Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Di kush të më tregojë kuptimin e kësaj fjale?

    Shpesh herë kam vrarë mendjen për të gjetur kuptimin e një fjale që shpesh, madje shumë shpesh e dëgjojmë në radio, tv e mjete tjera të informimit, por, që e gjej kuptimin e saj nuk e gjej.
    Kam hulumtuar edhe fjalorë të ndryshëm gjuhësh të huaja, por kot!
    Pra, di kush të më thotë ç’kuptim ka fjala TENDER?

    Vërejtje: Luteni mos i jepni kuptim politik e të jepni përgjigje ta zëmë: hajni moderne, hajni e ditëve tona, hajni shqiptarçe etj. etj.

    Me nderime, Adem Gashi, Danimarkë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Tender (fjale angleze) ka shume kuptime por ne rastin konkret mund te zgjerohet ne te kuptuar ne kete menyre:

    tender = oferte

    tender = propozim

    tender = ofrohem (ne tregeti)

    tender = ofroj (ne drejtesi)

    tender = paraqes oferte

    tender = propozoj

    Keto jane disa nga kuptimet e shumta qe ka ne gjuhen angleze te perkthyer ne shqip. Ne rastin konkret eshte termi qe perdoret per ankandin publik ose privat qe ofrohet nga qeveria per aktivitete te caktuara, sipermarrje dhe investime ne sektore te caktuar. Ose mund te thuhet se eshte paraqitja e ofertes nga nje kompani e interesuar per te marre ne dorezim nje aktivitet ne sektoret publik te ofruar prej shtetit.

    Shpresoj qe te ndihmova.

  3. #3
    I dashur Darius, shumë të faleminderit për ndihmesën.
    Respekt, Adem Gashi, Danimarkë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Shpesh herë kam vrarë mendjen për të gjetur kuptimin e një fjale që shpesh, madje shumë shpesh e dëgjojmë në radio, tv e mjete tjera të informimit, por, që e gjej kuptimin e saj nuk e gjej.
    Kam hulumtuar edhe fjalorë të ndryshëm gjuhësh të huaja, por kot!
    Pra, di kush të më thotë ç’kuptim ka fjala TENDER?

    Vërejtje: Luteni mos i jepni kuptim politik e të jepni përgjigje ta zëmë: hajni moderne, hajni e ditëve tona, hajni shqiptarçe etj. etj.

    Me nderime, Adem Gashi, Danimarkë
    Provo me shprehjen (nj.)"mëtues"; (sh.)"mëtonjës" dhe shih mos te hapen dyert e po fiton ndojsend

    Pershendetje.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Provo me shprehjen (nj.)"mëtues"; (sh.)"mëtonjës" dhe shih mos te hapen dyert e po fiton ndojsend

    Pershendetje.
    Ue, mua s'më del rend, o Baptis vëllai. Le që jam larg, por edhe sikur të isha aty, për të fituar "ndojsend" duhet pasur lëkurë të trashë, të jetë njeriu.... nejse se po merr karakter politik pastaj ( për të mos thënë cnejrëzor)

    Përshëndetje
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    adem..

    meqe je ne danimarke..e meqe danimarka ka nje nam te mire si vend me pak ose aspak korrupsion.. do te ishte me vlere te mesonim se si ky vend qe eshte nje kantjer ndertimi cdo dite i zhvillon tenderat..
    pyet ne komunen ku jeton se si ndertohet nje shkolle a nje objekt cfaredo..
    pra si behen punet ne ate vend e korrupsionin sipas statistikave e kan me te uletin ne bote..

    gjith te mirat..

  7. #7

    Mirëmëngjesi bashkëbisedues

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    adem..

    meqe je ne danimarke..e meqe danimarka ka nje nam te mire si vend me pak ose aspak korrupsion.. do te ishte me vlere te mesonim se si ky vend qe eshte nje kantjer ndertimi cdo dite i zhvillon tenderat..
    pyet ne komunen ku jeton se si ndertohet nje shkolle a nje objekt cfaredo..
    pra si behen punet ne ate vend e korrupsionin sipas statistikave e kan me te uletin ne bote..

    gjith te mirat..
    I dashur Brari,
    ke plotësisht të drejtë. Deri vonë Danimarka ka qenë në vendin e katërt për më pak korrupsion, tash është në vendin e parë në botë, d.m.th. me korrupsion "o" ( zero). Danezët kanë një emancipim të lartë kombëtar. Unë ua kam lakmi.
    Bash do të pyes ndonjë danez se si shkon kjo punë me "tenderet". ( plotësim i mëvonshëm: Kam hallin se nuk di t'i si t'ia shpejgoj danezit këtë fjalë, se këta u ikin shumë përdorimit të të fjalëve të huaja. Këta janë njerëz( ne u themi të ftohtë- por është gabim) që nuk duan të duken, të shiten për të ditur, duke vrarë gjuhen e tyre me fjalë të huaja. Këta nuk janë sikur ne që kush e kush ta vrasë sa më shumë gjuhën amtare, për t'u dukur më i ditur!! )
    Të feleminderit që më dhe këtë ide.
    Unë them se ngulimet shqiptare ( diaspora ) duhet të luajë një rol të rëndësishëm që të përmirësohet gjendja në gjithë trojet shqiptare, për shumë aspekte.

    Fjalor: KORRUPTOJ kal. E prish dikë nga ana morale dhe e bëj të marrë rrugë të keqe për qëllime të caktuara; e shtyj dikë me anë dhuratash, ryshfetesh etj. që të veprojë në kundërshtim me detyrën që ka, të shkelë ligjet etj. për të më bërë shërbime.

    Përshëndetje, Adem Gashi, Danimarkë
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 12-11-2008 më 07:02
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    ...
    Pra, di kush të më thotë ç’kuptim ka fjala TENDER?

    ...
    Citim Postuar më parë nga darius
    Ne rastin konkret eshte termi qe perdoret per ankandin publik ose privat qe ofrohet nga qeveria per aktivitete te caktuara, sipermarrje dhe investime ne sektore te caktuar. Ose mund te thuhet se eshte paraqitja e ofertes nga nje kompani e interesuar per te marre ne dorezim nje aktivitet ne sektoret publik te ofruar prej shtetit.
    Shpjegim i sakte.

    P.sh. nese Qyteti i Prishtines deshiron te ndertoj nje rruge publike, atehere vie pyetja se ciles prej firmave private duhet t´i jipet tenderi per kete rrugendertim.

    Ose shembull per alternativen e dyte te shpjegimit nga Darius: une kam firme private per rrugendertime, dhe pasi qe degjoj se ne Qytetin e Prishtines do ndertohet nje rruge, une ofroj tenderin e firmes time, per te marrur per siper kete rrugendertim.

    Pra me fjale tjera tenderi eshte nje mjet qe mundeson bartjen e punes e cila i takon sektorit publik (p.sh. qytetit) ne sektorin privat (firmave private).

  9. #9
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    I dashur Brari,
    ke plotësisht të drejtë. Deri vonë Danimarka ka qenë në vendin e katërt për më pak korrupsion, tash është në vendin e parë në botë, d.m.th. me korrupsion "o" ( zero). Danezët kanë një emancipim të lartë kombëtar. Unë ua kam lakmi.
    Bash do të pyes ndonjë danez se shkon kjo punë me "tenderet". Të feleminderit që më dhe këtë ide.
    Unë them se ngulimet shqiptare ( diaspora ) duhet të luajë një rol të rëndësishëm që të përmirësohet gjendja në gjithë trojet shqiptare, për shumë aspekte.

    Fjalor: KORRUPTOJ kal. E prish dikë nga ana morale dhe e bëj të marrë rrugë të keqe për qëllime të caktuara; e shtyj dikë me anë dhuratash, ryshfetesh etj. që të veprojë në kundërshtim me detyrën që ka, të shkelë ligjet etj. për të më bërë shërbime.

    Përshëndetje, Adem Gashi, Danimarkë
    Ndoshta do te thote se kemi nje ligj te perpiluar ne kuvend, i cili reglementon paraprakisht, haptazi e ne menyre te detajuar te gjithe procesin per rreth tendereve. Kjo te pakten praktikohet ne Gjermani. Mendoj se eshte mjet i mire per te evituar apo te pakten zvogeuar korupsionin ne kete sektor. Pershendetje, m´falni nese u rash papritmas ne fjale.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Shpjegim i sakte.

    P.sh. nese Qyteti i Prishtines deshiron te ndertoj nje rruge publike, atehere vie pyetja se ciles prej firmave private duhet t´i jipet tenderi per kete rrugendertim.

    Ose shembull per alternativen e dyte te shpjegimit nga Darius: une kam firme private per rrugendertime, dhe pasi qe degjoj se ne Qytetin e Prishtines do ndertohet nje rruge, une ofroj tenderin e firmes time, per te marrur per siper kete rrugendertim.

    Pra me fjale tjera tenderi eshte nje mjet qe mundeson bartjen e punes e cila i takon sektorit publik (p.sh. qytetit) ne sektorin privat (firmave private).
    I dashur chino,
    të faleminderit për paraqitje.
    Tani jam në shkollë ( me nxënës danezë) dhe nuk po kam kohë të zgjerohem.
    Paraqitja jote megjithatë e tregoi se shpesh këtë fjalë e përdorim gabimisht dhe ende jam i bindur se duhet të studiohet kjo fjalë. Shpesh në TV e radio këputehs duke qeshur me përdorime fjalësh të tilla.
    Besoj flasim pasdite kur të lirohem.

    Përshëndetje
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Tema të Ngjashme

  1. Devijimi në kuptimin e fesë
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-06-2006, 16:27
  2. Emri Shqip Onomasiologjik "Arbëria" - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-08-2002, 02:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •