Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Dosja Saimir Tahiri: Qeveria e Edi Ramës në shërbim të trafikantëve të drogës

    Një lidhje gjaku mund të ketë shumë rëndësi. Sidomos nëse e ke me një ish-ministër-i larguar nga detyra në mars-tepër të përfolur, pasi në vendin e tij akuzohet se mbron një klan trafikantësh droge.

    Në Shqipëri, lajmi i arrestimit të Moisi Habilajt ka krijuar një tërmet të vërtet politik. 39-vjeçari, i kapur dje nga bërthama e policisë gjyqësore të Guardia di Finanza të Catanias në kuadrin e operacionit “Rosa dei venti”, është kushëri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. I përfunduar më 2005 në syrin e ciklonit pas deklaratave të kreut të policisë kufitare të Vlorës, Dritan Zagani, i cili e akuzoi publikisht për bashkëpunim me krimin e organizuar lokal që merrej me trafikun e marijuanës nga Ballkani.

    Sipas policit i detyruar më pas të strehohej në Zvicër, pasi akuzohet se u ka shitur informacion autoriteteve italiane dhe për këtë është në kërkim-kushërinjtë e ministrit transportonin drogë duke shfrytëzuar makinën private të tij.
    Një Audi A8 e parë shumë herë të kalojë kufirin grek, por jo vetëm. I interesuari direkt, nga ana e tij, ka përgënjeshtruar gjithmonë, duke shpjeguar se makinën ua kishte shitur kushërinjve, por në të zezë, që më 2013. Verifikimet e detektivëve italianë megjithatë tregojnë një histori të ndryshme, në të cilët del edhe emri i politikanit.

    Moisi Habilaj në Siçili kishte urën kryesore të punëve të tij, falë një rrjeti grosistësh të aftë për të blerë me pará në dorë qindra kile marijuanë, për t’ua shpërndarë pa dallim të gjithë klaneve mafioze aktivë në sheshet e shitjes. Jo vetëm në Catania, por edhe në Siracusa e Ragusa.

    Në Shqipëri, mbi kushëririn e ministrit ka pasur vetëm dyshime të shumta. Asnjëherë i hetuar, asnjëherë i arrestuar, por shumë herë i fotografuar, për shembull me kreun e policisë kufitare të Dhërmiut. Një rezultat i udhëtimeve të shumta nga Shqipëria në Siçili, duke kaluar nga Puglia, për të akorduar shitjet e drogës, përshtatjen e vendit të zbarkimit dhe ato të ruajtjes së drogës.

    Hetime që çojnë në emra e mbiemra. Si ai i Antonino Rielas, i dyshuar si pikë referimi në Catania për blerjen e drogës nga Shqipëria. Ushtarakët në nëntor 2013 monitoruan një takim midis këtij të fundit dhe Florian Habilajt, vëllai i Moisiut, pra edhe ai kushëri i ministrit Tahiri.

    Takimi kokë më kokë u zhvillua në lagjen San Giorgio dhe, sipas akuzave, Riela i ka dhënë aty 30 mijë euro në dorë për një sasi marijuane. Objektivi ishte të merrnin veten sa më shpejt që të ishte e mundur nga sekuestrimi i 1650 kilogramëve në tetor, në shkëmbinjtë e Baia del Silenzio në Castelluccio, pranë Augustas.
    “Sikur të kisha pasur një kallashnikov do t’i kisha vrarë të gjithë. Bam, bam bam”, thoshte Moisiu, i përgjuar, i zemëruar për ngarkesën e kapur dhe për vështirësitë për të mos u kapur nga “të zinjtë”, më saktë forcat e rendit.

    Shqipëria për kushëririn e ministrit duhet të ketë qenë prej vitesh një zonë e lirë për punët e tij. Në një përgjim të bërë nga Guardia di Finanza e Catanias, vetë Moisiu i zbulonte disa detaje bashkëbiseduesit, një siçilian, titullar i një stacioni furnizimi Q8 pranë Lentinit: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh që policia shqiptare është e korruptuar dhe ndodh që edhe vetë shefi i policisë personalisht ndihmon për ngarkimin e thasëve”.

    Në të kundërt, në Itali, grupi pëson sekuestrime të vazhdueshme, si ai i 289 kileve marijuanë në Palagonia. Furnizimet ishullore të kartelit italo-shqiptar janë bllokuar edhe në portin e Ripostos apo në parkimin e qendrës tregtare Porte në Catania, ku hetuesit kanë gjetur një kamper me qira, të mbushur me drogë. Nisin kështu bisedime të gjata për të planifikuar dërgesa të reja dhe pikërisht në këtë moment Moisiu flet për kushëririn e tij ministër: “30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit”.

    Politikani futet në valle edhe në lidhje me makinën tashmë të famshme. Kushëriri, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj, kanë shkuar në Siçili edhe me Audin që me letra i përkiste ende ministrit.

    Ari i gjelbër i Ballkanit ka përfunduar edhe në dispozicion të Sebastiano Sardo, prej pak kohësh i penduar i drejtësisë, por në të shkuarën menaxhues i drogës për klanin Cappello në Catania. Për shqiptarët ishte “ai me syze” me të cilin bënin marrëveshje fitimprurëse edhe për furnizim me armë.

    “Nëse sjellim diçka për të, i japim edhe ndonjë kallashnikov. Le të vriten mes tyre, kujt i plasi, ata i duan për vete”, thuhet në një përgjim.
    Marrë nga Meridionews.it-Përgatiti: SYRI.net
    Emri:  c0dedce4a7a5fa8f4ee4f2aae455024d75d1f017.jpg

Shikime: 3011

Madhësia:  49.1 KB

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Reagon Edi Rama: U shokova nga biseda e dy trafikantëve. Saimirin e njoh prej vitesh

    Ka reaguar më në fund edhe Edi Rama në lidhje me arrestimin Moisi Habilajt dhe bërjen publike të përgjimeve të policisë italiane ku përmendet Saimiri.

    Me një deklaratë në faqen e tij në Facebook Edi Rama kërkon të vërtetën.

    Deklarata e Edi Ramës në Facebook:

    DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

    Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

    Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

    Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

    Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam - Me shtet, punë, mirëqenie.

    Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Kokëdhima: Rama të dorëhiqet, Tahiri të arrestohet

    Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ju ka bërë thirrje autoriteteve që të arrestojnë menjëherë ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, emri i të cilit është i përfshirë në trafikun e drogës..

    Përmes një reagimi në Facebook, Kokëdhima kërkon që edhe kryeministrin Edi Rama të japë menjëherë dorëheqjen, pasi ishte ky i fundit i cili edhe kur Tahiri akuzohej, dilte dhe e merrte në mbrojtje.

    Ja postimi i plotë i Kokëdhimës në FB:

    Saimir Tahiri deklaronte publikisht në “Top Story” në shtator 2015: “Pse duhet të jap dorëheqjen, se ma kërkon opozita, se del një punonjës i policisë, që sot duhet të ishte në arrest, se paskam ca kushërinj të largët të cilëve iu kam shitur makinën dhe kjo qenka problem? Nëse zotërinjtë për të cilët bëhet fjalë gjenden fajtorë nga prokuroria dhe rezulton që janë trafikantë, po atëherë do i kërkoj falje publikut se iu paskam shitur makinën ca trafikantëve!”.

    Dje u arrestua Moisi Habilaj, kushëriri në fjalë i Saimir Tahirit. Shërbimet Italiane kanë nje dosje me 416 faqe përgjime ku rezulton se Saimir Tahiri është i përfshirë direkt si mbështetës dhe përfitues milionash nga trafikantët e hashashit.

    ZGJIDHJA nuk pret asnjë ndjesë nga ish-ministri i kartelit të drogës, që kanabizoi vendin, mbushi me drogë mbarë Europën, fuqizoi krimin e organizuar dhe e la vendin në dorën e bandave që lajnë hesapet rrugëve të qyteteve dhe fshtatrave të terrorizuara të Shqipërisë.

    Çmontimi i kartelit shumë të rrezikshëm të drogës, që është në pushtet prej 4 vitesh duhet të nisë nga dorëheqja e Edi Ramës dhe arrestimi i Saimir Tahirit dhe dhjetra drejtuesve të lartë të policisë që u vunë në shërbim të trafikantëve, me dhe pa lidhje farefisnore, por me lidhje të fuqishme interesash për të nxjerrë milionat nga ekonomia kriminale e kanabisit. Agjensitë e huaja partnere të Shqipërisë i kanë të dokumentuara plotësisht se çfarë i bënë Shqipërisë dhe Europës këta trafikantë të veshur me pushtet.

    ZGJIDHJA e ka denoncuar me qindra herë se pas trafikut të mariuanës qëndrojnë Edi Rama dhe Saimir Tahiri dhe se mafia e mariuanës ka kapur gjithçka dhe drejton vendin.

    ZGJIDHJA inkurajon prokurorinë që të çojë deri në fund hetimet e nisura mëse dy vite më parë, t’i vlerësojë akuzat e ish-punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit që u tradhëtuan, u shkarkuan apo u detyruan të lënë vendin dhe të kërkojnë azil politik në Europë, pasi mbetën në mëshirë të trafikantëve.

    ZGJIDHJA do punojë për qetësimin e vendit, rikthimin e rendit dhe të sigurisë, drejtësisë dhe shtetit ligjor, për çmontimin përfundimtar të kartelit të drogës, që nis nga kryeministria dhe përfundon te trafikantët e mëdhenj. ZGJIDHJA do ngrejë ekonominë legale të kanabisit në favor të shtetit, do e dekriminalizojë përdorimin, do lirojë nga burgjet dhe do amnistojë të dënuarit si përdorues dhe do e zhdukë mafien e hashashit në Shqipëri.

    Rama, në vend të spektaklit mediatik, me të cilin ua shplan trurin përditë shqiptarëve të mjerë të cilët jetojnë nën rregjimin e bandave të drogës dhe oligarkisë së krimit dhe të korrupsionit, duhet të paguajë çmimin për uzurpimin dhe rrënimin e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të institucioneve, qeverisë dhe interesave të larta ekonomike e shtetërore, për kriminalizimin e çdo qelize të shoqërisë dhe të shtetit, për shkatërrimin e lirive politike dhe ekonomike dhe për vendosjen e sundimit të plotë të oligarkisë së krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri.

    ZgjidhjaPërShqipërinë

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit



    Habilaj përmendi Tahirin; dosja italiane për bandën e drogës
    17/10/2017

    Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

    Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë.

    Top Channel disponon dosjen me këto fragmente të përgjimeve të bëra nga autoritetet italiane.

    Grupi i trafikantëve të arrestuar nga policia italiane për 3.5 tonë hashash ishte vënë prej kohësh nën pergjim. Moisi Habilaj, bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë kanë tashmë një dosje prej 416 faqesh me fakte dhe biseda të përgjuara, ku ata përmendin emra dhe para dhe që është baza e vendimit të Gjykatës së Katanias për burgosjen e tyre.

    Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

    Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të kësaj bisede.

    “Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

    Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Kjo makinë ishte në emër të Saimir Tahirit.

    Emri i ministrit del gjithashtu edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelës, ose Sabi.

    “Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhet aty./TopChannel
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 17-10-2017 më 11:15

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Reagon Edi Rama: U shokova nga biseda e dy trafikantëve. Saimirin e njoh prej vitesh

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Ka reaguar më në fund edhe Edi Rama në lidhje me arrestimin Moisi Habilajt dhe bërjen publike të përgjimeve të policisë italiane ku përmendet Saimiri.

    Me një deklaratë në faqen e tij në Facebook Edi Rama kërkon të vërtetën.

    Deklarata e Edi Ramës në Facebook:

    DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

    Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

    Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

    Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

    Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam - Me shtet, punë, mirëqenie.

    Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!
    Me pak fjale kjo deklarate mundet te zberthet keshtu : "Tahirit nuk ja futa une. Tani kemi qeverin e re,keto jane ngjarje qe i perkasin qeverise tjeter.

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Saimir Tahiri eshte kandidati me serioz per president 4-vjecarin qe vjen!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Te gjithe president nuk do behen ! Ndonjeri duhet te sakrifikohet edhe per partine ! Ne fillim Gjika,pastaj Koço tani i ra lapsi Tahirit.

    Mos hapni te tilla parrulla se eshte rruge e veshtire. Me zor ndejtem 3 muaj ne çader per te zgjedhur Meten president. Nuk eshte aq e lehte ; te mbledhesh partine,partia te caktoje Gramozin,qe ti thot Saliut dhe Saliu ti japi urdher qe Luli te futet ne çader.


    Tani kemi prioritet reformen zgjedhore.Para reformes zgjedhore nuk bejme asgje tjeter.Ah;po filluan prap keta te huajt me vetingje a stervetingje ne futemi prap ne çader.

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Ministri flet pa dorashka..


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Pa dorashka ishte dhe pa dorshka foli. Ne situata te tilla jo dorashkat po as breket prej hekuri nuk bejne pune.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    2053 (19-10-2017)

  11. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Nuk e kane fajin njerezit joooo, fajin e ka sistemi!
    Pse donin ata te rrezikonin jeten me skaf per te trafikuar droge? Po se mos u gjeti pune shteti si magaziniere apo fatorino dhe ata nuk pranuan!
    Prandaj thom qe e ka fajin sistemi.

    Ps. Si nuk na ecen ne shqipove me keto sistemet mer vlla! Na moren ne qafe na moren.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •