Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Unë jam kryetar bashkie dhe dua ta kontrolloj unë futbollin. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Futbolli është i vetmi ishull që nuk e kemi nën kontroll’.

    Këto janë fjalët e Erion Veliajt që dje ka mbledhur në një takim përfaqësues të shoqatës rajonale të futbollit të Tiranës.

    FSHF publikon audiopërgjimin e Erion Velisë me të cilën thotë se vërtetohet presioni që bën kryebashkiaku Erion Veliaj për të ndaluar rikandidimin e Dukës.

    Një fjalor prej rrugaçi e të fortë lagjeje dhenë ca momente si prokuror,” tha zyrtari i FSHF-së

    "Në audiopërgjim zëri dëgjohet kur thuhet: “Do shkojmë tek Federate shqiptare e Futbollit për ti bërë shurrën. Jo Uefa e Fifa të zbresë por sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për tia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është I vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll” tha me tej Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-01-2022 më 02:57
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Mesa duket procesi i pastrimit te parave do te shtrihet ne gjithe Shqiperine. E per ta ndermarre kete nisem, Lali Eri spikat me aftesite e tija per te prishur hapesira publike e fusha sportive per t’i shnderruar ne gradaçiela. Aftesi te rralla te cilat i vleresojne edhe mafiozet italiane kur kapen neper pergjime duke folur per Erion Veliajn.

    Ne nje moment te caktuar Veliaj me nje fjalor prej rrugaçi i referohet me « k0qe » cilitdo qe i del perpara ketij projekti. Dhe me sinqeritetin e nje k0qe-fiq-shitesi te dikurshem, e thote qartesisht se FSHF-ja eshte i vetmi organ te cilen rilindaxhinjte nuk e kane shtire ende ne dore!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Si mund të sillesh si rrotë k*ri”– FSHF publikon audion e Veliajt duke shantazhuar dhe përdorur fjalor vulgar ndaj anëtarëve të shoqatës Tirana

    Drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Andi Verçani ka dalë sot në një konferencë për mediet, ku ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, se ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm në takimin e zhvilluar mbrëmjen e kaluar me anëtarët e shoqatës Tirana.

    Ai ka publikuar edhe një audio, ku Veliaj dëgjohet të përdorë një fjalor fyes dhe vulgar ndaj të pranishmëve por edhe ndaj FSHF-së.

    “Mbrëmjen e djeshme, pak orë përpara Asamblesë, në mënyrë të beftë dhe shumë të papritur për ju por jo për ne, është zhvilluar një takim nga kryetari i Bashkisë Tiranë me disa anëtarë të komunitetit të futbollit dhe të Shoqatës Rajonale Tiranë, ku mësuesve të edukimit fizik dhe trajnerëve të futbollit të rajonit të Tiranës iu është bërë një listim i gjërave që duhet të bëjnë. Do jua vendos në dispozicion të gjithë medieve në këtë sallë dhe të gjithë medieve, ta kenë gjithë materialin në audio prej 27 minutash.

    I gjithë materiali që nga ky moment do jetë në dispozicionin tuaj, ka faza shumë të rënda, fjalori është i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

    Një fjalor prej një rrugaçi dhe si i fortë lagjeje, në disa momente shfaqet edhe si prokuror.

    Disa akuza janë: ‘Nesër do mblidhemi në Parkun Olimpik të Tiranës dhe do shkojmë në FSHF për t’u bërë shurrën’. Do ta dëgjoni në materialin audio.”– tha Verçani.

    Duket se publikimi i kësaj audio, vjen si kundërpërgjigje pas bashkia e Tiranës kërkoi nisjen e një hetimi ndërkombëtar ndaj Armand Dukës, ndërkohë që sot mbahen zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së.

    Verçani lexon disa nga fjalitë e Veliajt që dëgjohen në audio:

    ‘Jo UEFA dhe FIFA të zbresin, por edhe Jezusi dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin luftën time.’
    ‘Unë do bëj çdo gjë për t’u nxirë jetën këtyre me prokurori dhe me Spak.’
    ‘Nuk tërhiqemi dot tani edhe po të duam, pasi prokuroria është vënë në lëvizje’.
    ‘Ne i kemi bo**t prej hekuri’.
    ‘Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vendosur në kontroll.’
    ‘Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kryetarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë dinjitetin, ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Ndërkohë që është njeri i futbollit.
    ‘Nuk jemi kur*a që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën.’
    ‘E di që kanë bërë disa veta këtë gabim. Sot do e keni juristin dhe noterin në fund të sallës, dhe do të firmosni.’
    ‘Votat tona janë sot këtu me noterin tonë. Pasi të shpartallojmë Tiranën do ikim qytet më qytet.’
    ‘Jam kryetar Bashkie, dua ta kontrolloj unë futbollin. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Ju do mbështesni në bllok kryetarin Prodani’.

    Linku ku ndodhet audio e plote:



    PS: Urojme mos ta fshije linkun Acromax, pergjegjese per zhdukjen e cdo linku kritik ndaj qeverise aktuale
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-01-2022 më 02:58
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    E FUNDIT/ "Do t'i bëjmë shurrën, rrot ka.., si i pret robi koq.., nuk jemi kur..". Veliaj pranon audion dhe bisedën: U qëndroj një për një, ishte bisedë mes djemsh

    Reagim i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës:

    "U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj!
    Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit "Tirona", prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes!
    "Pavarësia" e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve."
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Po nuk u shpegua aspekti ekonomik,se ku jane leket qe do te kapi Veliaj tek federata e futbollit,del si pakuptim i gjithe shantazhimi i Veliajt. Ideja qe PS dhe Veliaj e duan futbollin thjeshte per ta pasur nen kontroll eshte ide koti. Ne Shqiperi nuk egziston koncepi i mosfitimit material direkt,sidomos kur protestohet apo si ne kete rast kur shantazhohet.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Padiskutim qe interesat financiare e degradojne diskutimin deri ne kete pike. Si vend i vogel qe jemi heret apo vone gjithçka del ne drite. A zbulohen keto interesa mbas shpalosjes se programeve te kandidateve per FSHF-ne apo ne nje moment tjeter kjo ka me pak rendesi.
    Forma dhe menyra e shantazhit nga Veliaj e kthen ne nje engjell Duken, ndonese nuk eshte i tille. Kur nje kryetar bashkie te kercenon nepermjet tatimoreve, SPAK-ut, prokurorise, kjo verteton per te disaten here te kunderten e suksesit te reformes ne drejtesi qe qeveria & nderkombetaret prej kohesh e lavderojne…
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Qe Veliaj te beje nje shantazh keshtu hapur patjeter qe ka ndonje afar te madh qe Duka po ja kundershton. Kercenimi me Spak-un eshte kthyer ne loje per te ngritur pazarin. Qe reforma ne drejtesi deri tani eshte deshtim kjo nuk diskutohet,eshte deshtim sepse e gjithe klasa politike eshte akoma e paprekur.

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Qesharake/ Veliaj bëri foto me arbitrin e CAS për të luftuar ndaj Dukës, vetë avokati nxjerr blof Veliajn: Kam ardhur për tjetër arsye

    Avokati i njohur i të drejtësisë ndërkombëtare sportive Efraim Barak ka mohuar të ketë ardhur në Tiranë me ftesë të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një postim në rrjetet sociale Veliaj publikoi një foto me avokatin Barak dhe shkroi: “Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak. Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë futbollin shqiptar! Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar!”. Pra, sipas tij avokati Barak kishte ardhur në Tiranë për çështjen e futbollit.

    Në fakt, vetë avokati në një intervistë për Euronews më pas vonë është shprehur se nuk ka ardhur në Tiranë me ftesë të Veliajt apo për të asistuar Bashkinë e Tiranës në të ashtuquajturën përplasje me FSHF-në, por ka ardhur tjetër arsye. “Unë jam ftuar të vij në Tiranë nga Komitetit Olimpik Shqiptar për të këshilluar dhe asistuar në draftimin e rregulloreve të reja për themelimin final të Komisionit të Arbitrazhit Sporteve dhe për sa di unë këto rregullore duhet të përcaktohen nga KOKSH. Kemi qenë në kontakt prej kohësh me përfaqësues të këtij institucioni për të punuar mbi këtë draft”, tha Barak, i cili kur u pyet se çfarë mendon për problematikat e krijuara mes bashkisë së Tiranës dhe komunitetit të futbollit tha se nuk ishte në brendësi të kësaj çështjeje. “Nuk kam asgjë për të thënë për këto mosmarrëveshje. Nuk e di tamam se çfarë janë këto mosmarrëveshje, nuk e di se ku bazohen”, tha ai, duke nxjerrë blof Veliajn, i cili e kishte shitur ardhjen e Barak si konsulent për të asistuar Bashkinë Tiranë në përplasjen me FSHF-në.

    Disa orë vonë Veliaj nxitoi të ndryshonte postimin e tij në rrjetet sociale, duke nxjerrë në shesh gënjeshtrën që kishte bërë dhe duke shkruar se “Efraim Barak, si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë me ekspertizë në krijimin e gjykatës sportive KAS shqiptar”. Një tjetër blof i kryebashkiakut të Tiranës mes shumë autogolave që ka bërë ditët e fundit në betejën e tij me komunitetin e futbollit.

    Emri:  8D8857EA-81D4-4A22-BCAF-ACC3C1CBC2EE.jpg

Shikime: 254

Madhësia:  34.0 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Qe Veliaj eshte nje mashtrues kete e dine te gjithe. Problemi eshte se ne Shqiperi nuk ka mbetur nje i ndershem qe ti dali perballe ,prandaj ai vend ka mare fund. Ne ate vend opinioni publik duhet te zgjedhi midis klanit te Dukes dhe klanit te Veliajt por pa ditur arsyet e verteta.

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Loja qe luan Duka eshte shume e piset, ka 2 dekada ne ate sport, cfare m... akoma do? lol

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Unaza e Re/ Televizionet nën çizmen e Erion Veliajt
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2018, 20:54
  2. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-02-2016, 10:02
  3. Rrembimi i Griselda Roshit zbulohet letra e Erion Veliajt per SHBA e BE
    Nga Mike Oldfield në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-06-2015, 13:28
  4. Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 17:05
  5. Në Shqipëri është krejt i mundshëm përgjimi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 17:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •