Shqiperia u be pothuajse 30 vjet qe nuk po qeveriset ne nje minimum llogjike te pranueshme. U bene 30 vite qe Shqiperia prodhon vetem kriza politike,ku perveē krimit dhe varferise akoma nuk mundemi as te prodhojme dhe as te garantojme nje pal zgjedhje normale,pra jo vetem qe nuk prodhojme dot nje klase politike qe te dale me ane te zgjedhjeve por nuk garantojme dot as edhe nje vote te ndershme. Duke lene menjane edhe problemet e tjera si korrupsionin,ekonomine,shendetin,varferine,ikjen masive te popullsise etj etj mbase ka ardhur momenti i kerkimit te nje sistemi tjeter politik,qe mbase duhet te jete ai monarkik ose diēka e tille.
Monarkia natyrisht qe nuk do te zgjidhi te gjitha problemet,e mbase mundet te krijoje edhe te tjera per demokracine,por nuk do kemi me nje tranzicion te pafund,nuk do kemi me politikan qe perdorin krizat per te qendruar ne pushtet dhe natyrisht nuk do zgjidhnim nje president ne krye te Shtetit te akuzuar nga te gjithe per vjedhje dhe grabitjen e floririt te po atij shteti.Me ane te monarkise nuk duhet dhe nuk do kishim nje klase politike si kjo e sotmja;qe piratin e ben pape.
Shqiperia ka aritur ne nje pike ku vendi eshte i bere i paqeveritshem,ku vota vidhet dhe populli eshte bere pjesmares ne kete vjedhje gjigante,ku nuk behet me politike por vetem kerkohet qe te vjedhim njeri tjetrin dhe ku as populli dhe as vota nuk kane mundesi te ndryshojne kete sistem klintelimi;qe pa vjedhjen,korrupsinonin dhe krimin e ben te pamundur qe asgje te qendroje ne kembe. Kjo menyre jetese qe ka sjellur ky sistem duhet nderruar nga baza,eshte ky sistem-menyre qe ka mesuar nje popull te tere per 30 vjet qe te mbijetoje dhe ti pershtatet ketij sistemi.Ky sistem mundet te ndryshoje vetem duke pranuar "nje diktature minore" edhe si mendjesi kolektive,ku duhet hequr diēka nga liria individuale per te miren kolektive a shteterore.Monarkia ne kete rast mbase do ishte edhe nje zgjidhje "retro" e vjeter,por me duket si nje zgjidhje e detyruar dhe e vetme ne gjendjen ku ndodhet e ardhmja e shtetit dhe e popullit.
Duhet kerkuar nje gje te re,qe te ndryshoje vertet jo vetem sistemin por edhe mendjesine e individit,nje shock qe ti japi shprese atij vendi se edhe shqiptaret jane nje vend qe mundet te vet-qeveriset,nje monarki te perkohshme apo mbase edhe nje sistem presidencial amerikan,diēka qe mundet te krijore jo vetem nje sistem politik per te ardhme por edhe per te prere njehere e pergjithmon kete "kordon ombelikal" qe edhe mbas 30 vjetesh na mban lidhur me te kaluaren.
Krijoni Kontakt