Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Komunistët e socialistët festojnë ditëlindjen e diktatorit Hoxha

    Gjirokastër, komunistët kërkojnë vendosjen e bustit të Enver Hoxhës

    Emri:  00000000.jpg

Shikime: 1896

Madhësia:  68.1 KB

    Emri:  d1111111.jpg

Shikime: 1997

Madhësia:  101.4 KB

    Komunistët e Gjirokastrës kanë përkujtuar sot 107 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës. Ata janë mbledhur para shtëpisë së lindjes së ish-diktatorit në lagjen “Palorto”.

    Kryetari i Parisë Komuniste Shqiptare në Gjirokastër, Bujar Sulejmani, ka parashtruar para mediave kërkesat për Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Komunistët kërkojnë:

    1. Emërtimi rrugës “Enver Hoxha” nga Qafa e Pazarit deri në fundin e lagjes “Palorto”

    2.Të rikthehet në identitet muzeu i luftës Antifashiste Nacional Clirimtare te shtëpia e Enver Hoxhës.

    3.Të rivendoset busti i shokut Enver pranë vendit ku ka qenë më parë, te kodra e Obeliskut.

    Sipas komunistëve përmbushja e këtyre tre kërkesave do të vendoste në vend dinjitetin dhe nderin e kombit shqitar.

    Lapsi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-10-2015 më 14:09

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Komunistët e socialistët festojnë ditëlindjen e diktatorit Hoxha

    Rezarta Shkurta identifikon Enver Hoxhën me një luan: Koha do e tregojë sa e doje ti këtë vend

    Emri:  rezarta.jpg

Shikime: 760

Madhësia:  30.3 KB


    Sot është ditëlindja e diktatorit Enver Hoxha dhe një prej njerëzve që e ka kujtuar publikisht është Rezarta Shkurta, nusja e nipit të tij, Ermal Hoxha.

    Këngëtarja që për momentin ka bashkëshortin në burg të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, ka shpërndarë në rrjetin social, Instagram një foto me citim të ndjerë.
    Në vend të figurës së Enver Hoxhës, Rezarta ka vënë një luan dhe shkruan; “Sado te flasin, sado te mundohen te njollosin figuren per te ngritur tyren, sado te zhgarravisin mbi histori… Koha do tregoj dhe po tregon kush je ti e kush jan ata… Sa e doje ti kete vend e sa e duan ata!”.

    Dikush e kritikon, por Rezarta ia fshin komentet dhe më pas i përgjigjet se; “Vetëm delet pretendojnë të ndjekin tufën. S’më ka interesuar kurrë të jen turmat me mua. Përderisa ky është instagrami im personal, zgjedh unë si ta menaxhoj. Kush nuk është dakort me postimet e mija mund të zgjedh të mos ndjek këtë faqe”.

    (d.b/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Komunistët e socialistët festojnë ditëlindjen e diktatorit Hoxha

    Enver Hoxha 107 vjeç, komunistët ftojnë të gjithë...JO ballistët dhe PD

    TIRANË - Më 16 tetor komunistët festojnë 107-vjetorin e lindjes së ish-diktatorit Enver Hoxha dhe si çdo herë edhe këtë vit do të ketë festë për ta. Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës në Shqipëri Muharrem Xhafa thotë se në ceremoni do të jenë të ftuar të gjithë, edhe krerët e partive të majta progresiste, Edi Rama dhe Ilir Meta, por përjashtohen nga festa ballistët dhe Partia Demokratike.

    “Në datën 16 tetor në orën 10:00, do të shkojnë për të bërë homazhe tek varri i Enver Hoxhës, përfaqësues të Partisë së Punës së Shqipërisë nga rrethe të ndryshme të vendit, përfaqësues të Partisë Komuniste 8 Nëntori dhe komunistë të tjerë. Mirëpresim dhe ftojmë krerët e partive të majta progresiste në Shqipëri. Do t’i mirëpresim. Enver Hoxha nuk ishte vetëm komunist, por ishte udhëheqës i popullit. Ndaj, presim partitë e majta progresiste. Përjashtojmë ballistët dhe PD”, thotë ai.

    Shqiptarja

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Komunistët e socialistët festojnë ditëlindjen e diktatorit Hoxha

    Mir ballistet po me Sigurimin çfar kane !

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    skender76 (16-10-2015)

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Komunistët e socialistët festojnë ditëlindjen e diktatorit Hoxha

    Në Kosovë emërtohet rruga “Enver Hoxha”

    Emri:  enver-hohxa.jpg

Shikime: 801

Madhësia:  34.3 KB

    Që sot, një rrugë e fshatit Varosh të Ferizajt do të mbajë emrin e ish-liderit komunist Enver Hoxha.

    Pllaka me mbishkrimin është vendosur nga përfaqësuesit e Frontit Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës, një formacion ky politik që tubon ithtarët e enverizmit. Anëtarët e tij zgjodhën këtë formë për ta shënuar ditëlindjen e 107 të tij si dhe 5 vjetorin e themelimit të këtij formacioni politik.

    Kryetari i Frontit, Remzi Hasani, ka thënë me këtë rast se epoka që mban emrin e Enverit është epoka e njeriut që luftoi dhe punoi për çlirimin dhe emancipimin e kombit dhe ndërtimin e fatit të atdheut.

    Gazeta e komunisteve shqiptare, DITA

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Komunistët e socialistët festojnë ditëlindjen e diktatorit Hoxha

    16 TETORI / Ditëlindja e një diktatori dhe diktatura e një ditëlindjeje


    Emri:  1207-724x1024.jpg

Shikime: 746

Madhësia:  59.6 KB

    Sot është 16 tetor.

    16 tetori dhe 11 prilli janë dy data që duhej të ishin fshirë prej kohësh bashkë me kujtimin e lindjes dhe vdekjes së Enver Hoxhës. Por jo.

    Në kujtesën kolektive të viteve të mëpasme, sidomos pas ndërrimit të sistemit, erdhën me shumicë pamjet e të qarave masive popullore dhe homazhet e shumta në varrin e Hoxhës nga gjithë vendi, me punëtorë, ushtarë, nxënës e pensionistë. Por rëndom në analizë mungon një element që ishte i pranishëm tek të gjithë “qarësit”, si ata që vërtet ushqenin adhurim për të dhe ata që shfaqeshin të vrenjtur e të mërzitur sepse nuk mund të bënin ndryshe, ama brenda vetes u gjallonte shpresa e rindezur se diçka më në fund do ndryshonte.

    Ky element ishte vakumi, frika ndaj të panjohurës që do të vinte më pas. Duket se diktatura e ka këtë “virtyt”, e shtron jetën njerëzore në një vijë të atillë të parashikueshme e lineare, saqë me kalimin e kohës çdo tronditje e realitetit të salduar prej kohësh, çdo fakt apo ngjarje jashtë të zakonshmes, aq më tepër një vdekje në majë të kupolës së regjimit, nuk mund të mos sjellë një re ankthi të përgjithshëm.

    Vetë diktatori është kujdesur që ta trondiste vetë rutinën e popullit të tij, duke goditur herë pas herë grupe drejtuesish nga më të lartët, shokë e kolegë të tijtë. Por ndoshta shenja e parë se gjërat pritej të ndryshonin rrënjësisht ishte vetëvrasja e diskutueshme e numrit 2 të regjimit, kryeministrit Mehmet Shehu. Tre vjet e katër muaj më pas, më 11 prill 1985 shpallet zyrtarisht vdekja e tij.

    Jemi në vitin 2015 dhe e panjohura e dikurshme afërmendsh që është shpalosur cep më cep përpara nesh. Siç pritej, pas Enverit erdhi Ramizi me zë të butë dhe hap të lehtë, të cilit as slogani nuk i ngjiste fare, “Parti-Ramiz, uniteti nuk lëviz”. Alia thjesht certifikoi vdekjen klinike të një regjimi, ekonomia e të cilit prej vitesh xhironte në boshllëk.

    Dhe, duhet thënë, me lëvizjet e tij, arsyet e të cilave tashmë janë analizuar, komentuar e në shumë raste edhe faktuar, bëri që sistemi të “rrëzohej” butë, më tepër të ulej në gjunjë si një plak i lodhur që i sos kandili dhe nuk e vazhdon dot rrugën.

    Dhe nëse diktatura komuniste quhet sot e kësaj dite një tragjedi për Shqipërinë, këtu e tutje fillon drama jonë, ajo që në përfytyrimin tonë naiv duhej të ishte në fakt, e shumta një komedi romantike. Ajo që mungoi nga ndërrimi i sistemit, u plotësua madje me të tepërt nga “udhëheqësit e rinj demokratikë”: Shkatërrim e rrafshim të gjithçkaje, zaptim e grabitje pronash, paligjshmëri totale dhe si kapak, pas një tentative të dështuar për t’u bërë president kuazi totalitar, vjen mega-mashtrimi me firmat piramidale.

    Në këtë finale, erdhi edhe shpagimi që e shmangëm në 1990-ën, gjakderdhja dhe çmenduria. Ishte një shtatëvjeçar kaq i çmuar, dhe kaq tmerrësisht i shpërdoruar, çka të jep një ndjesi biblike të “shtatë viteve të shkatërrimit që do pllakosë Egjiptin”.

    Vetëm një gjë nuk kishte në dorë qeverisja e atyre viteve, emigracionin masiv, dhe kjo dukuri ishte dhe mbetet oksigjen ndër më kryesorët për jetën ekonomike të vendit. Të gjitha të tjerat, qoftë nga padija e injoranca, qoftë pikërisht nga kundërta, tendenca për të vepruar pikërisht e qëllimisht kështu (temë që nuk është objekt i këtij shkrimi), mund dhe duhej të ishin shmangur.

    Foto e fundit per E Hoxhen

    Kjo nuk ndodhi, dhe sot jemi këtu. Gjatë kësaj kohe është ushqyer me të tepërt debati “komunistë-antikomunistë”, janë shpikur dhe neologjizma me të cilat kemi bërë gallatë (punistë, monistë, kripto-enveristë etj) por kurrë, me përjashtim të kësaj përpjekjeje të sotme kaq të vonuar, nuk janë hapur dosjet e diktaturës.

    Ishim dëshmitarë, si shqiptarë, të vuajtjeve fillestare dhe rimëkëmbjes së hatashme të shumicës së vendeve ish diktatoriale të Europës Lindore, që sot janë anëtarë të Bashkimit Europian. Na kaluan para syve përgjakjet e tmerrshme të ish Jugosllavisë, por sërish statistikat në pjesën dërrmuese të fushave, na nxjerrin konkurrentë vetëm me Bosnjen dhe Kosovën.

    Dhe meqë përmendëm Kosovën, ja ku dalim në një paradoks të aktualitetit të sotëm. Mund të thuhet pa frikë se sido që të jetë, faktori shqiptar në rajon sot përjeton epokën e vet më të mirë. Kosova shtet i pavarur, në Maqedoni e Mal të Zi shqiptarët janë faktorizuar si entitet pjesëmarrës në qeverisje, ndërsa, e tepërt ta themi, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për t’u anëtarësuar (kismet) në Bashkimin Europian. Më në fund, jemi rreshtuar në anën e duhur të historisë dhe kemi zgjedhur aleatët e duhur… por shprehjen “zgjidhi shokët më të mirë se vetja”, e kemi marrë fjalë për fjalë: Sepse duket sikur për inat, as që kemi ndërmend “të përmirësohemi”.

    Në momente kalendarike si ky, të kthehet në mendje një demek sentencë që paska shqiptuar Enver Hoxha kur e kishte parë që shëndeti kishte marrë tatëpjetën; qarkullonte rëndom në fund të viteve 80-të dhe më vonë: “Pesë vite do më qani, pesë vite do më shani dhe gjithë jetën do më kërkoni”. Fakti është që zyrtarisht, pesë vitet e para vërtet “e qamë” dhe ndërkohë, vazhdojmë ta shajmë sot e kësaj dite.

    Por është interesante kjo pjesa e “kërkimit”, e cila, për të ndenjur shtrembër dhe folur drejt, nuk ka munguar të shfaqet në publik, me lehtësinë që të ofrojnë tani mediat sociale në shprehjen e opinioneve dhe komenteve (vërtet, si do sillej regjimi i Enver Hoxhës me facebook-un dhe internetin në përgjithësi; po me celularët?!). Në fakt, si dhe për çfarë “e kërkojnë” Enverin sot? Dhe ç’është më e rëndësishmja, çfarë i shtyn mjaft shqiptarë të frustruar?

    Përgjigja nuk është e vështirë. Nuk do mend se shqiptarët sot nuk kanë mall për mungesën e lirisë së shprehjes, rrogat që dilnin cik më cik në fund të muajit, ndalimin e udhëtimeve jashtë shtetit, bllokimin e kanaleve të huaja, librave të huaj, mungesat ushqimore, grinë e përgjithshme në jetën e tyre… Thuaji sot po deshe një “enveristi” se nuk ka të drejtë të ketë makinë, të shohë CNN apo të vërë një bast sportiv.

    Jo, ata shqiptarë të zemëruar nga realiteti i sotëm, nuk evokojnë kohën kur të shaje regjimin dënoheshe me burg, por pjesën e të njëjtës kohë, kur korrupsioni e vjedhja dënohej me burg; e aq më tepër vrasja. Atë pjesë kur në shkollën publike mësuesi të detyronte pas mësimit të bëje konsultime falas nëse ishe dobët me mësime; kur spitali publik të kuronte dhe mjeku nuk guxonte të merrte si mirënjohje as një shportë me fiq e jo më zarfe me para.

    A e kishim të gjithë këtë potencial të fshehtë për korrupsion dhe frika nga diktatura nuk na lejonte, apo mungesa proverbiale e ndëshkueshmërisë pas 1990-ës, madje stimulimi me shembuj tipikë që bënin lart e më lart sa më shumë vidhnin, na solli në këtë gjendje? Unë besoj shumë pak tek e para, dhe jashtëzakonisht shumë tek e dyta.

    Shumë ujëra kanë rrjedhur këto 30 vjet. Mund të kishin rrjedhur shumë më pak, nëse fjala vjen, nuk do kishim bërë këtë masakër pyjesh që vazhdon ende. Është e drejtë që në kapitalizëm, shumicën e gjërave ta konvertosh në para, fitim, por “kapitalizmi i bukur” që mendonim, bazë themelore ka të drejtën gërshetuar me ligjin.

    Ne sot kemi ende të drejtën e më të fortit, dhe ligjin e shtrembëruar, apo të lakuar, apo plot zig-zage të gjyqësorit. Dhe ky itinerar që kemi përshkuar, e ka bërë shoqërinë shqiptare të humbasë shtyllën e vet kurrizore, moralin, sensin humanitar dhe atë të komunitetit, të empatisë dhe ndihmës ndaj tjetrit.

    Ja përse jo pak ndër shqiptarët, në kohë të tilla besojnë se “pakëz Enver” nuk do t’i bënte keq këtij vendi. Por vetëm pak ama…

    ***

    O mos kishe lindur, o mos kishe vdekur!

    Partitë Komuniste,
    e cenuan bindjen,
    sepse në lokalet,
    qenë tok me Rilindjen!

    Pesë vota që kishin,
    Edvinit ia dhanë,
    edhe pse Enverin,
    Edvini ua shan!

    Edhe pse babanë,
    komunist e kish,
    Enverin e shan,
    si shoku Berishë!

    Tani komunistët,
    janë strukur prej tmerrit,
    kanë frikë t’ia festojnë,
    ditëlindjen Enverit!

    Gjithmonë i bllokojnë,
    këtu komunistët,
    po kurrë probleme,
    s’kanë pasur zogistët!

    Dhe unë nuk jam kundër,
    ta kujtojnë sa janë,
    ata që Zogollin,
    një idhull e kanë!

    Unë Zogun s’e dua,
    gjithë Bota e di,
    por s’i them dot tjetrit:
    “Përse e do ti?!”

    Ky është pluralizmi,
    që u përurua,
    të mos jap hesap,
    kë dua-kë s’dua!

    Ky është pluralizmi,
    doni-apo s’doni,
    të mos imponohem,
    nga Besim Ndregjoni!

    Nga Besim Ndregjoni,
    dhe idiotë të tjerë,
    që bënë goxha pare,
    nga shoku Enver!

    Këta politikët,
    një ditë e bënë mirë,
    që veten e lidhën,
    vetë me zinxhirë!

    Për lirinë e tyre,
    çfarë nuk kurdisin,
    po lirinë time,
    nuk e llogarisin!

    Ata kanë të drejtë,
    me zinxhir të mbrohen,
    po s’kanë asnjë shans,
    të na imponohen!

    Ç’humor kur Sovranit,
    direkt i drejtohen:
    “Nga emri i Enverit,
    të gjithë provokohen!”

    Ja po e them unë,
    more mëndje hiç,
    unë nga Enver Hoxha,
    s’provokohem hiç!

    Kuptohet që ca,
    janë ftohur në bythë,
    në demokraci,
    nuk ka më: “Të gjithë!”

    Në demokraci,
    s’ka më vlerë uni,
    se vendin e tij,
    ka edhe majmuni!

    Enveri ka pasur,
    mijëra bythëlëpirës,
    që ja bënin dritë,
    si faqe e pasqyrës!

    Mijëra bythëlëpirës,
    ajo kohë kish,
    baltë-o baltë sheshi,
    si shoku Berishë!

    Ky që me urinën,
    e shokut Enver,
    çau atë kohë,
    dhe bëri karrierë!

    Kam thënë-që Enverit,
    një gjë kurrë s’i falet,
    që Sali Berishën,
    e shkuli nga malet!

    Atëherë bënte,
    mrekulli epoka,
    po malet dhe shpellat,
    s’ia shkuli nga koka!

    Na shurdhuat veshët,
    me ham e me hum,
    bëni për Enverin,
    një Referendum!

    Lavdia e tij,
    mbeti e paprekur,
    ju të gjallëve-pisa,
    u mund dhe i vdekur!

    U mund dhe i vdekur,
    e u bën hatanë,
    se ai punoi,
    veç për fukaranë!

    Dhe të gjithë Vatanin,
    e bëri një blind,
    dhe persekutoi,
    zero-pesë përqind!

    Zero pesë përqindshi,
    që na imponohet,
    që Enveri ynë,
    nga ne mos kujtohet!

    Që janë kaq të paktë,
    bëhet llogari,
    se kanë konkurruar,
    me dy-tre parti!

    Dhe s’kanë bërë kurrë,
    det e kiamet,
    se nuk kanë marrë dot,
    asnjë deputet!

    Askush nuk bën dot,
    tjetër llogari,
    as Sala s’i futi,
    kurrë në qeveri!

    Ata kanë të drejtë,
    atë kohë mos duan,
    sepse u burgosën,
    dhe u internuan!

    Po ne që Enverit,
    i pamë shumë të mira,
    s’kemi pse ta lidhim,
    veten me zinxhira!

    Enveri lartoi,
    një popull të tërë,
    e këta kështjella,
    po ngrënë në rërë!

    Them-sot tek Enveri,
    do shkojnë them unë,
    që të gjithë shqiptarët,
    që mbetën pa punë!

    Në Sharrë me mijëra,
    do shkojnë për besë,
    që të gjithë ata,
    që s’kanë asnjë shpresë!

    I shoh si po shkojnë,
    me lule në duar,
    të gjithë që ky shtet,
    keq i ka harruar!

    Gjithë ushtarakët,
    që s’kanë më ushtri,
    që s’ua zgjidhi hallet,
    as kjo qeveri!

    Të gjithë veteranët,
    të luftës-të punës,
    ata që Enveri,
    priu mes furtunës!

    Tek këta të gjithë,
    vendin unë e kam,
    dhe po të mos vemi,
    e paçim harram!

    De-o Enver Hoxha,
    që të kishim hekur,
    o mos kishe lindur,
    o mos kishe vdekur!

    Autor ARBEN DUKA

    DITA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-10-2015 më 14:25

  8. #7

    Për: Komunistët e socialistët festojnë ditëlindjen e diktatorit Hoxha

    Nuk ndryshojne keta socialistet. Se harrojne dot Enverin

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Komunistët e socialistët festojnë ditëlindjen e diktatorit Hoxha

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mir ballistet po me Sigurimin çfar kane !
    Te ta gezoje ditelindjen bashkeqytetari o Serafim! Burre me te mire se Enveri nuk ka nxjerre Gjirokastra!

    Arben Duka laboviti ia thurri vargjet, ti ku i ke vargjet e tua? Ju zagoritet jeni mbajtur per keto pune!

    Albo

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Komunistët e socialistët festojnë ditëlindjen e diktatorit Hoxha

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te ta gezoje ditelindjen bashkeqytetari o Serafim! Burre me te mire se Enveri nuk ka nxjerre Gjirokastra!

    Arben Duka laboviti ia thurri vargjet, ti ku i ke vargjet e tua? Ju zagoritet jeni mbajtur per keto pune!

    Albo
    ....



    Do vesh mo apo jo.

    Kush e beri sebep pampore
    Nexhmija mendje holle
    Nexhmija kjo mendjemire
    qe na ndreqi dhe Saline

    Refreni

    Do vesh mo apo jo
    mor sheleg i vogelo
    -Do vete me domozdo

    O pampori rremba-rremba
    seç kishe nje djale brenda
    Partia te ka si djale
    sekretar me yll ne balle.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 16-10-2015 më 15:02

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Komunistët e socialistët festojnë ditëlindjen e diktatorit Hoxha

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Në Kosovë emërtohet rruga “Enver Hoxha”

    Emri:  enver-hohxa.jpg

Shikime: 801

Madhësia:  34.3 KB

    Që sot, një rrugë e fshatit Varosh të Ferizajt do të mbajë emrin e ish-liderit komunist Enver Hoxha.

    Pllaka me mbishkrimin është vendosur nga përfaqësuesit e Frontit Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës, një formacion ky politik që tubon ithtarët e enverizmit. Anëtarët e tij zgjodhën këtë formë për ta shënuar ditëlindjen e 107 të tij si dhe 5 vjetorin e themelimit të këtij formacioni politik.

    Kryetari i Frontit, Remzi Hasani, ka thënë me këtë rast se epoka që mban emrin e Enverit është epoka e njeriut që luftoi dhe punoi për çlirimin dhe emancipimin e kombit dhe ndërtimin e fatit të atdheut.

    Gazeta e komunisteve shqiptare, DITA
    Ne Kosove çmenden pas Enverit, sikur te kishin mundesi, do e kishin ringjallur perseri dhe jo çdokush, por vet elita politike te cilt jan ish-komunist dhe femije te komunisteve.



    Shih injorancen ne kulmin e saj !

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •