Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    CIA: Berisha donte ndihmë ushtarake nga bota islamike në vitin 1994

    Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës ka shprehur shqetësimin se qeveria e Presidentit Berisha, në vitin 1994, kishte kërcënuar se do të merrte ndihmë ushtarake nga vendet islamike. Në një dokument të CIA-s përmenden qartësisht Irani dhe Libia, si vendet që Tirana i shikonte të mundshme për t’iu drejtuar për ndihmë.

    “Në të shkuarën, ata kanë kërcënuar se do të drejtohen për ndihmë te shtetet islamike radikale, si Irani dhe Libia, nëse Perëndimi nuk do të përgjigjet”, thuhet në dokumentin e CIA-s, referuar gjendjes së ushtrisë shqiptare. Shqetësimi amerikan nuk kufizohet vetëm këtu.

    Në vijim të dokumentit të agjentëve amerikanë thuhet se, “disa nga aleatët e NATO-s nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje nevojave të Shqipërisë për sigurinë dhe Tirana ka kërcënuar për t’u kthyer për ndihmë te bota islamike.

    Turqia, vendi i vetëm islamik në NATO, ka furnizuar në mënyrë periodike me instruktorë njësitë shqiptare dhe po edukon disa oficerë shqiptarë në akademinë e saj ushtarake; Malajzia së fundmi pranoi të trajnojë disa oficerë shqiptarë”. Një pjesë e tekstit mbetet ende e mbuluar nga sekreti, pikërisht në pjesën ku renditen disa emra shtetesh.

    /Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: CIA: Berisha donte ndihmë ushtarake nga bota islamike në vitin 1994

    Shoku Sali ka bere shume gjera gjate ketyre 20 e ca viteve ( pa llogaritur kthesat ne 180 e 360 grade),dhe fatkeqsia me e madhe eshte se duket o do duket ne te ardhmen si njeri i zgjuar...,kur thjesht ishte e eshte nje njeri i paditur (ne krahasim Lenka Cuko e Themie Thomai duken si statiste),nje njeri qe mendonte te fuste popullin ne pune duke hapur kjoska ne lulishte dhe qe privatizimi ishte zenia e tokes pa leje. Keshtu qe mos ja vini re,se ne te njejten kohe trafikonte me serbin lejonte bazat teroriste arabe ne Tiran dhe akuzonte dhe Ameriken....I fuste dhe nje Bllokmenet nga mbrapa dhe gjerat zgjidheshin.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: CIA: Berisha donte ndihmë ushtarake nga bota islamike në vitin 1994

    Shiko se une jam dakord me provokimin qe Berisha i beri Europes. Pse ? Nese Europa nuk i jepte perkrahje, detyrimisht qe dikund do te mbeshtetej. Duke vepruar keshtu ose terhiqte vemendjen e Europes, ose do te perfitonte nga vendet Arabe. Pastaj, ç'e ke kapur vetem me ato kjoskat o derbardh ?! Me ç'ta ushqenta popullin e varfer Saliu kur nuk kishte ngelur Industri ne kembe dhe akoma nuk ishin hapur fabrikat skllaveruese te rrobaqepsive Italiane e Gjermane.?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: CIA: Berisha donte ndihmë ushtarake nga bota islamike në vitin 1994

    Citim Postuar më parë nga Wrangler Lexo Postimin

    Po si mos ta kap me kioskat...Kur lejon nje njeri te zaptoje ne qender te Kryeqytetit si mund ta ndalosh ne fshat,. Nuk ka shembull me skandaloz,per njerezit e thjeshte se per politikanet hyn tek marrezia e budallikut.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: CIA: Berisha donte ndihmë ushtarake nga bota islamike në vitin 1994

    Mire o mire se nuk eshte se nuk jam dakord me ty, po kjoskat shemben tak fak, po atyre 10 - 25 kateshve te Rames, Dakos & co si t'ua besh ?!!!

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wrangler për postimin:

    Duke_Of_Arberia (25-07-2015)

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: CIA: Berisha donte ndihmë ushtarake nga bota islamike në vitin 1994

    Citim Postuar më parë nga Wrangler Lexo Postimin
    Mire o mire se nuk eshte se nuk jam dakord me ty, po kjoskat shemben tak fak, po atyre 10 - 25 kateshve te Rames, Dakos & co si t'ua besh ?!!!
    Ato nuk shemben tak-fak. Ato shemben bum-bum.....po ja sa te behet rrotacioni tjeter.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: CIA: Berisha donte ndihmë ushtarake nga bota islamike në vitin 1994

    Citim Postuar më parë nga Wrangler Lexo Postimin
    Mire o mire se nuk eshte se nuk jam dakord me ty, po kjoskat shemben tak fak, po atyre 10 - 25 kateshve te Rames, Dakos & co si t'ua besh ?!!!
    Ne nje shtet "tjeter" Ramat e Dakot nuk do egzistonin pa Saliun. Me ate çimentifikim qe beri Rama nuk duhet te egzistonte,por prap perpara personit qe zaptoi qendren me kjoska duket njeri normal ne kohen e Saliut...Kur tjetri mer SHQUP-in nuk mund ti kerkosh socialisteve pse moren Dajtin,duket si normalitet.

  9. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: CIA: Berisha donte ndihmë ushtarake nga bota islamike në vitin 1994

    Teori konspirative pa bosht e pa llogjike...

    Ku i bazoni keto raporte, kemi ndonje ze te besueshem qe t'i dokumentoj me fakte reale shkrimet e pahçavures/fletrrufese Dita?
    Mira Kazhanin do besojme, qe ka bere aq shume lloj gojoresh ne pune sa i eshte shtremberuar nofulla...

    Sigurisht qe Saliu nuk eshte i shenjte dhe sigurisht qe ka mekatet e tij per aq kohe sa ka qeverisur!

    Por ne te gjitha proçeset e anetaresimit Euro-Atlantik (anetaresimin ne Nato, liberalizimin e Vizave, rruga Kombit, lobizmi per pavaresine e Kosoves, kushtet per te qene vend kandidat ne BE), nuk do gjejme as firmen e Nanos dhe as ate te Rames, por te tijen.... FAKT

    PS: Mos u masturboni shume me Da-m-ber-bullat e Dites dhe ish-besnikun e oborrit te Berishes kaçurrels Meron!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: CIA: Berisha donte ndihmë ushtarake nga bota islamike në vitin 1994

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Teori konspirative pa bosht e pa llogjike...

    Ku i bazoni keto raporte, kemi ndonje ze te besueshem qe t'i dokumentoj me fakte reale shkrimet e pahçavures/fletrrufese Dita?
    Mira Kazhanin do besojme, qe ka bere aq shume lloj gojoresh ne pune sa i eshte shtremberuar nofulla...

    Sigurisht qe Saliu nuk eshte i shenjte dhe sigurisht qe ka mekatet e tij per aq kohe sa ka qeverisur!

    Por ne te gjitha proçeset e anetaresimit Euro-Atlantik (anetaresimin ne Nato, liberalizimin e Vizave, rruga Kombit, lobizmi per pavaresine e Kosoves, kushtet per te qene vend kandidat ne BE), nuk do gjejme as firmen e Nanos dhe as ate te Rames, por te tijen.... FAKT

    PS: Mos u masturboni shume me Da-m-ber-bullat e Dites dhe ish-besnikun e oborrit te Berishes kaçurrels Meron!
    Anetaresimi ne Nato liberalizimi i vizave jane aritje te rastesise,ne fakt ishim vendi i fundit ne Europe qe morem vizat e lira.
    Aritjet e verteta te Saliut jane 1) Hapja e dosjeve. 2) Votimet e drejta te ketyre 25 vitete.3) Ndarja e prones private dhe shteterore. etj etj Drejtesia,mjeksia (qe eshte dhe fusha e tuje),shkolla,administrata publike....e mund te vazhdohet pa fund...

  11. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: CIA: Berisha donte ndihmë ushtarake nga bota islamike në vitin 1994

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Anetaresimi ne Nato liberalizimi i vizave jane aritje te rastesise,ne fakt ishim vendi i fundit ne Europe qe morem vizat e lira.
    Aritjet e verteta te Saliut jane 1) Hapja e dosjeve. 2) Votimet e drejta te ketyre 25 vitete.3) Ndarja e prones private dhe shteterore. etj etj Drejtesia,mjeksia (qe eshte dhe fusha e tuje),shkolla,administrata publike....e mund te vazhdohet pa fund...
    Shoku me lexon ti mua? Apo urrejtja ndaj politikaneve nuk ta lejon objektivizmin?

    Gabimet nuk justifikohen, as mekatet!

    Por ne fushen e anetaresimit euro-atlantik qeveria Berisha ka bere me shume se cila do qeveri ne keto 25 vjet pluralizem!

    Per t'u anetaresuar ne Nato, plotesohen disa kushte edhe lobohet!
    Per liberalizimin e vizave dhe te qenit shtet - kandidat ne BE, serisht duhen plotesuar nje sere kushtesh!
    Lobizmi per pavaresine e Kosoves, sigurisht qe nuk behet me lloqe, por me dollar amerikan!

    E vertete, neve ishim vendi i fundit ne Ballkan qe i kryem keto procese anetaresimi!
    Por ne jete shkenca perjashton rastesine, madje kush i beson asaj etiketohet si injorant!

    Mos harro qe ne 2005-en nuk kishim as uje dhe as drita, nderkohe qe sot i kemi 24 ore!

    Gjithesesi te gjitha keto me siper nuk mund t'i zbehin gabimet e tij...

    Fatkeqesisht ne keto 25 vite kemi votuar per te keqen me te vogel!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •