Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 76
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Shpresat dhe deshirat e njerezve pa pushtet jane shume te ndryshme nga shpresat dhe deshirat e atyre me pushtet. Dhe mqs pushtetin e kane keta te fundit, atehere do realizojne deshirat dhe qellimet e tyre dhe jo ato te te tjereve.
    Ketu ke shume te drejte dhe jam dakort, biles kjo eshte edhe nje nga pengesat kryesore sepse ata jo vetem qe nuk do realizojne qellimet dhe deshirat e te tjerva por nese ato qellime dhe deshira rrezikojne ata vete ateher do mundohen me cdo mjet qe ato te mos i realizojne as te tjeret.

    Per me teper te mendosh qe do ngrihet nje shoqeri "jo-materialiste" per mua eshte jashte realitetit. Qe ne kohen e njeriut te shpelles eshte pikerisht materializmi (interesi materialist) dhe synimi per pushtet (qe te dyja keto permblidhen me fjalen e vetme: UNI) qe ka qene "motorri" i cdo lloj shoqerie qe njeriu ka shpikur. Edhe strukturat qe jane vet-shpallur "jomaterialiste" ose kane mashtruar qe ne fillim, ose ai "idealizmi" ka vdekur rruges (shume shpejt madje) dhe eshte shnderruar serish ne mashtrim, pra eshte kthyer ne origjine.
    Kurse ketu nuk jam shum dakort, nje shoqeri "jo-materialiste" nuk do te thote medoemos Idealiste.
    Jo te gjith popujt qe kane dale nga shpellat kane ndjekur rrugen materialiste ka patur nga ata qe kane arritur nje shkalle shume te larte shpirterore e aspak materialiste.
    Njeriu ose UNI nuk zbritur ne toke per te patur sa me shume shtepi, makina,motora, tv,anije,flori,para,etj.... por per tu zhvilluar shpirterisht dhe menderisht ne nje shkalle gjithnje e me te larte.
    Fakti qe shum UNA kur kane arritur ne maje te nje mali me materie te krijuar prej tij e ka ndier veten perseri bosh, dhe disa prej tyre jane vetevrare nga boshlleku qe kan ndiere brenda tyre.
    Evolimi i cdo njerit prej nesh nuk ka lidhje me fene.
    Njeriu lind, pastaj rritet fizikisht,dhe ka harruar se rritja vazhdon, sepse mbas rritjes fizike vjen ajo shpirterore, ku sipas aftesive te sejcilit arrin ne shkalle te ndryshme.
    Mbas vdekjes njeriu nuk merr dot asgje materiale, ndersa qe ka mundesi them ka mundesi te marre ate nivel shpirteror qe ka arritur gjate zhvillimit te tij mbi toke.Ne nuk jemi vetem materie por edhe energji,edhe shpirt te cilat mendoj se nuk zhduken por shnderohen ne nje shkalle me te larte ose me te ulet sipas eksperiences qe ke kaluar ne toke.

    Eksperienca materialiste e qenies sone po verteton rrugen e gabuar qe po ndjekim , dhe qe nuk mund te na coje me larg se sa kemi arritur.
    Ne te kundert qenia jone do veteshkaterrohet nga "kultura materialiste"
    dhe "injoranca shpirterore"

    Prandaj une per vete kam hequr dore nga "deshirat" dhe "shpresat". Meqenese nuk shoh me futboll (sepse nuk me duket me si sport) ndjek ngjarjet politike qe ne menyre ironike me duken me "sport" sesa futbolli.
    Kurse mua nuk me ka pelqyer kurre te shoh se si luajne te tjeret ,gjithmon kam preferuar te luaj vete ,dhe shpesh here kam luajtur mire ,saqe me kan bere edhe kapiten, e kam bere edhe gola te bukur.
    Gjithmon ne porten e kundershtarit.
    larguar forever

  2. #62
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    A hala kurrkush nuk e perktheje kete film ne shqip ???

  3. #63
    E pse ta perkthejne ne shqip? Ka me shume rendesi e vlere Big Brother dhe gomarlliqe te tjera me te cilat mbushen tv shqiptare sesa ky lloj informacioni qe transmeton Zeitgeist.

  4. #64
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Tema eshte jo vetem interesante, por iluministe ne plot kuptimin e fjales! Eshte pak a shume nje tavolin e rrumbullaket debati, mbi shume materiale qe kane egzistuar me kohe ne forum, per te cilat i duhet dhene kredit Darius per dedikimin e treguar ne mbledhje, shqyrtime dhe perkthime. Une jam prezantuar ne nje moshe fare te re me idene e teorive konspirative, me klanet e familjet qe fshihen mbrapa cdo harku qe kjo rrote ka ndermarre nder vite dhe me pretekstet e nxjerra e pasojat e tyre mbi njerezimin. Duke qene gjithnje natyre skeptike, kerkuese, zhbiruese dhe i gatshem per te debatuar, dikur kisha pasion dhe ndjeja nevoje ta ndaja me njerezit e miqte idene time. Ketu fillon problemi. Shume, nuk jane te pregatitur te perpallen me ide kaq kundra-rrymes me te cilen jane rritur e propagandat me te cilat jane ushqyer. Shpesh-here etiketohesh me terma te ndryshem qe kane te bejne me rrjedhjen e trurit. You get used to it, if you're strong enough not to let yourself go bubu..

    Tani, interneti eshte bombarduar me video qe shprehin taze, frymen e re ne te cilen bota eshte drejtuar. Por ketu qendron e tere klecka e muhabetit dhe shume e anashkalojne. Tani jemi ne kohen kur konspiriteti po shnderrohet ne fakt, ne realitet dhe kjo po behet jo pa qellim. Mos harroni qe jane pikerisht ato te fshehtit e dikurshem, te cilet kontrrollojne median, kontrrollojne internetin, kontrrollojne qeverite e bankat, kontrrollojne Boten...dhe sot, kane fuqine absolute (te cilen mendoj se e kane patur gjithnje) dhe kerkojne vete qe njerezit te sensibilizohen te tere ne fatin qe i pret. Por si arrihet kjo? Kjo fillon gradualisht, duke krijuar dokumentar demaskues gjasme, por nga ana tjeter, duke nxjerre edhe dokumentare qe i hedhin poshte teorite. Dmth, pak ping-pong me masen njerezore, thjeshte per ti zgjuar nga gjumi lezetshem, pa panik qe mund te krijonte probleme te panevojshme. Eshte njelloj si ai i zgjuari nga koma, te cilit i duhet folur teper avash, nga rreziku se mos kthehet serisht ne koma, nga shoku. Kane filluar e po vazhdojne me fuqishem me filma, me libra, me dokumentare. Po e tregojne akoma me ndjeshem ne realitetin qe po jetojme. Me krizen boterore, per te cilen flasin vetem per pasojat, por asnjehere per shkakun qe shembi tere hallkat e zinxhirit boteror, kaq patritmas. Po e tregojne me fuqizimin e Kines e Indise, ne menyre per te krijuar nje ballancim ekonomik ne bote..e ballancimi ekonomik sjell ne nje fare menyre barazine, socializmin, nga ku mund te hidhen themele te metejshme per NWO. Nejse, lista eshte pa fund. E rendesishme eshte qe secili te degjoje 100 e te beje si te dije vete. Ndryshe nga Darius, une jam i bindur qe edhe Maxwell Jordan e Alex Jones, partizanet e tellallet qe demaskojne rrezikut boteror, jane pikerisht pionieret e ushtaret e tyre, qe luajne perpikshmerisht cdo pjese te skenarit teper te rrafinuar ne te cilen bejme pjese. Ajo pjesa e pare (Video e pare), eshte me thelbesorja. Nese studion (jo thjeshte shikon) ate video, ke marr esencen e gjithckaje per te cilen dje kishe dyshime, ose qe kishe bindje fanatike qe ishte ndryshe. Prej asaj, mjafton te studiosh realitetin dhe pikat mbi I i ve vete!

  5. #65
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120

    video koti

    ne fillim dukej sikur do kete permbajtje interesante dhe te rendesishme por doli nje krijim artistik koti i cili ishte bere apostafat per amerikanet (keshtu qe ska nevoje te perkthehet ne shqip) permbante skena filmash, ato faktet e 11 shtatorit ishin krejtesisht te pabaza ndersa kjo ide e zeitgeist qe po e quani per zhdukjen e klasave shfrytezuese nuk eshte e re por daton qe nga Karl Marx dhe emri i vertete eshte komunizem, sa i perket anes pozitive te dokumentarit - idiiotesia masive, banka qendrore, terrorizmi si term trushperlares, idiotesia e adhurimit te vatikanit, ideja mitike e zotit, jane mese te verteta por nuk i duhet njeriut dokumentar qe te vetedijesohet per gjera te tilla vetem nje mendim serioz dhe racional

  6. #66
    Faktet e 11 shtatorit te pabaza? Kot po te pyes, me sa vemendje e ke pare kete dokumentar dhe sa ke pare apo lexuar ti per 11 shtatorin? Zeitgeist nuk eshte nje dokumentar vetem per amerikanet po per gjithe ata qe duan ta vene trurin ne pune sot ne bote. Dhe jo, je gabim shume. Ska asgje te perbashket me Karl Marx apo idete e tij komuniste, perkundrazi eshte oponont i fuqishem i kesaj ideologjie me demek komuniste ( por qe eshte thjesht kontrolli me i perbindshem masiv ndaj njeriut) etj. Vlera e madhe e ketij dokumenti eshte ajo qe per asnje moment nuk shfrytezon forcen sugjestive te ekranit por te jep faktet (dhe e them me te madhe, FAKTET) qe ti shohesh, kontrollosh e verifikosh vete. Njerezimi ka nevoje sot per me shume Zeitgeist qe te cohen nga letargjia qe i ka pushtuar trurin dhe te kuptoje qe po shkon drejt vet asfiksise me apatine, injorancen dhe verberine e qe e ka pushtuar. Nese kjo fryme te duket komuniste atehere je gabim. Eshte e drejta themelore e cdo qenie ne kete planet qe lind e lire dhe te jetoje e lire. Ndersa ajo qe ndodh flet thjesht per nje skllaverim masiv te trurit dhe shpirtit njerezor. Jo si faj i sistemit shoqeror (qofte ky kapitalist apo socialist) por si pasoje e manipulimit dhe egersise se nje pakice qe kontrollon shumicen. Nese nuk kuptohet gremina ku po shkojme si shoqeri njerezore dhe nuk reagohet ne kohe, atehere e meritojme me plot gojen qe te shuhemi si rrace. Historia po perseritet dhe mesa duket nuk na ka mesuar asgje.

  7. #67
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga micro-phobia Lexo Postimin
    ne fillim dukej sikur do kete permbajtje interesante dhe te rendesishme por doli nje krijim artistik koti i cili ishte bere apostafat per amerikanet (keshtu qe ska nevoje te perkthehet ne shqip) permbante skena filmash, ato faktet e 11 shtatorit ishin krejtesisht te pabaza ndersa kjo ide e zeitgeist qe po e quani per zhdukjen e klasave shfrytezuese nuk eshte e re por daton qe nga Karl Marx dhe emri i vertete eshte komunizem, sa i perket anes pozitive te dokumentarit - idiiotesia masive, banka qendrore, terrorizmi si term trushperlares, idiotesia e adhurimit te vatikanit, ideja mitike e zotit, jane mese te verteta por nuk i duhet njeriut dokumentar qe te vetedijesohet per gjera te tilla vetem nje mendim serioz dhe racional
    Cudi, - eshte hera e pare qe e degjoj se Shoqeria Humaniste dhe neoHumanizmi si fryme e posalindur, qenka komunizem!


    >> Postim koti <<
    nga nje krijese e lindur per te shpenzuar oksigjen;
    mos ki frike, nuk je vetem...
    je vetem nje nder miliarda!

    (mikrrob ma!)
    Aerob.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #68
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120

    Komunizem me mangesi

    Kjo ideologji e quajtur zeitgeism pa me te voglin dyshim, eshte KOMUNIZEM me mangesi, pasi tenton qe ideologjite e sistemit komunist ti instaloj ne kokat e popullit me ane te propagandes, dhe kjo eshte e pamundur prandaj e quaj me mangesi, komunizmi perpos ideologjise se vet anti-feudaliste (kapitalizmi eshte feudalizem i reformuar) kishte edhe strategjine politiko-ushtarake qe pasqyronte nje sistem totalitar, pasi e vetmja menyre e mbajtjes se komunizmit ne jete eshte ndeshkimi i cdo individi qe vepron ne dem te tjetrit,dhe kjo pasi vet natyra njerezore eshte imorale, e eger, shfrytezuese, dhe nuk eshte shkaku i nje pakice por i nje shumice ne te cilen kemi individe te talentuar ose te familiarizuar - dominante dhe individe te pa-talentuar ose te pafamiljarizuar - skllever, kam fjalen per talentin e suksesit ne sistemin kapitalist.
    Vete diferenca e madhe e gjendjes ekonomike midis familjeve (siq thote ne dokumentar 1% e njerezimit posedon 40% te fuqise materiale), na le te kuptojme se pjesa e trete eshte e sakte, sa per fene c'dokush qe ka mend e din se cfare eshte feja edhe pse me duket pak si teper e zbukuar kjo histori qe jep zeitgeismi, por per sulmet e 11 shtatorit????? pikpytetje e madhe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga micro-phobia : 13-11-2009 mė 13:12

  9. #69
    Qe te heqesh pikepyetjet fillo e shfleto e ndiq materialet qe kane vite qe jepen. Do te te ndihmoje. Per kusurin spo te pergjigjem se ke ide shume te paqarta ne koke. Mos e ngaterro veten me teorizime kur gjerat jane me te thjeshta sesa duken. Mos fol per komunizmin ne poziten e antikonformistit. Bien ndesh ne parim dhe te fusin ne nje qorrsokak.

    p.s. Eshte po kjo pakice kontrolluese ajo qe krijoi komunizmin si filozofi e me pas ideologji.

  10. #70
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga micro-phobia Lexo Postimin
    Kjo ideologji e quajtur zeitgeism pa me te voglin dyshim, eshte KOMUNIZEM me mangesi, pasi tenton qe ideologjite e sistemit komunist ti instaloj ne kokat e popullit me ane te propagandes, dhe kjo eshte e pamundur prandaj e quaj me mangesi, komunizmi perpos ideologjise se vet anti-feudaliste (kapitalizmi eshte feudalizem i reformuar) kishte edhe strategjine politiko-ushtarake qe pasqyronte nje sistem totalitar, pasi e vetmja menyre e mbajtjes se komunizmit ne jete eshte ndeshkimi i cdo individi qe vepron ne dem te tjetrit,dhe kjo pasi vet natyra njerezore eshte imorale, e eger, shfrytezuese, dhe nuk eshte shkaku i nje pakice por i nje shumice, dhe ne kete shumice kemi individe te talentuar ose te familjarizuar - dominante dhe individe te pa-talentuar ose te pafamiljarizuar - skllever, kam fjalen per talentin e suksesit ne sistemin kapitaliste, vete diferenca e madhe e gjendjes ekonomike midis familjeve siq thote ne dokumentar 1% e njerezimit posedon 40% te fuqise materiale, na le te kuptojme se pjesa e trete eshte e sakte, per fene cdokush qe ka mend e din se cfare eshte feje edhe pse me duket pak si teper e zbukuar kjo histori qe jep zeitgeismi, por per sulmet e 11 shtatorit????? pikpytetje e madhe

    Ne permbajtjen e gjere te subjektit, i cili serish si materie, e tejkalon shumefish hapesiren qe perfmbledh ligjerimi ne fjale; mund te thuhet se ka jone e tone qe mund te te perkujtojne melodi te degjuara edhe ne lidhje me komunizmin, e ku ta di sa e sa te tjera.
    Cdo gje ngjet me dicka tjeter, e serish eshte tjeter gje.

    Une Nuk mund te them se ngjet me komunizem, sepse konkretisht, nuk e di cka eshte komunizmi, nje gje qe nga ky pikveshtrim, per me teper, nuk mund ta dish as ti.

    Komunizmi eshte nje rregullim shoqeror qe nuk ka ekzistuar kurre dhe askund.

    Ne rast se ne nė zhargon te perditshem konvencional, me fjalen komunizem kemi denominuar dicka qe Stalini e Enveri e ca te tjere e kane vetproklamuar si komunizem, duhet pasur te qarte qe ne fillim se nuk bejme fjale per te njejten gje! Ajo nuk eshte komunizem; Shprehja "mire" nuk do te thote mire, sidomos kur subjekti kete ia thote vetes, e aq me pak kur perdoret per te denominuar te keqen. Kemi "qeverisje te mire" dhe "qeveri qe e quan veten te mire". Keso dihotomish te poshtra rrijne kundershtim te plote me realitetin dhe arsyen.

    Keshtu pra edhe stalini e enveri si mikrostalin, e quanin sistemin e tyre dhunues, socializem qe ka per synim komunizmin. Por ne realitetin konkret ndertuan diktature klasash, me pabarazi ekstreme dhe skllaveri te paskajshme qe synim te fundit e kishte edhe familjen, qelulen e fundit te shendoshe te shoqerise.

    Te gjithe e njihnin komunizmin ideor shume kohe para se te vetquhenin komuniste perbindeshat grabites te saj, dhe te gjithe e dinin se ai qe quan veten komunist do te thote se ka bindje te mira dhe te dobishme per te gjithe njesoj.

    Ata pra, bene dicka tjeter - ajo quhet monizem, diktature, dhe shoqeri e klases ektremisht e diferencuar shtypese dhe gjithe pjeses tjeter te shtypur.

    Ndertuan pra tiranine e tyre duke e quajtur kete shemti cnjerzore komunizem dhe me fjalet tjera te koncepteve me te bukura te fjalorit njerzor. Por u vetquajten.

    Ku eshte shkruar apo kur eshte thene se komunizmi eshte nje sistem monist, centralist dhe diktatorial, e klaseve ekstremisht te diferencuara te sundimit dhe te nenshtrimit?

    Asku!
    Hulimto pak per kongresin socialist ne Londer i cli u mbajt pak para luftes se dyte boterore, qe ta kuptosh shprehjen "bolshevik"; cka do te thote ajo, si dhe perse keta komuniste quheshin ndyshe bolshevik; Dhe se a ka qene ai sistem te cilin ne zhargon bota e njeh sot me emrin komunizem apo qeverisje e vetquajtur clirimtare e mire dhe popullore [ku, populli s'kishte asgje ne dore, as buken bile], apo forma me e tmerrshme skllavopronarise se kombeve e kombesive nen regjimin e atyre qe veten e quanin mesi te komunizmit dhe clirimtar ndersa qellimin e tyre udheheqje te drejte drejte shoqerise se komunizmit te vertete te mireqenies perrallore te cilit ne praktike as natja nuk i shihej askund.

    Shih se si i ngjet veja-vese ndonjehere...

    Une nuk them se nje fryme e tille nuk mund te shperfytyrohet tmerresisht nga krijesa te tilla antinjerzore njesoj; serish!

    Ka njerez qe ne portofolin e xhepit mbajne ide ndoshta shume me te medha por qe nuk do ti nxjerrin kurre ne drite. Prej vet faktit se ato mund te jene aq te vlefshme sa dikush te mendoje se ia vlen te vdesesh per to. Ndersa nje ide per te cilen ti je i gatshem te vdesesh, me automatizem te shnderron ne nje perbindesh qe eshte nje gjendje te vrase milona...

    Por qellimi i ketij shkrimi ishte te te tregoje se kur thua se Zeitgeist 'ngjet me komunizmin' apo aq me teper se eshte komunizem, duhet ta kesh te qarte se po i referohesh krahasimisht nje gjeje qe nuk ka ekzistuar kurre dhe per te cilen nuk mund ta dijme se si eshte. Dhe te pershkruash dicka te panjohur me dicka akoma me te panjohur eshte si te pjestosh 0 me 0, -rezultati del i padefinuar apo me sakte, krejtesisht i pavlefshem dhe invalid.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zeitgeist - "The greatest story ever told"
    Nga Jack Watson nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-11-2009, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •