Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Rama e Basha bashkojnë votat në Kuvend të ndryshojnë kushtetutën për vetingun në drejtësi

    Miratohen ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e Vettingut me shumicë dërmuese votash

    Emri:  Capture-16.jpg

Shikime: 131

Madhësia:  41.5 KB

    Parlamenti votoi me një shumicë dërrmuese votash (118 në favor dhe 4 abstenime) ndryshimet kushtetutese që lejojnë zgjatjen mandatit të disa institucioneve të Vettingut, Komisionit të Pavrur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerëve publik. Këto ndryshime ishin propozuar nga shumica socialiste, dhe për miratimin e tyre nevojiteshin të paktën 94 vota (dy të tretat e parlamentit), gjë e cila u bë e mundur pas vendimit që mori sot Partia Demokratike e drejtuar nga zoti Lulzim Basha, për të mbështetur zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së institucioneve të Vettingut deri në fund të vitit 2024. Votimi në parlament u përshëndet menjëherë si nga ambasada amerikane në Tiranë, ashtu dhe nga Delegacioni e Bashkimit europian dhe OSBE-ja, të cilat kishin bërë thirrje të përsëritura për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

    Kritike ndaj reformës në Drejtësi, Partia Demokratike, deri më tani, kishte shmangur të shprehej për çështjen e zgjatjes së mandatit të institucioneve të Vettingut, madje përfaqësuesit e saj kishin bojkotuar pjesmarrjen në mbledhjet e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisiont të Ligjeve ku u zhvilluan disa seanca mbi këtë çështje.
    Vetëm sot, kryetari demokrat Lulzim Basha, pas një mbledhjeje të grupit të vet parlamentar deklaroi se vota e tyre do të jetë në favor. “Sot nuk është drejtësia që duam, por do të ishte akoma më keq në qoftë se një proces i nisur me qëllim që të përfundojë me një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar do mbetej në mes dhe o kështu do të ndërprehej integrimi europian i vendit”, u shpreh zoti Basha.

    Vendimi i demokratëve vjen ndërsa dy ditë më parë , ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Delegacioni i Bashkimit europian, i bënë thirrjen e fundit deputetëve shqiptarë, përmes një deklarate të përbashkët, që të mbështesin zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut, duke nënvizuar se “kjo nuk është çështje partiake” dhe se “vota për zgjatjen e vettingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”.

    Ish kryeministri Sali Berisha, i cili mbështetet dhe nga deputetët të tjerë demokratë foli me tone të forta kritike për Reformën në Drejtësi, dhe pasojat, sipas tij katastrofale, që ka sjellë procesi i Vettingut, i kontrolluar siç u shpreh, nga kryeministri Edi Rama, duke aluduar më pas hapur për një marrëveshje mes shumicës dhe zotit Basha. “Vetëm 24 përqind e shqiptarëve i besojnë sot Reformës në Drejtësi. Vetëm 7 përqind e atyre që nuk votojnë, besojnë në pseudoreformën e George Sorosit dhe Edi Ramës. A e dini që Reforma është një nga shkaqet kryesore të spastrimit etnik të Shqipërisë. Atëherë më mirë, keni vendosur ta votoni, ndërprisni diskutimet dhe votoni, por mos përdorni mikrofonin për hipokrizira dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi zoti Berisha.

    Sipas legjislacionit në fuqi, në përfundim të mandatit të Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, kompetencat e tij për procesin e rivlerësimit i kalojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për gjykatësit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, (KLP) në rastin e Prokurorisë. Ndërsa funksionet e Komisionerëve publik i kalojnë Prokurorisë së Posaçme. Por siç vëren dhe Komisioni i Venecias në Opinionin e tij për këtë çështje, një gjë e tillë do të rrezikonte standartet dhe praktikat e ndjekura deri tani.

    Për socialistët, ndryshimi i propozuar ka vetëm efekt rregullues për të garantuar vazhdimësinë e procesit. “Propozimi në fakt konsiston në shtyrje afati që nuk prek thelbin e procesit të Vettingut dhe as standartet që kërkohen prej një procesi të tillë. Kjo do të thotë se thelbi i dispozitës kalimtare kushttuese nuk ndryshon. Eshtë vetëm një menaxhim i mirë i kohës dhe përfundimit të vlerësimit kalimtar nga të njejtat organe që e nisën atë”, shpjegoi kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.

    Aktualisht, afati i funksionimit të institucioneve të Vettingut është qershori i këtij viti, por sipas përllogaritjeve, deri në atë periudhë, më shumë se 25 përqind e prokurorëve dhe gjyqtarëve, nuk do i janë nënshtruar ende rivlerësimit. Sipas propozimit, ky afat do të shtyhet deri në fund të vitit 2024.

    Gjatë seancës së sotme parlamenti miratoi dhe ngritjen e dy komisioneve të posaçme për Reformën zgjedhore dhe atë territorial, të konsideruara nga opozita si dy prioritete të një rëndësie kombëtare.

    Reagimet ndërkombëtare

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara përshëndeti miratimin e zgjatjes së mandatit të institucioneve të Vettingut nga Parlamenti. “Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët, drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit evropian. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë Shqipërinë në këtë rrugë të rëndësishme”, thekson deklarata duke vënë në dukje “mbështetjen e madhe” që mori nga votat e deputetëve.

    Emri:  Screen Shot 2022-02-10 at 7.03.20 PM.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  31.2 KB

    Për Delegacionin e Bashkimit europian, parlamenti shqiptar “tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE !”, shkruajti në një postim në Twitter ambasadori Luigi Soreca duke uruar deputetët “që votuan sot për zgjatjen e vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi. Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. E rëndësishme që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizmin dhe integritetin më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit”.

    Emri:  Screen Shot 2022-02-10 at 7.03.28 PM.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  30.1 KB

    Edhe prania e OSBE-së në Tiranë mirëpriti “vendimin ndërpartiak të Kuvendit për të zgjatur mandatin e institucioneve të vetingut. Kjo votë njeh faktin që Kushtetuta u përket të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe ne përgëzojmë konvergjencën mes opozitës dhe maxhorancës. Përfundimi i reformës në drejtësi është i një rëndësie kyçe. Është po aq e rëndësishme që të gjitha forcat politike të vijojnë në rrugën e reformës me këtë frymë respekti të ndërsjellë për të mirën e interesit kombëtar”.

    Si ambasadori i BE-së, Soreca ashtu dhe prania e OSBE-së përshëndetën gjithashtu dhe ngritjen e dy Komisioneve të posaçme parlamentare. “Përshëndes gjithashtu vendimet e rëndësishme të Kuvendit për propozimet e Partisë Demokratike për të çuar përpara në komisionet ad hoc punën për reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSCE/ODIHR, si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e deritanishme”, shkruajti ambasadori Soreca.

    Ndërsa prania e OSBE, theksoi ndër të tjera se “mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë institucionet e Shqipërisë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”.

    Zeri i Amerikes

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama e Basha bashkojnë votat në Kuvend të ndryshojnë kushtetutën për vetingun në drejtësi

    Ja, keshtu ka lezet! Rama dhe Basha votojne ashtu sic i mesojne ambasadoret e huaj ne Tirane. Se cfare mendojne shqiptaret qe i votojne dhe interesat e tyre gjoja perfaqesojne ne Kuvend, ah shqiptaret e varfer nuk i pyet njeri. Kush e di sa jane gezuar ambasadoret e huaj ne Tirane nga ky lajm.

    Ndryshojeni edhe emrin e republikes tani ne Kushtetute. Nga Shqiperi ne Albanistan, qe kolonizimi te mos jete me i fshehte, por i zyrtarizuar. Bravo Edi Rama dhe Lulzim Basha! E kthyet edhe Kushtetuten e Shqiperise ne leter higjenike per te prapmet e ambasadoreve te huaj ne Tirane!

    Albo

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rama e Basha bashkojnë votat në Kuvend të ndryshojnë kushtetutën për vetingun në drejtësi

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ja, keshtu ka lezet! Rama dhe Basha votojne ashtu sic i mesojne ambasadoret e huaj ne Tirane. Se cfare mendojne shqiptaret qe i votojne dhe interesat e tyre gjoja perfaqesojne ne Kuvend, ah shqiptaret e varfer nuk i pyet njeri. Kush e di sa jane gezuar ambasadoret e huaj ne Tirane nga ky lajm.

    Ndryshojeni edhe emrin e republikes tani ne Kushtetute. Nga Shqiperi ne Albanistan, qe kolonizimi te mos jete me i fshehte, por i zyrtarizuar. Bravo Edi Rama dhe Lulzim Basha! E kthyet edhe Kushtetuten e Shqiperise ne leter higjenike per te prapmet e ambasadoreve te huaj ne Tirane!

    Albo
    Albanistan gjithmone ka qene z. Albo. Fjala eshte nese do kthehet ne yllin e 53 te SHBA. Idera kot megjithate, ose te pakten te lejonin deficitin buxhetor (indirekt financim i huaj) sa me shume, se kot nuk ja vlen te behemi koloni. Se paku te zhdukej mjerimi e varferia nga vendi.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama e Basha bashkojnë votat në Kuvend të ndryshojnë kushtetutën për vetingun në drejtësi

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Albanistan gjithmone ka qene z. Albo. Fjala eshte nese do kthehet ne yllin e 53 te SHBA. Idera kot megjithate, ose te pakten te lejonin deficitin buxhetor (indirekt financim i huaj) sa me shume, se kot nuk ja vlen te behemi koloni. Se paku te zhdukej mjerimi e varferia nga vendi.
    Eshte mentaliteti i zorraxhiut, qe Rama misheron dhe ti perfaqeson me fjalet qe ke shkruar me lart, qe nuk e le te behet ate popull e ate vend. Zorraxhinjte nuk behen ndonjehere fisnike. Dhe kjo eshte llahtaria e historise shqiptare: kur ishim te varfer, kishim dinjitet e fisnikeri. Sot qe jemi te pasur, jemi kthyer ne zoraxhinj. Jetojme vetem per te mbushur zorren tone.

    Diplomatet e huaj i kane shume qejf zorraxhinjte. Nuk kane pse tu mbushin mendjen, mjafton vetem qe tu mbushin zorren dhe ata bejne ashtu sic i mesojne ata.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-12-2021, 08:47
  2. Basha: Votat u blenë, triumfoi paligjshmëria. Projekti im nuk ndalet
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-06-2017, 15:33
  3. Basha: Kthimi në Kuvend, me kushte
    Nga Vinjol në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2014, 13:25
  4. Basha: Ndërtimi i xhamisë drejtësi e vënë në vend
    Nga angmokio në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-08-2013, 16:56
  5. Akademia e PS, Rama: Të rinjtë t'i ndryshojnë imazhin politikës
    Nga Deni_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 21:56

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •