Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Durrës: Dy persona vjedhin bankën në mes të qytetit e në mes të ditës

    Publikohen pamjet, Ja si u grabit nga dy persona banka në qendër të Durrësit



    Policia ka publikuar pamjet e grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Durrës një ditë më parë, të marra nga kamerat e sigurisë.
    Banka u grabit nga dy persona, ku njëri ishte i maskuar si i moshuar dhe një tjetër mbante në kokë një skafandër motori.
    Siç shihen edhe nga pamjet në fillim hyn në bankë personi i cili ishte i maskuar si i moshuar, ku në sup mbante një çantë. Pas tij afrohet një person i dytë, i cili është i armatosur me kallashnikov.
    Grabitësi i maskuar si i moshuar pasi ka hyrë në në ambientet e brendshme të bankës ka kërcënuar me pistoletë rojen e sigurisë deri në momentin kur në ambientet e brendshme shfaqet edhe grabitësi i dytë, që fillon të neotralizojë rojen e sigurisë, kurse grabitësi tjetër shkon për të marrë shumën e parave në arkën e bankës.
    Në momentin e grabitjes në banka ka pasur edhe klientë, të cilët sapo kanë parë situatën janë largua, ndërsa punonjëset e bankës janë fshehur poshtë tavolinave të punës.
    Grabitësi i qetë ka marrë shumën e parave dhe më pas është larguar sëbashku me shokun e tij.
    Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata mundën të grabisin 8.765 Dollarë, 7.015 Euro dhe 17.741.320 Lekë të vjetra.
    E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda harkut të pak minutave ndërsa autorët arritën të dalin dhe largohen nga banka, ndërsa policia mundi të arrestojë si autor të dyshuar 31 vjecarin Alban Duka ndërsa është identifikuar edhe autori tjetër dhe po punohet për kapjen e tij.

    Emri:  durres-grabitje2.jpg

Shikime: 338

Madhësia:  54.9 KB

    Emri:  durres-grabitje3.jpg

Shikime: 301

Madhësia:  65.4 KB

    Emri:  durres-grabitje4.jpg

Shikime: 296

Madhësia:  63.8 KB

    ORA NEWS

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Durrës: Dy persona vjedhin bankën në mes të qytetit e në mes të ditës

    Bankat duhet te mbrohen nga ndonje repart special
    i ushtrise.Fut 2 -3 ushtare me kallash per cdo banke
    dhe e garantuar nuk do kete vjedhje.
    Banka te paguaje Ministrine e mbrojtjes me nje kuote mujore
    50 euro ne dite x 30=1500 euro/muaj.
    Ne kete situate pa mbrojtje me polic banka ka me shume humbje
    financiare jo vetem nga vjedhja por edhe humbja e besimit nga publiku.
    Banka e vjedhur nuk do vizitohet nga robt nga frika se mos hyn ndonje nga
    rruga me kallash dhe grabit te gjithe aty dhe terrorizon gjithe robt.
    Bankat qe vidhen nuk paraqesin siguri per publikun jane te pasigurta edhe per jeten
    dhe klientet nuk do shkojne aty, por ne ndonje banke tjeter.
    Humbja e klienteve per banken perkthehet ne humbje te medha financiare.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •