Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40

    Roli i gjykates kushtetuese

    Vendimi i fundit i gjykates kushtetuese na ka habitur te gjitheve.

    N.q.se. parlamenti se bashku me presidentin nuk kane fuqine te shkarkojne nje prokuror te pergjithshem atehere kush e ka kete kompetence?


    A ka njeri ne forum qe njeh disi kushtetuten tone?


    Ju lutem vetem diskutime serioze.

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    NJĖ VENDIM PĖR FATOS KLOSIN

    NJĖ VENDIM PĖR FATOS KLOSIN
    Arjan VASJARI

    Gjykata Kushtetuese vendosi dje tė rrėzoje votimin e Parlamentit pėr shkarkimin e ish-Kryeprokurorit Arben Rakipi, duke provokuar pėr herė tė parė nė historinė post komuniste tė Shqipėrisė njė krizė tė qartė sistemi. Prej ditės sė djeshme, Kushtetuta e Shqipėrise ėshtė rrėzuar nė mėnyrėn mė tė paprecedentė nė historinė politiko-juridike, prej institucionit qė e bazon ekzistencėn e tij, pikėrisht nė respektimin ligjit kushtetues. Askush tashmė nuk ka mė argumentin qė ja jepte neni 1 i Kushtetutės, se Shqipėria ėshtė njė Republikė Parlamentare. Ne mund tė rrimė dhe tė shpikim modele, por askush nuk ėshtė mė nė gjendje tė gjejė formėn e republikanizmit shqiptar. Vendimi i djeshėm i Gjykatės Kushtetuese, ka tė gjithė elementėt e domosdoshėm pėr t’u definuar si njė akt i kulluar politik. Kėtu nuk ėshtė shqetėsues fakti se, nga dita e djeshme njė njeri i identifikuar si njė topuz politik nė duart e kryetarit tė Partisė Socialiste, ka motive juridike pėr tė pretenduar rikthimin si Kryeprokuror i shtetit. Ajo qė sjell shqetėsim, ėshtė fakti se loja me Rakipin ėshtė nė thelb njė trysni qė ushtrohet ndaj opozitės pėr tė mos tentuar rrėzimin e Fatos Klosit.Asgjė nuk mė bėri mė tepėr pėrshtypje nė ligjeratėn e Fehmi Abdiut, se sa theksi logjik me tė cilin ai artikuloi fundin e saj, i cili lidhej me fuqinė prapavepruese tė vendimit.

    Pra,me efektin retroaktiv,vendimi i Abdiut nuk synon thjesht tė kthejė nė inegzistent njė vendim te Parlamentit, apo aq mė pak tė mbajė gjallė ėndrat e Rakipit,por tė paralajmėrojė kryeministrin Majko se ky ėshtė njė precedent, i cili nuk mund tė injorohet pėr rastin e Fatos Klosit. Me pak fjalė,ēdo tentativė pėr tė larguar Klosin,ėshtė njė “irracionalitet” qė nuk ja vlen tė konsumohet, sepse Fehmi Abdiu ndjehet njė institucion mbiparlamentar me njė sovranitet absolut.Kėshtu qė edhe Pandeli Majko si njė kundėrshtar i hershėm i Klosit, edhe opozita si nje viktimė e hershme e tij nuk duhet ta prekin “Kainin”. Nuk ėshtė hipotezė se pas njė shkarkimi tė mundshėm,Shefi Shėrbimit Sekret mund tė aplikojė nė mėnyrė te ngjashme tė njėjtin operacion si tė ish-Kryeprokurorit,pra t’i drejtohet Kushtetutės e cila, tashmė do ta ketė edhe mė tė thjeshtė sepse do t’i duhet tė rrėzojė njė vendim”te paragjykuar” te kryeministrit .Pra, respektimi i kėsaj skeme llogjike shumė probabėl, zhvlerėson automatikisht ēdo lėvizje tė detyruar politiko-institucionale duke iu dorėzuar vullnetit politik te Fehmi Abdiut.Po tė mendosh normalisht mund tė duket absurde, se nje kryetar i Gjykatės Kushtetuese tė jetė kaq recidiv nė marrėzitė e tij,por Abdiu ėshtė gati-gati njė rast klinik.Mbas ēdo mandati qė u falte socialistėve, ne shpresonim se do tė ishte i fundit,por ai vazhdoi sa i bėri 84 copė. Mbas ēdo vendimi qė shkelte kushtetutėn, ne shpresonim se tek vendimi tjetėr, ai do t’i thėrriste rradakes. Edhe pas abdikimit gati njė mujor nė rastin e Arben Rakipit, ne tė gjithė u provuam si me “budallenjtė” kur nuk menduam se ky njeri i apasionuar pas litarit,e kishte lėnė atė qėllimisht jashtė.

    Pikėrisht pėr kėtė anormalitet sistematik, vendimi i djeshėm i Fehmi Abdiut nuk duhet lexuar si njė tentativė pėr tė “ringjallur”Arben Rakipin, por si njė paralajmėrim pėr ata qė kanė dėnuar me “vdekje” Fatos Klosin.

    Marre nga Tema
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Incidentet e fundit

    Incidentet e fundit politike ne Shqiperi jane tragjike dhe te japin pershtypjen e nje katastrofe institucionale. Shteti shqiptar tashme nuk ndryshon shume nga shteti i ri i Afganistanit. Ashtu si ne Afganistan, edhe ne Shqiperi nuk e merr vesh i pari te dytin. Qeveria e Afganistanit mezi mbahet ne kembe, ashtu si mezi mbahen ne kembe qeveria shqiptare. Ndryshimi i vetem mids te dyjave eshte se ne Shqiperi kapot e klaneve nuk mbajne veshje ushtarake si ne Afganistan, por veshin kostum e kollaro. Dhe keta kapo kane edhe zagare si puna e Rakipit, Klosit, Abdiut qe jane gati te bejne cdo gje, pavaresisht se shkojne tej limitit te arsyes,

    - Gjykata kushtetuese hedh poshte nje vendim kuvendi, edhe pse kuvendi eshte institucioni me fuqiplote ne Shqiperi, pasi kemi te bejme nje nje republike parlamentare.

    - Kryetari i sigurimit te shtetit Klosi, akuzohet nga nje ish i denuar se u perpoq ti bente atentat liderit te opozites Berish dhe i pranon publikisht akuzat, dhe te gjitha faktet e servirura nga akuzuesi. Klosi eshte ende ne detyre, asnje mase kunder tij.

    - Kryetari i Parlamentit ka vendosur te japi doreheqjen, dhe Nano kerkon doreheqjen edhe te Mejdanit meqenese Kushtetuesja e kapi ne gabim.

    - Te gjitha spektret politike jane te pakenaqur nga Kushtetuta dhe kerkojne ta ndryshojme ate. Pra "kushtetua qenka thelbi i telasheve" sipas politikaneve shqiptare.

    - Shqiperia paralajmerohet ne menyre te drejtperdrejte se po i largohet integrimit nga BE, fale luftes se deshtuar kunder korrupsionit dhe krizes se thelle politike qe mbreteron ne vend.

    - Nano nga ana tjeter lepin te vjellat e tij mbi Finon dhe Anastas Angjelin, pa harruar kundershtarin Ilir Meta. Nese dje i shante dhe hidhte vrer mbi ta, sot i perkedhel dhe i mban prane. Vetem qente i lepijne te vjellat e tyre por kjo nuk do te thote qe shoku Nano eshte qen.


    Shqiperia eshte kthyer si ajo kenga:

    Bir Selman i nenes
    ke te qaj me pare...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    6
    Presidenti ka kompetence sipas kushtetutes qe te shkarkoje Prokurorin e pergjithshem

    Neni 149

    1. Prokurori i Pėrgjithshėm emėrohet nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit.

    2. Prokurori i Pėrgjithshėm mund tė shkarkohet nga Presidenti i Republikės, me propozim tė Kuvendit, pėr shkelje tė Kushtetutės ose pėr shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve tė tij, pėr paaftėsi mendore a fizike, pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e Prokurorit.

    __________________________________________________ __
    Arben Rakipi e ka sfiduar vendimin e Presidenit mbi bazen e parregullsive proceduriale ne shkarkimin e tij

    Persa i perket kompetences se Gjykates Kushtetuese neni 132 pohon si me poshte:

    Neni 132

    1. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese kanė fuqi detyruese tė pėrgjithshme dhe janė pėrfundimtare. Gjykata Kushtetuese ka vetėm tė drejtėn e shfuqizimit tė akteve qė shqyrton.

    2. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese hyjnė nė fuqi ditėn e botimit nė Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund tė vendosė qė ligji ose akti tjetėr normativ tė shfuqizohet nė njė datė tjetėr. Mendimi i pakicės botohet bashkė me vendimin
    __________________________________________________ __
    Termi "shfuqizim i nje akti" sipas meje ne perkufizimin ligjor do te thote se ky akt eshte i pavlefshem, dmth nuk ka ndodhur kurre.

    Ne perkthimin anglisht te kushtetutes per shfuqizim eshte perdorur "invalidate" ndersa ne terminologjine ligjore anglo-saksone perdoret fraza "to render a legal act null and void"

    Pra nuk jam i sigurte nese behet fjale per te njejtin koncept juridik ne rastin e ketyre dy termave ligjore.

    Nderkohe nje akt tjeter ligjor ka ndodhur, emerimi i Prokurorit te Ri. Pyetja ime nga ana juridike eshte. A presupozon shfuqizimi i vendimit 1 te Presidentit edhe shfuqizimin e vendimit 2 te tij ?

    Sidoqofte kjo eshte vetem nje perqasje teknike ndaj problemit pasi gjithe corba ne Shqiperi krijohet prej nje banditi qe aspiron per President
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga reflektim : 25-04-2002 mė 14:06

  5. #5
    Gjykata Kushtetuese u krijua ne nje kohe qe Shqiperia nuk kish kushtetute por "pakete ligjesh kushtetuese". Ne Shqiperi vepron edhe nje institucion i quajtur "Gjykata e Larte" qe eshte maja e drejtesise shqiptare mos gaboj.

    Jo vetem qe socialistet e ndriten me kushtetuten qe hartuan (sot ata jane te paret qe kerkojne ndryshime themelore te saj) por lane ende ne veprim gjykata si kjo kushtetuese qe i ka ikur edhe koha edhe funksioni. Gjykata e larte mund te interpretoje te gjitha nenet e kushtetues me mire se cdo gjyqtar tjeter ne Shqiperi. Ne te njejten kohe, presidenti i vendit nje nga funksionet e tij ka pikerisht, ruajtjen e kushtetueshmerise te ligjeve dhe dekreteve qe leshon parlamenti.

    Mesa duket, Abdiu po i tregon Mejdanit dhe shqiptareve se "Une e njoh me mire kushtetuten se ty Z. President". Ka ardhur koha qe keta qen e mace cirqesh te mbyllen neper kafaze pasi nuk te bejne me as per te qeshur dhe as per te qare.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Gjykata Kushtetuese.

    Ta rikthejme temen tek pyetja e VLORA( jo se dikush ka dale nga tema ) por pyetja e shtruar eshte kjo :

    Nese parlamenti me presidentin nuk e shkarkojne dot nje prokuror te pergjithshem,kush mund ta shkarkoje ate ?

    Per tu sqaruar kjo eshte sqaruar fare qarte nga Albo -i cili ka dhene tablone politike te sotme dhe nga reflektim i cili ka bere analizen juridike.

    Me duhet te shtoj se formulimi i pyetjes nga kolegu nuk presupozon te ngaterroje njeri,dhe as nuk duhet lexuar fjale per fjale.
    Eshte e qarte procedura e shkarkimit dhe emerimit te nje funksionari si Prokurori i Pergjithshem.Dihet qarte se politika tek ne eshte lemsh,por nese do interpretojme nje ligj a procedure legale kjo duhet bere pa emocione.

    A eshte e mundur kjo ?

    Eshte e veshtire por jo e pamundur,ne nje demokraci te brishte si kjo e jona,ka shume precedente kur politika i ka marre frymen ligjit.
    Nga ana tjeter ata gjyqtare qe dhane nje vendim te tille thuhet se kane patur motive politike.

    Duhen lene keto menjane !
    Pavaresisht rrethanave apo shkaqeve qe prune ne kete vendim,ku eshte vendim.Ne cdo vend me demokraci te zhvilluar Gjykata kushtetuese apo ekuivalenti i saj,kane pikerisht kete qellim-SQARIMIN e jo BLLOKIMIN.

    Tek ne kjo ndodh sepse:

    *Mungon kultura ligjore.Kuptoj me kete precedente te qarte legale.
    *Politika dhe individe te caktuar manipulojne eventet ne fjale,duke perfituar nga kjo e para.

    Sic thuhet ne hapjen e temes kush mund ta heqe Prokurorin?
    Neni 149 /1 thote si emerohet ai,ndersa neni 149/2 si shkarkohet ai.

    Si u gatua nje corbe e tille?
    Sigurisht qe kuvendi ka juriste per te argumentuar vendimet qe merr.Por mendimi i tyre ose nuk eshte marre ose eshte injoruar para marrjes se ketij vendimi.

    Qarte nese juristi i thote Kryetarit te kuvendit ( a sekretarit te tij ) se mocini i paraqitur nga PD -per shkarkimin e Prokur. eshte i pa bazuar ne ligj - Kjo nuk duhet te hynte fare ne rendin e dites.

    Ashtu sic dihet tashme qe Berisha u bashkua me Meten,Rakipi do ndiqte kete apo ate,Tosi dashuronte Rakipin etj etj etj.

    Megjithese vendimi i GJK. (per hir te saktesise) eshte per proceduren e ndodhur (e cila u vleresua e parregullt) vete mocioni ishte jo legal.

    Prokurori shkarkohet atehere e vetem atehere :
    kur shkel kushtetuten,per shkelje te renda te ligjit,per paaftesi mendore a fizike dhe per sjellje qe diskretitojne rende figuren e tij neni 149 pika 2 (i shkurtuar ) .

    Per asnje nga keto nuk pati fakte,prova a argumentim ligjor-sic jemi informuar ne media.U be nga oportuniste politike per qellime qe s`po merremi me to.

    Kthehemi te procedura nese GJK kushtetuese e ARSYETON se vendimi i meparshem eshte i paregullt nga ana PROCEDURIALE atehere vendimi i meparshem bie -sic ka then reflektim termi invalidate /eshte i sakte.Megjithate ne kete rast kemi si pune overrule.

    Ky term ka kanotime e qarta perdoret kur gjykata me e larte kthen mbrapsh vendimin e nje gjykate me te ulet.
    Megjithese rasti jone eshte ndryshe ne nje fare menyre Overrule eshte bere - ka hedhur poshte nje vendim te meparshem duke e bere ate invalid.

    Cdo vendim apo akt i bere mbi nje vendim te parregullt eshte i pavlefshem JURIDIKISHT !

    Praktikisht (faza teorike kaloi tashme me botimin e vendimit ) prokurori i ri i emeruar eshte i paligjshem,i vjetri duhet te kthehet ne pune pa hezitim.

    Nuk behet fjale per nje prokuror a dy,por per pavaresi pushtetesh !
    Duhet jo vetem harmoni e bashkeveprim ,por respektim te institucioneve nga cilado pale.GJK tha fjalen e saj ,PAVARESISHT nga rrethanat -vendimi i saj eshte FINAL.

    Akoma me thelle ti futemi kesaj pune:
    Ekziston frika nga pole te caktuara,ne pavaresine e pushteteve e ne fjalen perfundimtare te ligjit.

    Parlamentaret bejne ligje,por nuk jane ligji ,dhe teorine e relatives u intereson ta marrin si teper seriozisht Dikur duhet thene mjaft.Stop ketu kjo pune merr fund.
    Pra dolem te frika e tyre ne krijimin e nje precedenti te rrezikshem,pasi cdo vendim ligjor i GJK,behet preceent ligjor ne te ardhmen,e kjo vjen kunder interesave te atyre qe e nisen kete pune.

    bursa33

  7. #7
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Vendimet e Gjykates Kushtetuese
    Nga Agron Alibali, Konstitucionalist, Harvard, SHBA

    Vendimet e fundit te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise perbejne nje kontribut te rendesishem ne teorine dhe praktiken e se drejtes kushtetuese shqiptare. Gjykata Kushtetuese e Shqiperise, duke vepruar ne menyre te pavarur dhe te paanshme, shfaqi me autoritet e dinjitet rolin e saj te rendesishem si garante e Kushtetutes se vendit. Vendimi Nr. 75, date 19 prill 2002 afirmon parimin e rendesishem te se drejtes kushtetuese per nje proces te rregullt ligjor sipas Nenit 42/1, parim i cili duhet zbatuar edhe ne procedurat per shkarkimin e funksionareve te larte te sistemit gjyqesor dhe te akuzes. Gjykata ne vendimin e saj thekson se i takon ligjvenesit dhe jo asaj te krijoje normen juridike procedurale. Megjithate gjykata identifikon kater elemente baze te procesit te rregull ligjor qe duhen mbajtur parasysh ne percaktimin e normave dhe procedurave te shkarkimit. Keto jane: argumentimi i shkeljeve, parimi i ndarjes se pushteteve gjate shqyrtimit, njohja paraprake me materialet akuzuese dhe e drejta per t'u degjuar dhe mbrojtur. Nga ana tjeter, Vendimi Nr. 76, date 25 prill 2002 vlereson se procedurat e shkarkimit te ndjekura nga Kuvendi dhe Presidenti nuk ishin ne pajtim me parimet kushtetuese dhe kerkesat e Nenit 42/1 te Kushtetutes, dhe per kete arsye Gjykata Kushtetuese i shfuqizoi ato. Te dyja vendimet e Gjykates Kushtetuese perbejne nje kontribut te rendesishem ne te drejten kushtetuese shqiptare dhe ne jurisprudencen perkatese. Per rendesine e tyre te vecante ne permbajtje, per forcen dhe thellesine e argumentimit juridik, per faktin se ato jane marre ne menyre te pavarur dhe te paanshme, pavaresisht nga trysnia e jashtezakonshme politike e ushtruar, keto vendime marrin permasa historike. Gjykata Kushtetuese me keto vendime ripohon autoritetin e saj si garante e Kushtetutes dhe si interpretuesja perfundimtare e saj. Ajo percjell qarte mesazhin se, ne funksion te rolit te saj te rendesishem kushtetues, ajo nuk do te toleroje shkelje apo cenime te Kushtetutes, pavaresisht se nga cilat pale behen ato.

    -Sikurse dihet, reagimi i disa qarqeve politike shqiptare ka qene mjaft i ashper dhe nervoz. Por le t'i referohemi per nje moment konfliktit kushtetues lidhur me zgjedhjet presidenciale amerikane te nentorit 2000. Dihet se Al Gore kishte fituar shumicen absolute te votave ne mbare vendin, porse guvernatori Bush kishte nje shumice te vogel ne Florida, gje qe i jepte atij presidencen. Dihet gjithashtu se votimet ne Florida kishin patur mjaft probleme dhe ishin ne diskutim. Gjykata e Larte Amerikane nderhyri dhe mori nje vendim historik, sipas te cilit rinumerimi i votave, po qe se do te behej, duhet te kryhej ne mbare shtetin e Floridas dhe jo ne disa konte te perzgjedhura, sepse kjo do te sillte shkeljen e parimit kushtetues te barazise para ligjit (equal protection clause). Ishte ky vendimi qe hoqi perfundimisht shanset per president kandidatit demokrat.

    Por si reagoi Al Gore dhe Partia Demokrate ndaj vendimit? Ata as nuk kerkuan shkakimin e Gjykatesve te Larte Amerikane dhe as kerkuan suprimimin e vete Gjykates. Ata thjesht njohen dhe zbatuan vendimin e Gjykates se Larte. Sigurisht, kjo ceshtje u be objekt debatesh te ashpra politike e juridike. Por, kerkush nuk vuri ne dyshim kompetencen, legjitimitetin dhe dinjitetin e Gjykates se Larte. Edhe ne Shqiperi debatet e ndezura politike heret apo vone do te shterojne dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese do te zbatohet, qofte duke sjelle me vete edhe doreheqjet dhe ndjesat e nevojshme.

    Por, nga ana tjeter, cdo levizje politike qe synon ndeshkimin politik te Gjykates Kushtetuese qofte edhe nen vellon e "rishikimit" te kompetencave te saj kushtetuese duhet te marre fund. Perkundrazi, Gjykata duhet te ndihmohet, madje edhe duke i rikthyer asaj kompetencen per t'u vene ne levizje sua sponte, e cila iu hoq me Kushetuten e sotme edhe pse parashikohej ne Ligjin per Dispozitat Kryesore Kushtetuese. Pa dyshim, fakti qe ne Shqiperi ka mekanizma kushtetuese te cilet jane ne gjendje te pengojne dhunen antikushtetuese dhe arbitraritetin e parlamentit, edhe kur kjo shfaqet nen masken e "parlamentarizmit", perben nje arritje te jashtezakonshme te demokracise se sotme shqiptare, arritje e cila duhet konsoliduar e forcuar dhe jo suprimuar.

    -Legjislatura e sotme ndofta e ka humbur autoritetin politik e moral, si dhe qetesine, kredibilitetin dhe maturine institucionale per te bere ndryshimet e nevojshme te Kushtetutes. Eshte me se e qarte se ajo cka ndodhi ne 18 mars 2002 perben nje njolle per Kuvendin e Shqiperise dhe parlamentarizmin ne vend. Edhe ne vitet e diktatures, gjate plenumeve famekeqe te KQ te PPSH-se nuk mbahet mend te jene zhvilluar procedura te tilla te urgjente ku, brenda nates dhe per gjashte ore, dikujt t'i behej pretenca dhe t'i jepej denimi politik. Madje edhe ne ato plenume i akuzuari ndodhej gjithmone i pranishem dhe i jepej edhe fjala per te bere "autokritike."

    Ndofta roli per rishikimin e Kushtetutes i takon nje Kuvendi te ri, te dale nga zgjedhje te reja, te rregullta e te pakontestuara. Porse, paraprakisht duhen bere disa ndryshime te vete ligjit te zgjedhjeve, qe do te siguronin freskimin dhe shendoshjen e perberjes se Kuvendit, si dhe rritjen e shkalles se llogaridhenies se deputeteve ndaj zgjedhesve. Per shembull, duhen vendosur kritere me rigoroze te vendbanimit te deputetit. Nuk ka pse nje deputet qe banon prej vitesh ne Tirane, te vere kandidature e te perfaqesoje, ta zeme, Kurveleshin apo Petrelen, pa patur nje vendbanim te rregullt e te qendrueshem atje. Ne kete menyre, veprimtaria ligjvenese e deputetit do te ushtrohej duke vjele drejtperdrejte mendimin dhe duke qene nen kontrollin e vazhdueshem edhe te zgjedhesve kurveleshas apo petrelas, nje kusht ky themelor i parlamentarizmit. Ketu del ne pah edhe nje spekullim tjeter i bere ne Shqiperi ne emer te parlamentarizmit. Gazetat kryesore amerikane botojne rregullisht te dhena konkrete per menyren se si kane votuar kongresmenet e shtetit perkates gjate javes per ligje te ndryshme ne Kongres. Eshte nje praktike e konsoliduar demokratike qe kongresmenet te konsultohen edhe me elektoratin e tyre dhe te shprehin vullnetin e tij gjate procesit te votimit te ligjit. Sa u be kjo nga deputetet e Kuvendit te Shqiperise per procedurat e kryera me 18 mars 2002? Fare pak ose aspak.

    Po ashtu, duhet te vendoset nje rregull sipas te cilit drejtuesit qendrore dhe vendore te partive politike te perjashtohen nga listat proporcionale. Ne kete menye, keta drejtues do te verifikohen dhe zgjidhen vetem dhe drejtperdrejte nga zgjedhesit dhe po qe se nuk votohen, atehere nuk do te futen ne Kuvend "nga dritarja," domethene nga listat proporcionale. Kjo do te sillte rritjen e pergjegjshmerise se politikes dhe rifreskimin e saj, duke afruar ne te edhe elemente te rinj, te afte e me sens kombetar.

    Se treti, ndofta ka ardhur koha qe edhe ne Shqiperi te rritet pragu i hyrjese perfaqesimit ne Kuvend nga 2.5% i sotem, ne 5 %. Pervoja e ketyre viteve te pluralizmit ne Shqiperi tregon se partite me pak te votuara kane marre shume me teper pushtet se sa u ka takuar sipas votes se zgjedhesve. Edhe pse nga keto parti ka ardhur edhe ndonje personalitet i shquar, kjo praktike tashme duhet te marre fund. Vetem nje Kuvend i tille, i perterire, i reformuar dhe i pergjegjshem, do te ishte ne gjendje te bente ato amendamente aq te nevojshme per Kushtetuten e Shqiperise, per te cilat do te rezervohem te flas ne nje rast tjeter.







    Per kete piken e fundit ka aq te drejte sa.

    Sa me shpejt te behet 5% aq me mire do te jete.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Anton,

    kush eshte ky Agron Alibali?

    Dhe cdo te thote "Konstitucionalist" ne Harvard. Ky njeri hiqet shume kopetent por me duket se i trajton gjerat ashtu sic i vijne atij per mire. Mos eshte edhe ky nga ata te Kokkalis. Une s'ja gjeta emrin gjekundi ne Harvard.


    Vlora

  9. #9
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144

    RE

    Po kelyshet e Enverit ngriten 2 ministri te reja per te grabitur para nga kontribuesit e nuk jane ne gjendje te bejne te funksionoje ajo e Drejtesise.

    Une nuk e di kush mund ta heqe rakipin por di qe prokuroria varet nga ministria e Drejtesise e duhet te jete pikerisht kjo ministri qe duhet ta kontrolloje.

    Po me sa duket,shtangisti apo mundesi qe ka uzurpuar karrigen e ministrit ne kete ministri duhet te jete i zene me ndonje tender per kepucet e policeve apo per bojen e ministrise....
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  10. #10
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nuk e di se kush eshte jo, koha jone e kishte.

    Me siguri ndonje i kokalisit do jete, por per ate 5 % ka te drejte.

    Sa per vendimin e kushtetueses nuk di ca te them se vetem lajme gazesh kam e ligjet nuk i di.



    Por mendoj se ai eshte hequr thjesht taktikisht. Po mendoj Berisha ka menduar se do te mund ti percante socialistat me shume duke e hequr se ligjerisht une nuk di se cfare akuze i behet.
    Deri tani kam lexuar vetem gjera te pergjithshme.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kush ishte Hakmarrja per Drejtesi
    Nga King_Arthur nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 11:37
  2. Kushtetuesja: Presidenti Sejdiu ka shkelur kushtetuten me mbajtjen e dy posteve
    Nga MafiaWarz nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 03-10-2010, 03:41
  3. Si ta mbrojme flamurin kombetar
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 31-10-2007, 19:14
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 20:43
  5. Gjyqtarė tė korruptuar, anėtarė tė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-12-2003, 11:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •