Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Edi Rama dhe piramida masonike ne sheshin "Skenderbej"

    Kur Edi Rama vendos nė 11 prill tė ngrejė simbolin masonik tė sundimit nė qendėr tė Tiranės


    Friday, 25 April 2008-gazeta Sot
    Nga Kastriot MYFTARAJ


    Pas shpalljes sė projektit fitues pėr rregullimin e sheshit “Skėnderbej”, nė qendėr tė Tiranės, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, njeriu qė imponoi kėtė zgjedhje, u shpreh: “Koha do tė tregojė nėse juria ka bėrė zgjedhjen e duhur, por unė jam i bindur qė cilado nga zgjedhjet do t’ i jepte Tiranės njė mundėsi pėr tė vėshtruar tė ardhmen dhe jam plotėsisht i bindur se ideja e studios 51N4E na jep mundėsi ta shikojmė tė ardhmen.Sipas kėtij varianti, sheshi ‘Skėnderbej’ do tė jetė njė piramidė e vendosur nėn pushtetin e qytetarėve dhe ēdo qytetar i Tiranės, duke shkuar nė pikėn qendrore tė Piramidės, e cila ėshtė njė pikė qė i jep mundėsinė njė njeriu tė vetėm tė qėndrojė aty dhe ta shohė sheshin nga tė katėr anėt, nga lart poshtė, do ketė mundėsi tė jetė zoti i qytetit tė tij, nė njė qytet qė vjen nga njė histori ku zot ka qenė gjithmonė dikush tjetėr”. (cituar sipas: “Zėri i Popullit”, 12 prill 2008, f. 9) Piramida pėr tė cilėn flet Edi Rama, nga kulmi i sė cilės njė njeri i vetėm dominon sheshin, duke fituar aftėsi gjithandejpamėse, nga lart-poshtė, nė tė katėr anėt, nuk ėshtė simboli i dominimit tė sheshit qendror nga qytetari, siē thotė Edi Rama, por njė simbol masonik. Piramida qė ka nė kulmin e vet Syrin gjithandejpamės ėshtė njė simbol shumė i rėndėsishėm masonik. Syri gjithandejpamės simbolizon sundimin, kontrollin total tė elitės sekrete qė qėndron nė majė tė piramidės hierarkike tė masonerisė. Nė simbolikėn malonike piramida shėnon hierarkinė sekrete qė kontrollon shoqėrinė njerėzore, si njė konspiracion qė vazhdon traditėn okulte antike tė ideimit dhe zbatimit tė njė projekti pėr tė ndėrtuar njė qendėr sekrete pushteti nė njė shoqėri njerėzore. Siē tregon simboli masonik nė formė rombi, i formuar nga bashkimi i kompasit me vizoren nė formė “L”, piramida si simbol masonik ėshtė e dyfishtė, me njė kulm qė shkon drejt qiellit, dhe me njė tjetėr, tė pėrmbysur, qė gjendet nėn tokė, siē janė piramidat egjiptiane, me dhomėn e fshehtė nėntokė si kulmi i pėrmbysur i saj. Nė simbolikėn masonike, pjesa e dukshme e shkallėzuar e piramidės mbi tokė tregon institucionet e dukshme, zyrtare, ndėrsa pjesa e padukshme e piramidės, nėn tokė, nė funksion tė sė cilės ėshtė ndėrtuar pjesa e dukshme e piramidės, simbolizon shkallėt e pushtetit sekret deri tek maja e pėrmbysur e cila kontrollon gjithēka, ēka simbolizohet me anė tė syrit gjithandejpamės nė majė tė piramidės sė dukshme, qė ėshtė “syri” i “kokės” sekrete misterioze qė drejton gjithēka. Kėshtu, institucionet e shoqėrisė dhe shtetit modern, parlamenti, qeveria, partitė politike, pushteti vendor, gjykatat, policia, OJF-tė, mediat etj., janė pjesa e dukshme e “piramidės” sė pushteteve nė shoqėri, ndėrsa ato nė fakt kontrollohen nga njė “piramidė” e padukshme pushteti, qė i manipulon ato sipas konveniencave tė njė oligarkie sekrete, qė vėrtet nuk duket por qė realisht ka syrin gjithandejpamės” nė majė tė piramidės sė dukshme tė pushteteve nė shoqėri. E gjithė kjo realizohet duke vėnė masoneria njerėzit e Vėllazėrisė konspirative nė poste-kyēe nė funksionet publike. Veprimtaria kryesore e kėsaj oligarkie sekrete ėshtė manipulimi i ngjarjeve nė rang vendi dhe nė rang botėror. Nė pamje tė parė, masoneria tė le pėrshtypjen e njė trilli tė ēuditshėm ku burrat bėjnė njė lojė fėmijėsh. Por e vėrteta ėshtė se kėtu ka njė tė keqe tė madhe. Tregues pėr kėtė gjė ėshtė betimi masonik, qė ėshtė i frikshėm dhe i pėrgjakshėm. Masonėt betohen se nėse do tė nxjerrin sekretet e Vėllazėrisė, atyre le t’u ēahet gjoksi dhe do t’u shkulet zemra, dhe do t’u jepet si ushqim zogjve apo kafshėve tė egra, se do t’u shqyhen gjymtyrėt, do t’u digjen mushkėritė dhe do tė shpėrndahet hiri nė ajėr. Pretendimi i masonėve se kėto kanė mbetur nga tradita nuk duket bindės. Pėrse janė dashur nė tė shkuarėn kėto betime kanibaleske dhe pėrse duhen ende sot, nėse ėshtė fjala pėr njė shoqatė qė pretendon tė jetė njė shkollė morale? Dhe tė mendosh se nė ēdo shkallė tė masonerisė bėhet njė betim i ri, mė i egėr. Masonėt kanė si strategji kryesore pėr tė zhvlerėsuar kritikat ndaj tyre, qė t’ i etiketojnė kritikat ndaj tyre si teori konspiracioni. Me kėtė ata e projektojnė tek kundėrshtarėt e tyre tė keqen e vet, pra konspiracionin. Por a nuk ėshtė sekreti i shkallėzuar i masonėve, i ruajtur me betime makabre, premisė logjike pėr teori konspiracioni? Ėshtė absurde dhe skandaloze qė njė instrument pushteti okult despotik, oligarkik, i trashėguar nga Antikiteti i thellė, tė paraqitet sot si instrument nė dobi tė lirisė, demokracisė, sė mirės dhe sė drejtės. Masoneria ėshtė njė fe sekrete, qė i shėrben njė kaste sekrete, si instrument sundimi okult nė shoqėri. Masoneria dhe demokracia, masoneria dhe liria pėrjashtojnė njėra tjetrėn. Demokracia sa kohė ekziston masoneria nuk mund tė jetė veēse demokraci masonike, ashtu si demokracia nė kohėn e komunizmit ishte demokraci e ashtuquajtur popullore, qė ishte eufemizmi komunist pėr despotizmin. E keqja e madhe e masonerisė ėshtė se ajo influencon nė vendimmarrjen publike, nė mėnyrė konspirative. Njė shtetar, politikan, deputet, gjykatės, prokuror, gjeneral, biznesmen, botues, profesor etj., qė ėshtė mason do tė veprojė nė punėn e tij publike, jo siē do t’ i thoshte ndėrgjegjja e tij dhe interesi publik, por sipas urdhrave tė masonerisė dhe nė interes tė anėtarėve tė vėllazėrisė sekrete. Urdhri i vėllazėrisė sekrete dhe ėshtė ligji mė i lartė pėr masonin dhe prevalon mbi ligjin publik. Njė funksionar publik i ēdo rangu qoftė, qė ėshtė mason, nuk e ka mė vetėdijen dhe interesin e shėrbyesit publik, por vetėdijen dhe interesin e shoqėrisė sekrete. Ai ėshtė njė konspirator qė vepron jo mė pėr tė mirėn publike, por pėr konsolidimin e pushtetit okult dhe tė pasurisė sė vėllazėrisė dhe anėtarėve tė saj. Me piramidėn me syrin gjithandejpamės Edi Rama ėshtė duke ndėrtuar nė qendėr tė Tiranės njė simbol qartėsisht masonik. Ēfarėdo qė tė thotė Edi Rama nuk mund ta kamuflojė kėtė gjė. Mė kot thotė Edi Rama se me kėtė piramidė qytetari “do ketė mundėsi tė jetė zoti i qytetit tė tij, nė njė qytet qė vjen nga njė histori ku zot ka qenė gjithmonė dikush tjetėr”. (cituar sipas: “Zėri i Popullit”, 12 prill 2008, f. 9) Madje duke thėnė kėtė Edi Rama mė tepėr se e fsheh, e zbulon simbolikėn, pasi edhe nė kohėn e komunizmit, propaganda zyrtare thoshte se njeriu i thjeshtė, pjesėtari i masave punonjėse ishte zot i vendit, i qytetit apo fshatit, por nė realitet zot ishte elita e regjimit komunist dhe tekefundit diktatori. Edhe nė rastin e piramidės qė po bėn Edi Rama nė qendėr tė kryeqytetit, pavarėsisht se si shprehet ai, nė fakt ajo do tė simbolizojė sundimin e kryeqytetit dhe tė vendit nga njė shoqatė sekrete. Nuk ėshtė rastėsi fakti, qė njeriu qė po ndėrton simbolikėn masone nė sheshin qendror tė Tiranės, Edi Rama, ka qenė beniamin i Fondacionit “Soros”, qė kur ky filloi tė veprojė nė Shqipėri nė 1991, jozyrtarisht, dhe qė nga viti 1994, zyrtarisht, dhe ėshtė mbėshtetur shumė nga George Soros. Fondacioni “Soros” ėshtė krijuar dhe vepron si njė shoqatė masonike dhe nė fakt ėshtė njė shoqatė nė orbitėn e masonerisė ndėrkombėtare. Nė fakt Fondacioni “Soros” ka shėrbyer si baza pėr krijimin nė Shqipėri tė njė grupimi masonik (llozhė), qė ka nė qendėr Edi Ramėn. Ky grupim masonik pėrfshin politikanė, ose mė saktė njerėz tė katapultuar nė poste tė larta politike, ose tė projektuar pėr t’ u katapultuar nė politikėn e lartė, njerėz tė shoqėrisė civile, tė medias, biznesmenė tė mėdhenj, funksionarė tė rėndėsishėm tė institucioneve tė ndryshme, si gjykata, prokurori, shėrbimet sekrete, diplomacisė, deri edhe krimit tė organizuar, etj. Kjo elitė masonike ėshtė e projektuar tė sundojė Shqipėrinė me Edi Ramėn si njeriun kryesor tė saj. Nė sheshin qendror tė Tiranės, atje ku ishte monumenti i diktatorit komunist, Enver Hoxha, simbol i diktaturės komuniste, Edi Rama po vendos simbolikėn masonike, simbol tė sundimit tė diktaturės okulte masonike, tė pėrqendruar nė Shqipėri tek personi i tij. 17 vjet mė parė, nė 1991 shqiptarėt rrėzuan nė sheshin qendror tė Tiranės simbolin e diktaturės komuniste, monumentin e Enver Hoxhės. 17 vjet mė pas, pikėrisht nė ditėn e vdekjes sė Enver Hoxhės, nė 11 prill 2008, Edi Rama, shpalli projektin fitues pėr qendrėn e Tiranės, qė pėrmbante dhe njė simbol masonik. Pra, nė ditėn e vdekjes sė diktatorit, Edi Rama, tashmė nė krye tė partisė origjinare tek ajo qė krijoi Enver Hoxha nė vitin 1941, shpalli njė ringjalljen e njė diktatori tė ri, tė njė diktature tė re okulte, nė formėn e njė elite sekrete masonike. Kėshtu bėhet vazhdimėsia e diktaturės. Kjo ėshtė nė fakt politika e re e Edi Ramės, masonpolitika. Simbolika masonike qė Edi Rama po vendos me arrogancė nė qendėr tė Tiranės duhet tė na kujtojė tė gjithė se kemi njė diktaturė tė re okulte pėr tė rrėzuar, duke filluar qė nga simbolet e saj. Prandaj, aq mė mirė qė Edi Rama po e vendos simbolikėn masone nė qendėr tė kryeqytetit, madje duke e pohuar atė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nuk e di pse po une jam pro-mason.

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Shume i shtjelluar duket artikulli,po nese eshte i vertete ky artikullshkruesi ka gjasa se sdo shkruaje me .

    Faktikisht eshte absurde te vesh nje piramide 'te thate' ne qender te kryeqytetit.Enveri e beri nje se ishte gje e bukur e funksionale per qellimet e veta,po kjo e dyta behet cik si shume....

    Ti xfiles perse je promason ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Ti xfiles perse je promason ?
    Idhulli im ka qene mjeshter Mason, dhe idete e tij ishin fantastike, menyra se si ai e shihte boten, them se kjo eshte arsyeja.

  5. #5
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Kush eshte idhulli jot njehere,pastaj idete e tij s'eshte e thene te jene masone...Masoneria nuk ka asgje te vecante,pervec idese se Rendit te Ri Boteror.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Kush eshte idhulli jot njehere,pastaj idete e tij s'eshte e thene te jene masone...Masoneria nuk ka asgje te vecante,pervec idese se Rendit te Ri Boteror.
    Alexander Edward Crowley, me siguri ke degjuar per te, pavaresisht nga perversiteti qe e ka shoqeruar gjithe jeten e tij me sa duket idete e mia mbi okultin gjejne perputhje te plote me te tijat .

  7. #7

  8. #8
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Qyqa qyqa na myten briret edhe ktu.

    Ytttt syni keq!

    As qe du me dit!

  9. #9
    Arkitektura e re e Tiranes, pjese e se ciles eshte edhe sheshi qe do te ngrihet, mesa duket ka per qellim qe duke i transmetuar nje ndjenje shperqendrimi qytetareve, i nenshtron ata ne menyre te pavetedijshme.

  10. #10
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Alexander Edward Crowley, me siguri ke degjuar per te, pavaresisht nga perversiteti qe e ka shoqeruar gjithe jeten e tij me sa duket idete e mia mbi okultin gjejne perputhje te plote me te tijat .
    Sa kisha pa e lexuar ket emer more Lamre

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sekt i njė feje tė panjohur apo llozhė masonike?
    Nga Albin nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2010, 17:37
  2. Zhduket nė sheshin e trageteve gruaja e pronarit tė "Bruno"
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-08-2005, 04:42
  3. Vlora: Fatos Nano ne det,mbi 30 mije vete ne sheshin e Flamurit
    Nga NEOLTI nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 02:58
  4. ANALFABET NE SHESHIN "SKENDERBEJ"!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 09-01-2005, 03:55
  5. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •