Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Darius, Hungaria kishte 4 Ndeshje se 7 pike ka ne fund![]()
Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
PORTUGALI SHQIPERI 0-0
Estadio Municipal de Braga, data 15.10.2008, ora 21.45
Ndeshje eliminatore, Grupi 1, Botėrori 2010
PORTUGALIA: Quim; Miguel (Gomesh 75′), Pepe, B.Alves, P.Ferreira, J.Moutinho (Kuarezma 55′), R.Meireles, Danny (Nani 55′); C.Ronaldo, H.Almeida, Fernandez.
Trajner: K.Keiroz
SHQIPERIA: Beqaj; Beqiri (Teli 24′), Curri, Vangjeli, Agolli, Cana, E.Bulku, Lala, Skela, Bogdani (Vrapi 46′), K.Duro (Berisha 77′)
Trajner: A.Han
Gjyqtarė: K.Kircher, Th.Schiffner, C.Bornhorst (Gjermani)
Kartonė tė verdhė: Almeida 92′ / Teli 36′, 42′, Lala 39′
Kartonė tė kuq: Teli 42′
Kronika e ndeshjes:
Skuadrat kane dale ne fushe, po ekzekutohen himnet e te dyja vendeve, i pari ai i Shqiperise. Stadiumi eshte plot e perplot, 30 mije bileta te shitura, aq vende sa ka stadiumi ku po luhet ndeshja.
Loja fillon. Topin e pare e shkelmon skuadra shqiptare
2′- Goditje denimi per portugezet, ne krahun e majte te sulmit te tyre. Ekzekuton K.Ronaldo, por spastrohet zona kuqezi nga Beqiri.
4-5′- Dy rivenie anesore per kuqezinjte, por pa rrezik ne porten vendase.
7′- Goditje kendi per potugezet. Topi gjen B.Alvesh, ne zonen tone te rreptesise, qe godet tokazi, por pret ne pozicion Beqaj.
10′- Aksion i portugezeve ne krahun e djathte te sulmit te tyre. Dani shkakton nderhyrje te gabuar ndaj Beqirit, goditje denimi per kuqezinjte
13′- Kristiano Ronaldo shperthen here pas here ne krahun e majte te sulmit portugez. Ervin Bulku, gjithnje prane tij, e ka te veshtire ta ndaloje pa faull. Goditje denimi per vendasit, por pa rrezik per Beqajn.
16′- Beqiri thyen nje sulm te portugezeve, duke nisur nje kundersulm per kuqezinjte. Skela perparon deri ne gjysmefushen vendase, por nuk merret vesh mire me Duron dhe Bogdanin. Ky i fundit mbyll pa rrezik kundersulmin tone.
18′- Fernandez gjuan fluturimthi, nga rreth 20 metra, topi kalon paksa mbi traun e portes se Beqajt.
21′- Beqiri peson terheqje, del ne nxehje Teli, per te qene gati nese Beqiri nuk vazhdon dot lojen.
24′- Del nga loja Elvin Beqiri, i demtuar, vendin e tij e ze Admir Teli. Nderrim i detyruar.
27′- K.Ronaldo fiton nje goditje ballore denimi. Ekzekuton po vete, por jo sakte. Porta e Beqajt kalon nje rrezik evident e te mundshem.
28′- Rast per gol i kuqezinjve. duro fut nje top te bukur nga krahu i djathte i sulmit shqiptar, topi parakalon tere zonen e rreptesise se vendasve, shtyn sferen drejt rrjetes se Quim.
32′- Goditje kendi per portugezet, ne krahun e djathte te sulmit. Gjithcka kalon pa problem tek porta e Beqajt.
34′- Goditje denimi per vendasit, e fituar nga Ronaldo. Ekzekuton serish gabim vete K.Ronaldo, mbi traun e portes se Beqajt.
37′- Goditje denimi ballore e K.Ronaldos, topi godet fuqishem gjoksin e Beqajt, qe se zoteron dot ate, i shpeton nga duart, por fatmiresisht aty afer eshte Teli, qe e nxjerr ne kendore.
39′- lala detyrohet ta ndaloje me faull Mutinjon, qe po vershonte drejt portes sone, ne krahun e djathte te sulmit te tyre. Gjyqtari jep te verdhe per kapitenin kuqezi dhe goditje denimi per vendasit.
42′- Admir Teli merr kartonin e dyte te verdhe dhe te kuqin, duke e lene Shqiperine me 10 lojtare ne fushe. Ne nxehje del Vrapi, sepse nderrimet e Hanit ne prapavije jane te detyrueshme.
Pjesa e pare perfundon ne barazim 0-0
46′- Nis pjesa e dyte me nje zevendesim per Shqiperine. Bogdani le lojen, i zevendesuar nga Vrapi. Nderrim i diktuar ky, pas daljes me te kuqe te Telit.
47′- Rast i rrezikshem per portugezet. Ferreira fut bukur nje top per Danin ne zonen tone, qe godet befasisht, por pret ne pozicion Beqaj.
52′- Fernandez godet fuqishem, ne pozicion ballor, por Beqaj pret i sigurte.
53′- Hani nxjerr ne nxehje Berishen dhe Lilen.
54′- Beqaj shpeton nje gol te sigurte, duke nderhyre me kembe dhe larguar topin qe ishte i destinuar per ne rrjete.
60′- Kundersulm i kuqezinjve, me Duron, por qe nuk ka force finalizimi, pasi ne sulmin shqiptar nuk ka me njeri pas daljes se Bogdanit.
64′- Shikohen shenja nervozizmi tek portugezet, qe godasin nga pozicione te pamundura per gol, ndersa tanet mbrohen me qetesi e fanatizem dhe sukses.
67′- Keiroz nxjerr ne nxehje Nunio Gomeshin, duke pare qe goli nuk po del ne drite.
70′- Goditje keni per portugezet. Ekzekuton Kuarezma, por spastron zonen mbrojtja jone, e cila tashme ka ne gjirin e saj tere lojtaret kuqezinj.
73′- Cana largon topin nga vija fatale, pasi portieri Beqaj ka dale ne menyre te gabuar, duke evituar nje gol te sigurte.
75′- Futet per portugezet ne loje Nunio Gomesh.
77′- Shqiperia gati per zevendesim. Berisha do te futet ne loje. Del i ze vendin Klodian Duros. Sapo futet, ben nje sllaom te papare, duke tribluar tere mbrojtjen portugeze, gjuan ne fund, por portieri vendas devijon topin, mbi traun e portes.
81′- Almeida fut nje top te rrezikshem ne zonen tone, por del shpejt Beqaj, duke zgjidhur gjithcka.
84′- Fati shpeton porten tone. Kuarezma ben gjithcka mire, topi gjen trupin e Currit ne zone, qe e devijon ate dhe shkon drejt portes kuqezi, ku Beqaj eshte ne pozicion.
85′- Beqaj eshte hero, eviton nje gol 100 per qind te sigurte, teksa Nani, i vetem me te, gjuan fort, por kemba e portierit kuqezi eshte e arte, duke e devijuar topin ne kendore.
90′- Kristiano Ronaldo per pak sa nuk shenon. Godet fort, topi kalon ngjitur me shtyllen pingule te portes se Beqajt.
Gjyqtari jep kater minuta shtese. Kuqezinjte mbahen si heronj. Barazojne 0-0
Komenti i ndeshjes
Ora 21.45. Estadio Municipal de Braga. Ndeshja eliminatore e Grupit 1, mes Portugalisė vendase dhe Shqipėrisė. Sporti shqiptar online e transmetoi ndeshjen live, me tekst dhe audio e video, minute pas minute, me tė gjitha informacionet. Nga Ferri ne Parajse. Brenda kater ditesh, kuqezinjte tane kthehen nga deshtake, ne heronj te vertete. Madje, merita, sakrifica dhe shpirti i tyre i gares, ka kaluar cdo parashikim. Jo vetem se I morem nje pike Portugalise se Kristiano Ronaldos, Brenda ne fushen e saj, jo vetem sepse u ngritem mbi rrenojat e nje humbjeje shokuese ne Hungari, e shoqeruar me loje shume te dobet, por sepse e kemi perballuar Brazilin e Europes me 10 lojtare, per me shume se nje pjese loje. Dalja e Admir Telit me te kuqe, dukej se do te shkaktonte nje goleadoe ne porten kuqezi, porn e fakt kaq ndodhur e kunderta. Djemte kuqezinj kane marre me shume force nga dalja e Telit, me pa te drejte, pas nje stimulimi te Ronaldos, dhe kane vene zemren ne fushe. Kane luajtur si luane, pa iu trembu aspak syri para yjeve portugeze, qe u veniten para Vangjelit me shoke. Duhetb pranuar, kemi pasur edhe fatin me vete, sidomos ne disa raste, kur topi shkonte ne duart e Beqajt, apo kur Cana gjendej ne vendin e duhur, ne vijen fatale, teksa topi i ishte drejtuar rrjetes. Megjithate, fati del ne plan te dyte, sepse barazimi ka ardhur fale sakrifices kuqezi, fale nje Lorik Cane ne forme te shkelqyer, edhe pse ne rolin e mbrojtjes, fale nje Vangjeli qe ia nxiu jeten Kristiano Ronaldos dhe Kuarezmas ne krahun e majte te sulmit portugez, per te permendur qershine mbi torte, portierin Arian Beqaj, qe ka treguar siguri e saktesi maksimale. Vec kesaj, kemi pare nje veprim spektakolar te Berishes, sapo eshte futur ne loje, i cili ka imituar Kristiano Ronaldon me ate shperthimin e tij. Nese ne momentin e fundit do te kishte pasuar per Skelen, e lire brenda zones portugeze, ndoshta mund edhe te kishim shenuar. Sidoqofte, kombetarja kuqezi ka treguar se di te reagoje, di te luaje plot dinjitet ndaj te medhenjve, gje te cilen nuk e ben ndaj te konsideruarve te vegjel. Dhe po te kesh parasysh se morem nje pike ne fushen e Portugalise, humbja ne Hungari djeg edhe me shume. Sepse, ne Budapest i kishim te gjitha mundesite te merrnim me shume se ne Brage te Portugalise, nese do te ihsim me kembet ne toke, do ta kishim pergatitur ndeshjen si duhet, dhe jo ta kishim konsideruar te fituar para kohe. Ky eshte futbolli, kjo eshte Shqiperia, qe pas ndalimit qe i ka bere Rusise ne Shkoder, Greqise, e saposhpallur kampione Europe, hyn ne analet e futbollit europian edhe me nje surprize tjeter, duke barazuar me portugaline, brenda ne fushen e kesaj te fundit. Ne vlera statistikore, kemi marre nje pike, por ne plane te tjera, kemi fituar shume. Mbi te gjitha, kemi bere nje autokritike te forte per ate zhgenjim total ne Hungari. Bravo atyre 10 heronjve kuqezinj ne fushen e blerte te stadiumit te Brages, bravo edhe Ari Hanit, qe diti te perballoje edhe ne planin taktik Brazilin e Europes.
Ndeshjet e sotme te grupit
15.10.2008
MALTE HUNGARI 0-1
PORTUGALI SHQIPERI 0-0
Renditja e Grupit 1
1. DANIMARKA 7 (+4)
2. HUNGARIA 7 (+2)
3. PORTUGALIA 5 (+3)
4. SHQIPERIA 5 (+1)
5. SUEDIA 5 (+1)
6. MATA 0 (-11)
Ndeshjet e radhes ne grup
11.02.2009
MALTE SHQIPERI
28/03/2009
MALTE - DANIMARKE
SHQIPERI-HUNGARI
PORTUGALI - SUEDI
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
Epo me ne fund na erdhi nje pike (Do te parapelqeja qe kete 1 pikshin ta kishim marre me Hungarine sepse e linim pas ne renditje, por ti kapesh nje pike Portugalise me 10 lojtare ne fushe te saj dhe me yje, kjo eshte e pabesueshme.
I lumte KOMBETARES !
Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!
Na nderuan ēunat mbreme!Kjo do te thote qe po te luftosh me shpirt gjithēka eshte e mundur!
Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!
No Comment.Bravo.
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
ua ha zemrėn ua , ha! Loēkamani i kam ata kur na dalin fitues!
Shqiperia FORza!
Hidhini ndonje sy te perditshmeve sportive portugeze se ka gallate
Ka plasur sherri per punen e presidentit te federates portugeze qe iku 10 minuta para se te perfundonte ndeshja. Kur e pyten pastaj tha : Vajta ne banjo dhe pastaj ngaterrova rrugen ! ahahahaha
Lexoni "O JOGO"
Krijoni Kontakt