Muaji maj rezulton si muaji kur janë lënë më shumë nënshtetësi shqiptare. Në dekretet e nxjerra nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë muajit që lamë pas kanë dorëzuar pasaportën shqiptare 117 shtetas shqiptarë. Ndërsa në pesë muajt e parë të vitit 2008, numri i shqiptarëve që kanë lënë nënshtetësinë arrin në 303. Por nuk janë vetëm qytetarë të zakonshëm ata që lënë nënshtetësinë. Mes tyre është dhe emri i këngëtares së njohur, Alida Hisku.
Dy persona në një ditë
Nëse numëron numrin e dekreteve të Presidentit, rezulton se mesatarisht dy shqiptarë në ditë lënë nënshtetësinë. Arsyet janë nga më të ndryshmet. Por pjesa më e madhe është bërë për bashkim familjar dhe për shkak të martesave. Shumica janë emigrantë që e kanë ndërtuar jetën e tyre në shtetet ku janë dhe vendosur, dhe preferojnë të marrin nënshtetësinë e vendit mikpritës. Ndërsa numri i atyre që kërkojnë nënshtetësinë shqiptare është shumë herë më i vogël. Brenda të njëjtës periudhë kohore, prej pesë muajsh, janë 34 persona që kanë kërkuar të marrin pasaportën shqiptare. Një pjesë e tyre janë nga trevat jashtë kufijve shtetërorë, si Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi. Por nuk mungojnë dhe shtetas të vendeve të tjera që kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar për arsye familjare ose biznesit.
Dokumentet për të marrë nënshtetësinë
Janë tetë dokumente që duhen për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Si fillim duhet një kërkesë zyrtare që i drejtohet Presidentit, ku jepen arsyet se përse bëhet kjo zgjedhje. Më pas dokumentet personale, si certifikata e lindjes origjinale dhe dokumentet e qëndrimit në Shqipëri për 5 vjet, si dhe akti i pronësisë ose banesës ku jeton. Gjithashtu nevojitet dhe kontrata e punës, një dokument për të ardhurat financiare, si dëshmia e penalitetit nga shteti i origjinës.
Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare në muajin maj
1. Christina Lazaros Chekimidis (Chekimidou)
2. Alexandros Lazaros Chekimidis
3. Joan Kostaq Dalla
4. Ervin Qemal Tota
5. Margarita Vangjel Xhabafti (Gjoni)
6. Bujar Eqerem Xhaferi
7. Sara Bujar Xhaferi
8. Lindita Napolon Xhaferi (Duro)
9. Dritan Elez Qoshi
10. Fatbardha Xhezair Hoxha (Ismaili)
11. Sindy Irsan Hoxha
12. Albin Irsan Hoxha
13. Christ Irsan Hoxha
14. Sulo Nexhip Salianji
15. Fabiola Sulo Salianji
16. Fabian Sulo Salianji
17. Rajmonda Rushit Salianji (Çela)
18. Fatime Mithat Kucaj (Saliu)
19. Donika Stavri Kratellari
20. Rudina Jeton Strazimiri
21. Dritan Petrit Baholli
22. Shkëlqim Sali Zagani
23. Kujtim Sejdin Lisaj
24. Elida Ramiz Weimer (Demirlika)
25. Fatmir Hektor Çaçi
26. Nils Fatmir Çaçi
27. Jordis Fatmir Çaçi
28. Majlinda Iljaz Çaçi (Tola)
29. Dritan Hetem Xhezairaj
30. Eduart Nazri Abdija
31. Altin Çelo Duraj
32. Harri Petro Mishtari
33. Klajdi Albert Bleta
34. Barbora Klajdi Bleta
35. Klodiana Iljaz Kalemaj
36. Jeta Isuf Shkalla
37. Peggy Shkalla
38. Kevin Shkalla
39. Floresha Adem Çobani
40. Gentiana Avdyl Doda (Komina)
41. Gianna Qazim Doda
42. Erini Zikuli Dima (Karanxha)
43. Klodjan Abdyl Ismaili
44. Altin Hekuran Kaja
45. Shpëtim Kasem Shkurti
46. Ervi Shpëtim Shkurti
47. Geard Gezim Kupe
48. Rudens Mustafa Turku
49. Jonela Shpëtim Likaj (Herri)
50. Eduard Idriz Korbi
51. Vojo Rrapush Barjamaj
52. Gëzim Lahim Daci
53. Nikolin Gjergj Çobani
54. Fatmar Fikret Bala
55. Fatbardha Rexho Selmani (Sinani)
56. Merita Hysen Durishta (Schmit)
57. Odeta Albert Nimonaj (Pëllumbi)
58. Lorin Dervish Nimonaj
59. Ardit Dervish Nimonaj
60. Rezarta Tomor Reimann (Meço)
61. Arben Idriz Delija
62. Silvana Gëzim Lehnert (Mansaku)
63. Evis Agim Hoxhaj
64. Leonard Llukan Plepi
65. Artur Selahedin Maxhuni
66. Elton Bashkim Çaushmenaj
67. Dhurata Jonus Pojana
68. Valentin Besnik Pajaziti
69. Korab Adem Domi
70. Engjellushe Ali Shehu
71. Mimoza Hekuran Boci (Lamçe)
72. Gentjan Vangjel Koçollari
73. Jay David Gentjan Koçollari
74. Nurije Rexhep Zhupi
75. Ronaldo Artan Zhupi
76. Silvester Artan Zhupi
77. Rezart Isuf Klemme (Reka)
78. Mustafa Liman Dervishi
79. Ylber Xhevat Teluka
80. Shpendi Bilal Samarxhiu
81. Gëzim Elmaz Rakipi
82. Jannina Gëzim Rakipi
83. Joni Gëzim Rakipi
84. Mimoza Nesip Kaçi
85. Gentian Isuf Osmani
86. Edlira Luftim Fejzaj (Doko)
87. Ylli Sali Mustafa
88. Etleva Gani Hoxha
89. Servet Luan Bejko
90. Lindita Mustafa Roth (Gjinushi)
91. Alida Rasim Hisku-Keune (Hisku)
92. Diana Reshit Kraus (Zela)
93. Fatri Rustem Qordja
94. Silvia Edmond Xheneti
95. Senada Edmond Xheneti
96. Kastriot Rexhep Dapi
97. Liljana Llukan Ëalter (Dine)
98. Bledar Shyqyri Levanaj
99. Saimir Jaho Koca
100. Piro Niko Ëeber (Gjini)
101. Leonard Pajtim Banushaj
102. Daniela Imer Goralczyk (Ballushi)
103. Dilaver Shahin Hysa
104. Agron Etem Mustafa
105. Drita Llazi Mustafa (Mino)
106. Erion Beqir Dervishi
107. Ardian Shpëtim Domi
108. Alessio Ardian Domi
109. Andi Kujtim Çako
110. Dashamir Gëzim Tufa
111. Erjon Kudret Metoja
112. Valentina Pal Ndoj (Gurzaku)
113. Alfa Shaban Ramadanov (Cania)
114. Gëzim Kasem Kupe
115. Raimonda Jakup Kupe (Kasemi)
116. Glen Gëzim Kupe
117. Sonila Fadil Rusi (Gjata)
Alida Hisku: Talenti që u hoq nga skena për një ditar
Ka 30 vite që nuk këndon më në skenën shqiptare e megjithatë emri i Alida Hiskut ka mbetur si yll i muzikës. Këngëtarja që në moshë të re u bë e njohur për publikun shqiptar, duke marrë disa herë çmimin e parë në festivale, ka lënë pak ditë më parë nënshtetësinë shqiptare. Që prej vitit 1991, ajo jeton në Gjermani dhe tashmë me dekretin e Presidentit Topi është bërë një shtetase e rregullt gjermane. Debutimin e parë në skenë Hisku e bëri në festivalin e 12-të, me këngën “Si agim i kuq” dhe “Shoku ynë”. Festivali i 13-të ishte kulmi i suksesit për të. Alida Hisku mori çmimin e parë me këngën “Vajzat e fshatit tim”. Një këngë që edhe sot mbahet mend si një nga më të mirat që u bënë gjatë kohës së diktaturës. Ndërsa më pas do të kthehej në një ikonë të muzikës së lehtë, duke bashkëpunuar me kompozitorët më në zë të kohës. Këngët më të njohura të saj janë: “Nëpër ditët tona”, “Buka e duarve tona”, “Dasmë në fshat”, “Këngët e rinisë”, “Kasollja e Galigatit”, “Ti që ke në sy lirinë”, “Njerëzit e agimeve”, “Flaka e betimit”. Por në kulmin e karrierës së saj nisin dhe sulmet e para nga regjimi. Një ditar që mbante me vete gjatë praktikës që bënte në Sarandë u bë shkak i gjithë persekutimeve që iu bënë asaj më pas. Ajo u largua nga skena dhe vuajti për shumë kohë persekutimi deri sa me hapjen e sistemit emigroi në Gjermani. Hisku së fundi nxori dhe një album me këngët e saj me titull “Kthim”.
T.O
Krijoni Kontakt