Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Loja qe luan Duka eshte shume e piset, ka 2 dekada ne ate sport, cfare m... akoma do? lol
    E vertete. Por me thuaj nje person me pushtet ne ate vend qe nuk ka 2 dekada apo me shume. Ne kemi shembullin me te bukur,kemi shokun Sali qe ka qene sekrertar partie para 50-60 vjetesh dhe kerkon akoma te meret me politike,po ashtu edhe te tjeret si edhe Rama,Meta apo edhe Gjinushi me shoke. Pro po ta krahasosh Duken me shokun Sali dhe kompanin e shumteve ne ate vend, Duka duket si çun i ri dhe modern.

  2. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Loja qe luan Duka eshte shume e piset, ka 2 dekada ne ate sport, cfare m... akoma do? lol
    Cfare ka luajtur piset ne perballjen me Veliajn?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Me këtë ritëm, pas Federatës, do kërkojnë edhe ‘rrugën e Elbasanit’

    Nga Alfred Lela

    Sikur asgjë tjetër i tradhton babëzia. Të çimentuar në pushtetin legjislativ, me shumicë të qartë parlamentare dhe në pushtetin ekzekutiv me qeveri pa pengesa legjislative, kjo shumicë, që shihet me dyshim edhe për fijet dhe ndikimin në pushtetin gjyqësor, i është hedhur në grykë të vetmes gjë që i ka mbetur jashtë kontrollit, Federatës shqiptate të Futbollit.

    Të supozuar gjithashtu si shumë të afërt me zyrtarë të lartë të Komunitetit mysliman, pas Federatës u mbetet edhe Kisha katolike në Shqipëri.

    Babëzia jua hedh në erë qëllimet, edhe në i paçin të mira.

    Babëzia e tyre e bën edhe Armando Dukën të duket burrë i mire, edhe në qoftë më i keqi ndër burrat.

    Teknologjia e përdorur është e njëjta. Në fillim furnizojnë me informacione, ku e vërteta dhe e rrejshmja vallëzojnë ngjitur, gazetat, portalet dhete televizionet afër tyre, në përpjekje për ta farkëtuar bindjen e opinionit me goditjen.

    Më pas hidhen në faza të tjera të sulmit, si kërcënimet, direkte ose jo, shantazhet e paketuara, por edhe fushata e hapur ku ndërthurin vrasjen karakteriale me dhunën terroriste.

    E gjithë kjo turli i hidhet një publiku të shushatur nga denduria e informacionit, ndërkohë që nuk është aspak ai synimi i sulmeve verbale apo fizike. Së pari, synohet rreshtimi i medias sipas krahëve dhe, së dyti, ndikimi i procesit gjyqësor nëse puna vjen deri aty.

    Pra, parashkruhet skenari, të paktën në 6 aktet e para dhe i mbetet një dore, kinse të panjohur, autoriale, që shtyhet më shumë nga rastësia e ogureve, ta marrë vendimin. Në fund, dihet se shija e aktit final anon gjithmonë nga tragjikja.

    Duhet, në fakt, guxim i madh, apo ****, për të përdorur fjalët e kryebashkiakut për ta centruar skenar asisoj, duke hedhur brenda personazhe në dukje independentë si ‘rruga e Elbasanit’, CIA, FBI, SPAK, e me radhë.

    Këtu ose spekulanti politik del mbi politkanin ose ai nuk është më i mirë se ata që i përdor si pika reference në spekulime.

    Heshtja e institucioneve të referuara në regjistrimin e kryebashkiakut na thotë se, të përmendurit, o janë indiferentë, o të përfshirë, ose idiotë. Unë do të preferoja këtë të dytën, sepse indiferenca dhe idiotësia janë më vdekjeprurëse se poshtërsia.

    Heshtja e tyre, ciladoqoftë arsyeja, në fund mbetet poshtërsi. Për arsye se furnizon me indiferencën e arbitrit rezervuarin ndërkohë deri në grykë të relativizimit. Atë shije tashmë sunduese sipas së cilës asgjë nuk e ka efektin që duhet, sepse çdo gjë është si të tjerat.

    Nuk ka akte përgjegjësie sepse nuk ka më dallim mes së mirës e së keqes.

    Është një breg ujët e të cilit nuk na ka lagur për të disatën herë. Përgjimet e Habilajve ishin halucinancione. Përgjimet e zgjedhjeve në Durrës e Dibëër ishin deliberacione. Patronazhistët dhe rrogat ishin fiksione. E me radhë.

    Kështu po kalon nën mustaqet e SPAK-ut dhe të ‘rrugës së Elbasanit’, edhe ky mi i madh që bën xhiron e mbrëmjeve nga Kryeministria në Bashki e varavingo. Dhe është rritur ky mi. Ka vite që bërtitet në Tiranë watch out for the mice. Kaq shumë herë kaluan ata nën mustaqe, të patrazuar, sa janë rritur e bërë rats.

    Një ngushëllim nga e ardhmja thotë: mos u merakosni mund t’ju vijnë të marinuar nga Uashingtoni tetë vite më vonë!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #14
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Cfare ka luajtur piset ne perballjen me Veliajn?
    Ky njeri ka fituar nga posti qe ka dhe e ka krijuar aq mire klanin sa edhe i ndjeri Bashkim Fino e kishte te perballuar per ta zevendesuar.

    Te qendrojme tek pyetja jote, pse ti vertet mendon se kete e kane shantazhuar edhe akoma me keq i kane vendosur dinamitin ne shtepi?

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Ky njeri ka fituar nga posti qe ka dhe e ka krijuar aq mire klanin sa edhe i ndjeri Bashkim Fino e kishte te perballuar per ta zevendesuar.

    Te qendrojme tek pyetja jote, pse ti vertet mendon se kete e kane shantazhuar edhe akoma me keq i kane vendosur dinamitin ne shtepi?
    Bashkim Fino nga Duka nuk kishte asnje ndryshim.

    Dinamiti me shume propabilitet duhet te jete nje kunder-shantazh.

  6. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Ky njeri ka fituar nga posti qe ka dhe e ka krijuar aq mire klanin sa edhe i ndjeri Bashkim Fino e kishte te perballuar per ta zevendesuar.

    Te qendrojme tek pyetja jote, pse ti vertet mendon se kete e kane shantazhuar edhe akoma me keq i kane vendosur dinamitin ne shtepi?
    Lazo te pyeta ku ka luajtur piset Duka me Veliajn? Mos i ik pyetjes, ose perndryshe mos u fut dhe ti si Lali Eri aty ku s’i takon..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #17
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Me sa kam lexuar bashkia Tirane a eshte nje nder insitucionet qe financon me shume se cdo bashki tjeter mbi ekipet, duke krijuar ne terrene sportive..

    Dhe si e tille qe eshte ka te drejte te kerkoje llogari se ku jane leket (fondet) e uefes qe sponsorizohen qe te krijohen ambjente sportive per futbollistet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 25-01-2022 më 16:43

  8. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Me sa kam lexuar bashkia Tirane a eshte nje nder insitucionet qe financon me shume se cdo bashki tjeter mbi ekipet, duke krijuar ne terrene sportive..
    Terrenet sportive i kemi bere pallate, siç edhe e pohojne mafiozet italiane per pastrimin e parave ne lidhje me Veliajn. Ne Tirane nuk gjen me sot trotuare e jo me fusha sportive.
    Po nejse, the qe Duka ka luajtur piset. Atehere per here te trete po te pyes ku e shikon ti lojen e piset te Dukes me Veliajn???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Eshte mashtrim berja e fushave sportive (mbase ka bere vetem ndonje kamp kalçeto). Eshte mashtrim si krijimi i pyjeve dhe lulishteve. Fushat sportive i beri Rama dhe kush ishte para tije, te gjitha pallate,edhe te duash te besh sot ne tirane nje fushe sportive eshte e pamundur se nuk ka vend

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: AUDIO përgjimi +18 i Erion Veliajt/ ‘Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll’

    Te dy keta persona duhet te ishin futur ne burg prej shume kohesh, erion veliaj per vepren penale te shkaterrimit te kryeqytetit, ndersa armando duka per shkaterrimit e federates shqiptare te futbollit

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Unaza e Re/ Televizionet nën çizmen e Erion Veliajt
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2018, 20:54
  2. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-02-2016, 10:02
  3. Rrembimi i Griselda Roshit zbulohet letra e Erion Veliajt per SHBA e BE
    Nga Mike Oldfield në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-06-2015, 13:28
  4. Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 17:05
  5. Në Shqipëri është krejt i mundshëm përgjimi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 17:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •