Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    Digjet flamuri Grek në Sarandë!

    Ky është një lajm i vjetër por duke lexuar e hasa diku dhe desha ta ndaja me ju!
    Gjithashtu desha të di se cili është opinioni juaj për këtë akt të këtyre të rinjëve të Sarandës
    _____________

    Parulla të rënda antishqiptare të lëna në muret e gjimnazit të qytetit kanë shkaktuar provokim tek disa të rinj, të cilët në mënyrë demonstrative dogjën flamurin grek. Situata provokative mes palësh ka çuar në ngritjen e një grupi hetimor nga policia e Sarandës, për të zbardhur shkaktarët e saj. "Rroftë Greqia", "Vdekje Shqipërisë së madhe" apo më tej akoma "Fu*k Albania" janë shprehjet e shënuara me spry të zi në muret e pasme të shkollës së mesme "Hasan Tahsini". Ato janë zbuluar vetëm në mesditë, ndonëse dyshohet se ishin fiksuar në mure gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Pjesa e murit të shkollës në formë harku ka qenë shkaku i zbulimit shumë orë më vonë nga shënimi i parullave provokuese deri në 1.80 m lartësi. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm shumë forca të policisë e prokurorisë, të cilët nisën verifikimin, me qëllim gjetjen e provave që do t'i çojnë drejt autorëve të saj. Të tjerë janë urdhëruar të lyejnë murin me gëlqere, për të shmangur përballjen e qindra nxënësve sot me to.
    Rreth dy orë më vonë, një grup të rinjsh dogjën në mes të Sarandës flamurin bardheblu të shtetit grek. Ata e kanë cilësuar si një reagim spontan veprimin e tyre, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Himarë. Rreth orës 14:00, një grup prej 6 vetësh, banorë të Sarandës, të moshës nga 18-19 vjeç janë grumbulluar në lulishten në qendër të qytetit për të shprehur në këtë formë protestën e tyre, por duke mos pranuar se kishin dijeni për parullat antishqiptare. "Grumbullimi ishte spontan, - u shprehën ata. - Askush nuk na ka nxitur". I pyetur për ngjarjen, një 18-vjeçar, i cili tha se quhej Rinush, tregon se po bisedonin mes shokësh, të mbledhur në një lokal. "Ndërsa flisnim për gjëra të ndryshme, biseda jonë shkoi te lajmet e ditës së shtunë, kur një kanal televiziv yni dha intervista të shkurtra të marra nga banorë të Himarës, emrat e të cilëve kryebashkiaku i Himarës Bollano u kishte shtuar gërmën "S" në fund, duke i quajtur kështu grekë. Duke folur me njëri-tjetrin për këto veprime të Bollanos, njëri prej shokëve tanë shkoi dhe gjeti një flamur grek dhe në moment vendosëm ta digjnim. Ndërsa shihnim djegien e flamurit shpirtërisht na doli nga zemra urrejtja për atë kryebashkiak, Bollanon, që jeton në shtetin tonë, ha bukën tonë dhe shprehet se Himara është greke. Por dhe në kundërpërgjigje të deklaratave të fundit të bëra nga zyrtarë të minoritetit dhe shtetit grek", u shpreh një nga protagonistët. Me parullat "Rroftë Shqipëria", "Poshtë grekët", "Poshtë Bollano", të rinjtë, pasi e kanë shtrirë flamurin grek fillimisht në tokë, me urrejtje e kanë djegur atë. Policia e Sarandës nuk ka qenë e pranishme gjatë këtij demonstrimi në mes të qytetit, ndërsa gjithçka është realizuar brenda rreth 15 minutash. Të pyetur nëse kanë pasur dijeni për djegien e flamurit grek, burime të policisë e mohuan këtë fakt, duke shtuar se nuk kanë pasur asnjë kërkesë për tubim në qytet.


    "Do shkojmë në Himarë"
    Nuk dihet nëse është thjesht një deklaratë emocionale gjatë zhvillimit të protestës së djeshme, por grupi i të rinjve protestues ka deklaruar se, të njëjtin veprim do të kryejnë dhe në Himarë. Sipas tyre, javën që vjen do të organizohen për të tubuar në qytezën e Himarës kundër deklarimeve të lëshuara së fundi, kur disa banorë të minoritetit kanë kërkuar autonomi.

    Precedenti i flamurit
    Djegia e flamurit nuk është rasti i parë që në Sarandë kryhet i njëjti veprim. Mesditën e 7 marsit 2007, një grup prej 50 të rinjsh të qytetit të Sarandës protestuan, duke djegur 3 flamuj helen, në shenjë reagimi për një video të transmetuar, kur ushtarë grekë lëshonin thirrje të tmerrshme antishqiptare gjatë stërvitjeve që kryenin.

    Për ta ilustruar!
    http://www.youtube.com/watch?v=YoHXvxaB94w
    Ndryshuar për herë të fundit nga flory80 : 18-11-2008 më 14:05
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #2
    Flory80, zjarri nuk shuhet me benzine. Prandaj djegja e flamureve nuk eshte gjeja me e zgjuar ne te tilla situata. Sikurse patriotizmi nuk tregohet me te tilla veprime.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Flory80, zjarri nuk shuhet me benzine. Prandaj djegja e flamureve nuk eshte gjeja me e zgjuar ne te tilla situata. Sikurse patriotizmi nuk tregohet me te tilla veprime.
    brooklyn2007
    Jam shume dakord me ju. Nuk eshte patriotizem qe cunat tane te djegin flamurni grek.
    Sikur te digjnin Greqine do ishte gje e mencur, por qe djegin nje pacavure bardh e blu (me te cilen me gjith qejf do fshija prapanicen pas cdo te dhj*ere) me duket nje marrezi e rradhes. Patriotizem BOSH.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    zjarri nuk shuhet me benzine
    Dakort me ty brook.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Po te ndodhte e njejta gje nga shqiptaret ne Selanik apo Athine , cka do te ndodhte , si do reagonin greket ?
    Kjo pune do shkonte deri ne keshillin e europes , do behej pordhe e piskam gjithandej , te gjitha media greke do ulurisnin .......

  6. #6
    IrC AlBaSoUl.CoM Maska e MISTREC_BERATI
    Anëtarësuar
    11-03-2003
    Vendndodhja
    GreeCe
    Postime
    150
    mire ben qe e dogjen ore
    Na mbyten servilat.com

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Injoranca ne kulm.

  8. #8
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Unë pajtohem me të gjithë ju që kjo nuk është forma e duhur për të treguar patriotizmin, por nga ana tjetër nuk i gjykoj dot këta të rinj sepse kjo ishte një përgjigje për një tjetër grup "të rinjsh" që kishin mbushur muret e gjimnazit me parrulla anti-shqiptare
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #9
    Krimbat greke ne shqiperi duhen shtypur.

  10. #10
    Po si mund te sjellesh nje subjekt te tille te konsumuar prej shume kohesh? Ky eshte lajm i 2007. Ju lutem mos e trajtoni forumin sikur te jete pacavure. Cfare bukurie apo rendesie ka ky lajm qe te nxirret nga arkiva dhe te trajtohet sikur eshte ndonje heroizem?

    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Flory80, zjarri nuk shuhet me benzine. Prandaj djegja e flamureve nuk eshte gjeja me e zgjuar ne te tilla situata. Sikurse patriotizmi nuk tregohet me te tilla veprime.
    Ndaj te njejtin mendim. Pavaresisht sa nuk i gelltis dot as greket dhe as ato qe na kane bere ne si popull perseri dhunimi i simboleve kombetare te cdo vendi eshte barbari dhe akt i denueshem nga cdo njeri me tru.

    Tema mbyllet ketu.

Tema të Ngjashme

  1. Flamuri Kombëtar kuq e zi, valevitet krenar në Manhattan
    Nga brooklyn2007 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 01:34
  2. Flamuri i Dardanisë mungon në festimet e 28 nëntorit në Kosovë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  3. Digjet jahti në det, shpëtojnë 4 polakët në Sarandë
    Nga atdhetari81 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 04:02
  4. Si u hoq ylli i komunisteve nga flamuri i shqiptarëve
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2005, 18:49
  5. Digjet dhe griset flamuri shqiptar
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-04-2005, 15:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •