Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 76
  1. #51
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Nje rend efikas mund te krijohet vetem kur njeriu te kete moralin ne nje nivel te tille qe te mos lejoje veten te marre me shume se sa ka nevoje. Te beje dallimin midis DUA dhe kam NEVOJE. te kuptoje se dija dhe balanca jetesore jane superiore krahasuar me jetesen dhe luksin qe ajo mund te ofroje, dhe te zgjedhe vullnetarisht te paren. Te beje dallimin midis cfare me takon dhe cfare dua te posedoj. Ky eshte morali per te cilin bera fjale.

    Do deshiroja te dija sa njerez te tille (si Sokrates) njeh secili. Pastaj, le te flasim per Rende Shpirtetore te Shekujve.

    Sistemi leninist/enverist nuk ishin komunizem. Ne se lexon Marksin kupton menjehere qe sistemi qe ai prezanton eshte pak a shume keto qe jane shkruar ne kete teme, por ne forme me shkencore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 22-11-2008 mė 08:24

  2. #52
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Po i bie bie shkurt me qe kam kohe ne dispozicion.

    1. Qellimi kryesor ekzistences se bankave nuk eshte te na ruaje kursimet, dhe te evitoje keqperdotimin e parase leter. Qellimi kryesor eshte te konsolidoje fondet e paperdorura, kursimet tona, ne projekte qe kerkojne financim. Pra Bankat balancoje kerkese ne oferten e parase, duke i dhene nderkohe atyre qe nuk e perdorin parane nje perqindje nga fitimi i atyre qe e kane shfrytezuar nderkohe.

    Per te hapur vende pune, financuar projekte madhore, nuke shte ide e mire te perdoresh tellalin e fshatit per te kerkiar 5 leke borxh nga cdo familje. Nuk eshte ide e mire as te shtypesh pare te reja (shteti), nderkohe qe nje shumice kartmonedhe fle ne sendyqe, poshte dyshekeve ose sirtare.

    Bankat jane nje e keqe e domosdoshme. Problemi eshte, se morali biznesit ka humbur. Bankat e kane super tejakluar leveraxhe (borxh - kapital i vet) duke spekulluar me ane te derivativveve. Per mendimin tim kjo eshte absulutisht ceshtje bonuses dhe shrytezim i ligjit per interesa personale.
    _____

    Thua qe kanuni nuk i konsideron njerezit (gjakun) patate. Ky eshte MORALI #1 Njerezor.
    Pajtohem plotesisht per gjith'cka ke thene - por per te qene cdo gje "safe and sound" - bankat duhet t'i kontrolloje demokracia zyrtare - e jo nje i panjohur nga ndonje shtet tjeter qe nuk i shihen as kembet as parate dhe i cili ato i investon krejt jasht shtetit prej ku thithen si ushujze...

    ---------
    Ne lidhje me qeshtjen e moralit ne Kanun e kemi nje te pa zgjidhur; mendoj se e ke radhitur edhe shqisen e drejtesise ne sektorin e konceptit 'moral', andaj nuk mund te kuptohemi.

    (Drejtesia buron nga arsyeja - morali nga bindjet).
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #53
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Nje rend efikas mund te krijohet vetem kur njeriu te kete moralin ne nje nivel te tille qe te mos lejoje veten te marre me shume se sa ka nevoje. Te beje dallimin midis DUA dhe kam NEVOJE. te kuptoje se dija dhe balanca jetesore jane superiore krahasuar me jetesen dhe luksin qe ajo mund te ofroje, dhe te zgjedhe vullnetarisht te paren. Te beje dallimin midis cfare me takon dhe cfare dua te posedoj. Ky eshte morali per te cilin bera fjale.

    Do deshiroja te dija sa njerez te tille (si Sokrates) njeh secili. Pastaj, le te flasim per Rende Shpirtetore te Shekujve.

    Sistemi leninist/enverist nuk ishin komunizem. Ne se lexon Marksin kupton menjehere qe sistemi qe ai prezanton eshte pak a shume keto qe jane shkruar ne kete teme, por ne forme me shkencore.
    Edhe ketu besoj radhitet shqisa e drejtesise (dhe vetsanksionimit) me ane te arsyetimit, me pare se me moral te cilin subjekti nuk e kupton fare.

    Po flasim ketu per dy shtresa njerezish me shkalle te ndryshme evoluimi. Mekanizmi moral eshte vetem nje shkale siper mekanizmit frike i cili i takon nje shtrese te pare te evolucionit te homosapiensit ne krjese komunitare. Por shtresa qe vetpermbajet me ane te shqises se arsyetimit eshte krejt e re ne perberjen e spicjeve psikosociale qe perbejne njerezimin.

    Por mekanizmi moral sado efikas ai deshton mjerueshem ne raste krizash. Ndersa mekanizmi i frikes mundet/mposhtet nga nje frike me e madhe duke deshtuar edhe me turpshem se cdo gje.

    Vetem mekanizmi i arsyes arrine te vej ne zgjedhe egersiren dhe ta orientoje shtyesen e saj te papermbajtur ne veprime te matura dhe te dobishme per te dhe per te tjeret.

    Morali thote: "sy per sy, e dhemb per dhemb" - Kanuni ~ Juria ~ Arsyeja, thote: "jo"!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #54
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Kanuni me moralin per te cilin flas une kane vetem nje burim. Qe qendron permbi Medisen e kohes. Pra nuk mund te jene te ndryshem. Ndersa morali per te cilin ben fjale ti, eshte ai social.

    Kanuni po ashtu eshte dhemb per dhemb, ne sensin qe nuk mund te kompesohesh me tere koken ne vend te dhembit.

    Por ajo qe eshte me e rendesishmja, shoqeria per te cilen beni fjale ju nuk mund te ndertohet nga nje kaste, pasi ne kete rast kjo e fundit do detyrohej te perdorte friken. Lexo: Ligjin. Ne jetojme ne shoqeri te tilla dhe nuk kemi nevoje te fillojme nga e para eksperimentet socialiste.

    Prandaj them qe shoqeria per te cilen behet fjale (pa e ditur mire edhe ata qe qe kane bere xhirimin) eshte nje shoqeri ku secili (me sakte shumica) mban mbi supe pergjegjesite e veta, pa u ankuar, pa ja hedhur te tjereve. Ne se ne shoqeri e tille ka filluar embrionalisht si Iluminat, than S'il Vous Plait!

  5. #55

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2008
    Postime
    2
    Citim Postuar mė parė nga Zėu_s Lexo Postimin
    Jo, d.m.th

    Shpirti i Kohes ose Fryma e Kohes ose Fantazma e Kohes


    Zeit = Koha

    Geist = Shpirte/Fyme/Fantazme (varet se ku dhe si perdoret)

    Time Ghost / Time Spirit
    nese ben ta korrigjoj ...

    "Als Zeitgeist werden die allgemein vorherrschenden intellektuellen Überzeugungen und Ideen, Meinungen und Lebensauffassungen einer Epoche bezeichnet, die das soziologische, kulturelle und religiöse Klima sowie Verhaltensregeln und Ethik einer Zeit oder Epoche bestimmen."

    hajt po provoj me e perkthy


    Zeitgeist ne pergjithshmeri do t' thot bindjet/besimet dhe idet sunduese intelektuale, mendimet dhe veshtrimet e jetes te nje epoke, qe klimen sociale, ate te kultures dhe fetare si dhe rregullat e sjelljes dhe etike te nje kohe apo epoke vendosin/reflektojn.

    ...pak a shume
    "Envy the country tha has heroes, pity the one that needs them!"

  7. #57
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po Denim por te gjitha keto ne gjuhen shqipe i permbledh "Fryma" te gjitha bindjet besimet filozofite menyra e jetes idealet orientimet kulturore etj etj etj jane "fryme" e kohes se caktuar, -ne kete rast "Fryma e Re" e nje epoke ne te cilen sapo kemi hyre...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2008
    Postime
    2
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Po Denim por te gjitha keto ne gjuhen shqipe i permbledh "Fryma" te gjitha bindjet besimet filozofite menyra e jetes idealet orientimet kulturore etj etj etj jane "fryme" e kohes se caktuar, -ne kete rast "Fryma e Re" e nje epoke ne te cilen sapo kemi hyre...
    hmmm ok kete nuk e dija ..."wieder mal was gelernt" thone gjermanet danke!
    "Envy the country tha has heroes, pity the one that needs them!"

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    javan...... Sistemi leninist/enverist nuk ishin komunizem. Ne se lexon Marksin kupton menjehere qe sistemi qe ai prezanton eshte pak a shume keto qe jane shkruar ne kete teme, por ne forme me shkencore.
    Kjo eshte shum e vertete dhe une e kam kuptuar kur lexova Marksin per here te pare ne shkolle te mesme 1981.

    E kam te ngulitur ne tru nje fraze te tij ku thote se :

    Para se shoqeria njerezore te arrije ne komunizem do egzistoje nje periudhe e gjate ndermjetese ku do te egzistojne te gjitha pronat,Ajo SHTETERORE,ajo PRIVATE,dhe ajo Shteterore+Private. Dhe vetem koha do te tregoje se cila nga keto do te coje shoqerine perpara.

    Ndersa komunistet i hoqen arbitrarisht pronat e tjera dhe lane vetem ate shteterore, ku malli eshte i te gjitheve dhe i askujt, e nuk ja lane ne dore kohes qe te vendoste per kete.

    Megjithse komandanti ine nuk deinigronte nga rruga marksiste dhe e ndiqte ate me perpikmeri.
    Ta thoja ne 81 kete postim do isha kalbur brenda deri ne vitet 90.

    Persa i perket temes mund tju them se sipas parashikimeve te mia nga ato qe kam lexuar brenda 5 vjeteve do linde nje levizje e re dhe nje popull i ri me ide shum me te perparuara se ato qe e sollen racen tone deri ketu.
    E cila nuk do bazohet mbi materializmin si gur themeltar te shoqerise por te kunderten e tij.
    Me teper se kaq nuk mund tju them.
    Po te dini te kerkoni librat e duhur do kuptoni se ajo shoqeri eshte ne fillemet e saj, ndersa shoqeria e sotme do vdese shume shpejt askush nuk e shpeton dot.
    larguar forever

  10. #60
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Teme interesante.

    E dini si me duket kjo "kriza" e sotme? (Dhe s`e kam thjesht per krizen financiare por edhe krizen e vete sistemit)
    Te barazvlefshme sikur te zhvillohej nje lufte (e armatosur) Serbi vs Greqi se kush do ta merrte Shqiperine. Dhe te pyesin nje shqiptar: "Me ke je?' E pavend, sepse ne te dyja rastet shqiptari e ha "m`dysh".
    C`eshte e verteta krahasimi "calon" ne nje pike sepse nga pikepamja e zhvillimit sistemi i ri duhet te jete me i zhvilluar.
    Por ajo qe krahasimi nxjerr ne pah eshte qe praktikisht, njerezit e thjeshte prape me dysh do e hane. Biles nuk eshte hic cudi qe "ustai i ri" te jete edhe me keq se "ustai i vjeter".

    Dhe nqs behet fjale per Qeverine Boterore (qe edhe une mendoj se eshte rruges) personalisht nuk shoh ndonje gje te mire ne horizont. Shpresat se do shembet "kulti i interesit" dhe i pushtetit, parase etj une i shoh vetem si "shpresa" dhe si "deshira".
    Dhe ato qe kam lexuar dhe ato qe kam pare me syte e mi, gjithmone kane treguar qe eshte krejt e kunderta. Pothuajse asnjehere "shpresat" dhe "deshirat" nuk kane qene ne perputhje me zhvillimet reale. Dhe kjo ka arsyen e vet. Shpresat dhe deshirat e njerezve pa pushtet jane shume te ndryshme nga shpresat dhe deshirat e atyre me pushtet. Dhe mqs pushtetin e kane keta te fundit, atehere do realizojne deshirat dhe qellimet e tyre dhe jo ato te te tjereve.

    Per me teper te mendosh qe do ngrihet nje shoqeri "jo-materialiste" per mua eshte jashte realitetit. Qe ne kohen e njeriut te shpelles eshte pikerisht materializmi (interesi materialist) dhe synimi per pushtet (qe te dyja keto permblidhen me fjalen e vetme: UNI) qe ka qene "motorri" i cdo lloj shoqerie qe njeriu ka shpikur. Edhe strukturat qe jane vet-shpallur "jomaterialiste" ose kane mashtruar qe ne fillim, ose ai "idealizmi" ka vdekur rruges (shume shpejt madje) dhe eshte shnderruar serish ne mashtrim, pra eshte kthyer ne origjine.

    Pra nga vete eksperienca njerezore e deri tanishme une mendoj qe pikerisht ky do jete perseri motorri (pra, synimi kryesor) i gjithe kesaj "kryqezate" apo ketij Rendit te Ri Boteror.
    Ose jane te njejtet njerez qe jane ne pushtet dhe rinovojne propaganden, ose jane nje grup tjeter qe synon t`i zere vendin grupit qe eshte ne pushtet. Por pavaresisht te gjithave synimi dhe "guri themeltar" do jete po ai qe ka qene ketu e ne kohen e "Rendit te Shpellave".

    Dhe nqs nuk mjafton eksperienca historike, atehere besoj se te njejten gje verteton biologjia dhe psikologjia qe ne themel te cdo qenieje te gjalle ve pikerisht Unin, qe eshte zanafilla e gjithe kesaj historie.

    Prandaj une per vete kam hequr dore nga "deshirat" dhe "shpresat". Meqenese nuk shoh me futboll (sepse nuk me duket me si sport) ndjek ngjarjet politike qe ne menyre ironike me duken me "sport" sesa futbolli.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zeitgeist - "The greatest story ever told"
    Nga Jack Watson nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-11-2009, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •