
Postuar më parë nga
ilia spiro
Sa per sqarim. Une jam pro protestave qe mbahen, sepse keto jane katalizator i demokracise. Pra une e kuptoj kete levizje "nga poshte."Edhe pse demokracia eshte thjesht iluzion ne Shqiperi. Kjo sepse shqiptaret jane ne limitin ku ndahet varferia nga mjerimi, ne nje pjese te tyre te konsiderueshme. Nuk mund te kerkosh nga ky popull "demokraci". Kjo mund te ndodhe kur e ardhura minimale mujore per 1 person te jete te pakten 40,000 leke. Une fola per Bashen pasi bemat e ketyre 6 viteve shihen qarte. Fola pra per alternativen. Megjithe punet e bera, 240 milion dollare i jane marre shqiptareve te varfer. Nuk eshte justifikim puna e bere, per shperdorimet e pervehtesimet. Por, kjo eshte e zakonshme tani, e s`ka cudi. Dhe prandaj thashe gje gjithe klasa politike, duhet te dale ne pension, pasi te dorezoje c`ka vjedhur. Kjo eshte drejtesi. Gjithcka tjeter s`eshte gje vecse nderrimi i klases se hajduteve ne pushtet. Qe te ndryshoje populli duhet te permiresohet ne rradhe te pare gjendja ekonomike. Kur ke barkun bosh, mos kerko nderrim mentaliteti. PD+LSI, e ca te tjera, jane "krah qytetareve", me paret e tyre ne xhepa. Lufta eshte thjesht per qellimet e tyre pushtetare dhe monetare. Prandaj populli qe voton per nje cope buke, nuk mund te fajesohet. Ata qe votojne me mendimin se mund te ndryshohet dicka me kete klase politike (ku ben pjese edhe ti), jane thjesht te paditur, qe e meritojne fatin e tyre dhe tonin bashke. Vetem nje klase misionaresh politike mund te fillojne te ndryshoje dicka. Po, kjo s`mund te ndodhe pa hequr keta qe jane sot. Megjithate jam dakord me mendimin tend, qe e shprehe indirekt, se "cdo popull meriton qeverine qe ka". E meriton pra te jete populli me i varfer ne evrope, po se po, por edhe ne shumicen e vendeve te Afrikes. Sepse e thote nje politikan filosof qe s`me kujtohet emri. "Nje popull qe voton vazhdimisht, hajdute, drogmene, vrases, oligarke (ose dicka e perafert), NUK ESHTE VIKTIME, POR ESHTE BASHKEPUMETOR ME KRIMIN"
ilia
Krijoni Kontakt