Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Talking Gjakovë, sulm me armë ndaj godinës së Kuvendit Komunal

    Gjakovë, sulm me armë ndaj godinës së Kuvendit Komunal



    GJAKOVE- Persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesës së Kuvendit Komunal të Gjakovës.
    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ndërsa policia bën të ditur se si rezultat i sulmit nuk ka patur të lënduar por vetëm dëmtime të godinës.

    Mësohet se në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja të kalibrit 7.62mm.
    Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkaqeve të sulmit të cilësuar si “sulm i rrezikut maksimal”.

    Ende nuk ka reagime nga përfaqësuesit institucionalë e politikë në Gjakovë. Ngjarja ndodh kur një situatë kaotike politike ka përfshirë qeverinë e Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 10 ditëve më parë. Në Gjakovë fitoi zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës, parti e Ramush Haradinajt

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nje fjale popullore thot:"Naten te vrane e diten te qane".Keto maskarallaqe i bejne vetem armiqt e Kosoves dhe te demokracise.Une mendoj se te gjitha keto i kane bere militantet e AAK-se.Rasti i Mitrovices tashme u dokumentue se "atentatin" e bene vet ne menyre qe te fitohet simpatia, nderkaq ne Gjakove e bene te njejtit qe te frikohen te gjithe ata qe thojne se eshte vjedhe vota ne Gjakove.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po te kishum shtet qe besa nuk kish gjujt kush me arm,por pasi nuk kemi shtet gjuan dhe te vret bile kujt pergjegjeje nuk i jep.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Harrova
    Edhe kjo sorra mimoza kusari,nuk len gje pa ber vetem per ti hyp pushtetit,uroi qe gjerat te mos dalin jasht kontrolli sepse veshtir eshte me nje shtet te korruptuar qfar kemi te vehet nen kontroll.
    Keto gjera i bejn popujt qe ju mungon kultura,nuk ka asnje perspektiv,jetohet nga korrupcioni,nga gjitha te keqijat qe mund ti ket nje shoqeri.
    Po ta kishum shtetin vetem perafersisht qfar eshte serbia psh,qe besa per gjysum ore e kish gjet aktorin dhe ja kish dhan hakun,por ketu te na u perzi leshi ban qfar te duash dhe prap kush nuk te pengon.
    Fal zotit qe i kemi keta te huajt se na bash si gjaja e gjall ishum vra nder veti per karrik,me nje fjal jemi pis milet phu

  5. #5
    Ah ne jemi te keqinjt e vetes. Ne nje kohe qe serbi po nderton gjithe ate baze gjigande ushtarake ne kufijte e Kosoves, situata politike ne Shqiperi eshte bere lemsh, Kosova ende eshte e brishte ne qendrueshmerine e saj, shiko cfare bejne shqiptaret me njeri tjetrin. Dhe pastaj ankohemi ne se na e kane fajin te huajt. Pffffff.....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Po te kishum shtet qe besa nuk kish gjujt kush me arm,por pasi nuk kemi shtet gjuan dhe te vret bile kujt pergjegjeje nuk i jep.
    Arrestohet një person për sulmin në Gjakovë

    Nga Express më 24.11.2009 në ora 11:18
    (Update) Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar rreth 41 vjeçar lidhur me sulmin në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Gjakovës.

    Sulmohet me kallash Komuna e Gjakovës
    Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Gjakovës, në orët e para të ditës së sotme. Policia njofton se nga predhat që kanë depërtuar në brendi të ndërtesës, janë thyer disa xhama, ndërsa të lënduar nuk ka.

    Në raportin e policisë saktësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 25 minuta pas mesnate. Një punëtor i sigurimit i Kuvendit Komunal të Gjakovës e ka lajmëruar policinë se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri, që besohet të jetë një AK-47, në drejtim të ndërtesës së Kuvendit.

    “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se nuk ka të lënduar, por nga të shtënat janë dëmtuar katër dritare. Predhat kanë depërtuar në brendi të objektit, por ende nuk dihen dëmtimet e tjera. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja të kalibrit 7.62 milimetra”, bën të ditur policia.

    Policia po kryen hetimet për të zbardhur rastin, të cilin e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ende nuk ka reagime nga përfaqësuesit institucionalë e politikë në Gjakovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    nuk osht se kem polici te dobt,por eshte problemi se kem politikan mafioz ..pse bre burr nuk pe nxojn drogen e vjedhun sikur kta njerzt qe po gjujn me kallasha?????
    jon vjedh 50 kg drog edhe 2 milion euro midis prishtine n`zemer policise e kerkush nuk f ol per kto sene...mos harroni se hashimi osht"zmija"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •