Shume e mirethen! Nuk kam cfare ti shtoj ketyre fjaleve. Ishalla gjerat shkojne per me mire, megjithese veshtire.......Te gjithe ne forum e dine prirjen time per Teorite Konspirative dhe kush me shume e kush me pak e di kuptimin e kesaj fjale. Ne rastin konkret mua me pelqen te perdor nje shprehje tipike te teoricienve konspiratist, Is all conspiracy, nothing theory. Dhe kjo shprehje ka nje kuptim shume te madh. Nganjehere me vjen te ulerij qe njerezit vazhdojne akoma dhe shohin endrra me sy hapur, per qeverira dhe koncepte sociale...per miresi dhe kujdes ndaj masave... Nuk e shohin lojen e ndyre qe po behet. Nuk e ndjejne ate qe po vjen. 5 trilion $ u treten brenda 5 javeve. Humben? Jo! Thjesht u zhvendosen ne ate koncept qe quhet Huge Displacement of Money. Po se ku kane shkuar, kush e beri gjithe kete loje dhe kush vazhdon e godet ekonomine globale ate ende askush se di. Njerezit mjaftohen me shpjegime te natyres qe ok menaxhim i keq i sistemit te kredive, menaxhim i keq me planet e pensioneve, shpenzime te pakontrolluara ketu, shpenzime te pakontrolluara aty... lufta, nafta.... Dhe kjo mjafton qe ata te ngrene supet me keqardhje dhe te thone; epo ca ti bejme, bota e ka kaluar njehere Depresionin, gjera qe ndodhin, do e kalojme dhe kete rradhe. Pra mjaftohen me kaq dhe i vene kapakun duke pritur te filloje nje tjeter dite e neserme me rutinen e te shkuares ne pune, te ngrenit pa e ditur se ca i fusin barkut, te kthehen ne shtepi duke bere ritualin e perditshem te te parit tv, mundesisht ndonje entertaining show te tipit Deal or not Deal ose CSI, ose... Askush se lodh koken te shikoje dhe te kujtohet se prit njehere, dikur para disa vjetesh disa njerez qe cuditerisht perfunduan te 'aksidentuar' me vdekje kane parethene qe kjo do ndodhi. Jo si profeci po si informacion, dokumentim dhe konkluzion llogjik. Shume kush nuk e can koken qe njerez te tille jane ende ne rrathet tona dhe po cirren per masat qe te degjojne dhe te zgjohen para kobit qe kane ne te nesermen. Kur permendet termi NWO (New World Order) ose Rendi i Ri Boteror njerezit qe e kane degjuar me pare nenqeshin me percmim duke thene frazen e zakonshme; Pffff teori konspirative ose perkufizimin klasik anglofon: conspiracy bull snip ndersa pjesa tjeter qe se di cfare do te thote kerkon te dije me shume dhe mjaftohet me frazen qe eshte nje psikopati e disa te semureve nga mendja me fiksime teorish konspirative. Askush se lodh koken qe te ulet dhe te shtrohet para pc (qe sot eshte ne cdo banese) dhe te kerkoje disi me shume, qofte dhe per informacion. Kjo eshte katastrofa e koheve te sotme. Mundesia e informimit eshte kaq e madhe por perseri interesi per informacionin po zbret me shpejtesi marramendese drejt zeros. Askush se di qe brenda nje jave (javen e kaluar) jane shkruar 56 mije artikuj ne gjithe shtypin boteror qe promovojne Rendin e Ri Boteror. Dhe jo indirekt por tekstualisht me emrin New World Order. Krejt papritur ne kulm te kesaj krize qe vazhdon e quhet recession (te pakten ka filluar te pranohet haptaz se deri dje mohohej) dhe me depresionin qe po troket ne gjithe ekonomine boterore, shfaqen papritur ide iluministe te tipit nje monedhe nderkombetare dhe nje qeveri boterore. Une nuk mund te paraqes cdo detaj sepse eshte nje pune kolosale por sejcili duhet te jete ne gjendje te kerkoje dhe te informohet sepse informimi eshte arma me e mire per te qene gati perpara cdo te papriture.
Per nje gje me vjen mire, te pakten ne kete forum njerezit kane filluar te behen gjithmone e me shume pjese e diskutimeve te kesaj natyre. Kjo tregon nje lloj interesi dhe sidomos nje fare ndergjegjesimi qe dicka eshte shume gabim dhe nuk te mbush mendjen me shpjegimet qe jepen zyrtarisht.
Krijoni Kontakt