Statuset në fb, Zihen për hotelin në Himarë, Berisha: “Eshtë i Rama-Kokëdhimës”. Braçe acarohet
Ish kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Erjon Braçe janë përplasur në facebook për një ndërtesë që po ngrihet në Livadh të Himarës.
Berisha e denoncon si : Hoteli i ri i “sivllezerve Rama– Kokedhima” ndërtuar me paratë e vjedhura në tatime, dogana, tendera dhe OSHEE.
Vetëm pak minuta më pas ka reaguar kryetari i komisionit të Ekonimisë, duke e quajtur gënjeshtër të një burri pa nder e dinjitet që kapërceu të 70-tat.
Më pas Braçe sjell dëshminë e tij si një frekuentues i plazhit të Livadh të Himarës tregon se godinën në ndërtim e sipër, e cila i është dukur si burg, e kishte parë në verën e 2014 dhe këtë vit ishte në po atë gjëndje.
Braçe sjell dhe bisedën me një fshatar të zonës I cili i kishte treguar se e kishte ndërtuar dikush që ka pronësi mbi tokën aty e që kishte vuajtur në burgun e Spaçit.
“Këtë më thanë të gjithë atje. Pra, ndërtuesi nuk ishte as Rama e as Kokëdhima, por një vendas,
ish i burgosur ne Spac nën diktaturë. ” thotë më tej Braçe
Braçe s’e fsheh që është i acaruar dhe shkon përtej me sqarimin kur thotë: I shkruajta këto radhë i irrituar, as për Ramën e as për Kokëdhimen, këta janë të zënë shumë e pranojnë ti mbajnë pështymat e Berishës çdo ditë. shkruajta i neveritur nga gënjeshtrat e këtij njeriu, veçmas kur është në opozite dhe, heshtja e këtyre të tjerëve. Vecmas kur kjo është politika e një partie të madhe, opozitare dhe mbaron me fjalinë e ndyrë:
“Kësaj i thonë vidh në tatime, dogana, tendera, OSHE dhe ndërto hotele të bukura në reren e Jonit!! sb”.
Genjshtra jane, por diçka në fund mbetet!!
Kjo te acaron!!
ORA NEWS
Krijoni Kontakt