Fitorja e Barack Obama eshte sa historike edhe e pabesueshme. Eshte historike pasi per here te pare ne historine e ketij vendi, nje njeri me ngjyre zgjidhet president. Eshte e pabesueshme kur sjell ndermend se si Obama erdhi ne pushtet.
Dy vjet me pare, kur fushata elektorale partiake per perzgjedhjen e kandidateve per president filloi, askush nuk do ta besonte po ta degjonte, se presidenti i ardhshem i SHBA do te ishte nje njeri me ngjyre. Jo vetem kaq, por askush nuk e kish idene se kush ishte Barak Obama, senatori i ri ne moshe nga shteti i Illinois.
Per te ardhur deri ne diten e sotme kur Obama e gjen veten gati per tu kurorezuar president, atij iu desh te:
- Te frymezonte masat e njerezve me nje karizem te theksuar.
- Te prishte planet e ish gruas se pare te Amerikes, Hillary Clinton per tu bere presidente.
- Te triumfonte ne betejen politike kunder makinerise politike te familjes Clinton.
- Te merrte nen kontroll te plote Partine Demokratike.
- Te mblidhte me shume para se cdo kandidat tjeter ne historine e zgjedhjeve presidenciale amerikane ( 2 here me shume se sa harxhuan Bush e Kerry ne 2004 se bashku)
- Te ngrinte nje organizate te tere vullnetaresh ne mbare Ameriken per te mbeshtetur fushaten e tij.
- Te bente per vete pjesen derrmuese te mediave amerikane te cilat benin fushate hapur per Obamen.
- Ti perdorte keto media per te ngritur imazhin e tij ne bote si nje shpetimtar i njerezimit: ne mitingun e mbajtur ne Berlin ai u zotua "Te ndryshonte boten!"
Ka dicka qe nuk shkon ne kete mes?
Ne pamje te jashtme, Obama eshte nje njeri normal, me nje qetesi te admirueshme, i mprehte dhe inteligjent, ambicioz dhe karizmatik. Por asgje nga historiku i jetes se tij apo nga gjithe kjo seri ngjarjesh qe kane ndodhur ne keto 2 vjetet e fundit nuk eshte normale. Nuk do te ishte normale sikur ne vend te Obames te ishte nje kandidat i bardhe, fakti qe Obama eshte me ngjyre, te shtyn te dyshosh se si eshte e mundur nje ngjitje kaq e shpejte ne pushtet e nje njeriu qe 4 vjet me pare nuk i kish shkelur kemba ne Washington.
Amerikanet jane ende te pushtuar nga ethet politike te zgjedhjeve apo nga kenaqesia e revanshit Obama. Ata ende nuk e kane kuptuar qe njeriu qe ata zgjodhen president, nuk eshte nje njeri i zakonshem.
Albo
Krijoni Kontakt