Ky është një lajm i vjetër por duke lexuar e hasa diku dhe desha ta ndaja me ju!
Gjithashtu desha të di se cili është opinioni juaj për këtë akt të këtyre të rinjëve të Sarandës
_____________
Parulla të rënda antishqiptare të lëna në muret e gjimnazit të qytetit kanë shkaktuar provokim tek disa të rinj, të cilët në mënyrë demonstrative dogjën flamurin grek. Situata provokative mes palësh ka çuar në ngritjen e një grupi hetimor nga policia e Sarandës, për të zbardhur shkaktarët e saj. "Rroftë Greqia", "Vdekje Shqipërisë së madhe" apo më tej akoma "Fu*k Albania" janë shprehjet e shënuara me spry të zi në muret e pasme të shkollës së mesme "Hasan Tahsini". Ato janë zbuluar vetëm në mesditë, ndonëse dyshohet se ishin fiksuar në mure gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Pjesa e murit të shkollës në formë harku ka qenë shkaku i zbulimit shumë orë më vonë nga shënimi i parullave provokuese deri në 1.80 m lartësi. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm shumë forca të policisë e prokurorisë, të cilët nisën verifikimin, me qëllim gjetjen e provave që do t'i çojnë drejt autorëve të saj. Të tjerë janë urdhëruar të lyejnë murin me gëlqere, për të shmangur përballjen e qindra nxënësve sot me to.
Rreth dy orë më vonë, një grup të rinjsh dogjën në mes të Sarandës flamurin bardheblu të shtetit grek. Ata e kanë cilësuar si një reagim spontan veprimin e tyre, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Himarë. Rreth orës 14:00, një grup prej 6 vetësh, banorë të Sarandës, të moshës nga 18-19 vjeç janë grumbulluar në lulishten në qendër të qytetit për të shprehur në këtë formë protestën e tyre, por duke mos pranuar se kishin dijeni për parullat antishqiptare. "Grumbullimi ishte spontan, - u shprehën ata. - Askush nuk na ka nxitur". I pyetur për ngjarjen, një 18-vjeçar, i cili tha se quhej Rinush, tregon se po bisedonin mes shokësh, të mbledhur në një lokal. "Ndërsa flisnim për gjëra të ndryshme, biseda jonë shkoi te lajmet e ditës së shtunë, kur një kanal televiziv yni dha intervista të shkurtra të marra nga banorë të Himarës, emrat e të cilëve kryebashkiaku i Himarës Bollano u kishte shtuar gërmën "S" në fund, duke i quajtur kështu grekë. Duke folur me njëri-tjetrin për këto veprime të Bollanos, njëri prej shokëve tanë shkoi dhe gjeti një flamur grek dhe në moment vendosëm ta digjnim. Ndërsa shihnim djegien e flamurit shpirtërisht na doli nga zemra urrejtja për atë kryebashkiak, Bollanon, që jeton në shtetin tonë, ha bukën tonë dhe shprehet se Himara është greke. Por dhe në kundërpërgjigje të deklaratave të fundit të bëra nga zyrtarë të minoritetit dhe shtetit grek", u shpreh një nga protagonistët. Me parullat "Rroftë Shqipëria", "Poshtë grekët", "Poshtë Bollano", të rinjtë, pasi e kanë shtrirë flamurin grek fillimisht në tokë, me urrejtje e kanë djegur atë. Policia e Sarandës nuk ka qenë e pranishme gjatë këtij demonstrimi në mes të qytetit, ndërsa gjithçka është realizuar brenda rreth 15 minutash. Të pyetur nëse kanë pasur dijeni për djegien e flamurit grek, burime të policisë e mohuan këtë fakt, duke shtuar se nuk kanë pasur asnjë kërkesë për tubim në qytet.
"Do shkojmë në Himarë"
Nuk dihet nëse është thjesht një deklaratë emocionale gjatë zhvillimit të protestës së djeshme, por grupi i të rinjve protestues ka deklaruar se, të njëjtin veprim do të kryejnë dhe në Himarë. Sipas tyre, javën që vjen do të organizohen për të tubuar në qytezën e Himarës kundër deklarimeve të lëshuara së fundi, kur disa banorë të minoritetit kanë kërkuar autonomi.
Precedenti i flamurit
Djegia e flamurit nuk është rasti i parë që në Sarandë kryhet i njëjti veprim. Mesditën e 7 marsit 2007, një grup prej 50 të rinjsh të qytetit të Sarandës protestuan, duke djegur 3 flamuj helen, në shenjë reagimi për një video të transmetuar, kur ushtarë grekë lëshonin thirrje të tmerrshme antishqiptare gjatë stërvitjeve që kryenin.
Për ta ilustruar!
http://www.youtube.com/watch?v=YoHXvxaB94w
Krijoni Kontakt