Renegata une sjam fizikant megjithate do perpiqem te ta shpjegoj sa me thjeshte dhe shkurt qe te jete e mundur.
Teoria e kontiniumit (ose vazhdimesia) hapesire kohe eshte koncepti qendror i Teorise se Relativitetit te hartuar nga Albert Einstein (qe besoj e ke mesuar ne fizike ne shkolle). Nese nuk te kujtohet atehere shkurtimisht po ta shpjegoj qe Relativiteti eshte nje teori fizike qe shfuqizon konceptin e levizjes absolute dhe ne vend te saj trajton levizjen relative midis dy sisteme referencash. Nje koseguence e kesaj teorie eshte ajo qe koha dhe hapesira nuk shikohen me si te ndara nga njera tjetra por shikohen si pjese e asaj qe quhet nje vazhdimesi (ose kontinium) kater dimensional i njohur ndryshe si kohe-hapesire. Me shqip, ose sic e njohim ne menyre me te thjeshte eshte kur nje objekt i afrohet shpejtesise se drites (300.000 km/s) e cila eshte me e shpejta qe njihet nga shkenca, koha ndryshon rrjedhen e saj duke u ngadalesuar deri sa ndalon krejtesisht kur objekti e arrin kete shpejtesi maksimale. Pra kjo teori lidhet ngushte me kohen, hapesiren dhe levizjen e objekteve brenda ketyre.
Ndersa kur flasim per kontiniumin kohe-hapesire duhet patur parasysh qe nje si te thuash model qe kombinon hapesiren tre dimensionale qe njohim ne (gjatesi, gjeresi dhe lartesi) dhe kohen nje dimensionale ne nje trup te vetem qe e merr emrin kontiniumi hapesire-kohe. Ne kete rast koha eshte ajo qe luan rrolin e dimensionit te katert. Sipas perceptimit hapsinor Euklidian, universi yne eshte i perbere nga tre dimensione te hapesires dhe nje dimension te kohes. Kur te dyja konceptet kombinohen ne nje te vetem atehere behet me e thjeshte per te thjeshtuar ne menyre te ndjeshme ligjet e fizikes qe pretendohet se funksionojne te njejta ne univers, ne nivel supergalaktik dhe ate subatomik.
Kontiniumi Hapesire-Kohe eshte si te thuash "vendi" ku ndodhin te gjitha fenomenet fizike. Psh, levizja e planeteve rreth Diellit mund te shpjegohet ne nje lloj te vecante hapesire-kohe, ose levizja e drites rreth nje ylli mund te pershkruhet si nje tjeter lloj hapesire-kohe.
Kjo do te thote qe ngjarjet ne hapesire-kohe jane ne varesi te cdo vezhguesi.
Tani kur thuhet perkulje apo distorcion te kontiniumit hapesire-kohe kihet parasysh "manipulimi" i ketij realiteti kater dimensional. Qe ta bej me te qarte po te jap nje shembull. Ne kemi nje vije te drejte le te themi 10 cm ku pika e fillimit po e emeroj me
A dhe pika e mberritjes ose fundi po e emeroj me
B. Per te pershkruar kete distance duhet nje kohe e caktuar, le te themi 10 minuta (imagjinare). Por nese kjo vije do perkulej atehere dy ekstremet e saj do bashkoheshin duke e bere mundesine e nisjes nga pika A dhe arritjes ne piken B shume me te shpejte sesa ne rastin kur vija ishte e drejte. Pra ne vend te 10 minutave qe duheshin per te pershkuar vijen e drejte ne rastin e pare, ne te dytin do te duhen le te themi 10 sekonda. (thjesht shembull)
Duke qene se vete shprehja e percakton Hapesire-Kohe, kjo llogjike perdoret jo vetem per distancat por edhe per kohen. Pra nje perkulje e tille e kontiniumit mund te shkaktoje ndryshime te referencave kohore ne raport me gjendjen tone fizike (levizje ne kohe, para ose mbrapa) sic mund te shkaktoje dhe ndryshim ne pershkimin e distancave te jashtezakonshme. Keto te gjitha jane teori por jane teori ne te cilat mbeshteten sot fizikantet.
Nuk e di sesa rracional eshte si shpjegim ky qe bera une por po e perseris qe sjam fizikant dhe ndonese personalisht e kam shume te qarte si koncept, mbase shpjegimi i bere mund te kete gabime. Do i lutesha ndonjerit qe eshte per fizike qe ne rast se shpjegimi im eshte i gabuar, te nderhyje ne shkrim per ta sqaruar me mire
Krijoni Kontakt