Close
Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 149
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Shpėrthen Adi Krasta ndaj kryeministrit: Rama ka veneracion ndaj banditėve /VIDEO

    Posted: 21:30, 13/10/2015

    adi krasta-edi rama

    Gazetari Adi Krasta ka shpėrthyer nė akuza ndaj kryeministri Edi Rama. Nė emisionin e tij, “A Show”, njė Agon Channel tė datės 7 tetor, Krasta thotė se kryeministri ka veneracion ndaj banditėve pasi “ata e tėrheqin me tė kaluarėn e ashpėr dhe pandėshkueshmerinė dhe sidomos me transformimin e guximshėm nė njerėz tė pasur dhe tė fuqishėm me pushtet”.

    Gjithashtu Krasta thotė se edhe media nė kėto kohė ėshtė shumė e lidhur me pushtetin, pasi o janė falur ose janė nė pritje tė falen.


    “Sa pėr median qė e motivon aq shumė deputetin shqiptar tani mė ėshtė bėrė e qartė se nė vendin tim ajo nuk ka qenė kurrė kaq dallueshėm me pafuqinė e vet. Nėse pėrpara vitesh ajo ishte gojėmbyllur sepse e goditur, nėn trysninė dhe inatin qė shkaktonte dalja e informacionit tė pa kontrolluar, sot pjesė tė tėra tė saj, janė thjeshtė nė shėrbim. Pronarėt mediatik , thuajse tė gjithė janė pjesė gojėhapur nėn peshėn e kėsaj strukture. Ato janė tė shpėrblyer, tė falur ose nė pritje tė falen, e cila ėshtė mė e rėndėsishme se sa njė parti e veēantė dhe qė Henri Ferlaj, e quajti “establishment”.

    Ka qenė gjithė shumė e vėshtirė nga pikėpamja gazetareske tė merresh me parti qeveritare. Kryeministra qė maja e pushtetit tė momentit i ka vetėgėnjyer jo pa pasoja pėr njė fuqi tė pėrjetshme, por ėshtė bėrė e pamundur tash ku partia nė pushtet, pastruar plotėsisht nga ideologjia, ka qasje tė njėjtė me partinė e opozitės, tė rėnė nga pushteti dhe partia e tretė ėshtė bėrė po aq e rrezikshme nė kėtė amalgamė, ku pasanikė tė mėdhenj e tė paprekur, formojnė kėtė rreth apo rrjetė sė bashku me pronarė mediesh, jo rrallė tė quajtur baronė mediatik, pėr tė ruajtur tė gjithė bashkė e me ēdo mjet, atė qė quhet “statuskuo”, ku pushteti dhe pasuria qėndron aty e palėvizshme e paprekshme nga ata poshtė, dmth ne.

    Lidhjet e shumėpėrfolura tė drejtuesit tė qeverisė apo tė qeveritarėve tė tij me rekorde kriminale apo banditė tė dikurshėm tė shndėrruar nė zotėrinj me fuqinė e parasė, nuk janė njė referencė lokale dhe jo vetėm shqiptare. Fjala vjen, ish-kryeministri britanik, Toni Bler pėr shkak tė marrėdhėnies sė tij me diktatorin kazak, presidentin Nazarbajev. Bler fitoi 13 milionė dollarė nė vit pėr tė bėrė kėshilltarin e atij regjimi. Kjo nuk ėshtė ilegale, sigurisht, shkruan Ouen Jons qė ka shkruar librin “Establishment”.

    Ish-kryeministrat pėrfitojnė prej lidhjeve tė biznesit me diktatorė nė vendet e tyre qė shkelin tė drejtat e njeriut, edhe pse kjo duket e shėmtuar kjo nuk ėshtė e ndaluar me ligj. Tė kuptosh sot kufirin poroz, dmth me hapėsira qė ndan botėn politike me atė tė korporatave ėshtė thelbėsore pėr tė kuptuar vetė kapjen qė elita korporatave i ka bėrė elitės sė demokracisė ballkanike.

    Ndaj nuk mė ēudit veneracioni i qė drejtuesi i qeverisjes ka ndaj banditėve tė zakonshėm, ata natyrisht e tėrheqin me tė kaluarėn e ashpėr dhe pandėshkueshmerinė dhe sidomos me transformimin e guximshėm nė njerėz tė pasur dhe tė fuqishėm me pushtet. Paraardhėsit e drejtuesit i kanė pėrdorur banditėt kur ua kishin nevojėn, sot ata venerohen dhe mbrohen”, thotė gazetari Adi Krasta, gjatė emisionit tė tij “A Show”.

    5 Responses to Shpėrthen Adi Krasta ndaj kryeministrit: Rama ka veneracion ndaj banditėve /VIDEO





    Kristaq 13/10/2015

    Ke qene nje sherbetor dhe adhurues i padinjitetshem i Edvin K.Rames .









    det'mal 13/10/2015

    Esht i mencur ai qe e kupton qe ne mengjez , se kur e kupton andej nga darka e mori ferra uraten .









    Saimir 13/10/2015

    Ty dhe saimir kodren du tju fusi burg ai se keni gjith jeten qe i boni mastrubim atij ed palles









    nivle 13/10/2015

    Jam dakort me ty zoteri. Keta jane bere shoke e siesi te ruajne pozitat fitimprureseqe kane. Me ane te medias e me ane te burgut.









    titi 14/10/2015

    duhet te kerkosh falje z, krasta ne fillim, sepse JU e mbeshtete
    SYRI.NET
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Bujar Leskaj,Gjiknuri dhe Kryeministri Rama
    Enjte, 15 Tetor 2015 00:14 "Koha jone"
    Bujar Leskaj,Gjiknuri dhe Kryeministri Rama







    Kontrolli i Lartė i Shtetit ka kallėzuar dje penalisht ministrin e Energjisė dhe Industrisė, Damian Gjiknuri, pėr marrėveshjen e arritur me CEZ. Ministri sėbashku mė Avokatin e Shtetit kanė hartuar dhe nėnshkruar nė maj tė vitit 2014 marrėveshjen me kompaninė ēeke CEZ. Dokumenti qė u vlerėsua si njė hap qė mbyllte mosmarrėveshjet mes shtetit shqiptar dhe kompanisė ēeke, sipas KLSH-sė i ka shkaktuar shtetit tonė njė dėm kolosal prej 479 milionė eurosh. “Referuar pėrmbajtjes sė Marrėveshjes pėr Zgjidhjen me Mirėkuptim, tė nėnshkruar mė datė 23.06.2014, nga Grupi i Punės i kryesuar nga Ministri Gjiknuri, evidentohen fare qartė elementėt e njė marrėveshjeje tėrėsisht tė pabarabartė dhe jo nė proporcion me pretendimet e deriatėhershme tė Shtetit Shqiptar ndaj CEZ , duke i shkaktuar njė dėm ekonomik nė shumėn 479 milionė euro”, thuhet nė njoftimin e KLSH.

    Ministri Gjiknuri reagoi mbrėmjen e djeshme duke e akuzuar KLSH-nė si institucion tė vėnė nė shėrbim tė Partisė Demokratike, nisur nga fakti qė akuzat e para pėr kėtė marrėveshje erdhėn ndaj tij nga selia blu. Tani zjarri CEZ ėshtė ndezur dhe nuk shuhet kollaj pasi flitet pėr njė dėm prej afro 480 milionė euro qė mund tė ishin nė buxhetin e shtetit, sipas KLSH.

    Por cilat janė akuzat e KLSH pėr Gjiknurin? Nė dokumentin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit jepen me detaje tė gjitha pikat ku marrėveshja penalizon shtetin tonė: 352 milionė euro dėm ėshtė shkaktuar shtetit nga detyrime financiare qė CEZ sh.a. kishte ndaj shtetit shqiptar si pasojė e keqmenaxhimit 2009-2012. Marrėveshja e firmosur nga ministri i fal kompanisė ēeke kėto para. Ndėrsa kjo marrėveshje ka falur dhe 95 milionė euro, qė ishte shuma e dakordėsuar qė pala shqiptare derdhi pėr llogari tė CEZ sh.a. si pjesė e ujdisė pėr zgjidhjen me mirėkuptim tė mosmarrėveshjes. Dėmi tjetėr ėshtė 32 milionė euro zhvlerėsimi i vlerės sė 24 pėrqind tė aksioneve tė shtetit nė kompaninė e shpėrndarjes sė energjisė elektrike. Nė total janė 479 milionė euro qė kanė ikur nga arka e shtetit vetėm pėr tė mbyllur njė proces gjyqėsor me komaninė CEZ, ku nė tė gjitha rastet ishte ajo qė nuk kishte realizuar pikat e kontratės.

    Ēėshtja CEZ ka qenė ndėr gjėrat mė tė debatuarat gjatė javėve tė fundit, ku ka pasur akuza dhe sulme tė shumta politike. Por padia e djeshme ėshtė i vetmi hap serioz i strukturave tė shtetit dhe nuk kemi tė bėjmė mė akuza politike, por me njė auditim dhe padi tė bėrė nga Kontrolli i Lartė i Shtetit. Njė institucion kushtetues serioz dhe me njė drejtues tė tij Bujar Leskaj qė shquhet pėr korrektesi e mosnėnshtrim ndaj askujt nė hierarkinė politike. Leskaj njihet si njė njeri qė i hodhi ēelesat nė zyrėn e ish-kryeministrit Berisha kur ai i kėrkoi dorėheqjen sepse njė lob mediatik pranė PD-sė nuk merrte para nga ministria e Turizmit qė drejtonte Bujar Leskaj dhe e kishte bėrė qė armiqėsia mes Berishės dhe Leskaj tė arrinte kulmin duke mos e vendosur as nė listėn e deputetvė tė PD-sė pėr Vlorėn. Kjo krijoi ndarjen pėrfundimtare tė Bujar Leskaj me PD-nė derisa presidenti Topi e dekretoi pėr kryetar tė KLSH pas votimit kundėr tė kandidaturės sė Sali Shehut. Pra PD dhe Berisha u detyrua ta votojė Leskaj nga halli e jo nga qejfi. Edhe nė vitet e qeverisjes sė Berishės, KLSH ka bėrė denoncime tė forta e ku janė acaruar ministrat demokratė e kanė shkuar nė prokurori.

    Kush e njeh Bujar Leskaj nuk mund tė thotė se raportin ia paska bėrė Berisha apo Rama, Meta apo Basha. Ndaj edhe akuza e mbrėmshme e ministrit Gjiknuri ndaj KLSH e Leskaj se “raportin ua ka bėrė PD-ja” nuk zė vend. Ka prapė raporte e dokumente KLSH edhe pėr dy ministra tė tjerė ! Prisni edhe pak !

    Nuk flitet pėr qindarka tė shpėrdorura nga bordet e ministrive, por pėr njė prej shumave mė tė mėdha qė rėndon nė buxhetin e shtetit. Pas akuzave pėr rrugėn Durrės-Kukės pėr Lulzim Bashėn, ku dėmi llogaritet 220 milionė euro, ky ėshtė skandali mė i madh me dyfishin e ēmimit.

    Sė bashku me ministrin Gjiknuri, pjesė e grupit negociator ka qenė dhe Ministri i Financave, Shpėtim Cani dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Arben Ahmetaj. Tre ministrat kryesore kanė dėshtuar nė hartimin e njė marrėveshje qė mund tė ishte mė e favorshme pėr shtetin shqiptar. Sipas KLSH-sė lehtėsirat qė i janė krijuar kompanisė ēeke janė tė shumta. “Nga pėrcaktimet e bėra nė marrėveshje, pala shqiptare paraqitet tėrėsisht nė kushte jo tė barabarta, madje nė pozita tepėr inferiore dhe tė disfavorshme karshi CEZ, duke e favorizuar atė nė ēdo aspekt, pretendim, dėmshpėrblim, pėrgjegjėsi, duke pėrdorur standarde tė dyfishta pėr tė njėjtėn ēėshtje madje dhe nė ēdo risk tė mundshėm hipotetik qė mund ti vijė kėsaj kompanie nė tė ardhmen”,- thuhet nė raportin e KLSH.

    Ēfarė e ka detyruar ministrin Gjiknuri qė tė nėnshkruante njė marrėveshje ku dukshėm shteti shqiptar dilte me humbje? E ka urdhėruar kryeministri qė tė merrej si kompensim vota ēeke e ndaj duhej firmosur? Nė reagimet e para kur u fol pėr skandalin “CEZ”, ministri deklaroi se marrėveshja u kėrkua nga institucionet ndėrkombėtare si njė garanci pėr bizneset e tjera. Pra, shteti shqiptar duhet tė pranonte kushte tė pafavorshme vetėm qė tė “pėrmirėsonte klimėn e biznesit”. Por 479 milionė euro kush i paguan sot? Me ēfarė tė drejtė taksapaguesve u vidhen gati 500 milionė euro vetėm qė njė kompani e huaj tė mos ankohet nė arbitrazh dhe tė ruajmė imazhin e vendit? Kėtė thotė edhe KLSH nė padinė e tij.



    Tani ministri Gjiknuri, kryeministri Rama dhe Kryetari i KLSH, Leskaj do pėrballen nė prokurori e gjykatė.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Nga Lutfi Dervishi

    Nėse do tė kishte dėnim pėr keqpėrdorim tė fjalės reformė- jo burgjet e Shqipėrisė, por as ato tė Rusisė nuk do tė kishin kapacitet pėr tė mbajtur fajtorėt.

    Reformė ėshtė fjala mė e (sh)pėrdorur nė epokėn 25 vjeccare tė tranziconit. Por sa mė shumė kalojnė vitet aq mė shumė rritet abuzimi me “reformėn”. Edhe nė google po ta vendoėsh fjalėn e gjorė… tė dalin menjėherė mbi 10 sugjerime: reformė nė drejtėsi, refomė nė arsim, reformė nė bujqėsi, reformė nė shėndetėsi, reformė nė ekonomi, reformė sport, reformė zgjedhore, reformė nė tatime, reforma e pronėsisė, reforma nė biznes…etj

    Abuzimi me fjalėn reformė nis nga aksionet dhe fushatat.

    1. Fushata dhe reforma
    Gjatė muajve tė fundit kemi dėgjuar nisjen e shumė fushatave/aksioneve, lojrat e fatit, aksion pėr ndėrtimet pa leje, aksioni antiformalitet etj. Fushatat dhe aksionet si rregull kanė njė ditė nisje me shumė bujė dhe shuhen si uji i dalė nga shtrati qė kthehet sėrish aty ku ishte…

    2. Zbatimi ligjit dhe reforma
    Nėse njė njeri nuk pi duhan nė ambientin ku nuk lejohet, nėse dikush paguan nė rregull faturėn e dritave dhe tė ujit, nėse dikush nget makinėn duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor, nėse shitėsi tė jep kuponin tatimor, – kėtu kemi tė bėjmė me zbatimi ne ligjit. Janė tė lavdėrueshme dhe tė duartrokitshme nė ccdo kohė, pėrpjekjet dhe rezultatet e arritura, njė pjesė shumė tė dukshme , por nuk kemi tė bėjmė me reforma. Thjesht po zbatohet ligji dhe kėtu nuk po shpikimi rrotėn.

    3. Seminari dhe reforma
    Janė dhjetėra lajmet qė nė mėnyrė tė pėrsėritur kumtojnė ccdo ditė fjalėn reformė nga tryezat e seminareve, ėorkshopeve, dhe duket se reforma ėshtė njė proces qė nis nė orėn 10:00 nė hotel Tirana dhe pėrfundon nė 19:30 nė edicionin kryesor tė lajmeve.

    4. Konferenca e shtypit dhe reforma
    Lexo pikėn 3.

    5. Gjobat dhe refoma!
    Projekligji ri pėr procedurat tatimore ka edhe fjalėn burg! Gjobat e larta qė si rregull shtojnė korrupsionin, po mendohen si zgjidhje pėr tė mbushur arkėn e shtetit! Mjaftojnė dy gjoba dhe njė biznes tė vogėl tė mbyllė qepenat pėr tė mos i hapur mė! Qėllimi gjobave ėshtė tė mbushė arkėn e shtetit dhe tė disiplinojė biznesin e vogėl… Por gropat nė buxhet, siē e tregojnė edhe shifrat hapen ėn dogana dhe tatime! Duke pėrdorur njė metaforė tė vjetėr, qypat me vaj ikin nė dogana dhe ushtria e isnpektorėve vrapon pas kokrrės sė ullirit nė tezgat e tregut ēam!

    6. Kasa fiskale dhe reforma!
    Pėr shtatorin pėr shembull u raportuar njė rritje e frikshme e numrit tė kuponave tatimorė tė lėshuar nga biznesi! Vuuuu, propaganda dhe jė togėfjalėsh qė sa herė e dėgjoj mė dalin dhėmbėt jashtė: ‘po bejmė shtet’!!! E vėrteta, janė rritur kupojnat, por janė arkėtuar mė pak lekė! Tani merre kuponoin futet nė ujė tė zier, lėre 30 minuta dhe jepja si ēaj ēdo mėngjes drejtoreshės sė tatimeve!

    7. Shifrat dhe reformat…
    Mark Tweni thotė se shifrat i kemi nė dorė, problem janė faktet!
    Ka edhe raste kur shifrat janė kokėfortė: psh pėr 9 muaj vetėm nė Gjermani kanė kėrkuar azil 45 mijė shqiptarė! Por edhe pėr kėtė e kemi pėrgjigjen e gatshme: ‘janė shqiptarė qė kanė ikur nga Greqia’! Sikur kjo tė ishte e vėrtetė, nuk do t’i kthenin nė Rinas, por nė Athinė!

    8. premtimet nuk janė reformė!
    Premtimet pėr 300 mijė vende pune, pėr ulje tė ēmimit tė energjisė, pėr uljen e tvsh-sė pėr ushqimet, pėr…. I ka marrė era qė nė momentin qė kanė dalė nga goja! Ajo qė tė bezdis ėshtė deklarimi se ke i hapur 120 mijė vende pune! Se si mund tė hapen 120 mijė vende pune, kur ekonomia rrritet 1% kjo mbetet misteri mė i madh pas UFO-ve, ose biem dakord pėr shifrėn 120 mijė nėse qeveria kėrkesėn pėr azil e quan hapje vendi pune!

    9 I fortė me tė dobtin…
    Kemi kryer kaq arrestime, kemi futur nė burg kaq persona, kemi ndėshkuar kaq e aq…. E vėrteta lakuriqe ėshtė se nė tė gjithė aksionet e nisura janė ndėshkuar tė dobtit, tė varfėrit, tė pamundurit…

    10. Facebook dhe reforma!
    Ka njė garė tė anėtarėve tė qeverisė se kush poston foto dhe grafikėt mė tė mirė! Ēdo ditė! Dhe mė e bukura kur nisin i bėjnė lakja dhe shoėrndajnė postimet e njėri tjetrit…sikur qeveria tė kishte nė jetėn e pėrditshme tė njėjtėn pėrkushtim qė ka ndaj realiteti virtual! Atėhere po, fjala Rilindje nuk do tė mbetej vetėm fjalė!

    Pėr herė tė parė nė kėto 20 vjet
    Kjo ėshtė shakaja mė e madhe qė shqiptohet tėrė seriozitet! Retorikė qė pėrsėritet kudo, mirė nė Kuvend dhe nė media, por harrojnė dhe ua thonė edhe tė huajve qė nuk janė shumė familjarė me estradėn politike kėtu! Pyetja sot ėshtė e thjeshtė: njė njeri qė shkon nė spital, ėshtė mė mirė sot apo 3 vite mė parė? Biznesi ndihet mė mirė sot apo 3 vite mė parė? Njerėzit kanė mė shumė shpresė sot apo tri vite mė parė?!

    Shtet do tė thotė sundim i ligjit pėr tė tėrė, rregulla tė barabarta, gjykata tė pavarura, transparencė, llogaridhėnie, media e lirė, dhe institucione tė pavarura!

    Po reforma?
    Reforma – ishte loja, – thuhej tek ‘Dueli heshtur’!
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Maqedonasi: Desh u alivanosa kur nipi mė tha: “Gjysh, i urrej shqiptarėt” syri.net



    Para disa ditėve, nipi im i vogėl nė klasėn e tretė, vjen nga shkolla dhe mė kumton njė lajm tė rėndėsishėm: ”I urrej shqiptarėt”. Mezi u mbajta nė karrige dhe gati sa u alivanosa, sepse ky konstatim nuk vinte nga shtėpia jonė. Kėshtu shkruan Nikolla Pisarev nga Qendra e Arteve Bashkėkohore.

    “Shkolla e tij ėshtė nė komunėn mė VMRO-iste tė qytetit, e mbushur me ikonografi adekuate. Mbahem nė karrige dhe mė bie ndėrmend se tė premte ėshtė dita e Xhumasė, ditė kur zakonisht dal edhe nė Ēarshi.

    Pa sulme dhe histeri, e binda nipin tim tė shkojmė deri nė Ēarshi pėr tė vizituar zanatēinjtė: Vlatkon, Xhelėn, Asllanin, pastaj tė blejmė fara pėr majdanoz tė xhaxhi Shaban, te ēajtorja ta takojmė hoxhė Ramadanin dhe tė bėjmė muhabet. Dhe nė fund te Destani pėr qebapė.

    Po shkonim me nipin nė vizitat e planifikuara, pastaj “Mirėdita” dhe “si je, si shkon puna”. Tė gjitha po i them nė gjuhėn shqipe….

    E pyes nipin pėr secilin nga personazhet, para tyre, se a i urren kėtė zotėrinj….

    Fėmija i habitur mė shikon dhe thotė: Jo gjysh, pėrse?

    “Po mė parė kur erdhe nga shkolla mė the se i urren shqiptarėt. Ja, shqiptarėt janė kėta miqtė e mi. A i urren tash?”

    Fėmija u skuq dhe nė mėnyrė naive m’u pėrgjigj: “Gjysh, por kėshtu thonė tė gjithė nė shkollė!”

    “Tė pshurrsha nė shkollė!” – i thashė.

    Ju them tė gjithė maqedonasve t’i dėrgojnė mė shpesh fėmijėt nė Ēarshi, tė mėsojnė shkollėn e jetės, pėrndryshe gjithė jetėn do mbesin VMRO-istė, humbje e madhe.”/INA
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    SKANDAL/ Tenderi pėr Zonėn Ekonomike tė Spitallės. Udhėtimi sekret i Olsi Ramės nė Kinė, takimet me konsorciumin fitues

    Posted on 09:26, 30/10/2015 by Syri.net

    olsi rama me shoke

    Fakte tė reja dalin nė dritė rreth njė afere tė vėrtetėt korrupsioni dhe favorizimi qė pėrfshin kėsaj here njė nga familjarėt mė tė ngushtė tė kryeministrit Edi Rama, konkretisht vėllanw e tij Olsi Rama. Ditėn e djeshme Ministria e Ekonomisė pėrmes Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave, zhvilloi procedurėn e pėrzgjedhjes sė zhvilluesit pėr Zonėn Teknologjike tė Zhvillimit Ekonomik tė Spitallės, nė Durrės.

    Sipas njoftimit tė Ministrisė sė Ekonomisė nė konkurrim u paraqitėn 2 oferta. Konsorciumi i kompanive kinez “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd”, oferta e tė cilėve parashikon njė vlerė investimi nė shumėn e 1.5 miliardė USD.

    Periudha e pėrfundimit tė tė gjitha fazave e ofruar ėshtė 9 vjet ndėrsa aktivitetet qė do tė zhvillohen brenda nė zonė pėrfshijnė industrinė e lehtė dhe atė tė mesme. Nė planin e saj tė biznesit, kompania kineze parashikon hapjen e rreth 90 mijė vendeve tė punės brenda periudhės nė fjalė.

    Ndėrsa Kompania e dytė e cila dorėzoi ofertėn e saj ishte kompania italiane “RENDur 4” sh.p.k. pėr tė cilėn komisioni ėshtė duke shqyrtuar ofertėn. Por ēfarė ka ndodhur nė tė vėrtetė?

    Burime konfidenciale pėr Syri.net, por edhe sipas hulumtimeve tona, bwhet me dije se nga 2 ofertuesit, firma italiane “RENDur4” sh.p.k. ėshtė njė firmė fantazmė, qe nuk ekziston aspak nė Itali dhe pėr kėtė ne bėmė edhe verifikimet pėrkatėse nėpėr regjistrat italianė tė regjistrimit tė bizneseve. Ky fakt lė tė dyshojmė qė pjesėmarrja e saj nė tender ėshtė bėrė thjeshtė pėr tė nxjerrė fitues konkurruesin e dytė.

    Ndėrsa dy firmat kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd” janė dy firma pėr tė cilat mund tė informohesh shumė qartė nė website-n e Qeverisė Kineze pėr Regjistrin e Kompanive: http://gsxt.saic.gov.cn/

    Nė kėtė website “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” rezulton tė jetė njė kompani shumė e vogėl, dhe pėr standardet e Shqipėrisė, me njė kapital prej 2,7 milionė euro (ose 20 milionė Juan) dhe nė historikun e aktivitetit tė saj, ajo ka blerė aksione tė njė prodhuesi tė vogėl farmaceutik. Kjo kompani rezulton qe nuk ka as faqe interneti siē janė standardet kompanive serioze.

    http://gsxt.zjaic.gov.cn/appbasicinf...84754884A10D77

    Sipas informacioneve qe zotėron SYRI.net, kjo kompani ndodhet nė njė zonė rurale tė Kinės, nė Quzhou tė provincės Zhejiang nė tė cilėt parexellance, nuk ekziston asnjė Zonė e Lirė Ekonomike.

    https://www.google.com/maps/place/1+...6e99f65c45c865

    Ndėrsa firma tjetėr pjesė e konsorciumit kinez nė garė “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd” nė aktivitetin e saj rezulton se ka si qėllim kryesor, mirėmbajtjen e shtėpive tė pleqve nė Kinė.

    E thėnė kjo, asnjė nga firmat kineze nė konsorcium:

    – nuk kanė kapacitetin financiar tė investojnė 1,5 miliardė dollarė, siē pretendohet nė njoftimin e Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes;

    – nuk kanė asnjė eksperiencė pėr zhvillimin e Zonave tė Lira Ekonomike

    – nuk kanė asnjė eksperiencė ndėrkombėtare;

    – nuk kanė certifikimet e nevojshme pėr aktivitet Free Trade Zone, nė Kinė

    – nuk paraqiten dje nė tender asnjė garanci bankare pėr investimin e tyre

    Madje nga informacione konfidenciale brenda Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomike, bėjnė me dije pėr SYRI.net se kompania “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” i ka shkruar vetė termat e referencės, tė cilat ministri Ahmetaj i paraqiti si sugjerime nga Universiteti i Harvardit dhe kjo shpjegon faktin e mungesės sė interesit nga kompani tė mėdha nė kėtė sektor.

    Roli i vėllait tė Edi Ramės, Olsi Rama nė kėtė aferė?

    A qėndron mbrapa kėtyre dy firmave kineze vėllai i Edi Ramės, Olsi Rama, dhe a ėshtė ai pėrfaqėsuesi de-facto i kėtyre firmave dhe fituesi real i Zonės sė Lirė Ekonomike tė Spitallės?

    olsi rama me shoke-1 olsi rama me shokeRezulton se nė 29 Korrik, njė delegacion i dėrguar nga Kryeministri Edi Rama dhe qė kryesohej nga i vėllai i tij Olsi Rama ka udhėtuar drejt Kinės pėr tė negociuar mbi pėrfshirjen e dy kompanive kineze nė kėtė tender. Nėse klikojmė nė faqen e web tė njė kompanie kineze tė ndėrlidhur AIWAN Grup, aty thuhet se Olsi Rama ėshtė i dėrguari zyrtar i Qeverisė Shqiptare nė kėto negociata, sėbashku me Kėshilltarin Tregtare tė Ambasadės Krivis Meēi dhe Gėzim Manēe, pėrfaqėsues pėr investimet nė Shqipėri.

    (kliko kėtu http://www.awjt.cn/P1.asp?id=19522

    Dhe pikėrisht Gėzim Manēe, sėbashku Xiaohe Zhou, pronarin e firmės kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd”, dhe qė shfaqet edhe nė fotot e takimeve qė Olsi Rama ka patur nė Kinė, dje janė paraqitur nė tenderin e Ministrisė sė Ekonomisė, dhe me shumė gjasė fituese e tenderit pritet tė jetė pikėrisht konsorciumi kinez me tė cilin ka negociuar personalisht i vėllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

    Po ēfarė fshihet pas gjithė kėsa skeme?

    Nė kėtė pikė ėshtė e domosdoshme qė organet kompetente dhe mediat duhet tė nisin sa mė parė verifikimet pėrkatėse. Sipas skemės sė zbardhur mė lart rezulton qė nė kėtė pikė pėrfituesi real i Zonės sė Lirė Ekonomike tė Spitallės prej 500 hektarė dhe pėr 99 vjet, janė Edi Rama dhe vėllai i tij Olsi Rama. Duket qartė se firmat e vogla kineze janė paraqitur nė tender thjeshtė sa pėr tė mbuluar kėtė mega-aferė korruptive.

    Realisht plan-biznesi real i nuk ėshtė zhvillimi i njė Zone Industriale nė Spitallė, pasi ajo zonė nuk ka njė port tė mirėfilltė dhe lidhje hekurudhore efektive me rajonin dhe Europėn.

    Sipas burimeve konfidenciale tė SYRI.net i vetmi avantazh qė konsorciumi kinez do tė ketė nė kėtė aferės ėshtė, shitja e vizave dhe rezidencave tė pėrhershme pėr shtetas kineze, i cili ėshtė njė nga bizneset mė fitimprurėse nė Kinė.

    Pėr kėtė kemi informacione tė sigurta, qe qeveria shqiptare do tė bėjė njė paketė ligjore, ku ēdo shtetas i huaj qė investon mbi 200 mije euro ne Shqipėri merr automatikisht leje qėndrimi nė Shqipėri.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  6. #106
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Faleminderit par
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 30-10-2015 mė 09:08

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Deputeti socialist Ben Blushi nė fjalėn e tij nė Kuvend ka sulmuar qeverinė pėr projekt-ligjin e kriminalizimit tė shpifjes. Ai tha se askush nuk shkon nė burg, nėse ėshtė politikan. Por sipas tij tė gjithė njerėzit e tjerė shkojnė nė burg, pėrveē politikanėve.

    “Mund tė shkosh nė burg si, student, tregtar, shofer, gazetar, por si politikan nuk shkon asnjėherė nė burg”, tha Blushi gjatė fjalės sė tij nė Kuvend.

    NGA FJALA E DEPUTETIT BEN BLUSHI NE KUVEND

    Unė isha nė Bruksel para dy ditėsh dhe me atė rast dua tė them dy fjalė. Ajo qė kuptova nė fakt ėshtė se Evropa kėrkon tė na integrojė, po ne nuk duam. Edhe Progres Raporti i fundit ishte shkruar mė mirė se ē’mund ta shkruajė ēdo shqiptar nė emigracion dhe Evropa kėrkon tė na integrojė kėshtu si jemi.

    Se ėshtė mė mirė tė integrohet njė vend si ne, sesa tė lejohet ‘tė rrjedhė’ ēdo ditė njė popull derisa tė bėhet i paqeverisshėm, se ne nuk do tė qeverisemi mė pas ca kohėsh.

    Evropa po bėn ēdo pėrpjekje tė na integrojė dhe ne qė tė mos integrohemi. Njera palė ėshtė qė kėrkon tė bashkohet dhe tjera ta pengojė. Nė fakt ka njė palė tjetėr qė humb, pala shqiptare.

    Pėr shkak tė trukeve, sajesave proceduriale, integrimi i shqiptarėve ėshtė shtyrė dhe nuk mbaron, po vetėm rifillon. Disa vite mė parė ishim ne me “qarkun e Fierit” qė e penguam dhe tani njė palė tjetėr…Ky ėshtė njė ping-pon absurd se kush e vonon mė shumė.

    Ėshtė fjala pėr ligjin e dekriminalizimit.

    Unė jam i bindur se europlarlamentarėt i bėjnė tė njėjtėn pyetje vetes: A duan kėta tė integrohen apo jo? Unė mendoj se tė dyja palėt duam, por janė ca kushte qė koha po i tejkalon.

    Disa kolegė tė opozitės e kushtėzuan reformėn nė drejtėsi me ligjin e dekriminalizimit, sepse ky parlament – sipas tyre i mbushur me kriminelė – nuk ka tė drejtė tė kryejė reformėn. Pra, “ kriminelėt” tė dalin, se nuk kanė tė drejtė tė votojnė “gjykatėsit” e tyre.

    Edhe unė besoj deri diku se kriminelėt s’kanė tė drejtė tė zgjedhin gjykatėsit, por ky ėshtė perceptimi popullor sot pėr ne. Ky parlament nuk i ngjan asnjė parlamenti nė Evropė; ka aq shumė njerėz me tė kaluar kriminale sa mė duket vetja si nė paraburgim.

    Ky ėshtė pėr turpin e atyre i sollėn, qė i pėrdorėn pėr vota, se mė kėtė i kanė vėnė njė damkė kėtij parlamenti, qė do tė hyjė nė analet e Kuvendit si me qesharaku. Po fatkeqėsisht ky ėshtė legjitim dhe populli i ka votuar se s’ka pasur njė ofertė mė tė mirė dhe ka votuar pėr listėn e partive.

    A do tė ishte ky parlament kaq i shėmtuar dhe i ndotur nėsė nė Shqipėri do tė kishte pasur drejtėsi tė pavarur?

    Unė mendoj jo! Se drejtėsia do tė duhej tė ishte pėr tė mos favorizuar kriminelėt dhe korrupsionin dhe pėr tė ‘pastruar’ parlamentin. Unė nuk besoj mė se dy palėt nė kėtė vend kanė aftėsi, kompetencė dhe vullnet pėr ta ‘pastruar’, por ka vetėm dy mundėsi pėr ta konsumuar:

    E para, nėse ėshtė populli shqiptar qė merr vendim tė na nxjerrė ne tė gjithėve jashtė;

    E dyta, nėse drejtėsia funksionon, njė pjesė e mirė e anėtarėve kėtu s’do tė kishin vend.

    Pra, nėse ka njė punė qė ne s’i ikim dot, ėshtė vetėm reforma nė drejtėsi. Ky parlament ka vetėm njė shans me zgjedhėsit e vet nė borxh, qė ose tė reformojė sistemin e drejtėsisė, ose t’i dorėzohet drejtėsisė. Pra, ēdo akt qė ju pėrdorni, nėse nuk ėshtė truk, qė ta kushtėzoni reformėn nė drejtėsi me dekriminalimin, ėshtė njė peng.

    Ka njė debat tė madh nė Shqipėri qė e bėjnė jashtė dhe njerėzit e thjeshtė se kush e e meriton realisht qė duhet tė shkojė nė burg. Shkon nė burg si shofer kur shkel rregullat e qarkullimit, si fukara kur nuk paguan dritat, si konsumator kur s’ke kupton, si sipėrmarrės kur nuk paguan taksat, si gazetat kur e deformon tė vėrtetėn

    …Po pyetja ėshtė: Si politikan, a shkon nė burg?

    Jo, deri tani s’ka ndodhur. Tė gjithė kanė shkuar dhe janė gati duke shkuar dhe pyetja nuk ėshtė imja, po jashtė kėsaj salle.

    Ēfarė janė kėta qė hyjnė nė burg? Kėta janė zgjedhės. Ky ėshtė ndryshimi ynė, qė zgjedhėsi shkon dhe i zgjedhur nuk shkon nė burg, sepse ne nuk kemi bėrė asnjė ligj apo reformė qė na ndėshkon ne. Edhe kur ėshtė e dukshme, ne pėrdorim procedurėn pėr tė shmangur drejtėsinė.

    A kanė tė drejtė zgjedhėsit, si shoferi, beriberi,fukarenjtė, tė pyesin pse “ne shkojmė nė burg dhe ju jo?”

    Ka ardhur koha qė t’i japim pėrgjigje kėsaj pyetjeje. Pra, kėtu merr pėrgjigje pyetja pse ata zhduken ēdo ditė nė emigracion; ėshtė zhdukuar nė njė vit njė numėr i barabartė me njė qytet, me njė qytet sa Elbasani. Ata nuk ikin se janė tė varfėr, po ikin se kėtu nuk ka drejtėsi, se 70% qė shkojnė nėpėr shkolla – me statistikė kjo – nuk gjejnė punė kur dalin; se nuk ka asnjė vend qė e edukon mė keq rininė e vet si ne. Po ēfarė do tė bėjnė kėta, do rrinė kėtu tė na dėgjojnė ne?!

    200 mijė shqiptarė kanė aplikuar pėr nė SHBA, qė ėshtė shkalla mė e lartė e emigracionit nė Evropė nė proporcion me popullsinė – nuk ėshtė problem kjo pėr rusėt – se ata besojnė se ata qė i bėjnė mė shumė dėm kėtij vendi, jemi ne, ėshtė pandėshkueshmėria jonė dhe ne jemi e vetmja sallė nė Evropė qė po na ikin zgjedhėsit. Pra, o t’i dorėzohemi papunėsisė – o drejtėsisė, se rrugė tjetėr nuk ka pėr ne!
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Kush ėshtė Fron Nahzi? Miku i Edi Ramės qė sulmon Ilir Metėn me shkrimin e publikuar nė Huffington Post

    Publikuar nė 22:19, 22 Dhjetor, 2015 nga syri.net

    froni me ramen



    Fron Nahzi ėshtė shfaqur sot para syve tė shqiptarėve me njė shkrim tė publikuar nė Huffington Post i cili po tė analizohet mirė, mė shumė se njė vėshtrim mbi realitetin shqiptarė bart nė vetvete edhe shumė pikėpyetje pėr qėllimin e vetė shkrimit. Fron Nahzi nuk ėshtė njė emėr i panjour tė paktėn pėr politikėn shqiptare, sidomos atė tė prapakuintave.

    Shqiptarė me origjinė, Fron Nahzi ka qenė drejtori i parė i Fondacionit Sorros nė Shqipėri, dhe pikėrisht gjatė kėsaj kohe ai lidhi njė miqėsi tė ngushtė me aktivistin politik tė ditėve tė para tė viteve 90 Edi Rama dhe grupin e tij tė ngushtė. Qė atėherė, miqėsia e Fron Nahzit dhe Edi Ramės nuk ka pushuar sė ekzsituari dhe kur Rama u zgjodh kryeministėr nė vitin 2013 njė nga takimet e para si i tillė ishte pikėrisht me mikun e fondeve tė “Sorrosit”, Fron Nazi i cili shoqėronte njė delegacion tė Walton Initiative, njė organizatė amerikane qė merret me gjetjen zgjidhje pėr energjinė e rinovueshme (fotoja kryesore).

    Nė artikullin e publikuar sot nė Huffington Post me titull “Shqipėria, lista e vėzhgimit e ambasadorit Lu”, Fron Nahzi priret tė identifikojė specifikisht vetėm dy autorė tė korrupsionit nė qeveri. Tė parin por jo mė tė rėndėsishmin, e ai identifikon ish kryeminsitrin Sali Berisha, Ndėrs disa rreshta mė shumė pėr fenomenin gėrryes tė shoqėrisė shqiptare ai ia faturon aleatit-rival tė mikut tė tij Rama, Ilir Metės. “Shqiptarėt drejtojnė gishtin nga Sali Berisha, i cili prej shumė vitesh ishte djali i preferuar i SHBA dhe Europės. Po ashtu ata drejtojnė gishtin tek Ilir Meta, kryetari i Kuvendit dhe kreu i LSI, partner nė qeverisje i PS, i cili kur ishte nė koalicion me Berishėn, u kap nė video duke kėrkuar ryshfet”- shkruan Fron Nahzi, dhe kėtu Ilir Meta ka njė tjetėr arsye pėr tu ndjerė i goditur me thikė pas shpine nga aleati-rival i tij Edi Rama pėrmes mikut tė tij Sorros-ist.

    Ndėrkohė nė shkrimin e tij, miku i Edi Ramės Fron Nahzi shkon edhe mė tej ku kėrkon ta tregojė kryeministrin aktual si “shpėtimtarin” e pėrzgjedhur nga Washingtoni dhe mė konkretisht nga amabasadori Lu, pėr tė luftuar korrupsionin nė Shqipėri. “Jo mė, thotė ambasadori Lu. Korrupsioni nuk do tolerohet, tė paktėn jo nga Shtetet e Bashkaura, qė kanė ndaluar zyrtarėt e korruptuar qė tė marrin vizė pėr nė SHBA”-shkruan ai nė artikullin e publikuar sot nė Huffington Post. Dihet tashmė se i vetmi rast konkret kur SHBA-tė kanė ndaluar pėr shumė vite njė zyrtar tė korruptuar, tė marrė vizė pėr tė udhėtuar drejt saj, ka qenė Ilir Meta, embargo e cila ēuditėrisht iu hoq atij vetėm dy muaj mė parė, dhe kjo ėshtė njė tjetėr thikė qė Rama i ngul pas shpine aleatit tė tij rival, Ilir Meta.

    Ndėrkohė pėr tė ngritur kultin e Edi Ramės si “kalorės” kundėr korrupsioni Fron Nahzi shkruan: “Lu dhe BE kanė shtyrė qeverinė dhe opozitėn tė miratojnė njė ligj qė u ndalon individėve me rekorde kriminale tė marrin poste publike. Sė bashku me partnerėt europianė, tani duan tė zgjidhin sfidėn mė tė madhe tė Shqipėrisė: depolitizimin e sistemit gjyqėsor nė Shqipėri. Reforma e propozuar kufizon rolin e politikės nė caktimin e gjyqtarėve, detyron gjyqtarėt tė tregojnė burimin e pasurisė dhe forcon pushtetin e kryeprokurorit pėr tė hetuar dhe paditur gjyqtarėt e korruptuar. Ajo qė e bėn unike kėtė ndryshim tė politikės sė Uashingtonit ėshtė pėrkrahja pėr ambasadorin qė ai tė mbajė tė pėrgjegjshėm zyrtarėt … publikisht. Ndryshe nga dy paraardhėsit e tij, qė kishin detyrėn e pamundur qė tė punonin me njė kryeministėr kokėfortė si Sali Berisha, Lu ka gjetur njė partner tė gatshėm tek kryeministri Edi Rama. Rama ka nisur njė luftė ndaj korrupsionit duke i lejuar qytetarėt qė tė denoncojnė online rastet e ryshfetit, ka pastruar forcėn policore, po i jep fund evazionit fiskal dhe po detyron njerėzit tė paguajnė faturat e energjisė”.

    Kjo po qė ėshtė njė qokė e njė miku tė vėrtetė, e njė miqėsie qė lindi pėrmes fondeve tė “Sorrosit” nė vitet 90 e vijon sot pėrmes kushedi cilave marrėveshje, pėr kushedi se cilat konēensione nė fushėn e energjisė. Por pėrpos kėsaj, duket se beteja e Edi Ramės tashmė ėshtė zhvendosur nė dy linja pazgjishmėrisht tė lidhura me njėra-tjetrėn, rifitimi i besimit tė humbur mė partnerėt amerikanė pas “Jo-sė” pėr armėt kimike, dhe pyetja retorike e dy viteve tė fundit. A ėshtė ky sulmi i radhės i Edi Ramės ndaj Ilir Metės?
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #109
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Par mos sill me lajme nga syri.net, se kemi nje anetar partie ketu, qifure-qifure e quajne... E na vjen pastaj me artikuj te marra nga Zeri i Popullit ne gjuhen ingleze, e t'i demaskon postimet e tua ne lidhje me kete teme..

    Ay pastaj ka dhe ca cilesi te tjera, komunikon si egjiptianet e lashte, nepermjet hieroglifeve, simboleve dhe grafiqeve!

    Eshte shume i zgjuar...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Mbas 6 javeve ne pushtet,partia nacional konservative e Polonise per drejtesi(PiS),kalon ne parlament me 235 vota pro dhe kundra 181 ligjin per kufizimin e Gjykates Kushtetuese.
    Fjalen e fundit e ka Senati.
    Martin Shulz Presidenti i Parlamentit Europian: cfare po ndodh ne Poloni,ka karakteristiken e nje PUCI(fashist) dhe kjo eshte dramatike.
    PS: mbase na sqarojne mediat tona se per cfare behet fjale.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •