Tiranė- Qeveri tė premtimeve tė mbajtura e ka quajtur kryeministri i vendit Sali Berisha qeverinė e tij, duke prezantuar buxhetin e vitit 2009 para deputetėve nė Kuvendin e Shqipėrisė
Tiranė- Qeveri tė premtimeve tė mbajtura e ka quajtur kryeministri i vendit Sali Berisha qeverinė e tij, duke prezantuar buxhetin e vitit 2009 para deputetėve nė Kuvendin e Shqipėrisė.
Kryeministri Berisha ėshtė shprehur se pėr vitin e ardhshėm buxheti do tė jetė nė afro 5 miliardė dollarė. Duke iu referuar financės pėr vitin e ardhshėm kryeministri Berisha u shpreh se ai pėrfaqėson suksesin e kėtij 4-vjeēari pėr t'i hapur rrugė suksesit nė mandatin e ardhshėm.
Berisha theksoi se nėse do tė bėhej njė krahasim me buxhetin e vitit 2004 atėherė rezulton se kjo qeveri ka mbledhur 100 % fonde mė shumė se opozita kur ishte nė pushtet. Sipas tij dyfishimi i rrogave dhe pensioneve do tė jenė nė planin e parė tė buxhetit tė vitit tė ardhshėm.
Ky buxhet, sipas tij ėshtė dy herė mė i lartė se buxheti i vitit 2004, ku pjesa dėrmuese e shpenzimeve do tė shkojnė pėr rritjen e pagave dhe tė pensioneve, duke mbajtur premtimin e rritjes 2 fish pėr kėto rroga, duke pėrfshirė kėtu arsimtarėt dhe punonjėsit e shėndetėsisė dhe duke e ēuar pagėn mesatare nė 47 mijė lekė.
"44 mijė arsimtarė nė tė gjithė vendin duke filluar qė nga muaji maj i vitit 2009 do tė mund tė marri njė rrogė mesatare prej 46 mijė lekėsh, kur vetėm 3 vjet mė parė merrnin njė rrogė mesatare prej 21 mijė lekėsh"- tha ai, duke shtuar se ky buxhet ėshtė edhe buxheti i dyfishimit tė pagave pėr rreth 12 mijė infermierėve nė tė gjiithė vendin dhe rreth 4 mijė mjekėve tė vendit.
Rroga e infermierėve, sipas tij nga 1 maji i viti qė vjen do tė jetė nga 15 mijė lekė nė vitin 2005, nė 30.6 mijė lekė nė vitin 2009, ndėrsa do tė njohin trajtimin qė meritojnė 4 mijė mjekė humanė nė tė gjithė vendin, duke iu rritur rrogėn nė 48 mijė lekė nga 28,7 mijė lekė qė merrnin nė vitin 2005.
Buxheti i vitit 2009 ndryshon pėr mirė rrjedhėn e 800 mijė familjeve shqiptare. Gjithashtu ky buxhet ėshtė buxheti i 520 mijė pensionistėve tė cilėt do tė marrin njė pension rreth 50% mė tė madh qė nga 1 maji i vitit 2009- tha Berisha, duke renditur gjithė arritjet e deritanishme dhe gjithė ato qė pritet tė realizohen.
Unė jam njeri i fjalės sė dhėnė dhe ju kėtu do jeni. Puna ka filluar. Ne do e bėjmė Shqipėrinė njė nga prodhueset e rėndėsishme tė ullirit nė Mesdhe- ka thėnė ai, duke e quajtur kėtė sektor si njė nga prioritarėt pėr vitin qė vjen. Deklarate, qe eshte pasuar me te qeshura nga ana e deputeteve te opozites.
Berisha ka premtuar veshjen e vendit me ullinj, qe nga veriu ne jug dhe eshte zotuar se do ta coje deri ne fund projektin me ambicioz. "Qeshni ju, keshtu qeshet edhe kur fola per rrugen, edhe kur fola per internetin dhe e mbajtja premtimin. Edhe kete do e bej"- tha ai, duke replikuar me opoziten, qe ne ate moment shpertheu ne te qeshura.
Krijoni Kontakt