Close
Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 189
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Mund te them disa nga shkaqet qe cuan ne rebelimin e 97, megjithese nuk kam qene prezent ne ate kohe.

    mund te them se nga viti 1990- deri ne 1994 nuk kam emigruar sepse doja vullnetarisht te jepja ndihmen time sado te vogel ne rrezimin e komunizmit dhe ndertimin e demokracise ne Shqiperi, kam qene pjesmarres aktiv qe ne levizjen e dhjetorit dhe po te lexosh ne temen kujtimet e mia, hapur nga Alba kam folur per ate periudhe kam mare pjese aktive ne zgjedhjet e para demokratike ku isha edhe zv-kryetar ne qendren time te votimit per ate vit dhe besoj se e kemi kryer detyren shum mire pasi votimet dolen me sukses dhe nuk munden te vidhnin votat nga asnjera pale, deri ketu cdo gje shkoj ne regull dhe premisat ishin shum shpresdhenese, por ketu filluan edhe gabimet e PD dhe te udheheqsve te saj, ato erdhen si rezultat nga mos pervoja , nga euforizmi, dhe nga mos pregatitja e planeve mbas fitores pasi ngjarjet ndodhen kaq shpejt
    saqe por qeveria nuk kishte idene se nga do ta niste demokratizimin e vendit dhe perparimin e popullit, pra ishte nje qeveri diletantesh politikan dhe ekonomista qe kishin studjuar ligjet e ekonomis Socialiste dhe luften e Klasave.

    Ne shkrimet e mia kam treguar gjithmon te vertetat nga jeta ime dhe faktet jane reale por nuk kam dashur ti shkoj deri ne fund pasi nuk deshiroja qe te behej publike meqe jane probleme personale por qe kan te bejne me jeten dhe kushtet ku kam jetuar,pra ne nje far menyre tregojn edhe ngjarjet e asaj kohe.

    po i vazhdoj kujtimet e mia me periudhen pas fitores se demokracise ,


    mbas votimeve sigurisht u mlodhem dhe festuam me ato qe kishim ,dhe ne ditet ne vazhdim shkoja cdo dite ne seline e Partise per tu njohur me planet projektet etj..
    kisha kohe ne dispozicion sepse partia ku beja pjese me urdher qe doli ne ate kohe nga qeveria kishte marre 1- muaj leje per aktivistet e saj qe ishin ne mardhenie pune dhe sigurisht edhe na paguan per ate muaj si nga shteti ku punoja edhe nga partia,( nenvizoj qe nuk u bera asnjeher antar i asnjeres parti por isha thjesht nje djal i ri qe vullnetarisht donte te jepte dicka per demokracine )
    por shum shpejt u zhgenjeva kur nje dite cova nje shkrim te shkurter per refugjatet dhe presoni qe ishte ne zyre e mori dhe e hodhi ne kosh pasi nuk isha antar dhe ne gazete do shkruanin vetem kreret e Partise ,
    Mu duk sikur kisha vajtur te zyra e partise punes prandaj dola dhe nuk shkela me ne ate zyre por cdo dite shifje njerez te rinj qe zinin vende pune ne seli dhe hiqeshhin sikur kishin cliruar Shqiperine , me von mesova se ishin miq apo fis te ketij apo atij personi dhe kur me mbaroj leja shkova dhe fillova pune atje ku isha ne posten qendrore te Tiranes

    ketu fillon nje zhgenjim akoma me i madh nga ana e PD pasi dolen me parrullen qe te zevendesojme vendet e punes se komunsteve me demokrat
    filloj nje aksion per zevendesimin e te gjitha posteve te rendesishme te institucioneve te vendit , qe nga drejtoret shefat policet pergjejsat pastruset etj, DMTH u hapen vende pune dhe keto vende pune vune te gjith fisat e tyre duke i sjelle nga veriu mu ne qender te Tiranes ju than te merrnin nga nje cop toke ku te mundnin e te ndertonin nje shtepi pastaj ju dhan nga nje cop toke mu ne qender te Tiranes per te hapur nje lokal dhe e kthyen Tiranen si nje qytet te mesjetes ku nuk kaloje dot ne trotuar nga kjoskat ku parku rinia u kthye ne CINA TAWN dhe drogohej gjith rinia , ku lana qe mledh ujrat e zeza u be zona me e populluar dhe me e piset ku kishte vetem kuaj dhe qen te ngordhur ku tubat e ujit u cane ne cdo vend per te cuar uje neper dyqane dhe shpia pa leje.

    ndersa ne qendren time te punes pasi ndruan nja dy drejtora filluan te heqin puntoret per ti zevendesuar me njerzit e tyre qe vinin cdo dite e me shume se u be deti kos dhe ooo burra te ham te gjith nga nje
    luge, nuk kishte me kriter shkolla qe te ishe teknik poste por prejardhja
    pra po te ishe diku nga veriu i Shqiperise haje buke perndryshe jo .



    Dhe nje dite me erdhi radha edhe mua e me thane e sheh kete djaloshin po i thash pergjesit do vi me ty dhe do i mesosh zanatin se do ti japim zonen tende prandaj pregatite shpejt me tha ,un e pyeta cfar shkolle ka ai mu pergjigj se po te kishte shkoll nuk e sillja ke ty po i jepja celsat ne vend, nuk e kuptove ti nga emri qe e qujn MARK dhe ka ardh i rekomandum nga lart , kjo per mua do te thonte se do me hiqnin nga puna prandaj dhe nuk pranova por vajta te ish partia dhe i thash problemin atyre qe njihja por ishte e kote pasi edhe atyre ju kishte ardhur radha duke me keshilluar t'ja mbathja jasht se ktu si zor me ça.
    megjithate nuk u derzova vazhdova punen derisa filluan te me benin prapaskena dhe pislliqe te tjera per te gjetur nje motiv per perjashtim ne kete pike shkova te drejtori dhe i thash te dh.jefsha ty dhe partine tendenai dhe celsat dhe hika per ku do thush per Vlor me skaf dhe prej aty per lece, kjo esht nje histori me vete qe ende se kam treguar

    Kur u bene zgjedhjet e tjera erdha perseri per te ndihmuar ne zonen time por kam vene duart ne koke dhe jam larguar brenda 24 -oreve me premtimin se nuk dua te degjoj me asgje per ate vend te ......

    dhe kjo per arsyen se ne qendren tone si te gjitha qendrat merrnin pjese
    edhe partite e tjera qe kishin perfaqsuesit e tyre por nje dite para votimeve ne mbremje pasi regulluam gjithcka mbyllem deren dhe dolem per te shkuar ne shtepi, kur na u sulen disa polic dhe civila me SHKOPA GRUSHTA DHE SHKELMA duke thene qe te mos mernim pjese te nesermen,
    ne qender votimi une shpetova se kishin mare mire informatat dhe i dinin kush ishin antaret e PS-se, por u futa njesoj se njeri prej tyre ishte kushuriri im dhe nuk mund ta lija vetem prandaj munda vetem tja u shkepusja nga duart kur e kishin bere cope dhe qendroj nje muaj ne spital me brinje te thyera e koke te sakatosur.
    KJO ISHTE DEMOKRAZIA E SALES

    ah harrova te them qe policet dhe civilet flisnin ne dialekt Veriu.

    Prandaj per shum vjet per mua shqiperia nuk egzistonte por problemi esht se sa do e keqe te jet nena jote eshte gjithmon nena jote kete shqetsim ja shpreha edhe LEKA ZOGUT ne nje takim muajn qe shkoj ne vilen e tij pasi per mendimin tim eshte i vetmi opozitar i vertet dhe real i diktatures gjith te tjeret jane pjelle e komunisteve.

    dhe tani po ju rrjeshtoj me pika gabimet e PD

    1-Lejoj apo organizoj shpernguljen e popullsise drejt qyteteve pa patur asnje plan ose struktur ku mund te strehoeshin.

    2-Hoqi nga puna nje pjes te mire te popullsis vetem per motive ideologjike dhe politike

    3- I zevendesoj me fisat e tyre duke e kthyer partine dhe shtetin ne nje prone private me metodat Staliniste.

    4-Lejoj qe vartesit e tij ta benin tiranen lesh e li me leje ndertimi apo pa leje ndertimi,

    5-Lejoj qe piramidat te vidhnin kursimet e popullit dhe nuk i ndaloj ato

    6-Ne zgjedhje perdori dhunen dhe manipuloj ato ,

    7-CTE MBJELLESH DO KORRESH

    8..shtoini vet te tjerat

    Dhe kur mendoj qe do te behet prap kryeminuster !!!!



    Edhe keta qe qeverisin sot te njejten gje kan bere dhe e njejta gje i pret vetem se jane me te zgjuar ne te gjitha drejtimet.

    Pasojat jane ngadalesimi ose frenimi i demokracise ne shqiperi per nje kohe te gjate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 06-04-2005 më 20:20

  2. #92
    Dardajan,

    E lexova shkrimin tend me shume vemendje dhe nuk kam se cfare t'i heq bile duhet shtuar dhe me teper sepse me te vertete ashtu ka ndodhur dhe po ndodh ende dhe sot.
    Se keto ngjarje qe ju i ngrini nuk kane ndodhur vetem ne Tirane por ne te gjithe vendin duke perfshire dhe Kukesin qe Tirona-Re e permend ne fjalet e tij.
    Mirepo gabimi qendron ne faktin se ato qe ndodhen ne ato vite padrejtesisht ose qellimisht i vishen nje pjese te popullsise shqiptare,pra atyre qe dhe une perfaqesoj.
    Per nje gje duhet te jeni te bindur se te gjitha ato qe kane ndodhur mos kujtoni se i ka perkrahur njeri ne Kukes e kudo sepse shumica e njerezve kane pritur nje zhvillim tjeter te vendit tone pas vitit 1992.
    Pakenaqesia ka qene e njejte per shume aresye qe ju sapo permendet dhe mos mendoni kurre se kjo pjese e popullsise e ka mbeshtetur ate apo kete se eshte nga ky apo ai fshat apo nga ky apo ai qytet.
    Pjesa e shqiptareve qe ka jetuar dhe jeton ne keto zona kane qene bile pjesa me e qete ne krahasim me pjeset tjera ne periudhen 1990-1992.Se kur ne shume qytete digjeshin e vriteshin njerez tek ne kishte rregull sepse vete banoret kontribonin per kete.
    Ne keto zona demokracia eshte pritur me maturi shume te madhe dhe shpesh dhe me mosbesim sepse ende nuk besohej se po ndodhte nje permbysje e madhe.Kjo mbase kishte brenda dhe nje doze naiviteti te kultivuar nga mentaliteti i njeriut pa sherr.
    Gjithcka rrodhi ndryshe pas vitit 1992 sepse nga mungesa e pervojes,nga problemet teper te medha qe ishin perpara (80% e popullsise jetonte me nje 80% te rreme i cili e fundosi teresisht ekonomine shqiptare,pa buke dhe pa sapuna bile),nga nje opozite qe e kishte quajtur PD nje "dele te zeze" dhe qe nuk linte asgje pa bere (kujtoni protestat ne Skrapar etj),nga problemet e trasheguara me fqinjet,nga mentaliteti i qytetareve dhe politikaneve shqiptare ne pergjithesi etj.
    Pjese e kesaj rremuje ishte dhe levizja e lire e njerezve nje e drejte elementare e nje shoqerie demokratike.Sepse ndoshta dikush mendonte dhe mendon se njerezit duhej te leviznin me lista se kaq te vinin ne Tirane e nga kjo zone,kaq ne Durres e nga kjo zone etj.!?
    Eshte njesoj sikur levizja e mijera shqiptareve per ne Evrope te behej me nje liste se kaq nga Tirana te shkojne ne Gjermani e kaq nga Durresi te shkojne ne Itali e kaq nga Saranda te shkojne ne Greqi etj.!?
    Duhet t'a dini se nga keto zona bashke me te varferit erdhen dhe ata qe investuan me miliona dollare ne biznese teper te njohura ne Shqiperi e nese dikush ka nevoje mund t'ja permend.Ata jane ne Tirane,Durres e kudo neper Shqiperi e nuk jane pak.
    Jane p.sh. Mercedez-Benz,Opel,Eurodrini,Euromedica etj.
    Ndersa tjeter eshte fakti se keta banore nuk u ndihmuan por u lane ne meshiren e fatit.Kjo ndihme te konsistonte ne krijimin e kushteve baze per nje jetese normale si:hartimi i nje plani urbanistik,furnizimi me uje,rrjeti i kanalizimeve,rrjeti elektrik,rruget,sherbimi shendetesor, etj bile te ndihmoheshin dhe me kredi afatgjata por kete mundesi nuk e kishte Shqiperia sepse sic thashe luftohej per buke dhe sapun.Kujtoni vetem per nje cast operacionin e famshem italian per shperndarjen e ushqimeve dere ne dere.Italise mike dhe shteteve te tjera duhet thene gjithmone faleminderit.
    E njejta gje duhej te behej jo vetem me keto banore por dhe me gjithe ata qe desheronin nje levizje te lire brenda Shqiperise (sepse levizje pati ne te gjithe Shqiperine).
    Mirepo konflikti i vitit 1997 nuk ka asgje te perbashket me kete pjese te popullsise shqiptare qe u shperngul ne Bathore e qe kane qene dhe jane objekt i shume shkrimeve jo vetem ne kete teme e jo vetem ne kete forum.
    Kjo eshte nje pjese e shemtuar e pargjykimeve brendashqiptare te krijuara nga koha e shkuar per shume aresye.Nje nga aresyet baze ka qene se kjo popullate e ka pritur me pushke komunizmin ose "jeten e re" komuniste dhe se nga kjo zone qendresa antikomuniste ka qene shume e gjate.
    Banori i ketyre zonave ka qene ne shekuj njeri i lire dhe me dinjitet.Ai nuk mund te pranonte te qeverisej nga nje regjim qe i merrte lirine dhe besimin dhe i cili i servirej se do t'i sillte zhvillimin e perparimin.Dihen nga te gjithe pasojat e atij "zhvillimi" dhe "perparimi" 50 vjecar.
    Nga pushteti komunist ajo zone ishte" e eger","e pagdhendur","e trashe","bajraktare",
    "konservatore","te padalur","maloke"(qe nuk do te thote malesor por eshte ofendim) etj.
    Nga ky qendrim kjo zone u margjinalizua e per pasoje u krijua nje hendek i madh ekonomik,kulturor,shpirteror etj.Kjo zone nuk kishte as police te "besueshem" per komunizmin e leje me per drejtimet e tjera.
    Shiko dhe kujto me kujdes te gjithe filmat qe trajtojne temen e kesaj zone te krijuara ne vitet e regjimi komunist.Aty ka vetem "diversante","tradhetare","bashibozuke","hakmarres","prapambeturi" etj.Keto filma qe ne idene e tyre donin te jepnin shnderrimet " medha" te kryera ne vitet e Partise nuk benin gje tjeter vecse krijonin tek pjesa tjeter e popullsise shqiptare nje mori paragjykimesh.Pikerisht keto paragjykime nxoren krye pas viti 1992 sepse (me falni) nje ish-drejtor komunist nga X qytet apo Y fshat i ardhur ne Tirane si njeri "i zoti" dhe komunist i denje nuk mund te pranonte qe nje "Pjeter Mustakuqi" nga "malet" t'i zinte vendin!?
    Ishte dhe eshte ofendim qe nje "i trashe" te zinte vendin e Ministrit te Jashtem apo te ndonje ministrie tjeter e keshtu me rradhe.
    Ishte dhe eshte ofendim qe nje inxhinier nga ata "te trashet e malit" te vinte te punonte ne ministri apo institucione te tjera.
    Pse duhet t'i beje shqiptareve pershtypje fakti se nje X apo Y nga "malet" te behet president,kryeminister,minister,deputet,ambasador, profesor etj?
    Me drejte do te ishte te thuhej se pse nuk u vendosen kritere te sakta ligjore per perzgjedhjen e administrates por ju la rruge e hapur abuzimeve me pushtetin.Kjo po eshte e drejte.
    Dardajan ke renditur me te drejte 8 pika por do te kishte vend dhe per me shume por kjo renditje do te duhej te behej dhe per vitet e pas 1997.
    Nje fjali aty nuk e kuptova mire "Edhe keta qe qeverisin sot te njejten gje kane bere dhe e njejta gje i pret vetem se jane me te zgjuar ne te gjitha drejtimet"!!??
    Ndersa sinqerisht Tirona-Re ne kemi patur dhe kemi gjithnje respekt per tiranasit e vjeter sepse kane qene njerez te urte e te mencur dhe mbi te gjitha tolerante e largpames sepse pranuan gjate gjitha koherave miq,mysafire e hallexhinj.Per kete me te drejte u be Tirana kryeqytet sepse fale nje mentaliteti te tille ajo u be nje qytet i hapur per te gjithe (jo vetem per shqiptaret).Pa to nuk do te kishte patur Tiron te re.
    Nejse pas gjithe ketyre fjaleve nje gje duhet te jete e qarte nga te gjithe se shqiptaret nuk kane patur,nuk kane e as nuk do te kene nje konflikt ne mes veti.Pra 1997 nuk ka qene kurre pjese e nje konflikti brendashqiptar,ndonese dikush ka desheruar qe te kishte dhe nje permase te tille.Shqiptaret dijne te respektojne kombin dhe flamurin dhe kur ata jane ne kulmin e deshperimit.Kjo ka qene dhe do te mbetet forca jone.

  3. #93
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,194
    Postimet në Bllog
    22
    Shkaqet i perjetuan vete shqiptaret qe kane jetuar ne Shqiperi ne 1997.
    Pasojat e 1997 kane 8 vjet qe po shqiptaret i kane vuajtur 10fish ne kurriz.

    Ndeshkimin e krimit dhe krimineleve qe dogjen e shkaterruan shtetin shqiptar ne 1997, do ta mesoni diten e zgjedhjeve qe eshte vetem pak muaj larg.

    Ndryshe nga marksiste-leninistet qe "pushtetin e marrin me gjak", shqiptaret demokrate ne shpirt pushtetin e marrin me vote. Shqiptaret do te bejne histori pask pak muajsh duke deshmuar vetes dhe gjithe botes se ata nuk jane njerez te eger por te qyteteruar duke rrezuar me vote ate qe u rrembye me gjak.

    U be ne 1991, do te behet edhe ne 2005. Me ndryshimin e vetem qe nese ne 1991 u rrezua vetem sistemi komunist, ne 2005 rrezimi do te pasohet me ndeshkimin e ligjit te gjithe atyre qe kane vene dore me shtetin dhe interesat tona te perbashketa kombetare.

    Prandaj behuni te duruar edhe pak muaj dhe keni per te deshmuar historine teksa shkruhet. Jane shqiptaret me voten e tyre ata qe do te mbyllin njehere e mire kapitullin e historise se krizes se 1997 ashtu sic do te mbyllin edhe qeline e burgut te gjithe atyre qe sot krekosen per "trimerite" e tyre ne 1997.

    Albo

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Qazim

    Une personalisht jam per levizjen e lire te njerezve jo vetem brenda Shqiperise por ne te gjith boten , pasi te gjithe kane te drejte te ndertojne jeten ku te duan dhe me ke te duan ,por menyra si e nderton ti ate ka shum rendesi dhe menyrat jane 2

    1-Me pune

    2-Me miq me lajka ose me mashtrime.


    DHe ne Shqiptaret perdorim me shume kete te fundit pasi eshte me e lehte dhe me frutdhenese per momentin.

    Si e perdorim ne kete ,
    po ja sa marrim vesh per nje mik apo fis qe u rrit ne detyre i zeme deren e shtepise derisa te me regulloj djalin apo vajzen ne nje pune te mire, dhe i themi bej sa ke ne dore se pastaj do te heqin dhe ca fitove qe je i ndershem asgje shifi te tjeret sa te shkathet jane u regulluan te tere dhe u bene te pasur kurse ti je nje i humbur je nje frikacak etj.etj..

    Ndersa ai qe nuk ka mik perdor ryshfetin

    Dhe ai qe ska as mik e as rryshfet shkon te fotoksina


    Ky eshte mentaliteti yne dhe fillimi i korupsionit pra ate e ushqejme ne dhe e shajm po vet ne, dhe kjo gje do te vazhdoje kushdo qe te fitoje
    derisa ne ta ndertojme jeten nepermjet punes .

    ndersa ajo fjalia qe nuk ke kuptuar mire do te thote qe,

    edhe socialistet kane vjedhur mashtruar kane marre ryshfete etj..por ne aparence ose si i thone ne pamje te pare nuk duken se kane bere dy
    rruge prishen ndertimet pa leje zbukruan pak qytetin dhe shine gjith cka kish brenda si ajo molla e kuqe me krimb nga brenda them e njejta gje i pret sepse do humbin por ka shume mundesi te mos e pranojne ose ta manipulojne si ne dushk te lushnjes prandaj mund te ndodhe nje 97 tjeter
    them qe jane me te zgjuar sepse din te hedhin gurin dhe te fshehin doren dhe ne demokraci po nuk e kape kush e hodhi gurin sben dot gje.

  5. #95
    Brari,

    Besoj se je duke lexuar shkrimet e meparshme me kujdes.
    Kjo teme eshte mjaft e gjere dhe ndonese eshte prekur disa here ende nuk ja ka arritur qellimit.
    Une do t'a ndjek hap pas hapi sepse keshtu shpresoj se do te gjejme dhe kohen e nevojshme per t'i renditur mendimet (se nuk kemi shume kohe).
    Kryesorja eshte qe te mos merremi me njeri-tjetrin por realisht te themi (sipas mendimit te gjithesecilit) shkaqet dhe aresyet qe cuan ne ngjarjet e vitit 1997.
    Jane shume shkaqe dhe aresye,te brendshme dhe te jashtme,te organizuara dhe te paorganizuara,te njohura dhe te panjohura etj por qellimi duhet te jete (sipas meje) qe te flitet me baza e me dokumenta e jo me hamendje (sic kam bere ndoshta dhe une).
    Per fat te keq nuk e kam ne dore nje shkrim te gazetes "Rilindja" te Kosoves te vitit 1995 ose 1996 e cila fliste per "kater skenare te parashikuara qe ne vitin 1991 nga X per problemin e Kosoves" e nder to ishte dhe skenari i ndodhur ne ate vit por qe per fatin e keq i kaperceu parashikimet dhe doli jashte kontrollit.
    Ndonese (sipas mendimit tim) ekzistonte nje skenar (sikunder dhe per cdo ngjarje ne bote) duhet thene se pas atij skenari ishin dhe disa skenare te tjere qe dolen apo ishin parapergatitur nga shtete te tjera fqinje (sepse dhe ato kane kunderspiunazhin e tyre shume te forte ne Shqiperi duam apo s'duam ne dhe per kete do te ofroj me vone nje shkrim interesant para Lojerave Olimpike te Athines) per qellime te tyre.
    Pra nga ngjarjet e vitit 1997 u perpoqen te perfitonin shume duar mirepo per fatin e mire populli shqiptar nuk ra ne gracke.
    Ende i i kam ne mendje dhe nuk do te me shlyhen kurre ato qe ndodhen mirepo (per mua) u realizua (sipas meje) dhe skenari i vitit 1991 per armatimin e Kosoves dhe fillimin e luftes kunder pushtuesit serb dhe kunder diktatures se Milloshevicit ( i cili nuk ishte vetem armiku yne por dhe i botes se civilizuar) i cili ishte nje pengese reale ne rrugen e integrimit evropian dhe te interesave gjeostrategjike euroatlantike ne Ballkan dhe me tej.

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk i kam lexuar ala (ende, akoma) shkrimet tuaja.. o Qazim.. Neser ndoshta do kem kohe..

    Ja nje artikull ndihmes per ceshtjen..


    GSH
    --

    Rrëfimi i ish-deputetit të famshëm të PS-së. Nga punëtor në Itali e Greqi, izolimi te burgu 313 dhe biznesi i tanishëm privat

    Bardhyl Fasko: "Tani u shërbej klientëve në lokalin tim"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloçi


    Që nga viti 2003, kur mori një kredi dhe disa para borxh tek disa miq të tij për të ngritur një lokal të vogël tek Ura e Peshkatarit, çdo mëngjes, pasi ka marrë gazetat, të cilat i konsideron si ushqim të përditshëm, ai merr rrugën për në drejtim të fshatit Petrelë, ku bashkë me tre fëmijët dhe bashkëshorten punojnë nga mëngjesi deri në orët e vona të natës në shërbim të klientëve. Që prej dy vjetsh ky është rituali i zakonshëm i ish-deputetit të PS-së, Bardhyl Fasko, i cili edhe pse nuk e gëzoi mandatin e tij më shumë se një vit, më '91, ka mbetur gjatë në kujtesën e shqiptarëve sikur të ishte larguar dje nga politika. Ndonëse emri i tij mbahet mend si një fanatik i së majtës dhe enverist ekstremist, ai në mënyrë kategorike nuk pranon të jetë i tillë dhe çuditet sesi është krijuar ky opinion për të, kur që më '91 ai ka dalë publikisht në shtyp kundër Enver Hoxhës dhe ka marrë në mbrojtje Mehmet Shehun. Madje, ai thotë se para viteve '90 ka pasur shumë probleme me pushtetarët dhe partiakët e asaj kohe, të cilët ia mohuan fillimisht të drejtën për të vazhduar shkollën e lartë dhe e pengonin në punën e tij si brigadier fushe e agronom, për të vetmin fakt se babai i tij në vitet e luftës kishte qenë 2 muaj me Ballin. Ndonëse nuk ka asnjë respekt për liderët kryesorë të politikës shqiptare, si të pozitës ashtu dhe të opozitës, me kërkesat e vazhdueshme të banorëve të zonës së tij në rrethin e Fierit, ku gëzon ende një popullaritet të madh, ai ka vendosur të rifutet përsëri në politikë duke kandiduar si deputet në zgjedhjet që priten të mbahen së shpejti.

    Zoti Fasko, si e kujtoni futjen tuaj në politikë?
    Në zgjedhjet e para parlamentare të marsit '91 mora pjesë në mbledhjen e Plenumit të Komitetit të Partisë të rrethit të Fierit, ku do diskutoheshin kandidaturat për deputetë që kishte dërguar Komiteti Qendror i PPSH-së. Në zonën time ishte propozuar Besnik Bekteshi, por salla e kundërshtoi atë propozim të ardhur nga lart dhe më propozoi mua. Kjo gjë u votua formalisht dhe unë fitova si aty dhe në zgjedhjet parlamentare të 31 marsit '91, duke u zgjedhur deputet i PS-së në Parlamentin e parë pluralist.

    Si u bë e mundur që kandidatura juaj të fitonte para asaj të Besnik Bekteshit, anëtarit të Byrosë Politike dhe zv/kryeministrit të asaj kohe?
    Kjo gjë u bë e mundur pasi unë kisha një popullaritet të madh, gjë të cilën e kisha arritur vetëm në sajë të rezultateve të larta në punë, që nga mesi i viteve '70, kur kisha filluar si punëtor fushe. Madje, këtë popullaritet e kam dhe sot në zonën time.

    Po më '92, rikandiduat për deputet?
    Rikandidova po në zonën që kisha fituar një vit më parë dhe çuditërisht aty u shpall fitues Daim Rrapaj i PD-së, me tri vota më tepër se unë. Kjo gjë ndodhi pasi rezultati i zonës sime u vonua tri ditë për t'u nxjerrë.

    Kë kujton si momentin më të vështirë që ke kaluar në atë periudhe që ishe deputet?
    Momenti më i vështirë ishte kur bëra deklaratën në Parlament kundër ambasadorit amerikan Rajerson. Në një pushim seance, deputetja e PD-së, Natasha Lako, më tregoi një gazetë lokale të Korçës, ku ambasadori Rajerson në mes të tjerash në një intervistë citohej të kishte thënë: "SHBA do e ndihmojë Shqipërinë kur të vijë në pushtet PD-ja dhe kur ajo të shohë të gjithë ish-komunistët të papunë dhe duke lypur". Sapo hyra në sallë nuk pranova që të vazhdonte rendi i ditës dhe këmbëngula që të më jepej fjala prej Meksit që drejtonte seancën. Sapo m'u dha fjala, bëra një deklaratë ku në mes të tjerash thashë: "Me këtë thënie, ambasadori i SHBA-së, i vendit më demokratik të botës, ka shkelur në mënyrë flagrante statusin e kryediplomatit. Duhet t'i vijë turp Ramiz Alisë dhe kryeministrit Vilson Ahmeti që kanë heshur deri tani. Kërkoj që për këtë qëndrim t'i relatohet Departamentit të Shtetit, që, për një afat të shkurtër, të sjellë një ambasador tjetër në vend të tij". Pas kësaj deklarate, u ngrit nënkryetari i grupit tonë parlamentar, Leontiev Çuçi, i cili në emër të grupit u distancua nga deklarata ime. Nga ky moment më quajtën si një njeri që nuk futesha dot në rresht.

    Çfarë bëtë pasi humbët si kandidat në zgjedhjet e '92-it?
    Pasi ma pushuan edhe gruan nga puna si stomatologe dhe mbeta shumë keq nga ana ekonomike, vendosa të ikja refugjat në Itali. Nuk më mbeti rrugë tjetër, pasi kisha dhe katër fëmijë për të ushqyer (më i madhi 13 vjeç) dhe, duke shfrytëzuar pasaportën diplomatike, ika në Itali, ku për 4 vjet punova si punëtor në ndërtim me bashkëfshatarët e mi në Firence. Ndërsa punoja me djersën e ballit në Itali, shtypi këtu në Shqipëri shkruante se unë isha arrestuar pasi merresha me drogë. Kjo gjë e shqetësoi shumë familjen time dhe unë u detyrova të kthehesha më '95, duke hapur një benzinatë në fshatin tim, në Cakran. Pas kësaj shkova dhe në Greqi si refugjat, duke punuar gati një vit në ndërtim dhe u ktheva përsëri në Shqipëri për të kandiduar në zgjedhjet e '96-s, ku për arsye të manipulimeve që u bënë nga PD-ja unë nuk fitova përballë Sokol Bejlerit të PD-së.

    Pasi humbët dhe në ato zgjedhje, me çfarë u morët?
    Vazhdova të punoja me benzinatën time në Cakran dhe në fundin e firmave rentiere u punësova tek "Populli". Për këtë gjë u arrestova në janar '97 dhe u lirova në mars të atij viti, kur u hapën burgjet për të gjithë. Pas daljes nga burgu ika përsëri refugjat në Greqi dhe pasi punova si punëtor ndërtimi, u ktheva një muaj para zgjedhjeve të '97-s, por nuk arrita të kandidoj, pasi vetëm çështja ime penale nuk ishte mbyllur. Mbase dikujt nga krerët e PS-së nuk i interesonte kandidimi im.

    Po pas '97-s me çfarë u morët?
    Pas '97-s shita shtëpitë e benzinatën në Cakran dhe erdha këtu në Tiranë, ku bleva një shtëpi afër Unazës, përballë Arkivit të Shtetit, ku banoj dhe sot. Deri më '99-ën qëndrova pa punë dhe në atë kohë vetëm Ilir Meta u kujtua për mua dhe më çoi në punë në Policinë Elektrike.

    Pse thoni se vetëm Ilir Meta u kujtua për ju?
    Po unë kujt nuk i kërkova punë nga PS-ja dhe nuk më dhanë. Madje, bashkëfshatari im Kastriot Islami më thoshte se nuk dija gjuhët e huaja, kur unë i kërkoja të punoja edhe si roje nate.

    A i jeni mirënjohës Ilir Metës?
    Shumë, pasi vetëm ai u kujtua për mua.

    Po aktualisht me çfarë merreni?
    Vazhdoj të jem në marrëdhënie pune pranë Rezervave të Shtetit dhe që prej dy vjetësh kam blerë një copë tokë në Petrelë dhe atje kam ndërtuar një lokal ku kam punësuar tre djemtë dhe bashkëshorten time.

    I paskeni zgjidhur problemet ekonomike?
    Akoma jo. Lokalin e kam ngritur me para borxh dhe me një kredi bankare, të cilat akoma nuk i kam shlyer. Me atë lokal unë nxjerr vetëm bukën e kalamajve dhe as nuk bëhet fjalë për fitime.

    A keni ambicje për t'iu rifutur politikës?
    Kam shumë ngacmime për t'u rifutur në politikë, por akoma nuk kam vendosur për kë forcë politike të kandidoj. Por më e mundshme është të kandidoj si i pavarur, pasi kam shumë kërkesa nga zona ime, ku kam fituar më '91.

    Pse kërkoni të dilni i pavarur?
    Sepse jam i zhgënjyer nga të gjithë liderët e politikës, sepse nuk janë njerëz. Politikani duhet të jetë njeri në radhë të parë.

    Përveç politikës, cilat janë pasionet tuaja?
    Kam shumë qejf shahun dhe luaj shpesh në kohën e lirë. Po ashtu ndjek me vëmendje të madhe shtypin, të cilin e kam ushqimin e përditshëm dhe sidomos jam i dhënë pas ngjarjeve historike.


    Ish-deputeti rrëfen sesi mbrojti publikisht Mehmet Shehun më '91

    "Unë djali i ballistit, që më njohin si enverist"
    Po cila është e kaluara e ish-deputetit të famshëm të PS-së, i cili ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve si një nga më aktivët e Parlamentit të parë pluralist të '91-it dhe përse ai mbahet mend si enverist? Lidhur me këtë, Bardhyl Fasko dëshmon: "Është e vërtetë që unë jam konsideruar si enverist, por kjo gjë në fakt nuk qëndron aspak. Përkundrazi, para viteve '90 unë kam pasur probleme biografie për shkak të babait tim, i cili më 1944 ka qenë me forcat e Ballit Kombëtar, duke u rekrutuar me forcë nga krerët e tyre deri në Tendën e Qypit, në Skrapar. Kjo gjë më ka shkaktuar shumë probleme, pasi pushtetarët dhe partiakët e asaj kohe ma përmendnin vazhdimisht si kleçkë në biografi, ndonëse gjyshi im (babai i babait) kishte luftuar më '20 në Vlorë dhe ishte vrarë nga gjermanët, duke u njohur si Dëshmor i Atdheut. Madje, për probleme biografie fillimisht m'u mohua edhe e drejta e studimit e gjithashtu nuk u pranua propozimi i Degës Ushtarake që unë të shkoja për oficer. Në këto kushte unë shkollën e lartë e bëra me korrespodencë, pas disa vjetësh, në sajë të punë sime. Edhe sot unë jam i çuditur sesi më kanë etiketuar dhe njohur si enverist të pakorrigjueshëm, kur në fakt që më 1991 në një intervistë që i kam dhënë gazetarit Timo Luto, në mes të tjerash, kam thënë: "Burra si Mehmet Shehu nuk e vrasin vehten". Kjo deklaratë e imja, e dhënë publikisht në shtyp në atë kohë, besoj se nuk do koment dhe e hedh poshtë epitetin që më kanë vënë si enverist".


    Passaporta

    1952 u lind në Cakran të Fierit
    1971 mbaron Teknikumin Bujqësor në Fier
    1971 për arsye biografie, punëtor në kooperativë
    1972-'74 kryen shërbimin ushtarak në Tiranë
    1974-'76 punëtor fushe, brigadier, përgj. sektori
    1976-'87 agronom në kooperativën e Cakranit
    1987-1991 Kryetar Kooperative në rrethin e Fierit
    1991-'92 deputet i PS-së në Parlament
    1992-'96 emigrant në Itali, punëtor ndërt. në Firence
    1996-'97 biznes privat dhe punon në fondac. "Populli"
    1997 arrestohet dhe lirohet me hapjen e burgjeve në mars
    1997-'99 pa punë
    1999-2005 në Policinë Elektrike dhe Rezervat e Shtetit
    1999 e aktualisht punon privat në lokalin e tij

    -------------

  7. #97
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kisha edhe une nje pyetje per te DITURIT e Forumit. Eshte dicka qe bluaj ne mendje prej shume kohesh.
    Cfare niveli ekonomik do te kishte Shqiperia sikur te mos kishin ndodhur ato trazira ?
    Pra me nje fjale nese tani e kemi 4500$ per fryme te ardhurat vjetore(sipas CIA), sa mund t`i kishim patur sikur mos kishin ndodhur ato trazira ?

    Faliminderit
    Cfare niveli ekonomik do te kishte Shqiperia sikur te mos kishin ndodhur ato trazira ?

  8. #98
    Pa dashur te marr persiper rolin e te "DITURIT" ne forum sic ka qejf Qerimi desheroj te them se pyetja eshte jashte temes.
    Megjithate ndonese nuk jam ekonomist po te shpjegoj pak se cfare eshte GDP.

    GDP (Rritja e Prodhimit te Brendshem) eshte vlera e tregut e te gjithe prodhimeve dhe sherbimeve te perfunduara brenda nje vendi gjate nje periudhe te caktuar kohore.

    Ka dy menyra per te percaktuar GDP.

    1.GDP Nominale eshte vlera ne $ e prodhimit me cmimet e vitit aktual (current-year prices).

    2.GDP Reale eshte vlera ne $ e prodhimit me cmimet e nje viti te marre si baze (given base year prices).

    Ndersa GDP per capita te ciles i je referuar eshte e llogaritur duke pjesetuar GDP Nominale ose GDP Reale per nje vit te caktuar me popullsine ne ate vit.

    Kij parasysh dicka se popullsia e Shqiperise eshte drejt renjes ne krahasim me disa vite me pare (pakesimi i lindjeve,emigracioni etj).
    Megjithate sikur te mos kishte ndodhur konflikti i vitit 1997 dhe shume e shume zhvillime te tjera ne rajon ndoshta Shqiperia sot do te kishte nje tregues me te larte te GDP e megjithate GDP per mendimin tim nuk eshte tregues i vetem i nje ekonomie solide pasi ka shume e shume tregues te tjere qe percaktojne dinamiken e zhvillimit ekonomik te nje vendi.
    Kur te hape dikush tjeter nje teme te tille dhe qe eshte specialist ekonomist do te kete vend per diskutime te tilla.

    Nga nje "I DITUR" i forumit

  9. #99
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    po, ashtu eshte ,pyetja eshte jashte teme, .Do hap nje teme tjeter.

  10. #100
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    Pellumb Shehaj, gjate nje interviste per TV ALSAT, rrefen shkaqet qe sollen revoltat e vitit '97, perse falimentoi firma "Silva", emrat e politikaneve qe vodhen sipas tij leket e kreditoreve, kush i transferoi ato ne Greqi, kush i hapi depot e armeve dhe prej kujt u organizuar trafiku i armeve per ne Kosove

    Zoti Shehaj, javet e fundit ne Shqiperi ne qender te vemendjes eshte kthyer serish historia e fajdeve, ne menyre te veçante mbas publikimit te lajmeve ne median greke dhe te nje sere faktesh ne menyre te veçante per Lefter Cenajn dhe Vehbi Alimuçen. Mendoni se rikthimi kaq mediatik i kesaj historie ne keto momente ka te beje me afrimin e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi?

    Une jam informuar shume nepermjet shtypit shqiptar, televizioneve, e kam ndjekur nga afer nepermjet mediave greke, e cila kohet e fundit ka shkruar se nga "97-a deri ne "99-n nga firma "Cenaj jane transferuar rreth 200 milion dollare drejt Greqise dhe akuzohet nje minister i asaj kohe dhe nje deputet i PBDNJ-se. Une di shume probleme, kam qene shume afer ketyre gjerave ndaj me bindje mund te them se organizatori dhe strumbullari i firmes "Cenaj" eshte Kristo Goçi, qe permendet ne kete gazete si deputet i PBDNJ-se. Ai eshte nje gjarper i vertete e di shume gjera dhe ai e di si i ka transferuar. Ai ka pasur lidhje te ngushta me zbulimin grek dhe me policine sekrete greke dhe pikerisht ata kane bere qe ai te arrije ne majen me te larte e te behet deputet ne dy legjislatura. Njekohesisht njeriu me i lidhur dhe me i afert i kesaj firme ka qene edhe ish-ministri i Financave i qeverise se "Pajtimit Kombetar", Arben Malaj, i cili eshte edhe sot minister, i cili para se te shkonte te Lefter Cenaj me beri kerkese qe te vinte tek firma ime. Nuk e pranova pasi ai ishte kthyer nga Amerika, prej nga gjoja kishte mbrojtur doktoraten enkas per firmat piramidale, menyra sesi merren parate apo si duhen te transferohen. Por une e dija rrugen e tij se si e beri shkollen. Ai shkoi ne Amerike dhe e beri shkollen tek Nikolas Geixhi dhe kjo nuk eshte rastesi. Ky njeri beri kete shkolle, ky njeri sapo u kthye ne Shqiperi kerkoi te punoje ne firmat piramidale, ky njeri beri organizimin e revolucionit te "97-s. Po ky njeri jo me kot u caktua minister i Financave te qeverise se "Pajtimit Kombetar". Me vone, po ky njeri u be minister i Financave. Pra me pak fjale, numri nje ne te gjithe kete histori eshte Arben Malaj ose njeriu qe e kane caktuar sherbimet e huaja, sidomos organizata e "orio-Epirit" e Nikolas Geixhit, kete caktuan dhe kete mesuan se si duhet te vidheshin parate e popullit, si duheshin bllokuar firmat dhe se si duhej derdhur gjaku i popullit. Strumbullari i kesaj pune eshte Arben Malaj dhe vetem ai.

    Zoti Shehaj, ju vete personalisht jeni nje person ne kerkim si ish- bosi i firmes "Silva". Si eshte historia juaj, e parave qe ju u keni marre kreditoreve dhe ku ndodhen ato?

    Historia e firmes time duke filluar nga emri "Silva" eshte emri i vajzes sime. Nuk u mundova te ve ndonje emer te huaj siç bene te tjeret por i vura emrin e vajzes sime per te respektuar emrin e saj. Une biznesin e kam filluar ne vitin 1991, si te gjithe shqiptaret. Pra merrja mallin ne Tirane e pastaj e shisja ate ne Vlore. Ne 1993, bera kerkesen pasi u miratuan ligjet, u hapen zyrat dhe legjislacioni doli, une u regjistrova si person fizik po me emrin "Silva". Gjate kesaj periudhe une kam marre tri here kredi ne Banken Kombetare Agrare, tri here nga 40 mije dollare dhe kam bere shlyerjet ne kohe. Me vone une pastaj ndertova, organizova firmen dhe kalova person juridik per te zgjeruar aktivitetin. Gjate kesaj kohe ne kerkonim te merrnim kredi por bankat shqiptare nuk jepnin "borxh" pasi nuk ishin te ketij stadi qe jane sot sepse sapo kishte filluar demokracia ne Shqiperi. Ne "91-"92 shoqeria demokratike e mori ekonimine ne nje forme ndryshe nga ish-regjimi komunist. Normal qe kishte veshtiresite e saj derisa u arrit te konkretizoheshin gjerat. Ne si ndermarrje merrnim hua thjesht per te vene ne pune nje pasuri te jashtezakonshme qe ndodhej ne vendin tone e per kete punonim diten e naten. Duke patur parasysh qe rruget e Shqiperise jane te pashtruara, rruge te vogla, normalisht qe rruget do te zgjeroheshin dhe kjo ishte strategjia ime qe keto ide t"i vija ne pune. Grumbullova te gjithe dokumentacionin dhe fillova te vija ne jete planet e mia. Ne kete moment kur bankat me shume se 40-50 mije dollare kredi nuk jepnin iu drejtova popullit me sinqeritet dhe huane e kam marre me ndergjegje me dokumentacion teper korrekt.

    Le te ndalemi nje moment ketu. Ne ç"moment filluat te merrnit hua, sa ka qene shuma dhe numri i kreditoreve?

    Huane kam filluar ta marr ne muajin korrik te 1996-s. Shuma qe kam marre nga njerezit ka qene 59 milione dollare. Numri ka qene 14 mije e 900 kreditore. Gjate kesaj periudhe kam bere shlyerjen e kreditoreve dhe me ngelen 5900 kreditore dhe shuma per te shlyer sipas llogarive qe ka bere "transparenca e fajdeve", e cila nuk eshte fikse shkon ne 22 milione dollare. Por une kam bere investime e konkretizova duke futur makineri, fillova zbulimin e reres bituminoze, krijova shume investime, studime te cilat i kam bere ne disa universitete te Italise, ne Hungari, Rumani, Austri, Gjermani dhe rezultonte se kjo ishte nje miniere me interes shume te madh kombetar. Arsyeja e marrjes se huase nga njerezit ishte thjesht per te vene ne shfrytezim kete miniere dhe une e konkretizova. Prura te gjitha makinerite nga Italia, futa makinerite e "Kartepilarit" per zhvillimin e minieres, mora fabriken e prodhimit te çakullit, mblodha specialistet me te mire qe kishte Shqiperia, krijoja me pak fjale nje biznes te ciklit te mbyllur me permasa gjigante. E them kete pasi bitumin e kisha privat, fabriken e çakullit e kisha timen, makinerite e asfaltimit modern ishin te miat, specialistet i kisha. A ka biznes me logjik, me fitimprures se ky? Mendoj se jo Bera nje organizim te perkryer dhe ne firmen time kane qene rreth 14 ish-drejtore, te cilet vazhdimisht me pergezonin per menyren e organizimit te kesaj firme. Por kjo firme ishte e destinuar te shkaterrohej.

    Te qendrojme ne vitin "97 kur me vendim te Parlamentit te asaj kohe jeni lejuar te vazhdoni aktivitetin tuaj. Si ka qene kjo histori?

    Ne janar te "97-s filluan problemet pasi ne ate kohe firma "Gjallica" deshtoi pasi kishte transferuar te gjitha parate jashte Shqiperise. Filloi revolucioni ne Vlore, populli u mblodh ne sheshe e kerkonte parate e tij, protestat ishin paqesore, gjithmone ideja e tyre ishte te mbroheshin firmat te mos shkaterroheshin ato. Ne krye te firmave filluan te dalin politikanet, perfaqesues te ish-opozites se atehershme duke e drejtuar popullin te digjnin e te shkaterronin dhe ky eshte nje organizimi i specializuar qe arriten te benin ish-opozitaret e asaj kohe. Nga firma "Gjallica" u zhduken 140 milione dollare, gazetat shkruanin ne ate kohe se ato shkuan drejt Italise por nuk eshte keshtu pasi ato shkuan drejt Greqise, fillimisht ne Sarande e pastaj ne Korfuz tek Nikolas Geixh, i cili e them me bindje te plote organizoi ne menyre perfekte me ndihmen e ish-sigurimit te shtetit me ndihmen e ketyre "specialisteve" qe tani drejtojne Shqiperine bene dhe ate revolucion anti-kombetar te "97-s. Parate qe shkuan ne Greqi u investuan ne mediat greke, ne grupet e caktuara per permbysjen e qeverise demokratike me dhune. Nese keta politikane do te ishin ne ate kohe opozitare te ndershem e te sinqerte, qe i donin te miren ketij vendi, nuk kishte pse te dilnin ne krye te turmes qe dogji Bashkine e Vlores, Prefekturen e Vlores, seline lokale te PD-se derisa me ne fund vrane dhe punonjesit e SHIK-ut. Ata ishin punonjes te shtetit, ishin te PD-se apo te PS-se, ata ne radhe te pare jane punonjes te shtetit dhe paguheshin per ate pune. Ndersa keta ish-opozitare i dogjen e i vrane duke e bere krimin dyfish e trefish me te rende. Pra i vrane, i dogjen dhe iu hoqen dhe syte me taken e kepuces se nje ish-deputeteje ne legjislaturen e kaluar. Poshtersia arriti deri atje sa kufomat nuk i lejuan te transportoheshin nga morgu i Vlores ne drejtim te familjeve. Pas ketyre ngjarjeve erdhi hapja e depove te armatimit.

    Te ecim etape pas etape ne ate moment. Mbas transfertes se parave te firmes "Gjallica" ne drejtim te Greqise, si vazhdoi historia?

    Ne ate periudhe, ne shkurt u krijua unioni i kater firmave "VEFA HOLDING", "Silva", "Cenaj" e "Kamberi". Ne kete union ne krijuam nje statut per te mbrojtur interesat tona, pra te kreditoreve, duke pare se çfare po ndodhte, duke pare shtypin shqiptar, ate grek si dhe mediat e huaja si BBC-ne, Dojçe Vellen, etj., te cilat villnin vrer karshi qeverise demokratike. Kreditoret parate i futen tek firmat dhe jo tek PD-ja, as tek Presidenti Berisha as tek kryeministri Meksi. Keto jane çeshtje civile, pra ne rast se ti ke futur para tek firma e kjo e fundit nuk t"i kthen, ka procese gjyqesore. Pra, logjika ecen ne baze te ligjit dhe jo nepermjet dhunes e forces. Kjo erdhi pasi kultura e popullit ne ate periudhe nuk arriti te kuptonte se çfare po ndodhte. Megjithate, ne muajin shkurt te "97-s iku nga Shqiperia ne drejtim te Greqise pa lene gjurme Lefter Cenaj ne shoqerine e Kristo Goçit. Ne ate kohe firmat vazhdonin, une po ashtu nuk e nderpreva punen por vazhdja te shperndaja parate per te cilat kam edhe dokumente bankare, ne menyre sistematike deri me 15 shtator te vitit "97, pra deri ne momentin kur erdhi "transparenca e fajdeve". Dhe e kam pranuar Farudin Arapin qe te filloje kete proces duke patur parasysh se ishte kerkesa e partive politike ku thuhej se firmat jane marre me veprimtari kriminale. Nje nga akuzat qe u ngrit per mua ishte se "Silva" eshte e Blerim Çeles. Une firmen e kam krijuar siç e permenda me lart ne "93-shin, ndersa zotin Çela e kam njohur ne "97-n. Gjate kesaj periudhe nuk ka dale ndonje dokument qe firma ime eshte e Blerim Çeles. Ndaj per kete arsye e pranova "transparencen" sepse me akuzonin se firma ime ishte marre me veprimtari kriminale dhe une u hapa per te filluar transparencen. Dhe bashke me Farudin Arapin kam dhene nje interviste tek TVSH-ja ku shprehesha se me ndergjegje te paster e pranoj transparencen ne menyre qe te deshmoja se nuk kisha te beja me trafikun e armeve, te droges apo per pastrim parash. Ne ate kohe transparencen e kam pranuar vetem une dhe i fshehur ish-bosi i firmes "Kamberi", ndersa Vehbi Alimuçaj e hodhi poshte.

    Ç"ndodhi me transparencen qe ju pranuat?

    Ne momentin kur filloi transparenca lokale, une kisha ne kasaforten e selise ne Tirane 1 milion e 200 mije dollare. Ne mirekuptim me kete transparence i futem ne banke. Kam patur marredhenie korrekte dhe teper te rregullta me bankat shteterore qe ishin ne ate kohe, Banka Kombetare, Banka e Sigurimeve dhe ajo Tregtare Agrare. Ne keto tri banka une kam futur parate e mia dhe prej atyre sa here me duheshin leke i terhiqja gjithmone ne perputhje me ligjet. Blerjet qe kam bere per makinerite nuk i kam bere me para ne dore, por gjithmone ne rruge bankare dhe per kete ka dokumente. Ju siguroj ju dhe kreditoreve te mi se per çdo gje qe them une do ta vertetoj me dokumente. Per kete arsye ftoj Farudin Arapin dhe Arben Malajn qe perderisa pretendojne te kunderten le ta vertetojne ate me dokumente si une dhe jo me fjale. Nese i kane faktet qe pretendojne, atehere le t"i hedhin poshte pretendimet dhe akuzat e mia per ta. Une akuzat e tyre i hedh poshte me dokumente. Ata kujtonin se une nuk i kisha dokumentet, por une dokumentet i mora.

    Ç"ndodhi nga momenti qe filloi procesi i transparences, ç"u be me pasurine tuaj dhe ç"ndodhi me ju me pas?

    Kur erdhi transparenca lokale, ne banke terhiqeshin parate me firmen e administratorit dhe me firmen time, pra me dy firma. Por kjo ishte e jashteligjshme pasi administratoret caktohen nga gjykata dhe vetem prej saj. Ky eshte ligji ndersa "maliqi" eshte ky qe ndoqen keta. Para se keto leke t"i kisha ne banken e shtetit, ato ishin llogari private ndaj nese une siç pretendonin ata isha marre me veprimtari kriminale, le t"i kerkonin prokurorise duke paraqitur faktet qe keto llogari te bllokohen. Vendimin per kete e jepte gjykata. Nese kjo e fundit jepte kete vendim, atehere duhej te hartohej nje proces-verbal i shumave qe kane ngelur ne te gjitha bankat. Ky eshte ligji ndaj keta do te pergjigjen per shkeljen e tij gjithmone perpara shtetit juridik ligjor. Deri tani keta kane ecur me shtetin mafioz pasi keta i kane grabitur ato leke, jane kusare. Kane shfrytezuar Prokurorine, gjykatat, policine, ushtrine e te gjitha strukturat shteterore per te arritur deri ne kete situate. Megjithate ne 15 nentor te vitit "97 vjen "Deloitte & Toche", te cilen e kerkoi Parlamenti per te bere administrimin e lekeve, si nje firme transparence e cila nuk duhet te kishte ngjyrime politike. Parlamenti caktoi tre mbikeqyres, nje nga PS-ja, nje nga PD-ja dhe nje nga PR-ja. Roli i tyre ishte thjesht mbikeqyres dhe keta duhet t"i raportonin Parlamentit per te gjithe kontrollin e kryer ne firmat piramidale dhe deri ku ishte gjendja e lekeve. Me vone keta moren te gjitha kompetencat, u bene administratore, u bene pronare te numrave te llogarise, etj. Keta neser per kete do te pergjigjen perpara ligjit. Dhe Parlamenti kur dha vendimin se per transparencen duhej te vinte firma "Deloitte & Touche", vendimin duhej ta jepte gjykata. Ndersa grupi mbikeqyres do t"u shkonte nga prapa. Ndaj natyrshem lind pyetja çfare kompetence ka Farudin Arapi qe me akuzon mua se kam vjedhur leket?

    Sa ishte shuma bankare qe ju bllokua ne ato momente?

    Shuma ka qene 1 miliard leke te reja. Por ketu dua te nenvizoj faktin se pasi u bllokua numri i llogarise bankare, mua nuk me jepte njeri hesap. Me pas Farudin Arapi deklaroi 1.6 milione dollare me vone 2.6 milione dollare e pastaj filloi te dridhej si gjarper. Normalisht do ta benin kete per arsye se ata numrin e llogarise e mbyllen. Megjithate ne janar te "98 raporti i "Deloitte & Touche" thote qe "firma "Silva" ka nje biznes serioz dhe presidenti i saj, zoti Shehaj, eshte nje biznesmen serioz, ky njeri duhet te vazhdoje punen". Kjo u raportua dhe ne Bruksel, para Bankes Boterore dhe Fondit Monetar. Nuk ka ndonje vendim te dyte te Parlamentit qe ta rrezoje vendimin e pare. Pastaj erdhi shkaterrimi i firmes, me hoqen çdo lloj te drejte madje nga pronar me kaluan drejtor te "Silva"-s. Skandal ligjor me te paster se ky nuk mund te gjesh. Une neser keta do t"i akuzoj per organizate terroriste kriminale me akuzen vjedhje per paramendim, dhunim, vrasje, plaçkitje. Pse do te thote dikush? Sepse numri i llogarise eshte marre me force, asetet, makinerite, fabrikat, dokumentacioni, kancelari eshte marre me force nga policia pa asnje lloj proces-verbali. Ndaj une them se kjo eshte nje organizate kusaresh.

    Sa mund te llogaritet e gjithe shuma e gjithe kesaj pasurie veç numrit te llogarise?

    Shuma qe me kane vjedhur duke mos futur fitimin e munguar arrin mbi 40 milione dollare

    Kur iket nga Shqiperia?

    Pasi me moren dhe firmen, kuptova se "kapuçet e zinj" po me vinin verdalle ndaj u detyrova te ikja per te mbijetuar, per t"u thene kreditoreve se une nuk jam as shoku i Farudin Arapit, as shoku i Arben Malajt. Fillimisht ndenja pak dite pastaj shkova ne Gjermani ku u arrestova ne baze te nje akuze qe s"di se si erdhi. Si pasoje, 38 dite qendrova ne burg atje. Por gjermanet duke qene strikte ne gjithçka, kerkuan dosjen perse akuzohem. Erdhi nje dosje, dikush e pruri me firma qe nuk merreshin vesh, ndaj kjo dosje u kthye mbrapa. Mbas kesaj, kur dola nga burgu ne Gjermani ndihesha ne rrezik pasi ndjeva se kishin ardhur disa njerez te cilet donin te me eliminonin fizikisht. Fillova te leviz pastaj ne shume vende te botes dhe per kete arsye jam gjithmone ne levizje pasi ka 7 vjet qe po me ndjekin kemba-kembes. Do te isha teper krenar sikur vertet te me ndiqte shteti ligjor, por me vjen keq se po me ndjek mafia politike. Por une dua t"u them ketyre se une nuk kam as karakterin, as moralin e tyre, pasi une nuk jam nga ata qe vjedh veten time.

    Cilat kane qene lidhjet tuaja me drejtuesit e PD-se ne pushtet deri ne vitin "97?

    Perveç lidhjeve private me Blerim Çelen, s"kam patur asnje lidhje me funksionaret e larte te asaj kohe te PD-se. E them kete sepse person juridik kam dale me vendim te gjykates dhe jo me vendim te PD-se. Firmen e ngrita ne baze te ligjeve, huamarrjen po ashtu dhe me kontrate noteriale me vetedije jo me poshtersi dhe te gjitha parate i kisha ne banka, kam dokumente per kete.

    Ç"informacion kishit ne ate periudhe me drejtuesit e tjere te firmave te asaj kohe?

    Afrimitete nuk kam pasur pasi kishte konkurrence ne kete drejtim, kuptohet dhe xhelozi. Afrimitetet qene vetem financiare kur i kam dhene firmes "Gjallica" me 25 dhjetor te "96-s, 6 milione dollare borxh me kusht qe te m"i kthente me 15 janar te "97-s. Por ata si faqezinj qe jane i moren dhe keto para dhe kushedi ku iken. Megjithate une kete problem e ndoqa nepermjet gjykates se Vlores dhe me 21 janar te "97-s, Gjykata e Vlores ne menyre te prere vendosi qe Fitim Gerxhalliu te me ktheje borxhin. Ata kishin nje kontrate noteriale me dy firma greke "Sabo Hellas" dhe "Ciandi", te cilet do te ngrinin nje fabrike tulle dhe nje qender biznesi ne Vlore. Keshtu qe keto kontrata meqe "Gjallica" nuk e ktheu borxhin me kaluan mua, ndaj pronari i ketyre kontratave jam une. Shkova ne Greqi sebashku me drejtorin e finances se firmes "Silva", Maksim Haxhiun, per te kontaktuar me pronarin grek dhe per te kerkuar parate. Dhe ai thote qe "juve ju ka filluar nje transparence, keshtu qe une do te bisedoj me Farudin Arapin". Ne krahun tjeter pastaj levizen njerezit e ketij te fundit dhe ne menyre te veçante te Bashkim Finos qe ne menyre private t"i merrnin keto para. Pra u bene 7 vjet qe une kerkoj te riatdhesohen keto para ose te ngrihet fabrika e tullave por asgje nuk ndodhi. Kapaciteti i kesaj fabrike ishte 5 milione tulla ne muaj, fitimi ishte 1 milion dollare ne muaj. Pra ne 12 muaj - 12 milione dollare po ne 7 vjet? Le te marrim fabriken e çakullit. Projekti im ishte qe ajo do te prodhonte 2 mije meter kub inerte ne dite, prodhonte nje ne ate periudhe shumezoji keto me 20 mije leke, baraz me 20 milione lek ne dite, here 30 dite, 600 milione. Vetem arsenalin e mjeteve te renda sikur me qira te leshoheshin kreditoret do t"i kishin marre te pakten 4 here parate dhe me interes te larte kuptohet. Keta nuk jane nisur per te bere parate, por thjesht siç e nisen poshtersine me revolucionin e Vlores. Ata jane te pacipe kur thone "Sali Berisha e dogji Vloren". Eshte nje qytet i tere qe do ta deshmoje nje dite se kush e dogji pa le te thote ç"te doje sot Namik Dokle me shoke.

    Kthehemi ne momentin kur ka qene lulezimi i firmave, pra ne vitet "96-"97. Te gjithe e dime se ne ate periudhe Greqia ka patur shume probleme me renien e vleres se dhrahmise dhe kerkonte valute per te shmangur nje katastrofe te inflancionit. Me sakte, dy prej firmave shqiptare dihet publikisht se kane transferuar miliona para ne bankat greke. Se pari, ju ç"informacion keni per kete dhe se dyti, a mund ta shohim kete çeshtje te lidhur me transferten e parave ne bankat greke?

    U bene 8 vjet qe Farudin Arapi me akuzon se leket i kam transferuar ne bankat turke, italiane, zviceriane, gjermane, etj. Por une do t"i kerkj bashkepunim zotit Theodhori Sollaku se nese do t"i linde nevoja gjithmone nepermjet avokatit tim jam gati te leshoj nje autorizim noterial ku ndodhen keto para, te shkojne t"i marrin. Une e perseris dhe pohoj publikisht se nuk jam nga ata qe vjedh veten time. Keshtu qe une jam gati qe Prokurorit te Pergjithshem, Presidentit te Republikes, Avokatit te Popullit, kreditoreve, nepermjet avokatit tim jam gati te leshoj kete autorizim duke i thene dordolecit Arapi na jep informacion ku jane keto para sipas akuzave qe ke bere. E perseris qe jam gati ta firmos kete autorizim noterial special, te shkojne t"i marrin nese eshte keshtu dhe le te me thone mua "jazek te qofte". Jo 18 vjet burg siç kane vendosur por 118 burg le te me denojne nese kane te drejte. Le te me nxjerrin gjyqin qesharak qe kane bere neper dhoma te mbyllura ku ne dalim si njerezit qe kemi vjedhur, si njerezit me te poshter sipas tyre qe mban toka. Po lind pyetja perse nuk u be nje gjyq publik qe ta jepte direkt televizioni dhe publikisht nepermjet fakteve t"u thonin shqiptareve se ja kush eshte maskarai qe ju ka vjedhur leket. Por kjo nuk mund te ndodhte pasi ata akuzonin pa asnje fakt konkret. Meqenese po trajtojme kete moment dua te sjell ne qender te vemendjes nje moment kur gjyqtari i çeshtjes, Martin Deda, kerkonte 150 mije dollare per te ma ulur denimin nga 18 ne 14 vjet burg. Shikoni sa te pacipe qe jane?

    Ju thate se nuk keni transferuar jashte, por mund te na thoni a keni pasuri tuajen jashte Shqiperise?

    Ne menyre kategorike jo, pasuria ime ka qene ne Shqiperi, ne banke dhe investimet ne makinerite. Pse e mbyllen firmen time? Por une kam te drejten morale te them se me parate e mia ata grumbulluan arme dhe i nisen per ne Kosove, pra per trafik armesh e droge dhe firmat e tyre mafioze qe kane ngritur. Kjo eshte arsyeja. Ndaj dhe ai proces qe u be, ate transparence qe ndoqen ishin totalisht te jashteligjshme. Une kam dale person juridik, hapa firmen nepermjet gjykates dhe eshte kjo e fundit qe mbyll firmen. Poshtersine me te madhe e beri drejtesia, prokuroria, qeveria qe mbeshteti kete organizate terroriste me te rrezikshme se ajo e Bin Ladenit. Te pakten ky i fundit vret amerikanet ndersa keta vrasin e vjedhin popullin e tyre. Ndaj mua me lind e drejta te akuzoj.

    Ne shkurt te "97-s eshte bere nje takim midis boseve te firmave. Aty eshte hedhur ideja e krijimit te nje banke. Cila ka qene e verteta ne fakt?

    Une, ne cilesine e organizatorit propozova qe te krijohej nje banke e perbashket, te merrnim licencen e te ligjeroheshim per te qene solide perballe ketij uragani qe po vinte nga deti, toka dhe ajri. Biseda u perqendrua ne dy pika kryesore, pra te merrnim licencen me çdo kusht dhe te mbronim interesat e kreditoreve. E nese do te arrihej kjo nuk do te kishte shans qe te hapeshin bankat greke ne Shqiperi. U hapen rreth 12 te tilla me vone, te cilat akuzohen dhe nga Departamenti Amerikan per pastrimin e 40 milione dollareve. Kjo ka qene dhe nje nga arsyet qe Greqia kaloi inflacionin. Bashkepunetoret e "Vorio-Epirit" ishin ate qe mundesuan kete dhe qe ende vazhdojne te dirigjohen prej tyre. Kjo eshte fatkeqesia e ketij populli qe nuk kupton se prej kujt qeveriset. Po si ka sy e faqe kryeministri Nano kur ne Parlament i drejtohet me gisht zotit Sali Berisha "ku i ke shpene 1 miliard dollare". Duhet ta dini mir" se Berisha eshte nje njeri fisnik dhe kete e them me ndergjegjen me te paster dhe me sinqeritetin me te madh. Ai eshte nje njeri i paster, ai nuk vjedh. Prandaj e kane frike keta sepse Berisha eshte nje njeri me moral te forte. Ai moralin e ka mbi te gjitha kurse keta moralin, interesat kombetare dhe flamurin e kane shkelur prej kohesh.

    Gjate aktivitetit tuaj keni punuar nen tri qeveri, ate te PD-se, te "Pajtimit Kombetar" dhe kishit nje pjese te ketij aktiviteti edhe kur ne pushtet erdhen socialistet. Cilat kane qene marredheniet tuaja me keto qeveri dhe cila prej tyre ju ka kerkuar te nderprisni aktivitetin?

    Nga qeveria Meksi u kerkua te behej nje kontroll, i cili u be gjithmone duke vazhduar pune. Nen qeverine e "Pajtimit Kombetar" s"kemi patur asnje lloj marredhenieje dhe ne kete periudhe ne vazhduam me shperndarjen e parave kreditoreve. "Silva" bashke me "VEFA" ishin te vetmet ne kete periudhe qe mbanin leket ne banke, pasi "Cenaj" i hoqi te gjitha parate per ne Greqi. Per te ndaluar ketu dua te them se akuza qe i behet ketij te fundit per 200 milione dollaret transferte dua te them se eshte e pavertete. Lefter Cenaj ne jeten e tij s"ka grumbulluar me shume se 80 milione dollare. Lind pyetja: ku i gjeti ky i fundit 200 milione dollaret? Trafiku i armeve dhe droges me parate tona shumefishuan parate tona qe u nisen per ne Greqi. Kur u mblodh unioni, Lefteri me ka thene direkt se beri nje transferim prej 25 milione dollaresh dhe nese do te ngelej ngushte ta ndihmoja une me 3 milione dollare me nje afat te shkurter. Qe te mbyll kete pike, dua te them se i gjithe çelesi i kesaj pune eshte Arben Malaj dhe Kristo Goçi. Ndersa gjate qeverise socialiste, marredheniet u perqendruan ne transparencen financiare dhe bllokimin qe bene ata. Nga nje ane me dhane te gjitha te drejtat, pastaj firmen time e shkaterruan. Si qendron puna, e dine ata. Ketu dua te nenvizoj faktin se jam deshmitar se socialistet hapen depot e armeve, i grumbulluan dhe i çuan per ne Kosove. Ndersa ne jug te vendit forcat greke u bene gati. Ne duhet te pershendesim dhe falenderojme Tansu Çillerin, e cila ne kete kohe u shpreh se "Kush sulmon Shqiperine, ka prekur Turqine". Kjo eshte me dokument. Per qe te vazhdojme me çeshtjen dua te them se Arben Malaj dhe Farudin Arapai jane pasuruar pikerisht me leket e mia gjate bllokimit te llogarive financiare. Ata kujtonin se une s"i kisha dokumentet, por une ato i kam dhe me keto fakte neser do t"i ve ata para pergjegjesise. Problemet me drejtesine une do t"i zgjidh ne momentet kur ne Shqiperi te kete nje rotacion politik. Atehere une do te vij t"i dorezohem policise shqiptare.

    marre nga Koha Jone

Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mediat Shqiptare, Problematike Në Paraqitjen e Lajmit!
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 08:23
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarëve.
    Nga Agim Doçi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Nje 43 vjeçar rikthen edhe njehere firmat piramidale
    Nga ClaY_MorE në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 05:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •