfetare shqiptare ekziston për këto arsyena këtu sipër. Disa këtu në vend se të paraqesin tolerancë, paraqesin jotolerancë (turk-arab e grek e latin) domethënë se pikërisht këtu në forum, duke folur për harmoninë, paraqesin dis-harmoninë.

    Paramendoni sikur të jetë president - hoxha e kryeministër prifti, apo president myderrizi, e kryeministër - hoxha, apo një regullim shtetëror tjetër feje - atëherë do të kemi të flasim për harmoninë ndërfetare!

    Shqiptari lindet shqiptar dhe vdes shqiptar (në radhë të parë, anipse ndryshojnë ceremonitë fetare të lindjes e vdekjes)! Mbi të gjitha jemi shqiptar dhe padyshim kemi harmoni ndërfetare! Dis-harmoni ndërfetare mund të frymëzoj vetëm atheizmi shqiptar, sepse bie në kundërshtim me të gjitha fetë! Në të kundërten: atheistët sado që pretendojnë ndikimet e tyre, përsëri i takojnë një feje apo disa feve bashkë, sepse prindëritë e tyre janë pjestarëtë një feje apo disa feve bashkë familjarisht. Kështuqë, nivelizimi shqiptar, bëhet sikurse edhe ai botëror i kohës. Kurse në prizmin real sipsa diskutimeve shtërzime këtu, po del një titull tjetër: turko-arabët dhe greko-latinët shqiptarë!

    Për atë mbi të gjitha dominon termi - shqiptar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ZANOR : 18-12-2008 më 16:46

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga shefi_v Lexo Postimin
    harmoni fetare nuk ka te shqipetaret muslimanet gjithmon kan qen tolerant ndaj feve tjera edhe pse kan qen shumic paramendoni nese kishin qen shumic krishteret qfar kaosi do te ishte ba edhe krishteret gjithmon jan ata qe kan bre problem edhe nje gje qe ka ndodhur ne kohen e luftes banoret e nje fashtai te komunes se vitis kan qen te larguar prej shtepive te tyre edhe kan qendru ne fush apo mal afer fshatit stubell edhe nuk kan pasur ushqim e gjera elementare kur kan shku me kerku nga kataliket e stublles nuk ju kan dhan kan than qe mos u dukeni ketej pari se na vrasin shkijet paramendojeni edhe prap dalin edhe thojn ne jemi tolerant edhe kerkojn vende ne komun. Ne komunen e vitis nuk ka pasur te vrar ne luft shum mirepo kisha dasht me ju pyet sa katolik jan vrare? edhe pas luftes kam par nje filem shqip se si priftat kinse kan ndihmuar ushtaret e uck ne komunen e vitis (krejt rrena) qfar qudije
    Me sa kam nigju une ne kosove ka shum pak katolik, por di nji gja kur erdhen kosovart ne shqipri gjat luftes i kena marr ne shpijat tona pa i dvet a je mysliman a je katolik, Dhe kam nigjua se ne kosove kristjaneve u ka thane a je kaurr a je shqiptare, ne shqipni kurr sjan perdor ato pyetje.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    detiad, ti po thua ashtu, sepse


    në Kosovë ka vetëm - SHQIPTARË e 4-5% tjerë

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sindromi mesdhetar (mediteranien) a e keni degjuar dhe si e kuptoni.
    Nga Marya në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 10:24
  2. Dileme: si mund ta kuptoni ne ndjeni apo jo per dike?
    Nga FLOWER në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-10-2005, 07:27
  3. Çfarë kuptoni me termin Demokraci?
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:01
  4. Si e kuptoni këtë shprehje?
    Nga Astriti në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 13:02
  5. Cfare kuptoni me fjalen terrorist?
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 142
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •