Ndeza PC u hap gjithcka normal edhe po vazhdoja te punoje kur me nxjerr nje tabele Windows is corrupted click here............... Send and Report Don't Send .
i jap click here kur me nxjerr kete:
Ndeza PC u hap gjithcka normal edhe po vazhdoja te punoje kur me nxjerr nje tabele Windows is corrupted click here............... Send and Report Don't Send .
i jap click here kur me nxjerr kete:
Jeta ime, mban emrin e saj..
Kjo mund tė ndodhė pėr faj tė harduereve ndonjėherė. Rifilloje kompjuterin dhe shiko nėse do ndodhė prapė. Po u pėrsėrit, fut njė CD tė Windows nė kompjuter dhe shko tek start > run. Aty shkruaj komandėn sfc /scannow. Kjo do kontrollojė skedarėt e korruptuar dhe do t'i zevendėsojė me skedarėt e saktė nga CD.
Gjithashtu, shiko se mos ke instaluar ndonjė program qė hapet vetvetiu me Windows. Ky program mund tė jetė dėmtuar dhe shkakton problem edhe nė Windows.
Edi
Edi shume faleminderit per pergjigjen kam jo nje po shume programe qe behen run sapo hapet Windows.
Ajo del sa here qe ndez PC.
Gjithsesi them ti jap nje formatim total.
Jeta ime, mban emrin e saj..
Ka dhe te tjere qe ankohen nga i njejti problem, disa kane shpetuar me instalim sp1/sp2, disa kane pasur memorje difektoze, me shpesh ka qene problem i mbingrohjes se procesorit (kontrolli i diskut per ndonje difekt eshte dhe burimi me i mundshem, sic tha Edspace).
A ke instaluar ndonje karte (modem, rrjet, etj) se fundmi para se te te shfaqej problemi?
"The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
-Simón Bolķvar
Jo pervec programeve jo edhe kam nje USB nuk besoj se sjell ndonje problem USB dhe per tu ngrohe nuk besoj sepse nuk e mbaj shume ore ndez max 3 ore.
Jeta ime, mban emrin e saj..
Di dikush te me tregoj se si te re-instaloj Internet Explorer sepse koheve te fundit kam shum probleme me te dhe me bllokohet cdo 5 seconda, keshtu qe deshiroj qe ta fshi dhe ta instaloj edhe nje her .
Besoj qe microsofti e ka lejuar ate mundesi ....
BB
Moderatori: Lexoni edhe temėn Mė bllokohet kompjuteri nė punė e sipėr
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 30-09-2007 mė 19:44
Kompjuteri qe kam, para disa ditesh filloi te me ngrinte. Nja dy dite me vone mezi ndizeshe, pra e shtypja butonin power dhe azgje nuk ndodhte. Une e degjoja CD Rom, Hard Drive dhe ventilatoret te punonin por prap asnje sinjal. Pasi e bera nja 10 here fik e ndez, kompjuteri mu ndez. Por pasi punova per nja 1 ore me ngriu prap dhe e njejta gje nga fillimi, nuk me ndizej. Thash ne fillim mos kishte ndonje gje Windows, keshtu qe i futa nje formatim por e njejta gje me ndodhi, mu fik biles pa mbaruar instalimi i windwosit. Pra me sa po shof paska problem me hardware dhe jo me software. Ne fillim i vendosa nje "power supply" tjeter dhe e njejta gje , pra nuk e ka fajin power supply. I hoqa dhe i rivura te gjitha lidhjet (IDE etj etj...) edhe baterine nga motherboard e hoqa por nuk ndryshoi ndonjegje. E ndeza vetem me RAM te instaluar dhe video card por prap nuk ndizej. Tani me sa po shoh me duhet te ndryshoj motherboard. A ka ndonjeri ndonje sygjerim para se ta ndryshoj?
Rrofsh
Moderatori: Lexoni edhe temėn Laptopi nuk ndizet - ekrani nuk nxjerr figurė. Disa nga kėshillat nė atė temė vlejnė edhe pėr kompjuterat dektop.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 22-12-2007 mė 14:20
Zakonisht shkaktari kryesor eshte ushqyesi i cili mund te jete i dobet dhe nuk perballon dot kerkesat e pjeseve te ndryshme. Megjithate nqs nuk ke instaluar ndonje karte te re kohet e fundit, ushqyesi i vjeter duhet te kete qene i mjaftueshem. Shiko qe ushqyesi te jete te pakten 350 - 400W.
Gjithashtu i njejti problem mund te shkaktohet edhe nga karta grafike. Nese eshte faji i kartes grafike, kompjuteri zakonisht bllokohet dhe figura e ekranit deformohet (psh: ngjyra te ngateruara, ndryshimi i rezolucionit, viza horizontale ose vertikale, dyfishimi i figures, etj.). Kur ndizet kompjuteri karta grafike mund te kete perseri figure te ngaterruar, ose monitori nuk mund te marre sinjal fare. Ne kete rast, shumica e motherboard-eve njoftojne duke luajtur sinjale te caktuara ne spikerin e vogel te motherboard. Viri veshin motherboard dhe shiko nese degjon ndonje sinjal. Disa motherboard kane dhe panele me numra (si te orave elektronike) qe tregojne kode te ndryshme te gabimeve qe mund te ndodhin. Sinjalet me zė dhe kodet me numra sqarohen ne manualin e motherboard.
Provo te shkeputesh karten grafike dhe ta vendosesh perseri, duke siguruar qe kablli me monitorin lidhet mire. Ke provuar se mos e ka fajin monitori?
Shkaktari tjeter mund te jete ndonje demtim i memorjes. Provo te ndezesh kompjuterin vetem me nje kallep memorje (nese ke dy) dhe ndrrojua vendet per te pare nese vetem nje prej kallepeve eshte demtuar.
Gjithashtu hidhu nje sy pjeseve dhe kabllove te kompjuterit se mos preken me kutine e jashtme metalike. Shikoje motherboard me kujdes se mos shikon ndonje kabell te shkeputur, karte qe nuk eshte futur mire, mos mban ere te djegur, etj.
Nese ke manualin e motherboard, shiko udhezimet se si mund te rikthesh BIOS origjinale dhe per te pastruar CMOS. Zakonisht mjafton te ndryshosh nje "Jumper" (kapuce te vegjel te bardhe) qe jane zakonisht afer cipeve dhe baterise.
Deri ku arrin ndezja e kompjuterit? E shikon BIOS ne ekran?
Nese arrin te futesh ne BIOS, kthe konfiguracionin e fabrikes (factory ose default ose safe) dhe provo te ndezesh perseri.
Cfare mendon se shkaktoi kete problem? Cfare ishe duke bere ne castin qe u bllokua kompjuteri? Mos ke instaluar ndonje paisje te re kohet e fundit?
Ti thua qe kompjuteri nuk ndizet pa hard disk, por provoje njehere me nje diskete flopi.
Edi
Ja ta provoj njehere rivendosjen e kartes grafike, dhe levizjen e RAM. Telat te gjitha i kontrollova dhe dukeshin normal. Kur e ndez kompjuterin as nuk arrij te futem ne BIOS, nuk mar asnje sinjal dhe monitori qendron ne "stand by". Nuk e ngacmoj kompjuterin per nja 2-3 dite pastaj e ndez dhe e fik nja 10-15 here atehere vendos te punoj. Gjithashtu edhe BIOS ja ndryshova ne " default settings" heren e fundit qe arita ta ndez por prap asnjegje. Une nuk eshte se isha duke instaluar ose c'instaluar ndonjegje. Une u mondova te perdorja kompjuterin pasi u ktheva ne shtepi dhe kishte ngrire, une zakonisht e le kompjuterin ndezur shumicen e kohes, nate e dite. Gjithashtu vura re qe 2 - 3 nga ato cilindrat (capacitor) ne motherboard e kishin pjesen e siperme pak si te fryre, por pa rrjedhje, pra besoj duhet ta kete fajin motherboard. Duket pothuajse si kjo fotografia.
http://www.pcstats.com/articleimages...capblown_3.jpg
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Username : 09-09-2005 mė 19:56
Krijoni Kontakt