Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Pėr: Greqi: Referendumi, greket refuzojne planin e BE

    Ore cfare perrallash tregohen ketu more ..... po per 150 miliarde euro investime ushtarake te IMPONUARA nga Gjermania e Franca per te cilat kane rene tre qeverite e fundit greke do na spjegoje njeri ore ?! Perse bankat me te ekspozuara ne krizen greke jane pikerisht ato gjermane e franceze ?!
    Jane keta te fundit qe nuk mund te pranojne kurre daljen e Greqise nga euro sepse do te falimentojne rresht njera pas tjetres e do te shikojme se cfare efekti do te kete edhe ne qeverine "morrave te kuq" edhe ne Shqiperi ?
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Greqi: Referendumi, greket refuzojne planin e BE

    Greket duhet te ishin treguar me te zgjuar, duke kuptuar faktin qe nuk jane evropiane dhe tensionojne sfondin cdohere me kot dhe te ishin larguar nga sheshi pa humbur interesa materiale qe jane edhe buka e demokracise meqe ajo eshte bije e verber e varferise, rrethinave dhe erudicioneve, kurse atje zhvillohen politika sociale serioze dhe te nivelit evropian.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Pėr: Alexis Tsipras : Sot fiton demokrazia

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Edi Rama i Greqise foli! Ashtu si budallai yne ne Tirane qe i jep leksione Bashkimit Evropian, edhe budallai i Greqise kujton se mund ti beje presion Bashkimit Evropian qe "t'ia falin te gjitha borxhet". Dhe e bukura fare eshte qe doli budallai ne televizor dhe u tha bashkefshatareve te tij qe mjelin lopen me emrin shtet perdite: votoni JO ne referendum se do vazhdoni te milni lopen e shtetit grek sic e kini mjele, nuk u heq njeri nga puna. Jo qe nuk ju heq njeri nga puna, por une ju garantoj qe per 48 ore do ti bej te medhenjte e Evropes te gjunjezohen para meje e popullit grek e te nenshkruajne nje mareveshje qe duam ne, jo ate qe duan ata!

    Dhe gjermanet e francezet do dalin neser e do te thone: meqenese ju nuk ju pelqen mendja e ndihma jone, e kafshoni doren qe ju ka ushqyer per 20 vjet, ikni tutje se nuk e kini me vendin ne Evropen e Bashkuar. Shkoni e nxirrni dhrahmine, shkoni e lajini hesapet vete me atyre qe kini borxhe, nuk jeni me problemi yne.

    Dhe pastaj greket e budallepsur, se bashku me budallane komunist qe kane ne krye, le te ngrohen ne diell e te mbushin barkun me idealet dhe solidaritetin e tyre komunist...

    Albo
    Ky nuk eshte problemi i Skenderit me benzin e tij qe po nuk pagoi kredine i marrin benzin.
    Ka nje ndryshim te vogel, ky eshte problemi i nje populli qe jeton ne nje shtet sovran,
    dhe nese do, mundet te vendose qe te deklaroje falimentimin dhe askush nuk do te marre me asnje cironge nga parete e huazuara, ashtu sikurse beri Argjentina disa vjet me pare.
    Prandaj edhe gjermanet e francezet qe duan te vendosin mbi gjithshka ne Europe, nuk munden ta ngrejne zerin me teper se sa u eshte e lejuar :-)

    Greqia ka rreth 5 vjet qe merr udhezime nga Troika europiane, me nje sovranitet te kufizuar ne ceshtjet ekonomike.
    Gjate kesaj periudhe ekonomia u katandis si mos me keq. Prodhimi i brendshem ra me 30%.
    Papunesia u rrit ndjeshem dhe borxhi u rit nga 180 mld ne mbi 330 mld.
    Tere parametrat ekonomike tregojne se recetat e troikes nuk dhane sukses per Greqine.

    Nderkohe, bankat gjermane dhe francese, te cilat para 5 vitesh mbanin gati tere borxhin ndaj greqise,
    detyruan banken europiane ti jape vazhdimisht kredi bankave greke me kushtin qe keto te fundit te blinin borxhin grek me parate e Bankes europiane.
    Keshtu ne pjesa me e madhe e borxhit u trasferua nga bankat gjermane/franceze ne bankat greke me parate e bankes europiane.
    Qeverite greke te kesaj kohe, ishin thjesht "yes-man" per insitucionet europiane.
    Me tere keto operacione borxhi rritej dhe greqia detyrohej te firmoste kambiale pa pushim.

    Qeveria e re greke, e cila fitoi zgjedhjet me premtimin se do te braktise recetat ekonomike te troikes,
    po i qendron me perpikmeri premtimeve elektorale dhe fjales te dhene elektoratit te saj.
    Nuk me intereson ne jane te majte te djathte, kane admirimin tim sepse
    me trasparence, sipas besimit te tyre i sherbejne elektoratit te tyre, ashtu sic premtuan.
    Mbase kjo per ju eshte pak, por ne rajonin tone kjo nuk ka precedent.
    Ne 5 dite organizuan nje referendum dhe i dhane mundesi popullit te beje zgjedhjen.
    Shume ne Europe, nuk perfillnim vendimet e qeverise greke ne kete periudhe sepse nuk ishin me "yes-man".
    Askush tashme nuk mundet te mos marre tashme parasysh, cfare populi grek foli.
    Jam i sigurte qe pas kesaj marreveshja qe do te arrijne do te jete ekonomikisht me e mire se sa ajo qe u propozuan javen e shkuar,
    dhe referendumi do ti sherbeje arritjes te marreveshjes.

    @Wrangler, nuk emori ne qafe Greqine Tsipras/Varufakis, jane qeverite e meparshme Greke dhe politika ekonomike e gabuar e trokes, se bashku me gjeopolitiken nderkombtare,
    qe e futen Greqine aty ku ajo politikisht e meritonte, por ekonomikisht jo.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shaboni : 06-07-2015 mė 14:01

  4. #14
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Greqi: Referendumi, greket refuzojne planin e BE

    Me kėto lek borxhė besoj se kanė paguar edhe vorio epirotėt e vet shpallur tė shqipėrisė. Madje me shumė gjasa kanė derdhur lek tė madh nė shumė sfera pėr copėtimin e Shqipėrisė, pėr trazirat e 97 etjerė.
    Por mua mė vjen keq pėr popullin sepse ata nuk kanė faj dhe ėshtė diēka e tmerrshme tė shohėsh vendin nė njė katastrofė tė tillė. Zoti i ndihmoftė njerėzit e thjeshtė dhe i shkatėrroftė tė babėziturit e politikės qė e katandisėn shtetin nė kėtė pikė.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Greqi: Referendumi, greket refuzojne planin e BE

    Ky nuk eshte problemi i Skenderit me benzin e tij qe po nuk pagoi kredine i marrin benzin.
    Ka nje ndryshim te vogel, ky eshte problemi i nje populli qe jeton ne nje shtet sovran,
    dhe nese do, mundet te vendose qe te deklaroje falimentimin dhe askush nuk do te marre me asnje cironge nga parete e huazuara, ashtu sikurse beri Argjentina disa vjet me pare.
    Prandaj edhe gjermanet e francezet qe duan te vendosin mbi gjithshka ne Europe, nuk munden ta ngrejne zerin me teper se sa u eshte e lejuar :-)
    Nese Greqia do te shpallte falimentimin dhe daljen nga Eurozone, keto do te ndodhnin:

    1. Bankat private te vendit do te mbyllen per nje kohe te pakufizuar (jave) duke ngrire keshtu gjithe leket qe qytetaret kane ne keto banka.
    2. Gjithe sistemi bankar grek, publik apo privat, do te futej ne karantine nga sistemi boteror i financave: asnje transasksion financiar nuk do te hyje apo dale nga Greqia.
    3. Shteti grek do te printoje kartmonedhen e re "dhrahmine" qe do te zevendesoje euro, dhe do te imponoje nje kurs kembimi arbitrar, te cilin bankat publike dhe private do ta perdorin per te konvertuar te gjitha depozitat e qytetareve nga euro ne dhrahmi.
    4. Shteti do te izoloje hyrjen apo daljen e qytetareve te vete nga kufijte e Greqise per nje kohe te pakufizuar, koha qe i duhet per te hequr nga qarkullimi euron dhe per te futur dhrahmine. Do e beje kete gje edhe nga frika e largimit te kapitalit nga Greqia.
    5. Cmimet e ushqimeve dhe mallrave do te rriten brenda nates pasi inflacioni do te rritet ndjeshem dhe importet do te bien ne zero pasi anje firme e huaj apo e vendit nuk do te jete ne gjendje te beje tregti me Greqine e falimentuar.
    6. Njerezit do te vuajne per buken e gojes 10 here me keq se sa po vuajne sot, pasi pensionet dhe te ardhurat qe do te marrin nga puna ne shtet nuk do te mbulojne dot koston e ushqimeve qe do te shkojne ne qiell.
    7. Bizneset e huaja private qe operojne ne Greqi do tu duhet qe te marrin nje vendim nese do te qendrojne ne Greqine e falimentuar apo do te largohen nga ai vend, duke mbyllur aktivitetin dhe duke pushuar nga puna mijera njerez.
    8. Asnje investitor i huaj nuk do te investoje ne nje shtet te falimentuar, per aq kohe sa do i duhet Greqise qe te dali nga kriza.
    9. Investitoret e huaj qe do te humbin qindra miliard euro nga borxhi qe Greqia u ka, do t'u duhet te marrin nje vendim se cfare te bejne me kete humbje: ta nenshkruajne si humbje te plote ne regjistrat e tyre dhe vazhdojne biznesin si zakonisht, apo do te nderrmarin hapa ekstrem sic mund te jete pushtimi i resurseve natyrore te Greqise: ishujt e tokat e saj qe do te jene nen zoterimin e tyre per 100 vjet, si nje menyre per te shlyer borxhin!
    10. Te nesermen sapo Greqia perjashtohet nga eurozone dhe ben ato hapat me lart, ne Berlin e Paris, gazetat e perditshme do te shkruajne se sa qindra miliard euro kane humbur keto shtete, nga falimentimi i Greqise. Duke bere qe gjermanet e francezet te dalin ne rruge e protestojne me te madhe se si taksat e tyre po shkojne per te mbajtur ne kembe shtete te falimentuar si Greqia. Qeverite ne keto vende do te bien si fije kashte e bashke me to do te bier edhe ideja e nje "Europe te Bashkuar".

    Dhe ne fund te dites, bankieret e politikanet do te deshtojne, e do t'ua lene vendin nacionalisteve ne keto vende, per t'iu kthyer zanatit te vjeter evropian: luftes se hapur me njeri-tjetrin. Kur diplomacia e dialogu deshton, dhe Greqia e ky referendum e deshmojne kete gje hapur, rruga e vetme eshte ajo e forces.

    Kuptohet, duke qene se Evropa ka 70 vjet qe jeton ne paqe, brezat e sotem jane lindur e rritur me idene se "paqja eshte e perjetshme". Ashtu si greket mendojne ne injorancen e tyre se "mjafton te votojne JO ne referendum dhe problemi i tyre u zgjidh".

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-07-2015 mė 14:38

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Pėr: Greqi: Referendumi, greket refuzojne planin e BE

    Nese Greqia do te shpallte falimentimin dhe daljen nga sistemi monedhes Euro, disa nga ato qe ti permende do te ndodhin.
    Por jo te gjitha, dhe me siguri jo aq dramatikisht.
    Per momentin drama eshte duke u lojtur duke qene brenda ne Euro.
    Jo cfare mendon nobelisti amerikan Joseph Stiglitz mbi situaten greke:
    http://www.project-syndicate.org/com...iglitz-2015-02

    Pese vjetet e fundit per Greqine nuk sollen asnje zgjidhje.
    Sollen zgjidhje per bankat/kompanite private gjermane/franceze qe borxhet e tyre private (te bera me afera te fryra e te diskutueshme) i trasformuan ne borxhe istituzionale europiane me ndihme e qeverive gjermane/franceze .
    Dhe keto qeveri, pamoralisht, sot bertasine e akuzojne Greqine si te vetme fajtore per gjithshka :-)
    Nese Greqia do te dale apo jo nga Euro kete njeri tani nuk e di. Javet e ardhshme do ta tregojne.
    Ja disa pyetje te cilat qendrojne per tani.
    Greqia ka jetuar qindra vjet me dhramine pse nuk mund ta beje kete prape?
    Kriza Greke, po fsheh krizen e te gjitha vendeve mesdhetare, Itali, Spanje, Portugali. A do te ndjekin edhe ato Greqine?
    A eshte sistemi Euro i afte fleksibel dhe i pershtatshem per tu bere balle krizave te shteteve/ banoreve te tij, apo eshte i pershtatshme vec per disa?
    A jane traktaktet ekonomike Europiane te pershtatshme per te gjitha vendet banore?
    Pse vendet qe kane rritje me te madhe ekonomike ne Europe nuk pranojne te hyjne ne Euro, megjithse i "lusin" ?

    Referendumi sigurisht nuk eshte zgjidhje per problemet ekonomike te Greqise.
    Ai eshte shpallje se ne Greqi duan te vendosin banoret e Greqise.
    Ai eshte nje mesim per te gjithe vendet mesdhetare Europiane se dogma "Do te shkurtojme "X" sepse na e kerkon Europa" (qe qeverite perkatese paraqesin cdo 2 muaj ) u thye dhe nuk vlen me.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shaboni : 06-07-2015 mė 16:33

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Shaboni pėr postimin:

    Mike Oldfield (07-07-2015)

  8. #17

    Pėr: Greqi: Referendumi, greket refuzojne planin e BE

    Shteti dhe populli Grek, ndonese nga kjo JO mund te dalin me mire sic jane e ishin, ndonese mund te dalin edhe me keq sic jane, kryesorja e gjithe kesaj pune eshte se me nuk ka Servilizem karshi NeoLiberalizmit. Mos te harrojme se nuk eshte vetem shteti Grek qe ka probleme - probleme kane edhe shteti Spanjoll, Italian etj etj, sepse sy vendet qe kane krijuar BE-ne Franca dhe Gjermania kane dashur te jene mbi te gjithe dhe kete gje greket i thane JO me se nuk ben ashtu. Mendoj se me kete JO ndonese shteti dhe populli grek ndonese per kete priudhe te tanishme nuk do perfitoj, por per periudhe afatmesme dhe afatgjate do perfitoj per te miren e vet.

    Gjate bisedimeve / negociatave Beograd - Prishtine ne Bruksel, pala serbe duke thene JO - perfitoi e fitoi Assossacionin e Komunave me shumice serbe gjithandej Kosoves dhe driten jeshile per tu bere anetare e BE-se. Ndersa pala e Prishtines duke thene gjithnje PO dhe vetem PO Brukselit e Washingtonit po perfiton Gjykaten NjeEtnike Speciale dhe Assossacionin e Komunave Serbe te dirigjuara nga Beogradi.

    Andaj JO e popullit grek eshte nje shembull qe duhet admiruar sepse treguan se ka perfunduar koha qe popujt e vegjel te jene vegel per popujt e medhenje. Nese duam demokraci te vertete - atehere JO e grekeve eshte demokraci qe duhet respektuar.....!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Greqi: Referendumi, greket refuzojne planin e BE

    Citim Postuar mė parė nga Shaboni Lexo Postimin
    Greqia ka jetuar qindra vjet me dhramine pse nuk mund ta beje kete prape?
    Shen Kozma Etoliani, qe jetoi ne shekullin e XVIII, kur Greqia si shtet nuk ekziston akoma por ishte pjese e Perandorise Otomane, u beri popullates se zones qe sot njihet si Greqi dy profeci. Profecia e pare u be realitet 75 vjet pasi doli nga goja e tij, dhe profecia e dyte po behet realitet sot.

    Profecia #1: "Ajo qe ju prisni, do t'iu vije ne brezin e trete" Ketu e kish fjalen per lirine dhe pavaresine e Greqise nga Perandoria Otomane, dhe gjenezen e shtetit grek.
    Profecia #2: "E keqja ketij populli ka per ti ardhur nga te shkolluarit."

    Eshte nje reference direkte per situaten e tanishme, dhe vendimin qe mori elita politike dhe kulturore e Greqise per te insistuar ne anetaresimin e Greqise ne BE. Nuk ishte nje vendim qe qytetari i thjeshte grek mori, ishte nje vendim qe elita politike e atij vendi mori. Dhe ju be nje propagande e shfrenuar popullates se thjeshte, qe ta shikonte anetaresimin ne BE si "parajsen e vertete", fundin e te gjitha problemeve te tyre. E njejta propagande u eshte bere edhe shqiptareve per plot 20 vjet nga te dy krahet e politikes. Po te lexosh shkrimet e mia ne vite ne forum, kam qene gjithmone kunder idese se hyrjes se Shqiperise ne BE dhe teper skeptik per jetegjatesine e ideologjise pan-europiane.

    BE si ide lindi ne mendjen e elites politike te Evropes dhe iu imponua popullates se thjeshte ne shume menyra. Kjo eshte e vertete jo vetem ne Greqi e Shqiperi, por gati ne gjithe Evropen. Dhe sot popullsia e thjeshte e ketyre vendeve, pyet veten e saj: "Perse une si qytetar i vendit tim X, duhet te perballem e jem pergjegjes per hallet e problemet e nje populli e shteti tjeter si Greqia?! Si arritem deri ne kete pike ku parate e taksave qe dalin nga rroga ime, shkojne pa pelqimin tim te mbajne ne kembe nje shtet te falimentuar si Greqia?!" Dhe keto pyetje nuk i bejne vetem qytetaret e vendeve te vogla anetare te BE, por edhe te vendeve te medha si Gjermania e Franca.

    Per ti dhene pergjigje pyetjes tuaj:

    Askush nuk e pengon qeverine greke qe te dali nga BE qe kete moment. Nje vendim, nje e rene e lapsit, nje kalim me vota ne parlament, dhe mori fund, doli nga BE. Ajo qe e ben situaten tragjike dhe komike eshte se greket sot kane per kryeminister qe me qendrimet qe mban, e ben te qarte qe as nuk e kupton sic duhet gravitetin e situates se popullit e shtetit te tij. Dhe u thote grekerve: "votoni JO qe te mos paguani borxhet por ama ne prape do rrime ne BE nuk dalim prej saj."

    Cili union ka nevoje per nje shtet te falimentuar e te mbushur ne borxhe?!

    Kriza Greke, po fsheh krizen e te gjitha vendeve mesdhetare, Itali, Spanje, Portugali. A do te ndjekin edhe ato Greqine?
    Skenari qe une te rendita ty me lart eshte i frikshem, por jo aq i frikshem sa shpallja e falimentimit te njeanshem nga ana e nje shteti, si nje menyre per ti bere bisht borxheve te veta. Nese Greqia neser vendos te dali nga EU si nje menyre per te mos paguar borxhet qe u ka kreditoreve, vende si Italia, Spanja do ta shohin kete si nje precedent qe ata mund ta ndjekin per te arritur te njejtin qellim: clirimin nga borxhi i jashtem. Dallimi i vetem i ketyre vendeve me Greqine eshte se borxhi i tyre eshte shume here me i madh se borxhi i Greqise ne shifra. Qe do te thote, nese nje nga keto vende ben nje hap te tille, nuk falimenton vetem ideja dhe eksperimenti i Evropes se Bashkuar, por krijohen kushte te pershtatshme per nje konflikt te armatosur. Eshte aritmetike e thjeshte: kur dy shtete nuk i zgjidhin dot mosmareveshjet e tyre me dialog, dhe dialogu i hap rrugen vendimeve te njeanshme, dhe ne mes behet fjale per miljarda e triliona euro, shperthimi i konfliktit eshte i garantuar.


    A eshte sistemi Euro i afte fleksibel dhe i pershtatshem per tu bere balle krizave te shteteve/ banoreve te tij, apo eshte i pershtatshme vec per disa?
    Pyetja jote tregon naivitetin tend dhe shume si ty karshi BE dhe euro-zones. Ajo qe pyetja jote le te kuptosh eshte se ti "pret nga BE ti japi zgjidhje te gjitha problemeve te vendeve anetare". Realiteti eshte i tille, qe nje popull dembel, me nje kulture pune te dobet, me sistem fiskal te korruptuar ku shumica e qytetareve nuk paguajne taksa fare, dhe me nje klase politike qe i trajton qytetaret e vete si femije qe duhet ti ushqeje me qumeshtin e lopes (shtetit) per tu marre voten si Greqia, jo BE, jo Amerika por askush nuk e ndihmon dot. Shpresa e vetme per keta njerez eshte qe te nxjerrin mesim vetem pasi ta pesojne e vuajne pasojat e gabimeve te tyre.

    Gjermania e Franca nuk jane pergjegjese per qeverisjen e Greqise vetem shteti grek dhe vete qytetaret e atij vendi jane pergjegjes per kete gje.

    A jane traktaktet ekonomike Europiane te pershtatshme per te gjitha vendet banore?
    Ti pyet: a duhet te blejne e ngasin te gjithe njerezit Benz?

    Sigurisht qe Benz nuk mund ta ngasin te gjithe Benz pasi kushton me shume se cdo makine tjeter. Dhe ata njerez qe bejne gabimin te blejne Benz edhe pse nuk kane te ardhura sa duhet, neser kur te humbin Benz se nuk e paguajne dot kamaten mujore, nuk ua ka fajin as Shaboni e as Alboja i forumit. Secili eshte vete pergjegjes per vendimet qe merr ne jete.

    Pse vendet qe kane rritje me te madhe ekonomike ne Europe nuk pranojne te hyjne ne Euro, megjithse i "lusin" ?
    Sepse jo te gjitha vendet e njerezit e botes jane bageti qe genjehen nga propaganda e shfrenuar e elitave politike te tyre. Ka njerez dhe popuj qe gjykojne para se te marrin vendime te tilla. Askush nuk ia imponoi Greqise anetaresimin ne BE, vete shteti grek dhe parlamenti grek, qe perfaqeson popullin grek, e mori kete vendim.

    Referendumi sigurisht nuk eshte zgjidhje per problemet ekonomike te Greqise.
    Ai eshte shpallje se ne Greqi duan te vendosin banoret e Greqise.
    Ai eshte nje mesim per te gjithe vendet mesdhetare Europiane se dogma "Do te shkurtojme "X" sepse na e kerkon Europa" (qe qeverite perkatese paraqesin cdo 2 muaj ) u thye dhe nuk vlen me.
    Referendumi nuk zgjidhi asgje per krizen greke dhe popullin grek. Vendimi as nuk e shpalli Greqine te falimentuar, as nuk e nxorri ate nga BE, as nuk e pranoi oferten e BE per ndihme. Dhe kriza jo vetem qe nuk u zgjidh, por ka pese vjet qe po thellohet vetem e vetem se populli grek nuk ka kurajon qe te marri pergjegjesite e veta e te vendosi. Nje gje ama referendumi arriti te realizoje: kristalizoi ne mendjen e BE dhe mbare botes se populli grek dhe qeveria qe e perfaqeson eshte e pashprese. Me cfare fytyre do te veje Edi Rama i Greqise t'iu kerkoje ndihme BE-se kur ai vetem javen e kaluar doli ne televizor dhe u tha qytetareve te vete: votoni kunder planit te ofruar nga BE-ja? Ne mendjen e budallait ka nje ndryshim mes asaj vote dhe votes per te qendruar apo dale nga BE. Ne mendjen e shteteve si Gjermania e Franca, nuk ka ndonje ndryshim. Verdikti i referendumit sapo hoqi cdo lloj dyshimi se Greqia nuk meriton me ndihme.

    A do te ndihmoje ti me para nje person qe te ka borxhe mijera leke, dhe te ben presion ne menyra nga me te ndryshmet se ti duhet ti japesh borxh para te tjera e jo ti kerkosh qe te paguaje borxhet qe te ka?!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-07-2015 mė 17:09

  10. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Greferendumi – a ka pasoja edhe nė Shqipėri?

    Referendumi grek ose e thėnė me njė bashkim fjalėsh: Greferendumi i ditės sė djelė 5 korrik, mbetet njė shprehej e demokracisė sė pėrkryer nė tė cilėn mund tė thuhėt me plot gojėn se: `Vox Popoli , Vox Dei` (Zėri i Popullit ėshtė Zėri i Zotit).
    Ky referendum i ndėrtuar pėr ti`u pėrgjegjur njė fraze tė thjeshtė : `A jeni dakort me kėrkesat e BQE dhe FMN pėr huadhėnien? pėrfundoi nė favor tė fjalės `OXI`-JO, me 61% pėrkundrejt 39% `NAI`-PO.
    Pėrkthimi i kėsaj vote ka shqetėsuar direct BE dhe veēanėrisht binomin Francė-Gjermani pėrsa i pėrket tė ardhmes sė fqinjit tonė grek nė BE.
    Deklaratat e Kryeministrit majtist Tsipras se vota `JO` nuk do tė thotė dalje nga eurozona, por do tė thotė huadhėnia duhet ristrukturuar nė dobi tė popullit grek sepse populli grek nuk meriton tė dėmtohet edhe mė tej nga kjo barrė e rėndė fiskale , barrė e cila po e shkatėrrn Greqinė.
    Mbyllja e Bankės Qėndrore greke deri tė mėrkurėn shpreh edhe njė herė mungesėn e plotė tė likuiditetit tė Bankės qėndrore greke, dhe kjo do tė pėrkthehet me pamundėsi pėr tė dhėnė rrogat, pensionet, asistencėn, investime, shlyerje borxhesh.
    Pa i hyrė hollėsirave financiare, nė kėtė rast mund tė diskutohet se cfarė shėrbeu si trigger nė ndryshimin e qėndrimit tė qeverisė greke tė re tė kryesuar nga Tsipras nga qeveritė e mėparshme dhe se pse qeveria e drejtuar nga Samaras nuk fitoi zgjedhjet e kaluara me gjithe sukseset e pjesėshme tė tij koalicioni qeveritar nė pagesat e borxhit grek i cili sot me gjithe pėrqindjet llogaritet nė 323.4 miliard euro?
    Pikėrisht pika e kthesės dhe votat nė favor tė Kryeministrit majtist Tsipras, shėrbyen pikėrisht masat tejet shtrenguese qė rekomandoi FMN dhe BQE nė drejtim tė shkurtimeve drastike nė pensionet, asistencat,dhe nė buxhetine Mbrojtjes. Kėtu qeveria e Tssipras fitoibesimin e popullit grek me kėmbėnguljen e tyre pėr tė mos ulur nivelin e jetesės , nivel i cili ėshtė arritur me mund e sakrifica qė nga hyrja e Greqisė nė BE dhe nė Eurozonė si njė vėnd i zhvilluar (developed country). Pavarėsisht kėmbenguljes pėr tė mos paguar kėstet e rradhės tė huasė totale prej 322.4 miliard euro (kėsti mujor ėshtė 1.5 miliard euro nė muaj), qeveria Tsipras i paraqiti BE dhe veēanėrisht Merkel-it pamunėsinė e pagesės duke propozuar shleyrjen e borxheve.
    Gjithashtu, nėpėrmjet bllofeve politike tė Varufakis-it qeveria greke e Tsipras-it i kujtuoi Gjermanisė qė ajo i ka njė borxh tė luftės prej 230 miliard euro(?!), gjė qė e zemėroi pa masė opinionin gjerman, pa shtuar se Ministri i Jashtėm grek u tregua profane nė debatet me europarlamentarėt dhe me FMN (tė paktėn nga ana etike) pėr zgjidhjen e kėtij ngėrēi, aq sa pas referendumit FMN dhe BQE i dėrguan njė letėr, ku shpreheshin qė….. do ta vlerėsonin mos ardhjen e Ministrit tė Jashtėm grek Varufakis nė takimet e rradhė….. Kjo shkaktoi dorėheqjen e Ministrit Varufakis dhe zėvėndėsimin e tij me z. Tēakalliotis njė grek inteligjent i rritur jashtė Greqisė. Shprehja `OXI` e votuesve grekė shpreh edhe njė herė dėshirėn e popullit grek pėr tė mos pranuar masat shtrėnguese, por gjithashtu sipas Tsipras shpreh dėshirėn pėr tė qėndruar nė eurozonė duke ristrukturuar borxhin; me sa duket ose duke bėrė njė ndėrprerje 1-2 vjeēare dhe pastaj rifillimin e pagimit, ose duke zgjatur kohėn pagesat.
    Kjo i pėrket bisedimeve tė ardhshme.
    Shkaqet e kėtij borxhi janė spjeguar nė forma tė ndryshme por sipas opinionit tim, ky borxh ka filluar qė kur u bė Olimpiada nė Greqi nė 2004-2005, pėr shkak tė derdhjes si lumė tė investimeve tė mėdha nė njė vėnd tė vogėl si dhe keqpėrdorimit nga ana e qeverive greke tė borxhit.
    Asnjė vend nė botė prej 11 milionė banorėsh nuk ka marrė njė hua prej 300 miliard eurosh pėr njė kohė tė shkurtėr, hua e cila duhej tė ishte pėrdorur pėr investime. Nė fakt kjo hua u pėrdor pėr tė rritur buxhetin e Ministrisė sė Mbrotjejs duke blerė aeroplanė, armatime nga vėndet e BE me pretekstin e mbrojtjes nga Turqia e fqinjėt?!
    Sė dyti huaja u pėrdor pėr tė rritur rrogat, pensionet, asistencėn, dhe numrin e punonjėsve nė administratė si dhe pėr reklama.
    Pra jo pėr investime strukturore dhe strategjike.
    Praktikisht grekėt punonin 10 muaj nė vit, merrnin 14 paga dhe kishin rroga tė njėjta me Gjermanėt tė cilėt dihet se si punjnė.Kontrollet e BQE, FMN, Troikės dhanė rezultate tė papritura dhe tė padėshėrueshme sepse e tregonin shtetin grek qė po majmej dhe parazitonte duke u ushqyer me huatė e dhėna pėr qėllime tė tjera.
    Dihet qė qeveria Tsipraa ėshtė qqeveri e majtė, por edhe qeveritė e tjera greke janė sjellė si qeveri socialiste tė kohės sė bllokut komunist duke mbajtur njė ekonomi tė centralizuar, gjė qė ka sjellė dėshtimin ekonomik tė rėndė tė cilėn po e vuan populli grek.
    Pyetje se Merkelit pse nuk ėshtė shkurtuar buxheti i Mbrojtjes me anė tė tė cilit mund tė paguhen kėstet e borxhit, Tsipras i u pėrgjegj se Mbrojtja duhet forcuar si p.ash., kundėr Turqise(?!) Merkel i u pėrgjegj se Turqia nuk sulmon njė vėnd tė NATO-s sepse ėshtė vend nė NATO, por edhe sepse Greqia sa do tė bleje armatim, nuk mund tė krahasohet me Turqinė e cila ka njė potencial ushtarka shumė mė tė madh.
    Tsipras kundėrshtoi se kjo shumė marramėndėse e paesės nga ana e Greqisė dėmton dinjitetin grek sepse Greqia uk mund tė ulė standartin e jetesės sė popullit grek, standart tė arritur me vite (dhe me tė drejtė); por Merkel i u pėrgjegj se pėr cfarė dinjiteti flitet , dinjitet kishte Greqia e Lashtė e jo kjo Greqi e cila ėshtė e pėrberė nga rraca tė ndryshme serbesh, turqish shqiptarėsh, etj. Bėni AND i tha Tsipras-it Merkel-i e zemėruar.
    Kjo e zemėroi Tsipras-in i cili kėrkoi votbesimin nėpėrmjet Referendumit, referendum i cili pėrkrahu qėndrimin e Tsiprasit nga ana e popullit grek me anė tė `OXI`.
    Problemet e Greqisė janė tė mėdha , por si fqinjė tė mirė qė jemi shpresojmė qė Greqia tė mos dalė nga eurozona dhe aq mė pa nga BE, por fjai i kėtij borxhi tė madh ėshtė i dyanshėm.
    Nga njėra anaė BE:
    Sė pari, dha pa kursim hua tė mėdha qė e kalonin kapacitetin dhe likuiditetin grek
    sė dyti nuk i kontrolloi se ku vajtėn kėto para
    Sė treti ka shumė mundėsi korrupsioni i kontrollorėve tė BE,
    Nga ana e Greqisė:
    Sė pari nuk i pėrdorėn paratė pėr investime strategjike
    Sė dyti i shpėrdoruan duke i pėrdorur pėr qėllime konsumiste dhe klienteliste politike.
    Ka dhe njė problem tjetėr qė qeveria Tsipras (e cila nuk ka faj pėr gjėndjen por po pėrpiqet ta rregullojė) duhet ta bėjė nė bashkėpunim me BE por qė mund tė jetė e parealizueshme: nxjerrjen para ligjit tė tė gjithė klasės sė vjetėr politike greke paraligjit e cila jo vetėm shpėrdoroi paratė por me sa dihet, ka rreth 280 milione euro tek individė private tė ndryshėm grekė, nė bankat e Zvicrės dhe Qipros tė cilatsigurisht duhen parė se nga janė pėrvehtėsuar.
    Sigurisht duhen nxjerrrė para ligjit edhe politikanėt e BE qė kanė dhėnė huanė Greqisė.
    A mund tė realizohet kjo?
    Kjo nuk dihet .
    Tė shohim.
    Problemi i korrupsionit tė klasės politike ėshtė edhe nė Shqipėri, dhe dihet qė ėshtė kjo klasė politike disa vjeēare qė ka shpėrdoruar paratė e shqiptarėve duke i shkaktuar Shqipėrisė njė borxh buxhetor prej 70-80% tė buxhetit shqiptar, borxh qė ka vėnė nė vėshtirėsi ekonominė shqiptare e cila po dėmtohet edhe nga problemi i fqinjit tonė grek ku banojnė rreth 700.000 shqiptarė, njė pjesė e tė cilėve ėshtė duke ardhur nė Shqipėri si tė papunė.
    N ė pėrfundim them se pėrmirėsimi i ekonimisė greke dhe shlyerja e bozrxhit grek me ndihmėn e FMN dhe BQE, do tė ndihmojė edhe Shqipėrinė tė dalė nga `zeit not-i` ekonomik.

  11. #20
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Greqi: Referendumi, greket refuzojne planin e BE

    Rendesi ka qe Troika "vdiq",se kush eshte Troika dhe gazetaret qe e shpiken kete terminollogji nuk ka rendesi. Po keshtu rendesi ka qe populli votoi Jo se po te kishte votuar PO-n nuk do kuptonte as JO-n,te pakten duke votuar JO-n nuk kuptojne as pse votuan. Megjithate deri tani qeveria greke i ka mbajtur premtimet,perveē popullit lane dhe bankat pa leke,dhe natyrisht ariten te ndryshojne dhe Europen, qe nuk ka me Troiken po ka vetem Institucionet.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •