Zbulohet familja e parë prehistorike, daton 4 500 vite më parë
ROME-I gjetën të përqafuar ashtu sic vdiqën para 4 600 vite më parë. Bëhet fjalë për familjen e parë prehistorike të zbuluar deri më sot. Të katër trupat kanë qënë të përqafuar me njëri tjetrin, mamaja, babai dhe dy fëmijët. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga sulmi që i është bërë nga një tjetër komunitet.
Familja prehistorike që daton 4 600 vjet më parë është gjetur në Eulau të Sasonisë, më saktë Gjermania e sotme nga një grup arkeologësh gjermanë. Agjencia italiane lajmeve Corriere Della Sera publikon lajmin duke iu referuar burimeve të agjencisë ANSA.
Prindërit kanë pak a shumë moshën rreth 30 vjec, kurse fëmijët 5 dhe 9 vjec. Siguria se ata janë një familje është vërtetuar nga analizat gjenetike, mikroskopike dhe radioskopike të kryera nga antropologët dhe arkeologët. Të investigosh për një botë kaq të harruar nuk është e lehtë. Gjithcka nisi në vitin 2005, kur u zbuluan disa varre të lashta. Por, studimet që pasuan me të tej ishin befasuese. Hetimet me anë të ADN vërtetuan se bëhej fjalë për një familje. “Duke përcaktuar lidhjen gjenetike mes dy të rriturve dhe dy fëmijëve, vërtetuam se bërthama e familjes paska qënë shumë e lashtë. Kemi të bëjmë me një familje prehistorike mu në qëndër të Europës”, tha Wolfgang Haak, pedagog në Universitetin e Adelaides rreth kërkimeve për varrin e gjetur.
Haak vazhdon më tej mendimin duke theksuar se në këtë rast prova antike gjenetike tregon unitetin rreth vdekjes që përcjell më pas unitetin për jetën. Arkeologët tregojnë se pas kësaj fotoje fshihet një përplasje e dhunshme. Trupat kanë plagë të rënda në duar, këmbë. Duket qartë se ata janë vrarë.
Varri i gjetur hedh dritë edhe mbi ritualin e varrimit në kohën prehistorike. Duket se ka patur një ritual që përmbahej në norma të caktuara. Pas kësaj arkeologët hedhin hipotezën se njerëzit e 4 500 viteve më parë kultivonin agrikulturë, madje shkonin dhe për gjah. Varri i gjetur ka hapur shumë dilema, mbi jetetën e njeriut në ato vite. Raportet mes burrit dhe gruas, raporti prindër-fëmijë, që sipas arkeologëve duhet të ketë ekzistuar dicka e tillë, që njeriu të mund të mbijetonte në realitetin e dhunshëm që i kanosej nga natyra apo nga lloji i vet.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt