Close
Faqja 11 prej 43 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 427
  1. #101
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga lum lumi
    Edhe DeuS gabon gjatë zgjedhimit të foljes "vras" në kohën e pakryer, mënyra dëftore.

    Lexo Deus:

    unë vritja
    ti vritje
    ai(ajo) vriste
    ne vritnim
    ju vritnit
    ata(ato) vritnin

    Në vetën e parë dhe të dytë , njëjës dhe shumës dhe në vetën e tretë shumës, folja "vras" merr bashkëtingëlloren "t" në mbarim të temës. Në vetën e tretë njëjës në temë merr mbaresën "s".

    Qe ne momentin e pare te zgjedhimit po mendohesha nese duhej perdorur shkronja (t) ne vend te (s).

    Bera gabim qe e shpreha dilemen timen tek zgjedhimi i menyren Habitore , sepse duhej ta kisha pranuar qe ne fillim.

    Prandaj e bera kete pyetje ne postimet e meparshme :

    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Une vriskam ( mos perdoret VRITKAM ? dmth ne vend te (s) te vendosim (t) ?! )
    Them se ke te drejte lum lumi !
    Ama , sec kam nje pershtypje qe kjo folje i pranon te dyja (s)+(t) !

  2. #102
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga Jonian
    DeuS.
    Vura re nje gabim qe eshte perseritur disa here ne shkrimet e tua (i njejti gabim) dhe ky eshte, mungesa e perdorimit te aposotrofes. Me teper i referohem fjaleve "ti" dhe "se". Kur "ti" eshte peremer vetor, pra kur i drejtohesh dikujt p.sh: " Ti shko se do te rri une", atehere nuk nevojitet apostrofe, por kur "ti" eshte trajte e shkurter e bashkuar si p.sh: "Dua t'i them qe te vije ne oren 4" atehere GJITHMONE me apostrofe.

    E pranoj ate korrigjimin tend!
    Ne fjaline qe te kam nenvizuar , arrin te gjesh ndonje gabim ?
    Cfare shenje duhet perdorur ne vend te presjes ?!



    Po ashtu dhe fjala "se". Kur "se" perdoret si shkurtim i parafjales "sepse" atehere nuk perdoret apostrofa, p.sh: "Nuk vij se jam i zene", ndersa kur perdoret si pjesez mohuese ne vend te "nuk" atehere edhe kjo GJITHMONE me apostrofe.

    Kete ma shpjego pak me qarte se nuk arrita ta kuptoj!

    Pershendetje!


    Citim Postuar më parë nga Angeldust
    Deusi, shih se mos mbytesh nga lemza, po s'e ka njeri me ty.... vetem parimet, parimet qe s'na lene rehat. eheheh
    Kjo fjali eshte teper e varfer.
    Nese nuk arrin ta kuptosh "psene" , me ngacmo perseri lemzen dhe te premtoj qe do kthehem me deshire
    Ndryshuar për herë të fundit nga DeuS : 05-04-2004 më 06:07

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Qe ne momentin e pare te zgjedhimit po mendohesha nese duhej perdorur shkronja (t) ne vend te (s).

    Bera gabim qe e shpreha dilemen timen tek zgjedhimi i menyren Habitore , sepse duhej ta kisha pranuar qe ne fillim.

    Prandaj e bera kete pyetje ne postimet e meparshme :



    Them se ke te drejte lum lumi !
    Ama , sec kam nje pershtypje qe kjo folje i pranon te dyja (s)+(t) !
    Lol Deus ! Me korigjove mua qe skam asnje klase shkolle shqip .

    Duken profesorat qe kan mbaruar per gjuhen shqipe , sa do te vjeter te jene , dhe sa larg Atdheut te jetojne , nuk e harrojne cfare kan mesuar .

    Respekte Lum _lumi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    teme shume interesante,
    bej shume gabime ne gjuhen shqipe, dhe te tera gabimet qe bej i keni permendur ketu ... do print keto faqe ti lexoj, meqe do marr nje provim ne gjuhen shqipe seshpejti... mbase do ti marr 12 piket,

    foreign language test= 12 credits/ pike
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 05-04-2004 më 13:49
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  5. #105
    antar
    Anëtarësuar
    19-01-2004
    Vendndodhja
    rrotull Dajtit
    Postime
    58
    Rexhina spaske per ta marr provimin
    [size]Ashtu kuptova se ne te vertet
    kisha arritur ne SHQIPERI
    nje vend me nje mije bukurira
    por i shkelur nga nje turme,e cila
    ushqen nje fare urrejtje kunder bukuris
    keshyu n.q.s ne SHQIPERI bukuria eshte e perbuzur dhe shkelmuar ska dyshim se fisnikeria nje nga
    virtytet e vjetra te kombit shqiptar
    eshte ende gjalle......
    FAIK KONICA[/size]

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga selvie
    Rexhina spaske per ta marr provimin
    lol, faleminderit per kurajon...suportin (keshtu shkruhet? lol)
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 05-04-2004 më 13:42
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  7. #107
    antar
    Anëtarësuar
    19-01-2004
    Vendndodhja
    rrotull Dajtit
    Postime
    58
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~*
    faleminderit per kurajon (keshtu shkruhet? lol)
    yllo marrsh noten maksimale,po cfare gabimesh qe behen ketu,e ti do te marresh leksione ketu, eshte njelloj sikur te hysh ne betej pa arme

    Dhe te kuptohemi,forumin e vizitojn antare nga krahina te ndryshme te Shqiperis,Kosoves,Maqedonis e nuk duhet te pretendojm qe ketu te gjejme gjuhen e paster shqipe,se nuk eshte vendi,ka dialekte,ka te rinj qe jane larguar nga 0 vjec nga Shqiperia,edhe atyre iu falen gabimet gramatikore.
    Formen letrare te gjuhes shqipe duhet ta kerkojme diku tjeter,qe le per te deshiruar,e jo ne forum
    JU PERSHENDES
    [size]Ashtu kuptova se ne te vertet
    kisha arritur ne SHQIPERI
    nje vend me nje mije bukurira
    por i shkelur nga nje turme,e cila
    ushqen nje fare urrejtje kunder bukuris
    keshyu n.q.s ne SHQIPERI bukuria eshte e perbuzur dhe shkelmuar ska dyshim se fisnikeria nje nga
    virtytet e vjetra te kombit shqiptar
    eshte ende gjalle......
    FAIK KONICA[/size]

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga selvie
    yllo marrsh noten maksimale,po cfare gabimesh qe behen ketu,e ti do te marresh leksione ketu, eshte njelloj sikur te hysh ne betej pa arme

    Dhe te kuptohemi,forumin e vizitojn antare nga krahina te ndryshme te Shqiperis,Kosoves,Maqedonis e nuk duhet te pretendojm qe ketu te gjejme gjuhen e paster shqipe,se nuk eshte vendi,ka dialekte,ka te rinj qe jane larguar nga 0 vjec nga Shqiperia,edhe atyre iu falen gabimet gramatikore.
    Formen letrare te gjuhes shqipe duhet ta kerkojme diku tjeter,qe le per te deshiruar,e jo ne forum
    JU PERSHENDES

    ke shume te drejte selvie, por ca anetar ketu flasin gjuhen shqipe shume mire besoj, dhe provimin qe do marr eshte nje provim qe shikon neqoftese di gjuhen shqipe s'besoj do ven shume rendesi sa mire e shkruan, motrat e mia gjithashtu e morren vitin e pare ne kolegj dhe meqe e kaluan ato besoj do ta kaloj gjithashtu nejse me shume duan te marrin parat qe paguan per provimin... por ke te drejte ne forum s'para do permisoj aq mire shqipen, por deri tani kam permisuar pak fare ... sepse kurr digjon dhe lexon vetem ne gjuhen anglisht, e harron fare. Une per vete bej shume gabime ne gramatike, dhe te vjen turp te mos flasesh gjuhen tende mire, sadoqe shume veta nuk e shkruajn aq mire gjuhen shqipe, per shume arsye... un pershembull kam mbarruar vetem klasen e katert ne shqiperi... dhe po mundohem mos ta harroj shume, nganjehere flas anglisht meqe e kam me kollaj dhe kur s'me kujtohen ca fjale...

    Te pershendes
    take care
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 05-04-2004 më 14:19
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  9. #109
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Citim Postuar më parë nga Jonian
    DeuS.


    Po ashtu dhe fjala "se". Kur "se" perdoret si shkurtim i parafjales "sepse" atehere nuk perdoret apostrofa, p.sh: "Nuk vij se jam i zene", ndersa kur perdoret si pjesez mohuese ne vend te "nuk" atehere edhe kjo GJITHMONE me apostrofe.


    Korrigjimi qe i ke bere Deusit eshte i sakte mgjte ke bere nje gabim.
    Sepse, nuk eshte parafjale por lidhez.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  10. #110
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Elisabet
    Ke te drejte.

    DeuS.
    Meqenese po flisnim per perdorimin e apostrofes ne lidhezen "se" dhe pjesezen mohuese "s'e".

    Me apostrofe:
    Do te ishte mire po te mos binte shi, por s'e kemi ne ne dore. (zevendeson pjesezen nuk)

    Pa apostrofe.
    Dilni se erdhi Enveri ( zevendeson lidhezen sepse)
    Trimi i mirë me shoqe shumë

Faqja 11 prej 43 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  2. Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)
    Nga Marsel në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 13:23
  3. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •