Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Albanistan: Qeveria Rama fillon përgatitjet, vëllai i madh Erdogan do të vizitojë Shqipërinë

    Erdogan së shpejti do të vizitojë Shqipërinë

    Emri:  FFDCA112-1A4D-4A4E-80D8-2C414CCBB959.png

Shikime: 867

Madhësia:  194.0 KB

    Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın ka paralajmëruar se Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë.

    Në takimin që zhvilloi ai me kryeministrin Edi Rama është përmendur edhe kjo vizitë teksa kanë nisur edhe bisedimet zyrtare për përgatitjet.

    Ai saktësoi se vizita do të jetë në muajt e ardhshëm, siç shkruan edhe gazeta turke ‘’Daily Sabah’’.

    Kryeministri Rama e ka vizituar disa herë Turqinë kohët e fundit para dhe pas zgjedhjeve, teksa me qeverinë e Erdogan kanë nënshkruar marrëveshje në disa fusha teksa nuk mund të harrohet ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit nga turqit për 3 muaj, para ’25 prillit’.

    Po ashtu Turqia është përfshirë edhe në procesin e rindërtimit në zonën e Laçit.

    Koha JonZëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın ka paralajmëruar se Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë.

    Në takimin që zhvilloi ai me kryeministrin Edi Rama është përmendur edhe kjo vizitë teksa kanë nisur edhe bisedimet zyrtare për përgatitjet.

    Ai saktësoi se vizita do të jetë në muajt e ardhshëm, siç shkruan edhe gazeta turke ‘’Daily Sabah’’.

    Kryeministri Rama e ka vizituar disa herë Turqinë kohët e fundit para dhe pas zgjedhjeve, teksa me qeverinë e Erdogan kanë nënshkruar marrëveshje në disa fusha teksa nuk mund të harrohet ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit nga turqit për 3 muaj, para ’25 prillit’.

    Po ashtu Turqia është përfshirë edhe në procesin e rindërtimit në zonën e Laçit.

    Koha Jonë
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Albanistan: Qeveria Rama fillon përgatitjet, vëllai i madh i Erdogan do të vizitojë Shqipërinë

    "Vellai i madh" vjen per te korrur cfare ka mbjellur kete periudhen e fundit.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Qeveria Rama fillon përgatitjet, vëllai i madh Erdogan do të vizitojë Shqipërinë

    "Arrestimi i Gylensitëve dhe blerja e dronëve turq", krahu i djathtë i Erdogan vizitë sekrete në Shqipëri takohet me Ramën

    Mediat turke shkruajnë për një vizitë të zëdhënësit të Presidencës së Turqisë, ?brahim Kal?n në Shqipëri.

    Një viztë sekrete në Tiranë, ku raportoheet se është takuar me kryeministrin Edi Rama. "Pas takimeve në Ambasadën e Turqisë në Tiranë, Kal?n u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, pa praninë e mediave. Pjesë e takimit ishte edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe Kryekëshilltari i Presidencës së Turqisë, Sabri Demiri", shkruana Anadoly Agency.

    Në një prononcim për mediat pas takimit me Ramën, Kal?n tha se rikujtoi se vizitat kryeministri shqiptar i ka realizuar në Turqi në janar dhe qershor kanë qenë tepër të frytshme dhe se në këto takime janë diskutuar detajisht marrëdhëniet dypalëshe.

    “Sot kishin takime për të biseduar në lidhje me përgatitjet për një vizitë të planifikuar në Shqipëri. Kishim mundësi të flisnim detajisht si për marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe për çështjet rajonale”, u shpreh Kal?n.

    Kalin njihet si krahu i djathtë i presidentit Erdogan dhe se ai shfaqet sa herë që ka çështje të nxehta për t'u diskutuar. Kujtojmë këtu se ai ishte negociatori i delegacionit turk në bisedimet e para me palën greke që solli më pas uljen në një tryezë të nivelit të lartë mes dy shteteve, pas konfiliktit për detin Egje dhe kërkimeve për naftë.

    çështja e Gylenistëve, arsyeja e vizitës në Tiranë?

    Sipas mediave turke, i dërguari i Erdogan ka folur për çështen e Gylenistëve që veprojnë në Shqipëri. Ankaraja kërkon që Shqipëria t'i ndëshkojë ato.

    Kal?n tha po ashtu se kanë punime të rëndësishme me autoritetet shqiptare për sa i përket luftës kundër organizatës terroriste FETO, duke shtuar se nuk do të lejojnë që kjo organizatë t’i dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve përmes manipulimeve të ligjeve në vendet ku gjenden.

    “Siç e ka përmendur edhe presidenti ynë (Recep Tayyip Erdo?an) disa herë, kjo organizatë përbën rrezik të madh edhe për vendet ku gjendet, por në të njëjtën kohë, e dimë se bëjnë aktivitete të ndryshme manipulative për të helmuar dhe prishur marrëdhëniet midis vendeve ku gjenden dhe vendit tonë”, shtoi ai.

    Kal?n njoftoi se gjatë takimit të tij po ashtu u diskutuan detajisht çështjet rajonale, paqja në Ballkan, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, Bashkimi Evropian dhe çështjet globale.

    Ai nënvizoi se marrëdhëniet midis Turqise dhe Shqipërisë vazhdojnë të forcohen tutje dhe se dy vendet do t’i vazhdojnë intensivisht punimet për thellimin dhe zgjerimin e lidhjeve në fusha të ndryshme.

    Në një pyetje në lidhje me miratimin e buxhetit shtesë nga ana e parlamentit shqiptar për të blerë dronë nga Turqia, Kal?n tha se bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes është i rëndësishëm dhe shtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë në mënyrë që të mbështetet siguria, paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë.

    “Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë edhe paqja dhe stabiliteti edhe ynë dhe paqja dhe stabiliteti i Ballkanit”, u shpreh Kal?n.

    Duke folur mbi fushat e bashkëpunimit, Kal?n tha se institucionet turke kryejnë aktivitete të ndryshme në Shqipëri, siç janë TIKA në fushën e restaurimit dhe rigjallërimit të trashëgimisë historike dhe Fondacioni Maarif në fushën e arsimit.

    Emri:  -640-0-60e04c4a85663.jpg

Shikime: 795

Madhësia:  45.8 KB

    Ai theksoi se Shqipëria është vend me të cilin Turqia ka rrënjë dhe marrëdhënie të thella historike dhe vend me të cilin sot bashkëpunon në fusha të ndryshme, siç janë fusha e tregtisë dhe ajo e sigurisë.

    “Siç e dini, gati 600 kompani turke kanë biznese dhe investojnë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri sot. Po kështu, njerëzit tanë vijnë këtu dhe vëllezërit tanë shqiptarë vijnë shpesh në Turqi. Në mënyrë që të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha këto fusha dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë në fushat e arsimit dhe kulturës, ne do të vazhdojmë punën tonë edhe në të ardhmen”, deklaroi zëdhënësi i presidencës turke.

    Ai gjithashtu, sipas AA, përmendi edhe 500 banesat e ndërtuara në Shqipëri pas tërmetit, duke thënë se ato pritet të finalizohen në gusht dhe t’u dorëzohen pronarëve.

    “Në të njëjtën mënyrë, në këtë periudhë pandemie, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, këtu u ndërtua një spital në një kohë shumë të shkurtër, me udhëzimet e presidentit tonë. Ne patëm po ashtu mundësinë të bënim furnizim me vaksina. Në periudhën e ardhshme, ne do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin tonë me Shqipërinë në të gjitha këto fusha, përfshirë shëndetësinë”, deklaroi zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.

    Gazeta Shqip

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Qeveria Rama fillon përgatitjet, vëllai i madh Erdogan do të vizitojë Shqipërinë

    Rastësia e pakëndshme/Presidenti turk vizitë në Shqipëri pikërisht në datën e vdekjes së Gjergj Kastriot-Skënderbeut!

    Emri:  Monumentin-e-Skenderbeut-ne-Tirane-realizuan-Odhise-Paskali-Andrea-Mano-dhe-Janaq-Paco-1968.jpg

Shikime: 478

Madhësia:  69.7 KB

    Paskal Milo ka deklaruar se data 17 janar e vizitës së Presidentit turk Erdogan në Shqipëri përkon me ditën e vdekjes së prijësit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, që udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane:

    “Vizita e Erdogan në Shqipëri vjen në ditën që ka vdekur Skënderbeu. Nuk e di nëse kjo ka një lidhje, apo është rastësi”, tha ai për Mcn.
    Ndërkohë gazetari shqiptar me bazë në Turqi, Abdylvehap Ejupi konfirmoi vizitën e presidentit turk në Shqipëri me datë 17 janar. Ejupi tha se sipas tij temë diskutimi mes dy liderëve, Erdogan dhe Rama, do të jetë dhe vaksina turke e miratuar disa ditë më parë.

    “Po, Erdogan do të jetë në Shqipëri më 17 janar. Çdo herë problemi i FETO është e vazhdueshëm, por nuk mund të ndikojë në marrëdhënien mes dy vendeve. Do të diskutohet dhe vaksina Turkovac dhe Shqipëria mund të jetë e para që të marrë atë, falas”, u shpreh Ejupi.

    Të jetë rastësi kjo ditë, pra data 17 janar, kur mund të kishte plotë data të tjera?!

    Diplomacia turke, si një supërfuqi rajonale, kalkulon gjithçka, edhe datën e vdekjes së Heroit kombëtar të Shqipërisë, sikurse edhe ndërtimet e reja në zonën katolike të Laçit, mu përballë Kishës së famshme katolike të Shna Ndoit!

    Pyetja shtrohet se si ka mundësi kjo datë i ka shpëtuar palës shqiptare. Nëse pala turke e ka kërkuar me ngulm këtë datë, pra 17 janar, si vizitë të kryetarit të shtetit turk atëhere kjo është bërë kastile për të thënë se jeni akoma nën Perandorinë turke.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Qeveria Rama fillon përgatitjet, vëllai i madh Erdogan do të vizitojë Shqipërinë

    Të hënën Erdogan në Tiranë, hap dhe sesionin parlamentar 2022

    Emri:  erdogani-turqia.jpg

Shikime: 453

Madhësia:  20.2 KB

    Seanca e parë parlamentare pritet të mbahet të hënën e 17 janarit, ndërkohë që do të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse Presidenti turk Erdogan.

    Seanca do të nisë në orën 17:00 caktoi konferenca e kryetarëve.


    Sipas burimeve për Mapo.al Erdogani do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Rama, pastaj do të shkojë në Laç tek banesat e reja.

    Presidenti turk do të ketë takime Metën dhe Nikollën, si dhe do të mbajë fjalën në Parlament.

    MAPO

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Qeveria Rama fillon përgatitjet, vëllai i madh Erdogan do të vizitojë Shqipërinë

    Njerëzit e Erdogan “blindojnë” Tiranën, qindra oficerë zbarkojnë këtë fundjavë në vendin tonë

    Emri:  Rama-Erdogan-1536x992.jpg

Shikime: 461

Madhësia:  30.4 KB

    Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku do të pritet me po të njëjtat nderime që i bëri Edi Ramës një vit më parë Ankara. Lapsi.al mëson disa detaje para se “Sulltani” të mbërrijë në vendin tonë. Nesër në Rinas do të zbarkojë një avion ushtarak me makinat e sigurisë së lartë, me të cilat do të lëvizë presidenti turk gjatë vizitës njëditore në vendin tonë.

    Pas ceremonisë zyrtare të pritjes nga Rama, mësohet se do të ketë edhe një vizitë dhe falje në Xhaminë e Ethem Beut, e cila është restauruar me fonde të organizatës shtetërore turke, “Tika”. Ndërkohë në axhendë është planifikuar edhe një vizitë në Laç, në kompleksin e pallateve të ndërtuara nga qeveria turke pas tërmetit të 26 nëntorit.

    Nuk dihet ende nëse presidenti turk do të shkojë edhe në Fier, aty ku financoi një spital disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ndërkohë qindra forca sigurie nga Turqia do të vijnë këtë fundjavë në Tiranë për të siguruar vizitën e Erdogan. Të hënën pritet që të ketë kufizim të lëvizjes në shumë rrugë të kryeqytetit shqiptar.

    Koha Jone

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Albanistan: Qeveria Rama fillon përgatitjet, vëllai i madh Erdogan do të vizitojë Shqipërinë

    Ne Serbi vllai Erdogan investon shifra qe i kalojne 100 milion euro ne vit (ndertime fabrikash, infrastrukture etj), kurse ne Shqiperi arkadashet ndertojne xhami dhe medrese. Dhe e kane zakon (i buron nga bujaria) qe xhamite me lluksoze t’i ngrejne ne fshatrat me te varfra.

    Kulmi i kesaj tragjikomedie kur shikon shnderrimin e Shqiperise ne fushe-beteje diplomatike te konfliktit Gylen-Erdogan 😂
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Albanistan: Qeveria Rama fillon përgatitjet, vëllai i madh Erdogan do të vizitojë Shqipërinë

    Gjithe ato familje pa strehe qe shpetuan fale ndihmave te ketij, nuk i numeroni valle???
    Miku i mire njihet ne dite te veshtira..
    mos ngaterroni besimet ne mes se ne jemi popull me besime ne harmoni.....
    nje furtune ne gote albo,mos u be ekstremist
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Albanistan: Qeveria Rama fillon përgatitjet, vëllai i madh Erdogan do të vizitojë Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Gjithe ato familje pa strehe qe shpetuan fale ndihmave te ketij, nuk i numeroni valle???
    Miku i mire njihet ne dite te veshtira..
    mos ngaterroni besimet ne mes se ne jemi popull me besime ne harmoni.....
    nje furtune ne gote albo,mos u be ekstremist
    Cilat ndihma? Njerezit qe humben shtepite mbas termetit jane duke kaluar dimrin e trete neper çadra.
    Kjo nuk eshte çeshtje besimi, sepse une i perkas vete fese islame.
    Por me prezencen e pavenojshme tyren ne vendin tone.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Albanistan: Qeveria Rama fillon përgatitjet, vëllai i madh Erdogan do të vizitojë Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ne Serbi vllai Erdogan investon shifra qe i kalojne 100 milion euro ne vit (ndertime fabrikash, infrastrukture etj), kurse ne Shqiperi arkadashet ndertojne xhami dhe medrese. Dhe e kane zakon (i buron nga bujaria) qe xhamite me lluksoze t’i ngrejne ne fshatrat me te varfra.

    Kulmi i kesaj tragjikomedie kur shikon shnderrimin e Shqiperise ne fushe-beteje diplomatike te konfliktit Gylen-Erdogan ��
    Spitali i Fierit eshte xhami apo medrese?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Edi Rama, në makinë me vëllanë e madh Erdogan në Turqi!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-07-2016, 19:33
  2. Edi Rama në dasmën e vajzës së vëllait të madh Erdogan në Turqi
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2016, 12:02
  3. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-05-2014, 17:27
  4. qeveria rama: fillon persekucioni mbi orthodhokset
    Nga ilia spiro në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-08-2013, 13:45
  5. Kryeministri turk Erdogan do vizitojë Kosovën
    Nga ximi_abedini në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 10:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •