Close
Faqja 11 prej 19 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 189
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Une i lexovame vemendje te gjitha postimet e kesaj teme.

    Megjithese tema quhet :Shkaqet, skenaristet, aktoret dhe pasojat e 97 ,
    une deri tani lexova vetem nje pjese te shkaqeve.

    Nje pjese e shkaqeve, skenaristet dhe aktoret qe bene `97 nuk u permenden fare.
    Ndonese keto jane me kryesoret.

    Kurse pasojat i dime dhe po i provojme akoma ne kurriz.


    Ne 1997 ne Shqiperi humben jeten mbi 3000 vete.
    Nepunes te shtetit, popull i pafajshem dhe indivit kriminel.
    Si rrjedhoje sqarimi i `97 eshte po kaq i rendesishem sa edhe hapja e dosjeve te sigurimit te shtetit.
    Vetem kur populli shqiptar te kete pastruar shpirtin e tij nga keto dy etapa qe perbejne jeten e tij keto 60 vjetet e fundit, ateher do mund te gjej qetesi.

    -------------------------

    Sa per te filluar diskutimin.

    Dr. Berisha dhe njerzit e tij kane patur shume te meta dhe gabime deri ne Janar te 1997 (pra jane nje pjese e shkakut) .

    Kurse nje pjese tjeter te shkaqeve, skenaristet dhe aktoret mund ti gjeni kudo ne bote, vetem ne seline blu jo.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse nuk u cuan delegatet ne kongres te Pd-se e te thoshin..
    pa dil o imam.. e na sqaro..(jo me inat por shoqerisht tja kerkonin) kush qe ai ose ajo bij bir .kur,ve.. qe ju dha garanci juve..rebeleve.. qe dhe po te digjni shtetin.. do ju a quajne pushtetin..
    pra cila ambasadoreshe qe ajo..
    Une e them me bindje se qe Linoja e Cias.. Por duhet te dali nga goja e Imam Lesave kjo..se athere ka vlere..

    Edhe Pollos berisha duhej ti thoshte .. e mo paterice..e nanos.. trego se kush te mesoj te bec parti te re.. ne cilen ambasade e more vulen.. pastaj te shkoj un magari e tu fryj ne vesh te mive bark thateve demokrate te te japin vote ty e zagareve te tu..

    97 ta eshte kompllot i mir kurdisur..por ka nje ligj te pashkruar..

    hajduti ne burg..mendon cdo dite si te arratiset.. ti si shteto-polic.. ndale..
    ai ka per detyre te gjeje ndonje bir gardhi te ike.. ti si shtet ke per detyre ta ruac.. mos te ike..

    Dhe me 97-ten keshtu eshte..
    PPSh u permbys demokratikisht..por ajo nuk e pranoj humbjen.. pra ne thelb ajo sberi pendes per 50 vitet sketerre..

    Sikur ta kish bere kete pendesen.. athere as do pritej nga ajo ndonji deshire per marrje pushteti..

    Kete duhej ta dinin kaqolet qe u vune me voten tone ne krye te shtetit.. berish mekso-m.utat me shoke..
    vetem Bedri Spahiu beri pendes megjithse i kish lare duart nga Parti e punes qe ne vitet 50-ta..
    e kjo do te thote se ti moj PD ruaju se keta krokodilet nuk flejne..
    ato si gjethe qe te duken mbi uje.. jane syt e tyre e pak nen to jane nofullat e atyre krokodileve te gatshem te shqyejne sapo tu vije rasti..

    Pd fjeti.. Ata nuk e vleresuan.. Voten qe ju dha nga miljona njerez qe ishin thare ne zhegun pa fund enverist..

    Dhe krokodili PPSH-PS.. i hengri te gjalle brenda nates..idealet endrrat e cdo gje te bukur..dhe nga 97-ta.. Shqiperia eshte Kafaz ne dore te xhelateve..
    pik..

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Tema


    EDITORIALI

    Sikur Kongresi i PS-së të mbahej në Jug të Shqipërisë?

    Nga Mero Baze

    Ndërsa ndiqja dje punimet e Kongresit të PS-së,
    fillova të mendoj se a do të guxonin ta bënin këtë
    kongres në Jug të Shqipërisë ku viti ‘97 dëmtoi më
    shumë se kudo tjetër. Ka shumë pak socialistë, biles
    asnjë socialist në Jug të Shqipërisë, që ka dëshirë ta
    përdorë atë vit, qoftë dhe si kujtim në një kafene.
    Kjo sepse ata e dinë mirë se çfarë ka ndodhur dhe kush
    duhet të jetë kokulur për atë vit.
    Për shkak të atij viti, mbështetësit e opozitës në Jug
    të Shqipërisë, janë bërë pjesa krenare e shoqërisë në
    Jug të vendit, pasi janë pjesa që nuk ka vrarë, nuk ka
    vjedhur, nuk ka vënë maska në fytyrë dhe të dalë në
    rrugë, nuk ka përdhunuar dhe nuk ka cënuar asnjë
    pasuri private të dikujt.
    Le ta çonim për pak në Tepelenë këtë Kongres dhe ta
    çelte Gramoz Ruçi. Ju siguroj se do të ishte i pari që
    do të thoshte të shikojmë përpara, se në të kundërt,
    njerëzit do të kujtonin Gjolekë Malajn, nipin e tij,
    që drejtoi Komitetin e Shpëtimit dhe plaçkiti
    Tepelenën; do të kujtonin kushërinjtë e tij nga
    Salaria, që u bënë tmerr i rrugës nacionale Tepelenë -
    Tiranë duke plaçkitur, vrarë dhe marrë pengje; do të
    kujtonin fëmijët e vrarë në mes të Tepelenës, në
    përpjekje për të imituar beteja kundër Sali Berishës;
    do të kujtonin një shokun tim inxhiner, që e morën
    peng dhe ia zhdukën kockat në malet e Salarisë në
    vitin 1999, për 5 milion lekë. Dhe jo vetëm Gramoz
    Ruçi, por çdo socialist në Tepelenë, nuk do të donte
    që ky Kongres të mbahej në atë qytet, nëse do të ishin
    të informuar për skenarin e luftës së Edi Ramës. Kjo
    sepse ata ndihen të turpëruar në atë qytet, kokuluar
    para njerëzve të opozitës, kokulur para fqinjëve që i
    kanë terrorizuar në emër të PS-së, kokulur para
    qytetarëve të paanshëm që donin të jetonin të qetë.
    Nëse ky Kongres do të mbahej në Vlorë, do të kishte
    dhe më shumë vullnet nga PS-ja e Vlorës që të mos
    flitej për vitin 1997. Arben Malaj për shembull do ta
    kishte të vështirë, të fliste para popullit të Vlorës,
    edhe pse Arben Latifi është vrarë dhe Zani Caushi
    është në burg. Ai e di se vlonjatët e mbajnë mend atë,
    që ditën që u dogj Bashkia e Vlorës, e deri sa në mes
    të plumbave hiqte lekët nga Cenaj dhe privatizonte me
    ato para, frigoriferë dhe ndërmarrje të tjera publike
    në Vlorë. Ata e dinë se njerëzit e tij u bënë axhentët
    e mbledhjes së pasagjerve për anijen që u mbyt në
    Otranto. Ai e di se të gjitha këto e bëjnë të
    tmerrshme mbajtjen e një kongresi të tillë në Vlorë,
    ose së paku praninë e tij në atë sallë. Po ashtu dhe
    Mezan Malaj do ta kishte të vështirë ta paguante atë
    gruan me të zeza, nëse Kongresi do të mbahej në Vlorë.
    Në Tiranë janë dhe fëmijët e Lek Çokajt dhe Besnik
    Hidrit, po ata nuk kanë dalë kurrë në tribuna për t’i
    kujtuar Luiza Hoxhës buzët e përgjakura mbi trupin e
    babait të tyre, as Mezan Malajt thikat e ngulura në
    pulpat e tyre dhe mbushjen e tyre me kripë, as Arben
    Malajt bllokimin e rrugës Vlorë-Fier për të mos
    tërhequr kufomën e babait të vrarë. Dhe ata janë
    fëmijë pa baballarë, dhe ndryshe nga fëmijët e gruas
    me të zeza, që Mezan Malaj nuk ia tregon ende se kush
    ua vrau babain, fëmijët e Lek Çokajt e dijnë vrasësin,
    gjakpirësen, dhe bllokuesin e rrugës. Por ne të gjithë
    po përpiqemi t’i rrisim ata pa ndjenjën e hakmarrjes
    për shkak të politikës. Por nëse dikush e ndjell
    gjakun me çdo kusht, atë ka kush e merr.
    Jam i sigurt se ky Kongres nëse do mbahej në Vlorë, do
    të vinte në pozitë të vështirë edhe qindra mijëra
    qytetarë vlonjatë, që u gënjyen, edhe pse Fatos Nano
    në kulmin e pranverës së vitit 1997, i hodhi benzinë
    zjarrit dhe u tha se lekët për të cilat ishin ngritur
    në këmbë, do t’i merrnin 100 për qind. Pas 8 vitesh
    Farudin Arapi u ndau atyre 5 për qind të lekëve të
    humbura, pasi transferoi në xhepat e familjarëve të
    tij miliona dollarë që gjeti në bankat e shtetit në
    kohën që ministër Financash ishte Arben Malaj.
    Ky kongres nuk mund të mbahej në Vlorë edhe për ata
    qytetarë që mbetën brenda mureve në vitin 1997 dhe që
    nuk ishin as vrasës, as viktima. Ata e dinë mirë kush
    i ka bërë gjëmën atij qyteti, ndaj është pak e
    vështirë të përsërisësh depresionin që u erdhi nga
    njerëzit që janë sot në pushtet.
    Ky kongres nuk mund të mbahej dot as në Sarandë. Nuk
    mbahej dot, pasi socialistët në atë qytet janë njerëz
    dinjitozë dhe nuk pranojnë të keqpërdoren dy herë. Ata
    i njohin ata që morën peng Leonard Demin, i njohin ata
    që dogjën bankën dhe komisariatin, e njohin dhe atë
    burrin që iku me çorape në kokë nga kufiri dhe u kthye
    me skaf nga Korfuzi. Ata e njohin se e dinë se ç‘bëri
    Gramoz Ruçi për ta kthyer Sarandën në parajsë të
    kontrabandës së cigareve që shkarkoheshin në Kakome
    dhe dilnin nga Kurveleshi me mushka. E dinë se çfarë
    bënë ata që janë sot në krye të PS në qytet, për të
    djegur Delvinën dhe Sarandën dhe për t’i mbajtur
    njerëzit në rrugë me shpresë se do të shpëtonin nga
    pushteti i Sali Berishës. Për këtë arsye ata e kanë
    ndëshkuar me votë partinë që bëri vitin 1997 dhe kanë
    ndërruar gjeografinë elektorale të Shqipërisë.
    Ky Kongres nuk mund të mbahej as në Gjirokastër, se ai
    qytet diti të futej brenda mureve të ftohta për të mos
    u bërë pis. Ata i kanë aq të mëdha dritaret sa të
    shikonin kush ishte në rrugë dhe kundër kujt. Ata nuk
    manipulohen dot aq lehtë, sa ç‘mendon skenaristi i
    Kongresit të PS-së.
    Të vetmit njerëz që janë gati të flitet për vitin 1997
    në Jug të Shqipërisë, janë njerëzit e opozitës, ata që
    u terrorizuan, që u vranë që u përndoqën, që u
    torturuan vetëm pse kishin nga një teserë të PD-së në
    xhepa. Por ata falin fqinjin që i trembi si socialist,
    falin njerëzit që dogjën dhe plaçkitën në histeri e
    sipër, falin dhe kryetarët e PS-së së qyteteve të
    tyre, se e dinë që aq kishin në dorë, falin dhe
    Gjolekë Malajn, dhe Gozhitën, dhe Targajn dhe Lapën,
    por nuk pranojnë të marrin në dorë asnjë faturë
    edhepse mund të jetë dizenjuar bukur nga Edi Rama. Ata
    i kanë flakur ndërkohë të gjithë ata personazhe që u
    marrosën dhe i vunë zjarrin Shqipërisë, por nuk falin
    dy herë. Nuk falin dot ata që duan të rindezin
    zjarrin. Ndaj dhe në shumicë janë të vetmit që duan të
    hapet dosja e vitit 1997. Jam i sigurt se nëse hapet
    kjo dosje, në Jug të Shqipërisë nuk fiton më asnjë
    deputet socialist. Ndaj ky Kongres regresiv, kjo
    thirrje për gjak dhe urrejtje në sallonet e Pallatit
    të Kongreseve nuk lexohet njësoj në Jug të Shqipërisë,
    atje ku njerëzit kur flasin, nuk lexojnë fjalime në
    ekran, siç e lexonte dje Fatos Nano, për të imituar
    Fidel Kastron, por numërojnë viktima. Për këtë arsye
    njerëzit e opozitës në Jug të Shqipërisë, duan me çdo
    kusht të hapet dosja e vitit 1997. Duan se ata kështu
    e kanë të sigurt fitoren në çdo zonë. Në Vlorë nuk ka
    nevojë të premtosh, mjafton të thuash se nuk do të
    bësh si ka bërë Arben Malaj, në Vlorë nuk ka nevojë të
    premtosh se nuk do të vjedhësh, mjafton të thuash se
    nuk do gllabërosh Vlorën si ka bërë Mezan Malaj, në
    Tepelenë nuk ka nevojë të bësh fushatë, mjafton të
    thuash se nuk do të përdorësh djemtë e Salarisë për të
    zënë prita në rrugë, në Gjirokastër nuk ka nevojë të
    bësh fushatë, mjafton të thuash, që banka nuk do të
    jetë në dorë të Gjolekë Malajt, në Sarandë nuk ka
    nevojë të premtosh prosperitet, mjafton të thuash që
    cigaret e Gramoz Ruçit nuk do të shkarkohen më në
    Kokome, por në doganën e Portit. Në jug, atje ku duhet
    të mbahej ky Kongres kushtuar vitit 1997, Kongresi i
    ka dhënë fitoren opozitës. Në Tiranë ka trimëruar
    vetëm Edi Ramën, i cili shpreson që viti 1997 të
    përsëritet vetëm në datën 29 Qershor. Por ai vit ka
    365 ditë dhe 366 prej tyre turpërojnë socialistët, po
    të numërojmë dhe ditën e pardjeshme.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    E kam thene dhe me perpara se PD-ja ka pas shperndare arme ne rrethe qe perpara se te niste revolta, dhe ata kane peshen me te madhe te fajit, pastaj vjen PS-ja qe i hodhi benzine zjarrit. Editoriali i mesiperm ishte botuar sot tek Gazeta Shqiptare dhe konfirmon ato c'ka kam thene me perpara per shperndarjen e ketyre armeve:


    ----------------------------------------------
    Preç Zogaj: Si armatosi Berisha "larushët" në 97-ën



    --------------------------------------------------------------------------------



    "(…)Partia Demokratike dhe presidenti Sali Berisha u kujdesën të mos shpreheshin publikisht "për natyrën krahinore të konfliktit". Por ata ndërmorën disa veprime konkrete që synonin ta pohonin de facto një konfiguracion të tillë të konfliktit. Degët e partisë në pjesën qëndrore dhe veriore të vendit organizuan dhe drejtuan në terren armatosjen me lista të militantëve e nëpunësve partiakë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, të publikuara pas zgjedhjeve të 29 qershorit, deri në prag të marrëveshjes së 9 marsit strukturat partiake të kësaj partie, në bashkëpunim me strukturat e SHIK-ut dhe policisë lokale, kishin shpërndarë për militantët e tyre rreth katër mijë armë. Ky ishte një veprim që ngjalli indinjatë jo vetëm ndër banorët e Jugut, por edhe në Veri ku fshatari apo qytetari që nuk ishte anëtar i partisë demokratike shikonte si armatosej fqinji i tij për një luftë që nuk dihej nga do të vinte dhe pse. Mendoj se armatosja e njëanshme e njerëzve nga partia në fuqi ka qenë një nga shkaqet që çoi në shpërthimin në shkallë të gjerë të depove të ushtrisë. Paralel me armatosjen e militantëve, njerëzit e Berishës u shpërndarë në disa rrethe të veriut për të rekrutuar me parrullën "presidenti në rrezik" djem të rinj, nga ata që kishin në gjak genin e krahinës dhe natyrisht urrejtjen për "të kuqtë e Jugut". Kështu, pas shumë përpjekjesh, u arrit të krijohej një strukturë paralele me Gardën e Republikës, ku u inkuadruan lloj-lloj paraushtarakësh e rezervistësh pa përvojë në shërbimin ushtarak, nevojtarë të ndryshëm që kishin lënë kullat dhe bjeshkët e vendlindjes të joshur nga premtimi për rroga të mira e grada dhe nga legjendat që u evokuan vrullshëm ato ditë për besnikërinë e pashoqe të malësorëve shqiptarë ndaj Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelenës e tjerë. Këto trupa që u pagëzuan shpejt "forca pa identitet" nga opozita dhe "larushë" nga populli u përdorën disa herë si mish për top në aksione kriminale kundër protestave popullore dhe drejtuesve të opozitës. Disa prej tyre u kapën rob në Vlorë, ndër ta edhe një bashkëfshatari im, që u kthye pastaj në fshat duke falenderuar zotin dhe një familje labe që kishte shpëtuar gjallë. Disa të tjerë, kryesisht mirditorë të rekrutuar nga Gjon Marka Gjoni, u vranë në operacione që nuk janë sqaruar sot e kësaj dite pse u bënë dhe qysh.

    Paraushtarakët në presidencë
    Kjo forcë prej dy-treqind vetësh qëndroi deri në përfundim të zgjedhjeve brenda kangjellave të Presidencës si një kamping të hapur. Dëshmitarët tregojnë se sa e mërzitshme dhe sa e vështirë ishte jeta e tyre në vetrrethim. Për dyshek patën tokën dhe për jorgan qiellin. Më të afërmit e presidentit ishin betuar të vdisnin për të. Por nuk patën rastin ta vinin në provë këtë betim. Në Shqipëri nuk kishte asnjë lloj lufte dhe ca më pak një luftë midis Jugut e Veriut. Në rrethanën e kohës të gjithë ishin në vetmbrojtje. Lipsej përsëri një sens humori për ta kuptuar këtë.

    3- Të kuqtë në një anë, demokracia në anën tjetër: Kjo ishte pikëpamja zyrtare e Partisë Demokratike dhe presidentit Berisha për krizën, e artikuluar në vazhdimësi qysh kur patën nisur revoltat e para qytetare në Lushnjë dhe Fier me rastin e mbylljes së fondacioneve "Xhaferri" dhe "Populli". Të kuqtë, sipas PD-së, ishin të gjitha partitë e majta e të djathta të mbledhura në Forumin për Demokraci, një forum politik i partive opozitare krijuar prej tyre në pikun e krizës. Kryengritësit e Jugut, që PD dhe parlamenti i kontrolluar prej saj i quante banda kriminale, konsideroheshin krahu i armatosur i të kuqve.

    Berisha bie në kurthin që ngriti vetë
    Me këtë pikëpamje propagandistike PD synonte pikësëpari të gabonte institucionet ndërkombëtare dhe të merrte bekimin e tyre për të goditur. Në stilin tipik të lëvizjeve ekstremiste, kjo parti dhe udhëheqësi i saj Sali Berisha e kishin identifikuar veten qysh në krye me demokracinë. Njëherësh me mbrujtjen e kësaj dogme të re, ata kishin shpenzuar energji të mëdha për të krijuar kryesisht për konsum të jashtëm figurën e një opozite monstruoze që nuk mendonte për gjë tjetër veçse për rikthimin me çdo mjet të diktaturës komuniste, të kooperativave bujqësore, të radhëve të bukës e kështu me rradhë. Në këtë mënyrë, duke shfrytëzuar edhe dyshimet e perëndimit ndaj të majtave të reja ish komuniste, pushteti i PD-së mendonte se kishte siguruar një alibi të shkëlqyer për veprimet e veta antidemokratike dhe llogariste përjetësimin e "demokracisë" pa alternativë. Sali Berisha me kompani ranë herët në këtë kurth që nuk ua vuri kush në rrugë, por ia ngritën vetvetes. Me kalimin e kohës arroganca e tyre në pushtet mori erë. Në zgjedhjet e manipuluara të 26 majit ata e dogjën përfundimisht atunë e opozitës monstruoze. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, që ndërkaq kishin patur kohë t'i shqyrtonin një për një forcat politike shqiptare, nuk mund të pranonin prishjen e zgjedhjeve për sytë e bukur të Berishës. Kur filloi kriza e piramidave, presidenti i braktisur nga aleatët e dikurshëm të perëndimit lëshoi kushtrimin e vjetër se opozita ish komuniste po kalëronte fatkeqësinë popullore për të marrë pushtetin me dhunë. Por, si në përrallën e çobanit me ujkun, kushtrimi i tij nuk jehonte më. Ishte vonë. Sali Berisha e kishte konsumuar rrezikun komunist panevojshëm, kur nuk duhej, duke harruar se ishin pikërisht ish komunistët ata që ia kishin dorëzuar pushtetin në rrugë demokratike. Megjithatë, PD ngulmoi deri në fund dhe ngulmon sot e kësaj dite se në muajt shkurt-mars 1997 në Shqipëri ka patur vetëm një revolucion komunist dhe asgjë tjetër. Kjo bindje e verbër e pat shtyrë Sali Berishën të planifikojë ose të ndërmarrë me vetëdije veprime të dhunshme e diabolike që jo vetëm e vonuan zgjidhjen politike të krizës, por edhe e zhvlerësuan këtë zgjidhje kur më në fund u dha. Në bindjen e verbër ka më shumë fatkeqësi se sa në mungesën e bindjeve, thotë Niçja.

    Kërcënim i vetëm për të ishin zgjedhjet e lira
    Fiksioni dhe frika për "revolucionin e kuq" bënë që Berisha të kërkonte trupat paqeruajtëse në vend, pasi mori miratimin e partive të opozitës. Në këtë mënyrë, ndofta, ai ka pas menduar se po ia hidhte opozitës, duke e përfshirë në një zgjidhje kastruese për kryengritjen! Në të vërtetë, duke lënë mënjanë aspektin moral të çështjes, ardhja e trupave paqerueajtëse në Shqipëri nuk do të kishte asnjë ndikim të drejtërdrejtë në kursin e ngjarjeve. Berisha do të ndërgjegjësohej shumë shpejt se kërcënimi i vetëm për të ishin zgjedhjet e lira. Por ishte vonë për t'u penduar. Trupat kishin ardhur dhe nuk mund të ktheheshin më. Prania e tyre në rolin e vëzhguesit të situatës dhe zgjedhjeve favorizonte vetvetiu pikërisht opozitën, e cila nuk kishte asgjë për të fshehur.
    Shtatë mijë ushtarët e forcës shumëkombëshe dhe disa qindra mijë vëzhgues civilë, që u bashkuan me ta për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt, ishin çmimi që pagoi Evropa për të sanksionuar legjitimitetin e zgjedhjeve të 29 qershorit e rrjedhimisht edhe legjitimitetin e fitimtarëve. Në këtë zhvillim llogaritë e Berishës rezultuan të përmbysura. Në rastin më të mirë për të mund të thuhet ajo që një gazetar gjerman e ka shprehur me ironi kështu:"Ish komunistët e shtruan problemin me pushkë dhe e zgjidhën me vota". Revolucioni kaloi nëpër dhomën e fshehtë! Aty triumfoi.
    Në këtë ironi të fatit qëndron drama e demokratëve. Ata përjetuan si realitet një revolucion virtual. Ata kanë vuajtur e vazhdojnë të vuajnë për t'i pranuar zgjedhjet e 29 qershorit. Por në thelb duket se nuk mund të heqin dorë nga bindja se komunistët kanë luajtur një intrigë të madhe në kurriz të tyre. Kjo analizë i pengon ta shohin të vërtetën drejt në sy, në kompleksitetin e vet. Rrjedhimisht reformimi i demokratëve po vonohet.
    Shumica e mashtruar dhe opozitare në një anë, pushteti i paligjshëm në anën tjetër. Kjo ishte në përgjithësi pikëpamja më e përhapur e opozitës për antagonizmin e kohës. Kjo pikëpamja e kishte fillesën te zgjedhjet e manipuluara të 26 majit. Opozita, siç dihet, i bojkotoi këto zgjedhje katër-pesë orë përpara mbylljes së kutive të votimit dhe nuk e njohu rezultatin e tyre. Nga muaji qershor i vitit 1996 deri në prill të vitit 1997, periudhë e cila përkon me ngjizjen dhe shpërthimin e krizës, parlamenti shqiptar i zhvilloi punimet pa praninë e opozitës. Ky parlament qe konsideruar i paligjshëm edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Parlamenti Europian dhe OSBE-ja, ndërkohë që Këshilli i Evropës kishte adaptuar një deklaratë kinezë që mund të interpretohej nga të gjithë sipas qejfit. Gjithsesi, e vërteta është se parlamenti i votave të grabitura punoi me sforcim dhe në kushtet e një bojkotimi pothuajse të plotë ndërkombëtar.

    Kriza nisi që nga 26 maji
    Pushteti nuk dha asnjë sinjal në drejtim të korrigjimit të farsës elektorale teksa s'pushonte së pohuari vend e pa vend me gojën e presidentit Berisha se zgjedhjet e reja do të zhvilloheshin vetëm në vitin 2000. Opozita mbeti e prerë në vlerësimin e vet se pushteti i dalë nga zgjedhjet e majit ishte i paligjshëm, se vendin e drejtonte një klikë që jo vetëm nuk e shprehte vullnetin e shumicës së popullit, por edhe e kishte dhunuar vullnetin e kësaj shumice duke realizuar me ndihmën e policisë një grusht shteti në qendrat e votimit. Këtu ishte kontradikta e mprehtë që kishte mbërthyer vendin. Shumica nuk shihte vetveten tek një pushtet që kishte dalë nga manipulimi i votave edhe jo nga numërimi i tyre i ndershëm. Për rrjedhim, popullit i kishte lindur e drejta natyrore ta përmbyste atë pushtet. (...)

    Protestat fillojnë pa opozitën
    Protestat e para të kreditorëve në Lushnjë dhe Fier në janar të vitit 1997 kaluan me shkatërrime barbare. Në çdo ndërtesë që digjej dhe në çdo makinë që përmbysej përfytyrohej dordoleci i qeverisë, i presidentit, i parlamentit, i krishtit dhe djallit bashkë. Anarkia ishte totale. Dëshpërimi pa kufi. Opozita politike nuk ishte në ato protesta. Ngjarjet kishin precipituar më shpejt se sa mendohej.
    Pak ditë më vonë, duke parë se zhvillimet po dilnin jashtë kontrollit dhe se kishte ardhur momenti i përshtatshëm për të vepruar, opozita zbriti në fushë për t'i organizuar dhe për t'u dhënë njëfarë programi politik atyre protestave duke synuar një bashkim të kreditorëve të mashtruar me popullin opozitar që kishte pritur ditën për të kundërshtuar vjedhjen e votave në zgjedhjet e 26 majit.
    Në fillim kreditorët u bënë pararoja e protestave, ndërsa opozitarët politikë mbushja e tyre. Me kalimin e ditëve kufinjtë mes këtyre grupimeve u shkrinë.
    Opozita u përpoq ta gradonte dinamikën dhe vrullin e protestave në masën që të mos i jepe kohë pushtetit të merrte frymë. Nga ana tjetër, duke patur në mendje figurën e një Berishe të paparashikueshëm, opozita e mbledhur në Forumin për Demokraci dëshironte një ulje të butë të regjimit dhe një kalim pa trauma të pushtetit nga një grupim politik te tjetri.
    Marrëveshja e 9 marsit ilustronte pikërisht këtë vizion të opozitës për daljen nga kriza. Ajo u shndërrua papritur në mollë sherri mes komponentëve të saj dhe mandej u sabotua në forma të fshehta nga të gjitha palët. Palët hynë përsëri në llogore, shumica e pakënaqur këndej dhe pushteti i paligjshëm andej.
    Demokracia e vërtetë në një anë, përçudnimi i saj në anën tjetër.
    Ka qarkulluar dhe qarkullon versioni se lëvizja e vitit 1997, si shumare e protestave, revoltave dhe elementëve të kryengritjes, përbën ngjarjen më të shënuar në historinë e civilizimit shqiptar, se ajo u mbrujt si një reagim i fuqishëm popullor ndaj përçudnimit të demokracisë. Në popullin kishin zënë vend prej kohësh mendimet se në Shqipëri punët e dorës së parë i kishin marrë në dorë njerëzit e dorës së dytë, se shoqërinë e vlerave normale e kishin vënë përfund injoranca dhe kapadaillëku, se shqiptari kryeneç nuk zbret kurrë nga kali i pushtetit me votë, por vetëm me plumb, se vendi po humbte pasurinë dhe identitetin, se shkolla po degjeneronte, familja po fishkej, njeriu po denatyrohej, ndërsa brezi i ri po rritej me pikëpyetjen dramatike nëse do të kishte për të një atdhe. Në kontrast me këto tablo pesimiste, e vetmja gjë që funksiononte si sahat ishte makina e punëve të zeza me fajdet korrupsionin, prostitucionin e të tjera. Natyrisht edhe shteti policor tregonte muskujt me tendencë sa herë shpërthente gjëkundi ndonjë protestë.

    Kryengritja s'ishte as majtas as djathtas
    Një situatë e tillë pret vetëm rastin të shpërthejë. Sipas partizanëve të kësaj analize, kupa e helmit qe mbushur me prishjen e zgjedhjeve të 26 majit kur njerëzit humbën mjetin e fundit për të bërë drejtësi politike pa sakrifica. Demonstrata që do të duhej t'i vinte gjërat në vend nisi pas dy ditësh në Tiranë, u prapësua dhe u shtyp me dhunë nga policia. Kur u sulmua Vlora pas nëntë muajsh kryengritja ishte gati. Ajo ishte një kryengritje as e majtë, as e djathtë, por një lëvizje e fuqishme traversale për dinjitet vetjak e kombëtar, për liri dhe drejtësi të vërtetë, për një demokraci të thjeshtë e për një shtet korrekt. Ky kushtrim i lindur nga instikti i shëndoshë popullor nuk gjeti shprehje në ndonjë program apo slogan të shkruar si në lëvizjen e viteve '68 në Francë për shembull, por u manifestua në formën e pjesëmarrjes masive në demonstrata, marshime dhe në gjeste të tjera kuptimplote. Do të mbetet emblematike përgjigja që i ka dhënë një plakë gjirokastrite një gazetari francez kur ky e gjeti duke i rënë sokakëve me pushkë. E pyeti: Përse ke marrë pushkën? Plaka u përgjigj: Për të drejtat e njeriut! Lëvizja për liritë dhe të drejtat nuk kërkonte asgjë nga ato premtimet për kthimin e parave, për hapjen e zonave të lira e të tjera, e të tjera. Kërkonte më pak se kaq në kuptimin e ngushtë të fjalës dhe shumë më tepër se kaq në kuptimin e gjerë të nevojave kombëtare. Kërkonte një Shqipëri tjetër, ku historikia dhe bashkëkohorja, kombëtarja dhe ndërkombëtarja, shoqërorja dhe vetjakia të gjenin pikën e ekuilibrit dhe bashkekzistencës. Vetëm tradita është revolucionare, pohojnë me njëfarë teprimi degolistët francezë të "madhështisë". Ky postulat, ndërsa mund të përmbajë një dozë provokimi për vendet e mëdha, u shkon vendeve të vogla si Shqipëria ku rreziku i humbjes së identitetit përballë proceseve globalizuese është gjithnjë real. Të shtojmë këtu dhe inforieritetin dhe ksenomaninë e klasës politike. Lëvizja e prezumonte ndarjen nga regjimi i Sali Berishës dhe shikonte përpara, ndofta shumë më përpara se sa politikanët e karrierës që vështronin nga frëngjitë e Tiranës një Shqipëri bardhë e zi, të ndryshme nga Shqipëria reale e halleve dhe aspiratave të përbashkëta të banorëve të saj. Në të shumtën e rasteve, politikanët amatorë dhe shpirtvegjël prireshin ta kapnin vendin e tyre me parimet libreske të literaturës politike. Bënin shumë zhurmë dhe shumë teatër, mateshin njëqind herë dhe merrnin leje në forume për t'i dhënë dorën njëri-tjetrit dhe gjithë kjo ishte sa e pakuptimtë, aq edhe qesharake për fshatin dhe qytetin shqiptar ku njerëzit bashkëjetonin siç kishin bashkëjetuar nëpër shekuj, me emra, besime, e preferenca të ndryshme. Lëvizja i pa bashkë këta shpirtra si për t'u dhënë sherrxhinjve të Tiranës pasqyrën e Shqipërisë së thellë ku ata mund të shiheshin për denatyrimin dhe vetërsinë e tyre. Lëvizja, në fakt, i shpalli jashtë kohës ata, pavarësisht se Shqipëria nuk ishte bërë gati për të afirmuar një brez tjetër politikanësh. Kartoni për ta ishte afat dhe kontroll. Nga ky këndvështrim për lëvizjen mund të thuhet fraza lapidare: Ishte një lëvizje pa të nesërme, por jo pa të ardhme. Të gjithë të rrëzuar. Një pikëpamje e veçantë për krizën, e përhapur qysh në vigjilie të saj, ka qenë ajo sipas së cilës kriza nuk kishte palë, se nga fundi i vitit 1996 pushteti kishte mbërritur në buzë të dështimit, se ishte duke rënë vetë thjesht për arsye ekonomike, se nuk kishte më asnjë rrugëdalje për qeverinë "Meksi", se po të mos sulmohej ajo "do të binte pa u rrëzuar" duke shënuar një kapitullim të pashembullt në histori, ndërsa po të sulmohej asaj do t'i jepej shansi për "t'u rrëzuar me forcë, me dhunë". Kur opozita luftarake ndjeu erën e betejave të lëna në mes disa muaj më parë dhe zbriti në fushë për të shfrytëzuar rastin, qeveria e kapi këtë shans dhe kontribuoi në forma të ndryshme për t'u dhënë një dorë të fuqishme shkatërrimeve dhe kaosit. Në ballafaqimin e periudhës palët kundërshtare në të vërtetë ishin bashkë opozita për të rrëzuar qeverinë dhe qeveria për t'u rrëzuar nga opozita. Në këtë mënyrë, opozita do të prekte një ditë të afërt mrekullinë e "politikës që bën të pamundurën të mundur", ndërsa pozita, duke ndarë e lënë pushtetin për shkak të kryengritjes, do të siguronte alibinë e dështimit dhe shpërdorimit të miliona dollarëve që kishte dhënë Komuniteti Europian për të ndërtuar një demokraci dhe ekonomi të stabilizuar në vendin tonë të vogël.
    Me pak fjalë, Berisha jo vetëm ishte i interesuar, por edhe e provokoi kaosin. Pastaj, me daljen e djajve nga shishja, ai nuk mund ta kontrollonte atë. (...)
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #105
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    ...
    Me ra ne dore nje shkrim i gjate, nje permbledhje lajmesh dhe komentesh per 1997 .... Ne vija te pergjithshme behet fjale per nje plan Greko-Komunist
    (nuk e kuptova se çka te beje komunizmi ketu) per te perçare Shqiperine...
    SuiGeneris, a mund ta postoni ate shkrim ketu ne vend qe te kemi dhe ne mundesi ta lexojm?

    Falem'nderit.

  6. #106
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Për çfarë duhet të dëshmojë Fatos Nano

    Çerçiz Loloçi

    Ish presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dëshmuar dje në komisionin parlamentar të hetimit të fajdeve duke dhënë një pasqyrë të qartë dhe të plotë të kësaj dukurie mbarëkombëtare që i kushtoi edhe me dorëzimin e pushtetit. Berisha, një prej personave VIP, i thirrur nga komisioni Imami në ditë e mbrame të tij, ka pranuar përgjegjësinë e qeverisjes demokratike dhe të tij personalisht si Numri Një i shtetit, por edhe ka kërkuar që më në fund të zbardhet kjo dosje emblematike që u shndërrua në dhjetëra piramida të abuzimit dhe të degjenerimit shtetëror. Që nga formësimi i fajdeve dhe deri në rënien e tyre, koston më të madhe e paguan qytetarët e thjeshtë që, në kërkim të parave, u lëshuan në vrasjen e njëri-tjetrit, në dhunimin e njëpasnjëshëm të institucioneve dhe në afishimin e Shqipërisë si "delja e zezë e kontinentit" ku nuk kishte kuptim asgjë, qoftë edhe humbja e jetës.

    Në një amulli ligjesh dhe përvoje në administrimin e shtetit, qeverisja e akuzuar e asaj kohe arriti të bllokonte disa prej firmave piramidale dhe të ndante kursimet në një kohë rekord, duke lënë paqësisht pushtetin dhe duke pritur premtimin e madh të "fitimtarëve të rinj" për kthimin e maksimumit të mundshëm të parave të depozituara në kompanitë huamarrëse. Përpos këtij premtimi, qeveria e re e Fatos Nanos ndërtoi një ligj parlamentar dhe ngriti një strukturë të posaçme qeveritare që do t'i jepte zgjidhje përfundimtare.

    Nga premtimi i "Sheshit të Flamurit" në qytetin që e pagoi më shtrenjtë në humbjen e jetëve njerëzore dhe deri në dymijë e treshin, të humburit e politikës dhe të parave të kursyera nga jeta e mundimshme në emigracion, ende nuk dinë se sa për qind u takon të marrin nga "Vefa", sa nga "Kamberi" e "Silva" dhe sa nga kompanitë e tjera të fitimit të rremë. Ata nuk dinë gjithashtu se si janë shitur asetet e të gjitha këtyre kompanive, ndërsa janë të qartë se të akuzuarit e 1997-ës ishin vetëm një bllof politik që ndihmonte për të marrë pushtetin. Çprej atëhere e deri tani, ndërsa nuk është kthyer asnjë qindarkë, kanë dalë të tjera fakte që e komprometojnë edhe më koalicionin "Aleanca për shtetin": një dosje në Bruksel ka të implikuar emrat e 182 politikanëve aktivë dhe joaktivë, zyrtarë dhe ish zyrtarë, gjykatës, prokurorë, kryepolicë, njerëz të afërt të kryeministrit dhe të figurave më dominuese të këtyre gjashtë vjetëve; shoqatat e ish kreditorëve kanë gjithashtu dosjet e tyre që deri më tani janë refuzuar nga organet e drejtësisë. Natyrisht kur dëshmon ish kreu i shtetit në një situatë kritike për vendin, për etikë politike duhej të dëshmonin edhe ish presidenti Meidani, kryeministri Nano, kryeministri Majko, ish kryeprokurorët, ish kryetarët e gjykatave të të gjitha niveleve, të gjithë ata zyrtarë që përbëjnë kupolën më të lartë të një shteti.

    Nga të gjithë kursimtarët e para nëntëdhjeteshtatës, askush nuk pret që të marrë njëqind për qind paratë e depozituara, por ata s'mund të jenë të qetë kur nuk kanë marrë asgjë dhe kur paratë e tyre, që kanë firuar jo në xhepat e kreditormarrësve, por në banka shtetërore dhe në asete që janë shitur "për pesë aspra". Më pak sesa dëshmia televizive e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të maxhorancës së majtë, të humburit e firmave piramidale duan të dinë se kur do të fillojë likuidimi i tyre, si do të veprohet me personat që kanë përfituar në mënyrë të pandershme, cilët nga politikanët do të dorëzojnë milionat e dollarëve që kanë tërhequr nga bankat e shtetit për hir të postit. Demokratët, megjithëse jashtë këtij procesi që është drejtuar dhe kontrolluar nga kundërshtarët e tyre politikë, janë të hapur për t'u hetuar nga kushdo institucion, ndërsa ata që erdhën në pushtet pikërisht me spekullimin me fajdet jo vetëm që s'kanë dëshmuar asnjëherë, por edhe nuk kërkojnë të hetohen nga institucione të pavarura. Dhe përpara se të ndodhë ky proces, dëshmia e Fatos Nanos, nëse ka përfituar apo jo individualisht nga skemat piramidale, është hapi i parë që duhet bërë.

    tema
    2003

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Njeriu që shihni në foto është Lekë Qoku. Është njeriu i masakruar në revoltat e Vlorës. Fotografia që tregon një sëpatë që bie mbi një njeri të thotë se kjo sëpatë ra në trupin e Lekës. Ai bashkë me Besnik Hidrin ishin oficera të Shërbimit Informativ. Cili ishte krimi i Lekë Qokut? Kë vrau, madje kë shau? Ai ka lënë një fëmijë. Duart që masakrojnë votojnë ligje në Parlament. Ishte 28 shkurt si sot. Ndërsa në gjithë muajin shkurt të vitit 1991u vranë ata që morën titullin e dësmoritsi Artan Lenja, Spartak Deliu, Mikel Laro, Lulëzim Basha, pëllumb Tahiri, Ismail Çapari. Atëherë ishte qeveria e Nanos në pushtet. Kur u vra Leka dhe Besniku po vinte drejt pushtetit Nano.
    Vrasjet e shkurtit janë të rënda, makabre. Janë vrarë djem të rinj që u përkasin kohrave të reja, idealeve të reja. Gjithë shqiptarët kanë fiksuar në kujtesën e tyre emra tepër të rëndëpërnga bëmat e tyre kundër popullit. Ne dimë shumë emra njerëzish që kanë torturuar, apo çuar nëpër burgje dhjetra njerëz e qindra fate njerëzore. Kush i preku ata me dorë? Kush prej tyre u qëllua me një pëllëmbë, pale të masakrohej e t'i pihej gjaku. Një mashtrim i madh ka ndodhur në Shqipëri, e po ushqehet me jetë njerëzore, me një çmim të lartë kombëtar. Po gënjeshtrat do të mbarojnë një ditë, do të mbarojnë një çast edhe vrasjet e shkurtit.
    Vetë Zoti ka zgjedhur këtë muaj që të jetë i shkurtër për të paksuar vrasjet, që të jetë i shkurtër për vrasësit. Shihni këtë fotografi dhe gjeni një fjalë të vetme për të fyer këtë njeri, pale për të vrarë, masakruar, pale për të pirë gjakun!



    Marre nga faqja : http://barbariakomuniste.tripod.com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Nga Veli Musaj

    -Barbarët që organizuan dhe urdhëruan djegien dhe shkatërrimin e Vlorës

    -Kriminelët që urdhëruan vrasjen e e djmeve të Vlorës



    -RITHEMELIMI

    Më 1991, në Vlorë, rithemelohet Partia Komuniste Shqiptare (P.K.SH), Organizatoret dhe themeluesit, janë familjet e njohura për implikime në krime, për vrasje dhe spiunim, gjatë regjimit 50-vjeçar komunist.
    Në Dukat, flamurin e marrin Petoshatet, në Tragjas Gaba-jt, në Brataj Meçajt dhe Kongjinajt, në Drashovic Zanajt në Vlorë Zgurajt, Sabri Xhelili e Lefter Shabani, Vladimir Fejzo e Eduart Alushi, Syrja Sherifi e Petrit Broka, Luan Hoxha e Belil Çaushi Fatmir Xhafa, Piro Xhaka e Njazi Tahiri etj.
    Krahas këtyre grumbullohet llumi i proletariatit prostituta, evgjitë, hajdutë, grabitës, që mendojnë se janë prostituta fajin e kanë demokratët, meqë janë të shëmtuar fajin e kanë demokratët, meqë janë vjedhës, fajin e kanë demokratët, me që janë të varfër fajin e kanë demokratët, shkurt të vriten demokratët dhe të marrin pushtetin prej tyre.
    Paratë e siguruara nga mëma Greqi, nëpërmjet Ardian Stefës, me financimin e agjentit të vjetër të Asfalisë, dhe Zervës Greke Nasho Papathanasi. Greqia tregohet bujare, dhe të papërtuar tregohen edhe Mejtim Meçe, Krisaq Dashi, Teki Shehu Stavzi Papavangjeli, Thanas Mihali Laluci, Fatmir Meta, Albert Shyti dhe kushëriri i tij i parë, Mihal Sako, Dy kushërijt e Paskal Milos, Spiro Billas dhe Irakli Billas, Aleko Prifti e Xhorxhi Ndini Andrea Sterjo e Vasil Qesari, Petraq Kosta e Roland Minga, Spiro Kote etj.
    Të gjithë këta të specilizuar në Institutin e Vorio Epirit në Janinë Greqi. Greqia tregohet e pakursyer për të ndihmuar Partinë Komuniste, si duket ajo i kthente borxhin, që i kish Shqipërisë, nga viti 1944, kur mbajtëm me bukë, por më tepër, kur Partia jonë, deshi ta bënte Greqinë vend komunist. Kjo Greqi, duke mos u kënaqur e ngopur me gjakun e Shqiptarëve të vrarë gjatë vitit 1997, tregohet përsëri bujare po ndimon për një rithemelim të ri, të PK, sipas bisedës dhe kërkesës së Eduart Alushit, Maksim Hasanit dhe Vladimir Fejzos.
    Siç shihet dhe kësaj rradhe vlonjatët tregohen të denjë, për të mbrojtur komunizmin, duke përsëritur kohët e arta, kur mbajtën dhe ushqyen Dushan Mugoshën, që theri si bagëti nacionalistët shqiptarë, kur në Ministrinë e Brëndshme ndër tre vetë, dy ishin vlonjat, kur në Ministrinë e Mbrojtjes në 47 vetë 46 ishin vlonjatë kur në Byronë Politike në 13 vetë 5 ishin vlonjatë.

    -HAPAT E PARE

    Më t'u krijuar, u mblodhën rreth kësaj partie disa pleq të matufepsur, të sklerorizur, si Luftar Petoshati, Sabri Xhelili, Xhelo Petoshati, Eqerem Osmani, Lefter Shabani, etj që në mbledhjen e Partsë shkonin me uturak në dorë, ata, që dhe kur kishin drita e fiknin dhe bënin mbledhje në dritën e qiririt, ata që edhe kur kishin ambjente zbrisnin për mbledhje në tunelet e Enver Hoxhës, jo vetëm për respekt e nostalgji, por në shtratin e merimangave, dhe në shtëpinë i miut e ndjenin veten më të qetë, sepse ishin pjellë e errësirës. Njerëzit e sigurimit të shtetit si Mejtim Meçe, Agron Tozaj, Xhevit Kafazi, Fatos Ismaili, Zenel Zeneli, Kalo Memushi, etj, që me këta pleq, që kërkonin luftë, e ndjenin veten, si në kohën e tyre kur mbysnin njerëz të pafajshem dhe shqiptarë në qeli.
    Bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit, që kishin shitur tek këta kriminel çdo gjë për nderin e familjes dhe të grave të tyre, ata kishin kokën në kapister dhe padroni i drejtonte nga donte.
    Evgjitët, prostitutat, imoralët, vjedhësit, kriminelët, të cilët e quanín veten proletar dhe kërkonin armë për të marrë pushtetin e humbur si Vjollca Latifi e Lureta Petoshati, Afërdita Meçe e Anila Brahimi, Shpresa Islami e Shaban Kumbullorja, Vera Sulçe e Piro Zguro, Fatmira Braçe e Isa Arapi.
    Së fundi, disa të sëmurë ideologjikë, se megjithatë jetonin në mes të shoqërisë sonë si: Thanas Hoxha, Kujtim Sulçe, Bardhi Koçi, Kudret Lila, Krenar Çakëri, Dashamir Beja etj.
    Të gjithë të përmendurit, janë sot pushtetarë të lartë, që nga deputet në Kuvendin Popullor, Këshilltarë të Ministrisë së Mbrëndshme, e deri Drejtorë Shkollash e Drejtorë Doganash.

    -KALIMI NE ILEGALITET

    Në ilegalitet, pas nxjerrjes jashtë të ligjit më 1992, Partia Komuniste e ndiente veten më mirë, sepse ajo vinte prej ilegalitetit, kishte lindur në errësirë, ishte rritur me vrasjet në errësirë. Propoganda nuk rreshti, derë më derë e shtëpi më shtëpi.
    Më 1996 para zgjedhjeve të majit, Komitetit Qendrorë i P.K nën drejtimin e Vladimir Fejzos e Eduart Alushit, Platon Arapit e Vladimir Zanajt, vendos të hidhet në aksion. Formohen skuadrat e mbrojtjes të kutive të votimit, armatosen, caktojnë bazat, dhe oficeret e sigurimit, vënë në lëvizje bashkëpuntorët e tyre. Populli i denoncon dhe ata paralizohen nga policia. Në dhjetor 1996 dhe janar 1997, riorganizohen në kushte të reja: Të kalohet në veprimtari ilegale; Ky ishte vendimi i sigurimit të shteti diktatorial të riorganizuar, dhe Komiteti Qendrorë P.K, pas disa vajtje-ardhje në Greqi, të Albert Shytit, Mihal Sakos, Irakli Billës, Spiro Billës, Ardian Stafës, Xhexhi Ndinit e Nikollaq Qirkos.
    Në mars 1997 botës shqiptare, jo papritur ju shfaq Komiteti i Shpëtimit Publik dhe pranë tij organi ekzekutiv Komiteti i Mbrojtjes

    Çfarë ishin dhe çfarë përfaqësonin këto organizma?

    Në Shqipëri kishte Parlament dhe Qeveri Shqiptare atëhere këto organizma ishin një grusht shteti?

    Kush e emëroi këtë Komitet? Mbi bazën e çfarë dispozite ligjore u krijua, dhe mbi bazën e çfarë dispozite ligjore ushtroi veprimtarinë e tij?

    Çfarë problemi zgjidhi; dhe çfarë mbrojti nga Vlora u bë shkrumb e hi, dhe ata ngroheshin në zjarrin që ndezën vetë?

    Nga kush e mbrojti Vlorën ky shtab?

    Sot Vlora dhe gjithë Shqipëria, e panë qartë se sa i kushton një populli t'i kthej krahët shtetit të bojkotojë shtetin, ata tashmë kanë në dorë dhuratën që u solli ky komitet, vuajtje, mjerim dhe lotë, ndoshta si asnjë herë tjetër në historinë e tij.
    Vendimi i parë që mori ky Komitet në mbledhjen e tij të parë ishte: Dënimi me vdekje i deputetëve të Vlorës dhe drejtuesve kryesorë të administratës shtetërore të Vlorës që u zbatua pjesërisht.
    Por tradhëtia më e lartë që këta kriminelë bënë kundër Shqipërisë është thirrje që ata i bënë popullit për të marrë armët kundër qeverisë së tyre.

    -KUSH ISHIN KETA BARBARE?

    Pjellë e historisë së Partisë Komuniste Shqiptare, përfshi sigurimin e shtetit bie erë mishi dhe gjakë njeriu, pjellë e urrejtjes komuniste, të thirrur për tu bashkuar nga era e gjakut të lyer që nga këmba deri tek koka. Kafshët më të egra që e ka pjellë ndonjëherë toka dhe deti.Ata e gjetën njëri tjetrin siç thotë njëri prej tyre T'i hanim oficerët e shtetit shqiptarë shishqebap (Z.P 22.11.1997) pra ky ishte qëllimi i këtij komitetit gjë që tregoi që nga dita e parë e krijimit e që vazhdon edhe sot duke vrarë kundërshtarët e tij politik.
    Vlora dhe gjithë Shqipëria nuk do ta harrojë kurrë Liza Hoxhën deputeten e sotme, Anila Brahimin dhe Laureta Petoshatin gazetare tek Koha Jonë kur pinin gjakun e oficerëve të masakruar të SHIK-ut në Vlorë. Ata nuk do ta harrojnë fytyrën e keqe të Neshat Merkaj që për të zbatuar detyrën që merrte nga oficerët e sigurimit shkeli mbi gjakun dhe vuajtjen e shtresës së tij, të persekutuarit politik...

    -KRIMINELET QE URDHERUAN VRASJEN E DJEMVE TE VLORES

    Ja renditja e këtyre kriminelëve komunistë:

    Komiteti Shpëtimit Publik të Vlorës

    1-Albert Shyti Kryetar, Me 6 klasë fillore. Emigraant në Greqi. Në Athinë ka kryer një kursë 6 mujor filozofie .
    Sapo fillojnë këtu revoltat erdhi dhe mori drejtimin e saj. Nuk ka kursyer para, dhrahmi, të harxhuara për të mirën e revulucionit. Gjatë gjithë kohës së kryengritjes takohej dhe merrte para nga miqtë e tij në Athinë me anë të korierëve që vinin nga Gjirokastra dhe Saranda.
    Babai i tij një analfabet që nuk e la asnjëherë vendin bosh në gazetën e PPSH. Grepi thuhet se ka qenë bashkëpuntorë i Sigurimit të Shtetit me gradën rezident. I biri ia kaloi babait, pas stërvitjes nga mësuesit e babait, ai u bë mik me Asfalinë Greke. Këtij djalli ia besuan dhe dorëzuan vlonjatët fatin e tyre tragjik, dhe ai i tregoi Athinës se ishte bir besnik i saj.
    2-Luftar Petoshati, kohët e fundit në një libër të tij që mburret për gjakun që ka derdhur ai e quan veten luftëtar. Thonë në Dukat se babai i tij Salo Petoshati ish sekertar i avokat Skënder Muço i vodhi atij më 1943, 1000 napolona dhe për t'i shpëtuar ndëshkimit u bashkua me partizanët. Më vonë ai u bë kryetar i këshillit. Edhe sot pas vdekjes që e kujtojnë fshatit i dridhet mishi. Vetëm më 1949 ai futi në burgë 50 vetë u dënuan me vdekje dhe 11 prej tyre u pushkatuan. Çdo vit nga Dukati falë vigjilencës së Salos hynin në burg politik tre vetë. Luftëtari ja kaloi babait, u bë oficer madhor sigurimi dhe vazhdoi me zell veprën e babait.
    3-Nedin Xhelili, enverist mësues mediokër. Nipi S. Xhelilit që ish komisar i batalionit Hakmarrja vjehrri i tij ish shef sigurimi, vjehrra ish shefe kuadri për 30 vjet rrjesht. Sot ka grabitur fronin e Kryetarit të Këshillit të Rrethit. Ka kërcënuar me pushkatim shefin e komisariatit të policisë Ethem Kurti deri sa ky dha dorëheqjen.
    4-Eduart Alushi, enverist krijues dhe udhëheqës i vullnetarëve të Enverit Kryetar P.S. I pari udhëhoqi dhe i vuri flakën Bashkisë së Vlorës. Eshtë arrestuar prej policisë. Dosja e tij është e hapur.
    5-Vladimir Fejzo, enverist krijues dhe udhëheqes i Vullnetarëve të Enverit arrestuar dhe burgosur dy herë për vjedhje antikash. Ka vënë me dorën e tij flakën për djegien e Bashkisë. Sot është deputet.
    6-Vjollca Latifi me 5 klasë fillore, e njohur në Vlorë.
    7-Platon Arapi, enverist epileptik ish instruktor i K.Partisë anëtar i Vullnetarëve të Enverit , kandidat për deputet në tre legjislatura por asnjëherë nuk ka fituar. Sot Drejtor në Ministrinë e Jashtme. Vëllai Gëzimi ish ambasador i PPSH. Sot drejtor në Ministrinë e Jashtme. Vëllai tjetër Farudin Arapi në Kryeminstri për transparencën e fajdeve. Të tre gratë e tyre mbajnë poste të larta në ministri të ndryshme.
    8-Shpresa Islami Komuniste ish drejtoreshë, kryetare e gruas. P.S Sot kryetare dege në Bashki. Burri i saj Pajtim Islami, ish oficer, sot është bërë drejtor Portit të Vlorës.
    9-Besnik Këndezi Komunist në kryesi të P.K.
    10-Avni Rustemi Komunist analfabet. Bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit. Ka deklaruar disa herë: Unë jam Avni Rustemi, që do të vras në mes të Tiranës Sali Berishën siç vrau në Paris Avni Rustemi Esat Pashën .
    11-Kujtim Sulçe, komunist enverist. Instruktor i K.P.P.SH. Themelues i Vullnetarëve të Enverit Në kryesi të P.S. Kërkon vetëm gjak. Sot është emëruar drejtor i naftës. Gruaja Vera Sulçe drejtoreshë e shkollës I.Qemali
    12-Laureta Petoshati, e bija e Xholo Petoshatit oficer madhor Sigurimi dhe e mbesa e Luftëtar Petoshatit. Enverist histerik. Edhe flokët që i kish me ngjyrë i shpërlau më të bardhë. Eshtë kjo që i bëri thirrje kryengritësve për të sulmuar SH.I.K.-un Beqare 40 vjeçare bashkëjeton me një grek.
    13-Liza Hoxha, enveriste histerike, ka pirë gjakun e ocficereve të SH.I.K-ut të masakruar. Sot është deputete, vëllai i saj dorac është emëruar drejtor i doganës së Vlorës: Vetë Liza është beqare 45 vjeçare dhe bashkëjeton me një grek.
    14-Dashamir Beja, komunist djali i Bexhetit oficer i lartë dhe vet oficer. Ka qenë zëdhënës shtypi i Komitetit. Sot është këshilltar i Ministrit të Brendëshëm.
    15-Albert Gjahtari, enverist themelues i Vullnetarëve të Enverit . Me 7 klasë, bir oficeri madhor, kushëriri i parë i Skënder Gjinushit. Njihet si mashtrues dhe i kartelizuar nga Policia Kriminale e Vlorës.
    16-Vera Sulçe (Gaba), komuniste enveriste. Bija e një oficeri madhor, gruaja e kujtim Sulçes ish drejtoreshë. Sot drejtoreshë e I.Qemalit .
    17-Neshat Merkaj. Me 7 klasë i persekutuar, por duhej të kthente borxhin që i kish sigurimit të shtetit si mik 25 vjeçar me ta. Ka zhdukur nga prokuroria dosjen e djalit të tij vrasës, ka hedhur firmën për vrasjen e Piro Kokdhimës siç thonë në Vlorë.
    18-Shpëtim Sulçe, komunist themelues i Vullnetarëve të Enverit . Ka qenë drejtor, ka qenë bashkëpuntor i rrezikshëm i sigurimit të shtetit me gradën rezident. Sot është drejtor i drejtorisë së Bujqësisë. Gruaja e tij është e njohur për miqësim të afërta me tegtarët e Vlorës, është emëruar Zv/ kryetare e drejtorisë të tatimeve Vlorë.
    19-Albert Bukri, komunist ish shef seksioni. Sot shef seksioni në Bashki. Pjesëmarrës në djegien e Bashkisë.
    20-Petrit Broka, ish Instruktor i Komitetit P.P.SH. Komunïst. Eshtë vëllai Zabit Brokës. Një ndër milionerët e Vlorës nga trafiku klandestin. Sot është drejtor drejtorie në Ministrinë e Jashtme.
    21-Tare Hamo, ish drejtor, ish instruktor i Komitetit P.P.SH. Ish drejtor Ekzekutiv i firmës Gjallica Komunist Enverist. Sot është prefekt në Vlorë.
    22-Agron Shehu, ish mësues ish antar i P.D. Thuhet se ka qenë bashkëputor i sigurimit të Shtetit dhe në P.D është futur në detyrë ta minojë atë. Djalin e tij e futi në grevë të urisë. Sot N/krytar Bashkie.
    23-Luftar Çuni, jurist komunist i kohës së diktaturës komuniste. Avokat i firmës Vefa. Sot u emërua në SH.I.K në Tiranë.
    24-Bashkim Habili. Ish drejtor për mbi 10 vjet. Ish instruktor në Komitet të P.P.SH. Ish drejtor ekzekutiv në firmën Vefa. Në kryesi të PS dhe kandidat i parë për kryetar të P.S.
    25-Luan Hoxha, ish shef seksioni Enverist në Vullnetarët e Enverit . Thuhet se ka qenë bashkëpuntor i sigurimit. Vëllai i Liza Hoxhës deputete, sot është emëruar drejtor dogane megjithë se është me një dorë.
    26-Gjergj Muço, bir i një oficeri të lartë. Ky grumbulloi dokumenta sekrete dhe teper sekrete të SH.I.K.-ut i fotokopjoi dhe ia dërgoi Asfalisë greke në Athinë. Nuk do të jetë e largët dita që ky të përgjigjet për këtë tradhëti të lartë kundër vendit të tij si edhe atë që e udhëzuan dhe e mbrojnë sot. Pritet të marrë një vend në Ministri.
    27-Petrit Stefa, mësues dhe trajnjer. Dhëndri i agjentit të regjur grek Nasho Papathanasit. Në Greqi ka punuar 4 vjet dhe ka mbaruar dy kurse filozofie , një në Athinë dhe një në Japoni. Ndodhet familjarisht tek mëma Greqi.
    28-Ardian Stefa, nipi i një oficeri të lartë kolonel të sigurimit të shtetit, nipi i Petrit Stefës. Mësues, ka kryer kurs në Greqi. Sot është emëruar N/drejtor në gjimnaz.
    29-Pelivan Duka, është evigjentë nga Velça. Ka vetëm 4 klasë fillore, shofer. Thuhet se ka qenë bashkëpuntor i sigurimit të Shtetit. Ka mbajtur në shtëpinë e tij dhe ka transportuar dokumente sekrete të SH.I.K-ut në shtëpinë e Gjergj Muços dhe në Tiranë në selinë e PS që ata më vonë i publikuan në Zërin e Popullit . Ka shoqëruar sipas kërkesës dhe porosisë së Mejtim Muços dokumentat sekrete në Greqi.
    30-Isa Arapi, komunist Enverist i Shoqatës së Enverit me 8 klasë thuhet se ka qenë bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit. Me pistoletë në dorë ka udhëhequr turmën dhe ka djegur Bashkinë me 26 janar 1997. Ka për të një proçes të hapur për krime të rënda. Pushteti i sotëm e ka vënë oficer në Policinë Doganore.
    31-Mallëngjim Skënderi, jurist me 2 klasë universitet. Djali i Skënderit, oficer i lartë i sigurimit të shtetit. Ra në burg dhe kur doli thuhet se u bë bashkëpuntor i sigurimit që vetë drejtonte më parë. Ish antar i P.D por kur ra P.D-ja i dha të shtymet dhe Mallëngjimi si jati. Çdo mbledhje e PD është spiunuar në PS prej tij.
    32-Luan Çaushi, enverist themelues i Vullnetarëve të Enverit Vëllai i Zan Çaushit. I implikuar në shumë krime si i vëllai.
    33-Piro Zguro, enverist themelues i Vullnetarëve të Enverit ka vetëm 7 klasë. Aktivist i Partisë Komuniste.
    34-Luli Zguro, enveriste, motra e Piro Zguros.
    35-Shpëtim Abazi, enverist N/oficer policie. Ka bërë lidhje midis njësive guerile, komunist të Komitetit Mbrotjes dhe kundërshatarëve politik të P.Socialiste. Ai është implikuar në krime të ndryshme.
    36-Agron Abazi, enverist. Eshtë ai që mortjen e viktimave të Otrantos e ktheu me parulla në miting elektoral. Eshtë nipi i Hysni Kapos.
    37-Luan Abazi, vëlla i Agronit ish instruktor në komitetin e P.P.SH dhe baxhanaku i shokut Viron Koka. Enverist.
    38-Ferat Kosova, enverist.
    39-Bashkim Leli, enverist ish drejtor, ish kryetar i Komitetit. Ish instruktor i Komitetit të Partisë. Themelues P.Komuniste dhe Vullnetarëve të Enverit Tregëtar sot në Prefekture N/punës i lartë.
    40-Mihal Sako, komunist enverist i Vullnetarëve të Enverit Ish Nënpunës i lartë i Komitetit Ekzekutiv dhe Instruktor i Komitetit PPSHJ. Kushëriri i parë i Albert Shytit. Nderlidhës i Komitetit me Qeverinë Greke. Ka kryer në Greqi kurs, në Janinë.
    41-Edmond Tahiri, enverist, në kohën e diktaturës ka qenë polic në biruca, ai mburret dhe sot se si i ka mbytur me dorën e tij armiqtë e popullit.
    42-Fatmir Xhafa, komunist enverist, Ish sekretar i parë i Rinisë. Gjatë diktaturës Berisha ka ngritur një nga lokalet më të mira në Vlorë. Detyra e tij ndërlidhja midis PS Tiranë dhe miqve në Athinë. Sot ai është Kryesekertar i Ministrisë. Në lokal të tij janë atakuar S. Gjinushi me Zan Çaushin dhe me familjen Xhelita që më pas i vranë pas shpine.
    42-Piro Xhaka, enverist. Në Skelë ka ngritur në tokë të huaj një hotel restorant me 5 kate.
    43-Astrit Piskaj, enverist.
    44-Astrit Rrapes, enverist.
    45-Aferdita Meçe e bija e një oficeri të lartë të sigurimit të shtetit. Ka lindur jashtë martese 3 fëmijë. Më vonë është martuar me një prokuror enverist. Ka bërë lidhjet midis Komitetit dhe Qendrës Komuniste në Sofje të Bullgarisë.
    46-Burbuqe Broka, enveriste motra e Zabitit. Kjo bënte lidhje me celular ndërmjet Tiranës, Athinës dhe skafeve kontrabandë që lëviznin në det.
    47-Lulzim Gjoni, komunist
    48-Vera Sulçe, e bija e një oficeri të lartë të sigurimit dhe Instruktor në Komitetin e P.P.SH. Komuniste. ish drejtoreshë. Sot është emëruar Zv/drejtoreshë në shkollën I. Qemali .
    Organi ekzekutiv pra që zbatonte vendimet e marra nga Komiteti i Shpëtimit Publik, si pushkatimet, ndjekjet, terrorin, grabitjet, vjedhjet, sigurimin e parave, lidhjet me miqtë në Athinë e Mal të Zi u caktua një efektiv i zgjedhur i Sigurimit të shtetit diktatorial.

    -KOMITETI I MBROJTJES

    1-Eqerem Osmani, Kryetar për 20 vjet ka qenë drejtor drejtorie në Minisinë e Brendëshme. Gjatë diktaturës së Berishës ngriti në qendër të qytetit një lokal dy kate me të cilën mbante veten dhe bënte financime të vazhdueshme për PK dhe militantët e saj. Ai organizonte dhe niste në Greqi ish oficerët për kurse specializime duke u mundësuar dhe udhëtimin me dhrahmi. Dispononte shuma të mëdha parash. Gjatë kohës së kryengritjes së armatosur ka blerë për 75 milion lekë fabrikën e esencave në Vlorë. Eshtë përgjegjës direkt për gjithë vrasjet në Vlorë, gjithë vjedhjet grabitjet, diegjen dhe shkatërrimin e Vlorës.
    2-Sabri Xhelili, Zv/kryetar Ish oficer i lartë i Sigurimit të shtetit. Ai thosh se për idealin tonë nuk do t£ ndalemi as para pushkatimit të babait. Ai ka organizuar vrasje politike ka udhëzuar se kush duhej pushkatuar dhe kujt duhej ti merrej pasuria dhe t'u shpërndahej të varfërve ose t'i përdorte Partia për interesa të saj. Pensionist, por vazhdon me intesitet propagandën e tij për të vrarë dhe pushkatuar.
    3-Mejtim Meçe, Ish shef sigurimi përmbi 15 vjet, bir i një oficeri të lartë sigurimi. Komunist. Ka pas detyrën e komunistit të njësitëve guerile të qytetit. Ka qenë në burg në Greqi për 19 muaj për trafik droge dhe femra. Atje mik me qarqe ushtarake greke dhe ka kryer dhe një kurs. Gjatë kryengritjes ka mbajtuar vazhdimisht lidhje me Greqinë. Vetëm duke u mbështetur tek Greqia mund të përmbysim Berishën , thoshte ai. Ai mban përgjegjësi direkte qytetare dhe ligjore për gjithçka që ka ndodhur në Vlorë.
    4-Xhelo Petoshati, Ish oficer madhor në strukturat e sigurimit Komisar Politik në pension. Kushëriri i parë i Luftar Petoshatit. Ka pas detyrën Komisarit Politik. Ka dhënë urdhër bandave komuniste për të hapur zjarr në disa raste.
    5-Refat Nena, Oficer madhor i Sigurimit të Shtetit. Ka qenë në burg për vjedhje me shuma shumë të mëdha për 12 vjet. Ai mbante dhe lexonte listat që hartonte Komiteti për të dënuarit me vdekje. Kish detyrë të ndiqte edhe të kapte për t'i ekzekutuar të dënuarit me vdekje.
    6-Fatos Ismaili Oficer sigurimi dhe hetues. Eshtë pushuar nga puna siç thonë për marrje rrushfetesh. I biri Harun Ismailit shef sigurimi i tmerrshëm për mbi 20 vjet. Gjatë kryengritjes ka pas për detyrë trafikun klandestin, kontrabandës, dhe kontrollin e vijës së ujit të gjithë bregdetit me qëllim që të grumbulloheshin para për nevoja të revulucionit. Ai ka qenë prezent më 28 mars 1997 kur u nis anija dhe ndodhi tragjedia e Otrantos. Sot mban detyrën e Kryetarit të SHIK-ut.
    7-Agron Tozaj, oficer sigurimi gazetar i Koha Jonë nipi i Neshat Tozaj dhe Sehat Tozaj. Komisar Politik i njësiteve guerile që bënin ekzekutimin e armiqëve të klasës. Ai kishte detyrën direkt të merrej me armiqtë e klasës në Polici. Policët e pushkatuar, thonë se kanë firmën e tij. Sot është N/kryetar i SHIK-ut.
    8-Besnik Ymeri. Pas mbarimit të fakultetit e Ekonomisë, për provat që kish dhënë u muar oficer sigurimi dhe nga fshati punoi në Tiranë kish detyrë të ndiqte intelektualët, për rezultate të mira në Tiranë emërohet N/kryetar Dege në Kavajë. Ai mban përgjegjësi për vrasjet në Kavajë gjatë viteve 1989, 1990. U mbajt në punë në SHIK deri më 1996 dhe u pushua për shpërdorim të detyrës dhe dyshim për përvetësim. Gjatë kryengritjes në Komitet ka marrë pjesë ma armë në dorë në shumë operacione delikate. Sot është marrë shef seksioni në SHIK.
    9-Xhevit Kafazi, oficer dhe Shef Sigurimi për mbi 15 vjet. Një ndër njerëzit më të zi që ka njohur Vlora. Ai ka qënë përgjegjës për njësitë guerile që vepronin në pjesën préñdimore të Vlorës ku përfshihet grupi i Zan Çaushit. Sot oficer i SHIK-ut.
    10-Vladimir Zanaj, Ish agronom. Enverist. Ka vepruar në lumin e Vlorës. U emërua Shef Kuadri në Polici, por u shkarkua. Drejtues i PS.
    11-Kalo Memushi, Shef Sigurimi për mbi 20 vjet. Pensionist. Ka qënë komisar Politik i Lumit të Vlorës. Ai mbante listën e atyre që të ekzekutoheshin.
    12-Kastriot Hasho, Oficer Sigurimi, hetues në Rrëshen. Nipi i Bujar Aloçit, akuzuar nga shoku Neshat Tozaj për vjedhjen e Floririt më 1992 si dhe nipi i Astrit Aloçit, oficer deri në vitin 1996. U akuzua si homoseksual dhe për këtë siç thuhet u lirua. Detyra e tij ka qenë që të ndjekë për të vrarë ish oficerët e Sali Berishës. Sot është shef Seksioni në SHIK.
    13-Gramoz Velcani, Oficer Sigurimi. Dalë në lirim nga një komision ekspertësh për pa aftësi. Ka qenë oficer burgjesh me detyrë të rendomtë, dhe të mbante rrjetën e spiunazhit në burg gjë që e ka bërë me zell. Akoma sot ish të burgosurit vlonjatë mbajnë mbi shpinë torturat nga ai. Sot është marrë në SHIK.
    14-Kushtrim Lefter Shabani, Oficer, dhe bir oficer sigurimi. Ka qenë ordinanca e Sabri Xhelilit. Sot është marrë oficer në SHIK.
    15-Andrea Sterjo, Komunist mbi 25 vjet shef sigurimi. Ndiqte agjitacion dhe propagandën. Vetëm gjatë vitit 1976 ka dënuar me mbi 10 vjet burg 7 vlonjatë të ndershëm dhe një me pushkatim. Përmëndimi i të nderuarin Sefer Dauti, mësuesin e talentuar Milo Duni etj. Me pushkatim u dënua Llazar Ceka, për të vetmin krim, se kaloi kufirin për në Greqi dhe u kthye përsëri i penduar. Detyra e tij lidhjet dhe marrja e ndihmës nga ana e Greqisë. Çdo ditë në shtëpinë e tij vinin korjerët nga Gjirokastra dhe Saranda. Ka qenë në Greqi për një kurs të shkurtër.
    16-Gjovalin Ndoja, Oficer Sigurimi, përmbi 15 vjet. Dyqani i tij është shndërruar si dyqani Flora i shokut Enver.
    17-Bardhi Koçi, Oficer Sigurimi, enverist detyra e tij të ndicte oficerët e policisë, të hartonte plane se si të zhdukeshin. Sot u muar në punë, oficer dogane, por u pushua për marrje rushfeti.
    18-Zalo Matraku, Shef Sigurimi, përmbi 20 vjet. Gruaja e tij Milika sekretare Partie në Degën e Punëve të Brendëshme, tmerr i oficerëve, me që ka pasur natyrë të afruar, dhe me shefat e kish grurë. Detyra e Zalos të ndiqte nënpunësit kryesor të pushtetit dhe të jepte mendimin se kush duhej asgjësuar. Gjatë kryengritjes së armatosur duke punuar natë e ditë u bë verem, disa thonë se ka kancer. Nga Qëndëra mendohet, të lidhet një pension për meritë të veçanta.
    19-Aliosha Broka, Oficer Sigurimi mbi 15 vjet. Nipi i shokut Zabit Brokaj. Detyra e tij ndërlidhet midis dy grupeve komuniste të Vlorës me anë të dy korierëvë të tij motrave të shokut Zabit, dhe qëndrës në Tiranë. Ky ka transmetuar urdhërat e qëndrës për vrasjet, djegiet dhe shkatërrimit. U muar oficer në Vlorë por nuk pranoi atëherë u muar shef në SHIK. Tiranë.
    20-Muhedin Broka, Oficer Sigurimit, mbi 20 vjet kushëshëri i parë i shokut Zabit Brokaj. Detyra e tij se kush duhej asgjësuar. Sot është këshilltar ushtarak në Prefekturë.
    21-Piro Broka, oficer Sigurimi mbi 20 vjet. Kushëriri i parë i shokut Zabit Brokaj. Detyra e tij kontroll i buzës së ujit të detit se mos vinin forcat e Berishës dhe organizimin e punës atje me skafe, drogë etj. I propozuan detyrën e Kryetarit të SHIK-ut Vlorë, por u zemërua se mendonte se meritonte më shumë për kontributin e tij. Eshtë në dispozicion dhe merr pagën.
    22-Ylli Meçe, bir oficer sigurimi dhe vetë oficer sigurimi. Eshtë vëllai shokut Mejtim Meçe dhe shoqes i Afërdita Meçe. Detyra e tij të bënte ndërlidhje midis Vlorës, Tiranës dhe Qëndër Komuniste në Sofje Bullgari, kur punonte ilegalisht vëllai i tij ish zëdhënës i shokut Ramiz Alia. Prej Sofies, Ylli kalonte në të miqëve Kosovar në Beograd se çfarë udhëzimi merrte atje akoma nuk është qartësuar plotësisht. Sot oficer në SHIK.
    23-Ylli Lushaj, nënpunës i lartë, oficer sigurimi në rezervë. Eshtë kunati i shokut Petrit Brokaj, vëllai shokut Zabit. Detyra e tij të ndiqte mësuesit e shkollave dhe të vërente se kush prej tyre paraqitesh i rrezikshëm.
    24-Ilmi Aliaj Oficer Sigurimi. Ish shef sigurimi në aviacion. Detyra e tij të ndiqte efektivin e shkollës së aviacionit kush ish i rrezikshem. Të asgjesohej shkolla e aviacionit mosmbetej prej asgjë dhe ambjentet të ziheshin prej njerëzve tanë komunistë.
    26-Karafil Kalemi, Zv/ Kryetar i Degës të Punëve të Brendëshme për mbi 20 vjet për sigurimin. Detyra e tij të mobilizonte në kryengritje të gjithë ish bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit. Të thërriste sidomos të persekutuarit politik që ata të tërhiqnin shoqatën në luftë dhe kundër diktatorit Berisha gjë që e arriti me sukses. Vlonjatët le të kujtojnë se kush doli me flamur në krye të ushtrisë komuniste, ata ishin bashkëpuntorët e Karafil Kalemit.
    27-Llazi Mino, Oficer Sigurimi mbi 20 vjet por që s'mori dot më shumë se grada N/toger. Vëllai i shokut Rrapi Mino dhe kushëriri i shoqes Lenka Çuko. Menjëherë u rivesh oficer dhe u emërua shef kuadri.
    28-Pajtim Islami, Oficer i lartë Marine enverist. Detyra e tij të ndiqte efektivat e marinës, dhe të gjykonte se kush paraqiste rrezikshmëri. Sot për merita është emëruar drejtor i Portit Vlorë.
    29-Zenel Zeneli, Shef Sigurimit për mbi 15 vjet. Edhe sot kur e kujtojnë në Llakatundë dridhen prej tij. Detyra e tij, të hidhet në luftë kundër Berishës në zonën e Llakatundit, detyrë të cilën e bëri me sukses, dhe sot është emëruar shef seksioni në SHIK.Vlorë.
    30-Fatmira Braçe, enveriste ish N/drejtoreshë. Detyra e saj punonte me gratë.
    31- Kudret Lila, enverist udhëheqës i Vullnetarëve të Enverit . Detyra e tij të transmetonte urdhërat e Komitetit për ekzekutime që duhet të kryenin njësitë guerile të Zan Çaushit etj. Sot me që është analfabet është emëruar përgjegjës tregu dhe thonë se nga lekët që mbledh nuk vë asnjë në arkat e shtetit.
    32-Eqerem Xhafa, Shef i Sigurimit në Aviacion, ish menagjer tek Gjalica . Detyra e tij lidhjet midis Komitetit të Vlorës dhe Komiteteve të tjera për të bashkërenduar punën për të përmbysur regjimin e Berishës .
    33-Njazi Tahiri, në kryesi të PS. Detyra e tij të kontrollonte zonën e parë operative Vlorë, Himarë, Sarandë, Greqi. Ka bërë lidhjet me Greqinë Partinë Komuniste atje. Sot Kryesekertar i sh. Fatos Nano.
    Siç shihet numri Komitet, është tek, për të mos pasur probleme gjatë marrjes së vendimeve Ja këta ishin mostrat komunistë që urdhëruan djegien dhe shkatërrimin e Vlorës. Këta janë përsëri sot që kanë përgatitur luftë muajin mars 1998. Këta janë përsëri sot, që kanë përgatitur luftë në muajin mars 1998. Këta janë ata, që thonë do të vrasim dhe varim në mes të Tiranës simbolin e demokracisë shqiptare Sali Berishën. Këta janë ata, që po restaurojnë, Komunizmin në Shqipëri. A do ta lejojë populli shqiptar? Vëreni me kujdes se cilët janë këta dhe nga vijnë. Ja pra kush është shkaktari i gjakderdhjes shqiptare. Këta janë ata që shtypën gjithë ndjenjat dhe simbolet e bukura të kombit tonë si Atdheun, Besnikërinë, Atdhetarizmin, dhe i shpërfytyruan në vrasje pabesi për interesa të Partisë. Tani ne, po e shohim se në spiunimin, torturën, mjerimin, vrasjet, me çnderimin e një populli të tërë në mjerimin e trupit dhe të shpirtit fillon dhe mbaron arti i qeverimit komunist. Ja pra këta janë shpirti diabolik, tregëtarë hallexhij të interesave të kombit, specialistë të llagmave të errta të sigurimit të shtetit. Me këtë Qeveri kënaqen këta vetë dhe baballarët e tyre të matufjepsur, fatosat e gishtit dhe durtrokitjeve, dhe spiunët e tyre.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #109
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499

    grate dhe femijet e demokrateve flas per SHBA kane blere prona te konsiderueshme mbas

    mbas 1997. Nuk e di nese frekuentojne forumin por te e dini se jam habitur ne gazetat shikoja emrat e femijeve dhe grave te tyre duke blere sasira te konsiderueshme pronash ne SHBA. Nuk eshte "Real Estate Property Listings" por "Real Estate/Land/Business etc. Property Buy/Sell by/from WHO" Ndryshe nga stoqet, kush u tregua i zgjuar iu shmang publicitetit ne gazeta, blerja e nje prone ne shuma te konsiderueshme shenohet ne keto lloj gazetash. Stoqet kane avaze te tjera sepse dividentet raportohen ne IRS. Demokratet hajdutet nuk duhet te vijne me ne pushtet.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx Era..

    le te shpresojme se Vlora e mire do tu a prese me vote gjuhen e koken neperkes enveriste nanoiste..

    sam sung

    .. silli ketu ato gazeta ku ti ke pare demokratet qe po blejne prona ne amerike..
    qofte nje emer..do te mjaftonte..

Faqja 11 prej 19 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mediat Shqiptare, Problematike Në Paraqitjen e Lajmit!
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 08:23
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarëve.
    Nga Agim Doçi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Nje 43 vjeçar rikthen edhe njehere firmat piramidale
    Nga ClaY_MorE në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 05:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •