Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Cfare do te fitojne njerezit e thjeshte (populli) nga gjithe keto levizje pozite-opozite? A duhet te ndjeke populli poziten apo opoziten? A duhet t`i besoje mentalitetit te klases politike? Pa permendur qeverine per artikulimet kunder saj per shperdorim te buxhetit te shtetit dhe korrupsion (se keto i kemi degjuar shume), po permend vetem nje rast, ate te 230 milion dollareve te rruges se kombit, me fajtor liderin aktual te opozites, qe u mbyll nga gjykata per ceshtje "procedurale". C`te kerkosh me shume. Perfundimisht mendimi im: Te hetohen politikanet dhe te kthejne gjithe cfare i kane vjedhur ketij populli per 28 vjet dhe me pas mundesisht te largohen ne ndonje kontinent/vend tjeter (p.sh. Indonesi ose Oqeani). Me pas klasa politika te zgjidhet me ndershmeri 100%, nga nje grup njerezish te huaj dhe shqiptare te ndershem. Politikanet te hetohen me sistem se c`bejne deri ne shtepite e tyre (edhe pse cenohet privacia). Kaq ne vija te pergjithshme. Cdo marifet tjeter vazhdon te jete tallje me shqiptaret.
    Lulzim Basha ishte minister i transporteve kur u ndertuar Rruga e Kombit.
    Lulzim Basha ishte minister i jashtem kur shqiptaret fituan liberalizimin e vizave me BE.
    Lulzim Basha ishte minister i rendit kur Rama dhe banditet e tij shqyen dyert e Kryeministrise e kerkuan te merrnin pushtetin me dhune.

    Asnje politikan apo karrierist ne keto 28 vjet ne Shqiperi, nuk ka nje rezume me arritje si keto te njeriut qe sot drejton opoziten. Ti mund te diskutosh e debatosh me apo pa te drejte se kostoja e Rruges se Kombit ishte e larte, apo se jane bere abuzime me fondet, por nuk mund te hedhesh poshte se kjo rruge, permiresoi jeten e gjithe qytetareve te vendit dhe shteteve fqinje. Ashtu sic nuk mund te mohosh faktin qe ate rruge do e marrin edhe brezat qe do te vine pas nesh. Krahasoje tani kete me lidershipin e Edi Rames, qe me nje te rene te lapsit si kryeminister i jep qindra miliona euro miqve te tij apo kompanive si CEZ, dhe nga ana tjeter shqiptaret e varfer jo vetem qe nuk perfitojne asgje nga keto vendime, por jane ata qe duhet te paguajne per vitet ne vazhdim koston e ketyre vendimeve te Rames. Dhe po te mbaronte me kaq do te ishte prape lule. Rama u ckermitet shqiptareve te varfer se nuk paguajne taksa sa duhet, cdo vit ua rrit taksat per te ushqyer oreksin e korrupsionit te tij, dhe i kercenon se po nuk i paguan, do t'i fusi ne burg!

    Gjeja tjeter qe ti e shume shqiptare nuk kuptoni eshte se politika dhe politikanet nuk prodhojne vlera. Qytetaret e atij vendi prodhojne, mbrojne e trashegojne vlerat. Politika vetem reflekton vlerat dhe anti-vlerat e asaj shoqerie. Ndryshimi nuk vjen me politiken dhe politikanin. Ndryshimi vjen nga qytetari. Edhe pse kane kaluar 28 vjet, shqiptaret ende nuk e kane kuptuar sic duhet qe jane sovrane ne vendin e tyre. Ata qytetare qe dolen e protestuan ne ate shesh jane ata qe e kane kuptuar kete gje. Mesazhi i tyre eshte i thjeshte dhe i qarte: Ky nuk eshte vendi i Edi Rames e 100 krimineleve qe ai ka mbledhur ne parlament. Ky eshte vendi im si qytetar i lire i ketij vendi. Une nuk jam sherbetor i Edi Rames apo kujtdo qe vjen neser ne pushtet. Une jam sovran ne kete vend. Dhe une do te protestoj sa here qe preken lirite dhe jeta ime.

    Protestat kesaj here nuk jane politike. Politika ne Shqiperi ka 5 vjet qe ka marre fund. Nuk mund te besh politike kur votat e shqiptareve mund te blihen te gjitha me thesin e eurove te mafiozeve me imunitet deputeti. Kjo eshte nje beteje per te rikthyer Shqiperine nga oligarkia e krimit ne demokraci. Kemi 5 vjet qe nuk jemi me demokraci, jemi oligarki. Ne demokraci vendos vota jote e lire si qytetar i atij vendi. Ne oligarki vendosin ata 100 mafiozet e vendit qe blejne votat e shqiptareve sa here qe mbahen zgjedhje. Kjo nuk eshte nje beteje per te sjelle Bashen e opoziten ne pushtet, kjo eshte nje beteje per te goditur mafien e instaluar ne vend, si nje parakusht per te bere te mundur mbajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Pastaj ti e qytetaret e atij vendi vendosni t'ia votebesoni drejtimin e vendit kujtdo qe ju e shikoni te arsyeshme.

    Nese opozita dhe ata qytetaret ne ate shesh e humbin kete beteje, shpresa do te vdesi ne ate vend. Femijet tuaj do te largohen nga ai vend pa e kthyer kurre koken mbrapa. Kete e kane kuptuar jo vetem "demokratet" por e kane kuptuar edhe shume "socialiste" qe iu bashkuan asaj proteste qytetare.

    Albo

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Ingenuous (08-03-2019)

  3. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Albo ka qene edhe kryetar bashkie ne Tirane,dhe e di se perse mbahet mend si kryetar bashkie,sepse organizoj grupe me "hunj" qe rifnin gabelet a te varferit sepse kerkonin kanoçet neper plera. Dhe te gjithe kete e beri sepse kunati i kishte fituar tenderin per te mbledhur plerat.

  4. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    O plako Basha eshte eksponent i kesaj politike 28-vjeçare tranzitore qe per turpin tone ka mbrenda mekate, deshtime, e kusure mbrenda.
    Por organizime me hunj per mbledhsit e kanoçeve per here te pare e degjoj.
    Aty kemi qene e do ishte e pamundur te kishte ndodh gjithe ky organizim pa rene ne sy.
    Nuk lexoj prej vitesh gazeta militantesh si Tema e RD, por me duket qe ky lloj diversioni nga keto lloj pahçavuresh e ka burimin..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    O plako Basha eshte eksponent i kesaj politike 28-vjeçare tranzitore qe per turpin tone ka mbrenda mekate, deshtime, e kusure mbrenda.
    Por organizime me hunj per mbledhsit e kanoçeve per here te pare e degjoj.
    Aty kemi qene e do ishte e pamundur te kishte ndodh gjithe ky organizim pa rene ne sy.
    Nuk lexoj prej vitesh gazeta militantesh si Tema e RD, por me duket qe ky lloj diversioni nga keto lloj pahçavuresh e ka burimin..
    Po ta kisha lexuar ne gazete do kisha dyshuar por eshte ngjarje qe ma kane treguar te tjeret,dhe jo nje por tre-kater veta.
    Ne ate kohe "kunati i Lulit" ishte fjala e dites.

  6. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lulzim Basha ishte minister i transporteve kur u ndertuar Rruga e Kombit.
    Lulzim Basha ishte minister i jashtem kur shqiptaret fituan liberalizimin e vizave me BE.
    Lulzim Basha ishte minister i rendit kur Rama dhe banditet e tij shqyen dyert e Kryeministrise e kerkuan te merrnin pushtetin me dhune.

    Asnje politikan apo karrierist ne keto 28 vjet ne Shqiperi, nuk ka nje rezume me arritje si keto te njeriut qe sot drejton opoziten. Ti mund te diskutosh e debatosh me apo pa te drejte se kostoja e Rruges se Kombit ishte e larte, apo se jane bere abuzime me fondet, por nuk mund te hedhesh poshte se kjo rruge, permiresoi jeten e gjithe qytetareve te vendit dhe shteteve fqinje. Ashtu sic nuk mund te mohosh faktin qe ate rruge do e marrin edhe brezat qe do te vine pas nesh. Krahasoje tani kete me lidershipin e Edi Rames, qe me nje te rene te lapsit si kryeminister i jep qindra miliona euro miqve te tij apo kompanive si CEZ, dhe nga ana tjeter shqiptaret e varfer jo vetem qe nuk perfitojne asgje nga keto vendime, por jane ata qe duhet te paguajne per vitet ne vazhdim koston e ketyre vendimeve te Rames. Dhe po te mbaronte me kaq do te ishte prape lule. Rama u ckermitet shqiptareve te varfer se nuk paguajne taksa sa duhet, cdo vit ua rrit taksat per te ushqyer oreksin e korrupsionit te tij, dhe i kercenon se po nuk i paguan, do t'i fusi ne burg!

    Gjeja tjeter qe ti e shume shqiptare nuk kuptoni eshte se politika dhe politikanet nuk prodhojne vlera. Qytetaret e atij vendi prodhojne, mbrojne e trashegojne vlerat. Politika vetem reflekton vlerat dhe anti-vlerat e asaj shoqerie. Ndryshimi nuk vjen me politiken dhe politikanin. Ndryshimi vjen nga qytetari. Edhe pse kane kaluar 28 vjet, shqiptaret ende nuk e kane kuptuar sic duhet qe jane sovrane ne vendin e tyre. Ata qytetare qe dolen e protestuan ne ate shesh jane ata qe e kane kuptuar kete gje. Mesazhi i tyre eshte i thjeshte dhe i qarte: Ky nuk eshte vendi i Edi Rames e 100 krimineleve qe ai ka mbledhur ne parlament. Ky eshte vendi im si qytetar i lire i ketij vendi. Une nuk jam sherbetor i Edi Rames apo kujtdo qe vjen neser ne pushtet. Une jam sovran ne kete vend. Dhe une do te protestoj sa here qe preken lirite dhe jeta ime.

    Protestat kesaj here nuk jane politike. Politika ne Shqiperi ka 5 vjet qe ka marre fund. Nuk mund te besh politike kur votat e shqiptareve mund te blihen te gjitha me thesin e eurove te mafiozeve me imunitet deputeti. Kjo eshte nje beteje per te rikthyer Shqiperine nga oligarkia e krimit ne demokraci. Kemi 5 vjet qe nuk jemi me demokraci, jemi oligarki. Ne demokraci vendos vota jote e lire si qytetar i atij vendi. Ne oligarki vendosin ata 100 mafiozet e vendit qe blejne votat e shqiptareve sa here qe mbahen zgjedhje. Kjo nuk eshte nje beteje per te sjelle Bashen e opoziten ne pushtet, kjo eshte nje beteje per te goditur mafien e instaluar ne vend, si nje parakusht per te bere te mundur mbajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Pastaj ti e qytetaret e atij vendi vendosni t'ia votebesoni drejtimin e vendit kujtdo qe ju e shikoni te arsyeshme.

    Nese opozita dhe ata qytetaret ne ate shesh e humbin kete beteje, shpresa do te vdesi ne ate vend. Femijet tuaj do te largohen nga ai vend pa e kthyer kurre koken mbrapa. Kete e kane kuptuar jo vetem "demokratet" por e kane kuptuar edhe shume "socialiste" qe iu bashkuan asaj proteste qytetare.

    Albo
    Sa per sqarim. Une jam pro protestave qe mbahen, sepse keto jane katalizator i demokracise. Pra une e kuptoj kete levizje "nga poshte."Edhe pse demokracia eshte thjesht iluzion ne Shqiperi. Kjo sepse shqiptaret jane ne limitin ku ndahet varferia nga mjerimi, ne nje pjese te tyre te konsiderueshme. Nuk mund te kerkosh nga ky popull "demokraci". Kjo mund te ndodhe kur e ardhura minimale mujore per 1 person te jete te pakten 40,000 leke. Une fola per Bashen pasi bemat e ketyre 6 viteve shihen qarte. Fola pra per alternativen. Megjithe punet e bera, 240 milion dollare i jane marre shqiptareve te varfer. Nuk eshte justifikim puna e bere, per shperdorimet e pervehtesimet. Por, kjo eshte e zakonshme tani, e s`ka cudi. Dhe prandaj thashe gje gjithe klasa politike, duhet te dale ne pension, pasi te dorezoje c`ka vjedhur. Kjo eshte drejtesi. Gjithcka tjeter s`eshte gje vecse nderrimi i klases se hajduteve ne pushtet. Qe te ndryshoje populli duhet te permiresohet ne rradhe te pare gjendja ekonomike. Kur ke barkun bosh, mos kerko nderrim mentaliteti. PD+LSI, e ca te tjera, jane "krah qytetareve", me paret e tyre ne xhepa. Lufta eshte thjesht per qellimet e tyre pushtetare dhe monetare. Prandaj populli qe voton per nje cope buke, nuk mund te fajesohet. Ata qe votojne me mendimin se mund te ndryshohet dicka me kete klase politike (ku ben pjese edhe ti), jane thjesht te paditur, qe e meritojne fatin e tyre dhe tonin bashke. Vetem nje klase misionaresh politike mund te fillojne te ndryshoje dicka. Po, kjo s`mund te ndodhe pa hequr keta qe jane sot. Megjithate jam dakord me mendimin tend, qe e shprehe indirekt, se "cdo popull meriton qeverine qe ka". E meriton pra te jete populli me i varfer ne evrope, po se po, por edhe ne shumicen e vendeve te Afrikes. Sepse e thote nje politikan filosof qe s`me kujtohet emri. "Nje popull qe voton vazhdimisht, hajdute, drogmene, vrases, oligarke (ose dicka e perafert), NUK ESHTE VIKTIME, POR ESHTE BASHKEPUMETOR ME KRIMIN"
    ilia
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 23-02-2019 më 14:44
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Sa per sqarim. Une jam pro protestave qe mbahen, sepse keto jane katalizator i demokracise. Pra une e kuptoj kete levizje "nga poshte."Edhe pse demokracia eshte thjesht iluzion ne Shqiperi. Kjo sepse shqiptaret jane ne limitin ku ndahet varferia nga mjerimi, ne nje pjese te tyre te konsiderueshme. Nuk mund te kerkosh nga ky popull "demokraci". Kjo mund te ndodhe kur e ardhura minimale mujore per 1 person te jete te pakten 40,000 leke. Une fola per Bashen pasi bemat e ketyre 6 viteve shihen qarte. Fola pra per alternativen. Megjithe punet e bera, 240 milion dollare i jane marre shqiptareve te varfer. Nuk eshte justifikim puna e bere, per shperdorimet e pervehtesimet. Por, kjo eshte e zakonshme tani, e s`ka cudi. Dhe prandaj thashe gje gjithe klasa politike, duhet te dale ne pension, pasi te dorezoje c`ka vjedhur. Kjo eshte drejtesi. Gjithcka tjeter s`eshte gje vecse nderrimi i klases se hajduteve ne pushtet. Qe te ndryshoje populli duhet te permiresohet ne rradhe te pare gjendja ekonomike. Kur ke barkun bosh, mos kerko nderrim mentaliteti. PD+LSI, e ca te tjera, jane "krah qytetareve", me paret e tyre ne xhepa. Lufta eshte thjesht per qellimet e tyre pushtetare dhe monetare. Prandaj populli qe voton per nje cope buke, nuk mund te fajesohet. Ata qe votojne me mendimin se mund te ndryshohet dicka me kete klase politike (ku ben pjese edhe ti), jane thjesht te paditur, qe e meritojne fatin e tyre dhe tonin bashke. Vetem nje klase misionaresh politike mund te fillojne te ndryshoje dicka. Po, kjo s`mund te ndodhe pa hequr keta qe jane sot. Megjithate jam dakord me mendimin tend, qe e shprehe indirekt, se "cdo popull meriton qeverine qe ka". E meriton pra te jete populli me i varfer ne evrope, po se po, por edhe ne shumicen e vendeve te Afrikes. Sepse e thote nje politikan filosof qe s`me kujtohet emri. "Nje popull qe voton vazhdimisht, hajdute, drogmene, vrases, oligarke (ose dicka e perafert), NUK ESHTE VIKTIME, POR ESHTE BASHKEPUMETOR ME KRIMIN"
    ilia
    Bej pjese tek ata qe ka shume kohe pa votuar. Mirepo pyetja si dilet nga kjo situate ne kushtet aktuale?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #17
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Albo ka qene edhe kryetar bashkie ne Tirane,dhe e di se perse mbahet mend si kryetar bashkie,sepse organizoj grupe me "hunj" qe rifnin gabelet a te varferit sepse kerkonin kanoçet neper plera. Dhe te gjithe kete e beri sepse kunati i kishte fituar tenderin per te mbledhur plerat.
    Mos i thuj ashtu Albos...

    ......

    Albo, esht e vertete qe Basha ka merita, edhe qe po paguan koston e betejes per dekrimilazimin....
    Por, por, asgje nuk e justifikon "tradhtine" e cadres...

    ......

    Sero i dogjen mandatet derrokratet?
    Bravo u qofte!!!

    Hajde ishalla u mushet menja edhe ktyne sucialistave te djegin mandatet!

    Qe keshtu bashke si jane te digjen e te pervlohen ne ferr...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Bej pjese tek ata qe ka shume kohe pa votuar. Mirepo pyetja si dilet nga kjo situate ne kushtet aktuale?
    Pyetja jote eshte shume me vend. Problemi me ata qe e "mbeshtesin protesten" me fjale e nuk dalin te protestojne, eshte se ata e presin qe ndryshimin t'ua sjelli politika, opozita, Basha, Filani, Fisteku, Amerika, Evropa, bota. Nuk e kuptojne qe Rama po u shkaterron jo vendin, po u shkaterron familjen.

    Ne proteste kish dale edhe nje socialist qe i dha voten Rames. Ka pune te mire ne Tirane. Ben nje jete me te mire se 90% e shqiptareve fale punes e te ardhurave. Kur nje tjeter socialist qe punon per te e pa ne proteste, e pyeti:

    - Te me kishin thene qe ti kishe dale te protestoje nuk do ta kisha besuar. Po tani qe te poqa vete ne proteste prape nuk nuk arrij ta besoj qe ti ke dale te protestosh.

    - Perse habitesh? - ia kthen socialisti.

    - Ti ke biznes, pune, jeton si mbret. Une e di shume mire qe ti je socialist.

    - Po, ashtu eshte.

    - Pse ke dale ne proteste atehere?

    - Te dy femijet e mi jane ne gjimnaz. As djali dhe as vajza nuk duan te vazhdojne shkollen ketu. Duan te ikin prej ketej sic po ikin gjithe shoket e shoqet e tyre.

    - Ti ke para t'iu japesh edhe shkolle jashte!

    - Nuk eshte puna tek paraja. Eshte puna se une e time shoqe do te ngelemi si qyqe ne Tirane. Nuk kane per tu kthyer me ne kete vend...

    Albo

  10. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Rruga e vetme, që shpëton Shqipërinë!

    Emri:  koco-kokedhima.jpg

Shikime: 1830

Madhësia:  23.2 KB

    Nga Koço Kokëdhima

    Pavarësisht se përfaqësuesit e dy partive, PD-LSI, në KQZ i firmosën dhe i njohën rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2017, për të gjithë ishte e qartë se Edi Rama dhe Rilindja, edhe pse pa asnjë program dhe madje pa asnjë premtim, i kishte fituar ato më së shumti, si shpërblim dhe pasojë e asaj që ndodhi në vitin 2016, me kanabizimin e vendit dhe lulëzimin e trafikut të drogës, me kapjen e shtetit dhe të zgjedhjeve. Nëse opozita parlamentare këtë gjë e deklaroi vetëm pasi pa që Edi Rama nuk po i përmbahej marrëveshjeve të fshehta me liderët e tyre, ZGJIDHJA, nëpërmjet thirrjes për bojkot që gjatë fushatës elektorale, ishte e qartë dhe e sigurt për atë që po ndodhte dhe pasojat që do të vinin nga një qeverisje e dalë nga votat e mbledhura, në bashkëpunim me krimin.

    Në tryezën e Frontit Opozitar, mbajtur më 18 tetor 2017, në fjalën time si kryetar i “Zgjidhja” u kërkova Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, që vendi duhej të shkonte urgjentisht në zgjedhje të parakohshme pasi qeveria e drogës në vazhdim do të prodhonte vetëm kriza dhe fuqizim të krimit në çdo fushë, veçanërisht në ekonomi. Kërkova që ky Front Opozitar që vdiq po aq shpejt sa lindi, të rriste presionin nëpërmjet nisjes së një lëvizjeje popullore, për të ndërprerë qeverisjen e Edi Ramës dhe për futjen e vendit në zgjedhje të reja, por me një kusht madhor: Krijimin e një qeverie tranzitore që do të përgatiste një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse përgjatë vitit 2018, e cila do të çlironte zgjedhjet nga kthetrat e partive dhe rrjedhimisht edhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar.
    Kërkova që atëherë atë që artikulon sot Gjermania zyrtare, krijimin e një dosjeje për bëmat kriminale dhe korruptive të Ramës dhe të organizatës që ai drejton në pushtet dhe vënien kështu të tij, nën hetim.

    Nuk dëgjuan dhe ja ku jemi sot pas kaq kohësh të humbura kot nga opozita parlamentare, e cila nuk e mbështeti atë projekt të partisë “Zgjidhja”, duke shpresuar në lojëra dhe marrëveshje të fshehta dhe të hapura me Edi Ramën, siç ka ndodhur mes këtyre partive gjithmonë.

    Vendi, parlamenti, sistemi, politika dhe ajo pak demokraci formale që kishim janë bllokuar dhe rrezikohet, që Shqipëria të përfshihet në kolaps dhe konflikte të mëdha sociale. Ne jemi deklaruar pro dhe e kemi përshëndetur vendimin e partive opozitare parlamentare, për të dorëzuar në bllok mandatet-fasadë. Por gjithashtu ne dimë dhe duhet ta dinë të gjithë shqiptarët që në këtë pikë u arrit, vetëm pasi u prishën zgjedhjet dhe liritë republikane u zëvendësuan me marrëveshjet e fshehta dhe të hapura të tri partive të vjetra.
    Gjithsesi kur të shkruhet historia politike e tranzicionit shqiptar post-diktaturë, do të kemi një bilanc për atë që i kanë bërë në të vërtetë të gjitha këto parti vendit dhe ardhmërisë së shqiptarëve.

    Shqiptarët, po veçanërisht krerët e opozitës ish-parlamentare, e dinë se marrëveshjet e fshehta tashmë, nuk pranohen as nga militantë e tyre më të thekur. Pra jemi në një situatë që Edi Rama, me ndihmën e disa segmentëve ndërkombëtarë të politikës dhe diplomacisë, pasi ka ngelur në çarkun që ngriti vetë, po bën gjithçka që të përsërisë diçka të ngjashme me “postçadrën”.

    Pala tjetër nuk do duhej ta pranonte këtë ofertë, sepse jo vetëm që nuk do zgjidhnin dot asgjë, por revolta brenda forcave të tyre politike, do t’i çonte në shkrirje e shpërbërje.
    Sot jemi në një pikë që mund të konsiderohet, edhe si një shans për t’i dhënë fund tranzicionit. Uji është qelbur dhe turbulluar deri në atë farë feje, sa që e vetmja rrugë që ka është të rrjedhë dhe të kthjellohet.

    Por si, cilat janë rrugët?

    Pas lëvizjes së paprecedentë të ish-partive parlamentare, situata është kjo.
    Edi Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet nga rruga që ka zgjedhur vetë dhe ne i themi: Zoti ta shtoftë inatin!
    Nga ana tjetër, ish-opozita parlamentare, pas mbledhjes së kryesisë së PD-së dhe Këshillit Drejtues Kombëtar të LSI-së, ka shpalosur një plan protestash afatgjata në çdo zonë të vendit.
    Plani dhe retorika e tyre, përmblidhet vetëm në pikat: “Të largojmë Ramën dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike”.

    Të gjitha këto janë të drejta dhe të domosdoshme, por krejtësisht të pamjaftueshme.

    Duhet kuptuar se Shqipëria sot nuk është thjesht në një krizë politike dhe parlamentare, por në një bllokim dhe dështim total të sistemit politik.
    Opozita ish-parlamentare ose ish-pushtetarët që tani janë në opozitë, duhet që në këto kohë të tejkalojnë veten si bashkëfajtorë në këtë tranzicion kriminal. Është koha që të tregojnë me vepra, se nuk synojnë thjesht një rotacion pushteti, një marrëveshje me Ramën dhe më gjerë për të siguruar imunitet penal për lidershipin e tyre nga Reforma në Drejtësi për krimet dhe korrupsionin që ata kanë kryer gjatë viteve që kanë qeverisur. Duhet të punojmë për hapjen e një epoke të re për Shqipërinë. E vërteta e hidhur është se PD dhe LSI nuk janë të gatshme të ndahen nga kjo e kaluar. Sa kohë që ato të përpiqen të ruajnë kontrollin partiak mbi zgjedhjet, asnjëherë nuk do t’i ndihmojnë dot kauzat e mëdha të popullit shqiptar. Përkundrazi, ata, së bashku me Rilindjen. do të vazhdojnë të mbajnë në shtypje, varfëri dhe keqqeverisje qytetarët tanë. Ne i ftojmë të reagojnë.

    Vendi është në një situatë të jashtëzakonshme dhe reflektimi i të gjithë faktorëve, duhet të jetë i tillë.

    Hapi i parë drejt kësaj është një projekt i qartë për një qeveri tranzitore së cilës i duhet dhënë kohë e mjaftueshme dhe mbështetje e plotë për një reformë përfundimtare elektorale dhe kushtetuese, për demokratizimin e zgjedhjeve dhe të partive politike shqiptare.
    Kjo qeveri nuk duhet të ketë në gjirin e saj përfaqësues partish politike, por personalitete të spikatura të jetës akademike dhe publike të vendit, figura me integritet të plotë dhe ndershmëri personale dhe profesionale të gjithë-pranuar nga shqiptarët. Vendi ynë ka figura të lëna mënjanë nga politika e vjetër që janë të aftë dhe të gatshëm, për t’u angazhuar në këtë projekt historik për rithemelimin e një Republike ku elitat qarkullojnë dhe përtërihen normalisht.
    Detyra themelore e kësaj qeverie, (edhe me një asistencë të kualifikuar ndërkombëtare) duhet të jetë çlirimi i votës, nëpërmjet ndryshimit total të Sistemit Zgjedhor, hapja e tregut për forcat e reja dhe për individët e pavarur, zhdukja e pabarazive dhe diskriminimit për partitë e reja; Garantimi i zgjedhjeve të ndershme ku vota të ketë të njëjtën peshë për të gjithë konkurentët, rikthimi i listave të hapura që populli të mund të zgjedhe drejtpërdrejt përfaqësuesit e tij; Renditja e deputetëve në propocional të bëhet nga lista emërore e mazhoritarit sipas votave që përfiton çdo kandidat i cili ka konkuruar, por nuk ka fituar në mazhoritar; Depolitizimin e KQZ dhe komisioneve partiake, që menaxhojnë procesin zgjedhor. Zgjedhjet duhet të administrohen nga një administratë jopartiake e përbërë nga punonjësit e bankave, noterët, gjykatësit, prokurorët, studentët e ekselencës së fakulteteve etj. Asnjë person që ka qenë komisioner dhe numërues i zgjedhjeve nga viti 1996 e deri sot nuk duhet të lejohet të përfshihet në administratën zgjedhore; Vendosjen e sistemit elektronik në votim dhe numërim, jo me teste dhe eksperimente, por njëherësh në të gjithë vendin. Nuk duhet lejuar më që të transportohen kuti të panumuruara për në ZAZ. Votat duhet të numërohen në qendrat e votimit; Forcimin e ligjit për financimin e partive dhe fushatave; Reformimin e plotë të ligjit të partive, i cili duhet t’i detyrojë forcat politike për zbatimin e rregullave të brendshme demokratike, primareve, debatit, fraksioneve, standartet e partive moderne demokratike etj; Vendosjen e referendumeve lokale e kombëtare si praktikë normale për çështje madhore që prekin drejtpërdrejt interesat e qytetarëve; Ndryshimet ligjore që do mundësojnë president të zgjedhur nga populli dhe deputetë pa asnjë imunitet në ligje ose në Regulloret e Kuvendit; Vendosjen e dënimeve shumë të forta në Kodin Penal për veprat kriminale të shitjes, blerjes, falsifikimit, shantazhit, ofrimit ose premtimit të vendeve të punës në shtet, etj, në funksion të mbledhjes së votës dhe manipulimit të procesit zgjedhor.
    Kjo është e vetmja rrugë që Shqipëria të dalë nga kjo krizë dhe situatë e rëndë dhe komplekse.
    #ZgjidhjaPërShqipërinë

    Panorama

  11. #20
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pyetja jote eshte shume me vend. Problemi me ata qe e "mbeshtesin protesten" me fjale e nuk dalin te protestojne, eshte se ata e presin qe ndryshimin t'ua sjelli politika, opozita, Basha, Filani, Fisteku, Amerika, Evropa, bota. Nuk e kuptojne qe Rama po u shkaterron jo vendin, po u shkaterron familjen.

    Ne proteste kish dale edhe nje socialist qe i dha voten Rames. Ka pune te mire ne Tirane. Ben nje jete me te mire se 90% e shqiptareve fale punes e te ardhurave. Kur nje tjeter socialist qe punon per te e pa ne proteste, e pyeti:

    - Te me kishin thene qe ti kishe dale te protestoje nuk do ta kisha besuar. Po tani qe te poqa vete ne proteste prape nuk nuk arrij ta besoj qe ti ke dale te protestosh.

    - Perse habitesh? - ia kthen socialisti.

    - Ti ke biznes, pune, jeton si mbret. Une e di shume mire qe ti je socialist.

    - Po, ashtu eshte.

    - Pse ke dale ne proteste atehere?

    - Te dy femijet e mi jane ne gjimnaz. As djali dhe as vajza nuk duan te vazhdojne shkollen ketu. Duan te ikin prej ketej sic po ikin gjithe shoket e shoqet e tyre.

    - Ti ke para t'iu japesh edhe shkolle jashte!

    - Nuk eshte puna tek paraja. Eshte puna se une e time shoqe do te ngelemi si qyqe ne Tirane. Nuk kane per tu kthyer me ne kete vend...

    Albo
    Albo, te jete deri ketu ne kemi hyre ne evrope, por nuk jane te gjithe si ky socialisti qe i do femijet te lidhur pas vetes. Ka familje qe s`arrijne 3 vafte zoteri. Kudo ne evrope dhe amerike nuk rrojne bashke me femijet, apo jo? C`ka bere kjo klase politike per sa rrojne me 500 leke ne dite, jane 28 vjet, (pa leri ti keta socialistet biznesmene qe shkruan)!!!!!!! E di ti sa eshte pasuria e politikaneve (nga e majta ne te djathte????), shiko vetem pallatin e liderit te djathte qe perfitoi shperblimin prej 12 milion euro..., kur masa e familjeve s`arrijne dot muajin. Na qenkan vene ne krahe te qytetareve keta!!!!! Cfare hipokrizie thjesht per karriket dhe parate e tyre. Cfrytezojne naivitetin e njerezve qe i ndjekin. Po mire ja bejne ketij populli qe i voton
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 25-02-2019 më 05:10
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •