Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    SHBA: Kryebashkiakët socialistë të Krujës dhe Kavajës janë trafikantë droge

    Zgjedhjet vendore, SHBA verifikoi listat. Kandidatë me rekorde kriminale



    Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu lëshoi alarmin se persona me rekorde kriminale po i propozohen shqiptarëve për tu votuar si kryetarë bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit.
    Bashkë me këtë konfirmim, kryediplomati ka deklaruar se ambasada amerikane ka vënë në dijeni liderët politikë me kërkesën për të mos i kandiduar në betejën për pushtetin vendor.
    Donald Lu: “Premtuam se do të shqyrtonim listat e kandidatëve për të kërkuar për emra personash që kanë qenë të arrestuar apo të dënuar për krime të rënda qoftë në Shqipëri ose vende të tjera.
    Në përgjithësi ndihemi mirë për listat, veçanërisht nga një numër i madh kandidatësh gra të aftë, por kemi identifikuar disa emra personash me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke diskutuar me udhëheqësit e tyre politikë. Nxisim gazetarët, OJQ-të e qytetarët e zakonshëm të kërkojnë që politikanët e tyre të përmbushin standardet më të larta etike.
    Lu nuk foli me emra konkretë, por burime pranë ambasadës së SHBA-së thane se shqetësim ka për kandidatët në bashkinë Laç , Himarë dhe Kavajë.
    Menjëherë pas kësaj thirrje të ambasadorit, ka ardhur edhe reagimi i parë i shumicës parlamentare. Zëvendës kryeministri Peleshi tha se çdo shqetësim do merret me seriozitet dhe se kandidatët për 21 qershorin do kalohen në filtër.
    Niko Peleshi: “Do marrim me seriozitet çdo lloj sinjali në këtë drejtim. Patjetër që ka një proces nga ana jonë për të verifikuar pastërtinë apo historinë e çdo kandidati. Ne e kemi treguar edhe në zgjedhjet e kaluara që kemi një shqetësim të veçantë për të patur kandidatë me integritet të lartë”
    Selitë diplomatike dhe faktori ndërkombëtare prje kohës i kanë kërkuar klasës politike të mbajë orientimin e saj, për të mos lejuar njerëz të inkriminuar si kandidatë në zgjedhje e afërta të qershorit.
    Në takimin që u zhvillua sot paradite në hotel “Tirana” Ambasadori i SHBA-së Donald Lu bëri publike ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të lira dhe demokratike.
    U mësua se SHBA do të investojë 500 mijë dollarë me qëllim që zgjedhjet vendore të jenë të lira e demokratike, si dhe do të angazhohet të dielën e 21 qershorit duke kryer verifikimet në terren.
    SHBA vezhgon zgjedhjet, jep 500 mije dollare per nje proces demokratik
    Donald Lu: “Do të japim më shumë se gjysëm milionë dollarë mbështetje OJQ-ve vendase që do të zhvillojnë vëzhgimin zgjedhor dhe mbështetje teknike për KQZ.
    Personeli shqiptar dhe amerikan i SHBA si dhe kolegë nga ambasada e SHBA-së të tre vendeve fqinje do të udhëtojnë në të gjithë vendin për të vëzhguar zgjedhjet”


    Lu: Të huajt nuk do ti bëjnë këto zgjedhje të mira

    Donald Lu: “Ne jemi një pjesë e vogël e një përpjeke shumë më të madhe dhe kombëtare. Përmes BE, ODIHR dhe asamblesë së OSBE ne presim një përpjekje të fortë përpara gjatë dhe pas zgjedhjeve. Ne do të bashkëpunojmë me shoqërinë civile shqiptare për të promovuar zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrje të gjerë qytetare veçanërisht votuesve të rinj dhe grave.
    “Të huajt nuk do ti bëjnë këto zgjedhje të mira, por janë gratë dhe burrat e guximshëm të shoqërisë tuaj civile që do të sigurojnë që demokracia shqiptare të jetë e mbrojtur”

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    PS proces verifikimi për kandidatët. Marrim me seriozitet çdo sinjal



    Partia Socialiste ka ndërmarrë një proces verifikimi ndërsa ka marrë me seriozitet çdo sinjal që është dhënë në lidhje me kandidatë me të kaluar kriminale që garojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
    Deklarata u bë nga zv/kryeministri i qeverisë Niko Peleshi pas përfundimit të mbledhjes së grupit PS, dhe vetëm pak kohë pasi ambasadori i SHBA-së deklaroi se Ambasada e SHBA-së pasi i ka identifikuar ka nisur diskutimet me liderët politikë.
    Peleshi nuk pranoi të komentonte kritikat e deputetit socialist Ben Blushi
    Niko Peleshi: “Do marrim me seriozitet çdo lloj sinjali në këtë drejtim. Patjetër që ka një proces nga ana jonë për të verifikuar pastërtinë apo historinë e çdo kandidati. Ne e kemi treguar edhe në zgjedhjet e kaluara që kemi një shqetësim të veçantë për të patur kandidatë me integritet të lartë”

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    "Një ambasadë i kërkoi PS të hiqte nga listat dy kandidatë"

    Deputeti i PS, Taulant Balla ka deklaruar se mazhorancës i është kërkuar nga një ambasadë e fuqishme që dy kandidatë të mos kandidojnë për ‘gabime në deklarimin e pasurisë’.

    “Kemi pasur një komunikim me një ambasadë që ka informacion për shkak të kapaciteteve të saja të mbledhjes së informacionit.

    Na është kërkuar për dy kandidatë në fillim dhe të dy ata nuk janë kandiduar.

    Këto dy raste kanë të bëjnë me deklarim pasurie.

    Ndërkohë është kërkuar informacion edhe për një person tjetër, dhe unë kam qenë personi që i kam dhënë shpjegimin përkatës se ai nuk është i dënuar dhe nuk ka pasur lidhje me çështje të tjera”, tha Balla në emisionin Top Show.

    Koha Jone

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Kush na qenkan keto kandidate me te kaluar te piset?
    Pse nuk jepen emra dhe kush i ka caktuar si kandidate?
    Ambasadori ka te drejte,nuk mund te vesh ne drejtim
    njerez me moral te kompromentuar.
    Pastaj nuk ka llogjike qe populli publiku ti jape besim elementeve
    ish kriminele,eshte absurde te japesh voten per elemente te tille.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar benseven11 për postimin:

    martini1984 (02-05-2015)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Kush na qenkan keto kandidate me te kaluar te piset?
    Pastaj nuk ka llogjike qe populli publiku ti jape besim elementeve
    ish kriminele,eshte absurde te japesh voten per elemente te tille.
    Ne absurdistan ndodh gjithshka,si dhe ambasada amerikane jepka 500.000 $ per zgjedhje te rregullta?
    Nuk kane kaqe leke keta tanet?????????????????????????????????????????????

  7. #6
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Kush na qenkan keto kandidate me te kaluar te piset?
    .........,eshte absurde te japesh voten per elemente te tille.
    absurde per moralin perendimor PO, por JO per zgjedhesit shqiptare.....
    Meta i filmuar me figure e ze te qarte, duke kryer akt kriminal te denueshem me BURG(ujku), ja hudh me argumenta shesharake si ora ne video e budalleqe te tjera(gjurmet)......
    resultati: populli zgjedh ate dhe katerfishon prezencen e partise se tij ne parlament.....ABSURDE!!!!!
    dhe lu-ja ben mire, meqe paska vendos me i fut hundet ta permendi dhe kete; jo me kandidat, por sharlatan/deputet/kryeparlamentar te zgjedhur qe ka kryer veper PENALE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Breshka : 02-05-2015 më 09:14

  8. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ambasadori ka te drejte,nuk mund te vesh ne drejtim
    njerez me moral te kompromentuar.
    Pastaj nuk ka llogjike qe populli publiku ti jape besim elementeve
    ish kriminele,eshte absurde te japesh voten per elemente te tille.
    Eshte nje shprehje qe nuk me kujtohet se e kujt eshte per momentin e cila thote : " Nese te shkosh ne votime do te sillte ndonje ndryshim per popullin, nuk do te na linin te votonim ! " Dmth, ti ndaç shko ne votim, ndaç mos shko, aty do zgjidhet ai qe eshte menduar per tu zgjedhur.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wrangler për postimin:

    martini1984 (02-05-2015)

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Citim Postuar më parë nga Wrangler Lexo Postimin
    Eshte nje shprehje qe nuk me kujtohet se e kujt eshte per momentin e cila thote : " Nese te shkosh ne votime do te sillte ndonje ndryshim per popullin, nuk do te na linin te votonim ! " Dmth, ti ndaç shko ne votim, ndaç mos shko, aty do zgjidhet ai qe eshte menduar per tu zgjedhur.
    Shqiptaret jane komb sumc
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  11. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Citim Postuar më parë nga Wrangler Lexo Postimin
    Eshte nje shprehje qe nuk me kujtohet se e kujt eshte per momentin e cila thote : " Nese te shkosh ne votime do te sillte ndonje ndryshim per popullin, nuk do te na linin te votonim ! " Dmth, ti ndaç shko ne votim, ndaç mos shko, aty do zgjidhet ai qe eshte menduar per tu zgjedhur.
    Votimi dhe zgjedhjet jane nje moment shume kritik ne atmosferen politike te nje kombi
    dhe gjithmone vjen me NDRYSHIME drastike per popullin pasi ndryshon struktura drejtuse
    ne politike dhe ne shtet.Per pasoje ndryshojne metodat dhe teknikat e drejtimit,pasi kombi drejtohet
    nga udheheqes te rinj.Ndryshimi ne fakt eshte pozitiv dhe progresist gjithmone.
    Shqiperia sot eshte me e zhvilluar ne ekonomi dhe teknologji se sa krahasuar me vitin 2000 apo 2005.
    Edhe jeta ne pergjithsi e shumices eshte me e mire.Jeta e atyre qe punojne lodhen eshte me e mire.
    Njerezit ne Shqiperi shumica kane me shume para sot se sa ne vitin 2005.
    Ndryshimi progresi rritja e standartit te jeteses asnjehere nuk eshte e lehte,por vjen me shume pune, lodhje dhe dhimbje.
    Konkluzioni
    Votimet gjithmone sjellin ndryshime per popullin pasi ndryshon kursi i drejtimit politik dhe shteteror.
    Ky kurs eshte i percaktuar ne programet dhe strategjine e partise qe fiton shumicen e votave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 04-05-2015 më 19:45
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Kandidate per kryetare bashkie me te kaluar kriminale.

    Sipas gazetes shekulli
    kandidatet e partise socialiste per kryetare bashkie me te kaluar kriminale jane
    Qamil Boja, kandidat për bashkinë e Cërrikut
    Zef Hila, kandidat për bashkinë e Vaut të Dejës
    Ilir Krosi për bashkinë e Dibrës,
    Bajazit Karriqi për bashkinë e Prrenjasin
    Gjergji Mero, kandidat për bashkinë e Korçës
    Fran Frrokaj, kandidat për bashkinë e Lezhës.
    -----

    9 të inkriminuarit në listën e demokratëve
    Artikull nga Isuf Kurtaj(shekulli)
    Per PD-ne permendet Grida Duma ne Durres e perfshire si ortake(bashkepronare)ne nje firme ndertimi.
    Kandidati për bashkinë e Sarandës, Bozho
    Pas deklaratës “rrufe” të ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, se në zgjedhjet lokale ka kandidatë me CV jo të pastër, në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për dekriminalizimin ka reaguar dhe deputeti i PS-së, Taulant Balla, i cili drejtoi gishtin te kandidatët e koalicionit të djathtë. Balla tha se e djathta ka zgjedhur të vendosë në garën për bashkitë, kandidatë me precedentë penalë. Ndërsa burime nga “selia rozë” bëjnë të ditur se, në listë janë nëntë kandidatë me precedentë penalë që Partia Demokratike ka zgjedhur për garën elektorale të 21 qershorit.

    Mësohet se ndër emrat e nëntë kandidatëve figuron dhe e zgjedhura e PD-së për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, por edhe emri i kandidatit për bashkinë e Sarandës, Kreshnik Bozho. Burimet bëjnë të ditur se, personat e tjerë, të cilët kanë të kaluar kriminale janë Qamil Boja, kandidat për bashkinë e Cërrikut, Zef Hila, kandidat për bashkinë e Vaut të Dejës, Ilir Krosi për bashkinë e Dibrës, Bajazit Karriqi për bashkinë e Prrenjasin, Gjergji Mero, kandidat për bashkinë e Korçës dhe Fran Frrokaj, kandidat për bashkinë e Lezhës.
    Kandidatët me precedentë

    Kandidatja e PD-së për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, e cila u reklamua në media si më e votuara në Këshillin Kombëtar demokrat, figuron në “listën e zezë” të emrave të kandidatëve. Përfshirja e saj në këtë listë ka të bëjë me kallëzimin që është bërë ndaj saj në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “vjedhjes me anë të mashtrimit”. Kallëzimi është kryer nga shtetasi Albert Pali, i cili akuzoi Grida Dumën (Shqima) dhe Roland Rexhon, të cilët kanë pasur në bashkëpronësi kompaninë ndërtimore “Kristian Konstruksion”.

    Në kallëzimin e tij, Albert Pali pretendon se ka qenë pronar i një trualli prej 281 m2 në rrugën “Edit Durhan”, pronë të cilën me anë të kontratës së sipërmarrjes dhe aneksit të kësaj kontrate, ja ka dhënë për ndërtim ndërtuesve Roland Rexho dhe Grida Duma, të cilët ishin bashkëpronarë të firmës ndërtuese “Kristian Costruction sh.p.k”.

    Edhe kandidati demokrat për bashkinë e Sarandës, Kreshnik Bozho, rezulton i hetuar për një seri abuzimesh me legalizimet gjatë kohës që ka drejtuar drejtorinë e ALUIZNI-t në Tiranë, nën qeverinë “Berisha”. Për Bozhon u lëshua edhe një urdhër-arresti nga Gjykata e Shkallës së Parë në fillim të këtij viti, që u ndryshua më pas në Apel në “detyrim paraqitje”. Sipas prokurorisë, nga legalizimet e bëra në kundërshtim me ligjin, shtetit i është shkaktuar një dëm i madh financiar. Disa prej këtyre ndërtimeve janë prishur, e konkretisht bëhet fjalë për ato që ndodheshin në Korpusin e Universitetit të Tiranës dhe në sheshin rreth tij.

    Në listën e PS-së është dhe kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i cili u rikandidua nga PD-ja për herë të tretë. Ai u akuzua për pabarazi në tendera dhe për herë të parë u arrestua në zonën e ish-bllokut. Trupi gjykues dha vendimin për akuzat për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera” ndaj kryebashkiakut të Kamzës dhe pas shqyrtimit të provave, Mziu u shpall fajtor. Ai u dënua me dy vite heqje lirie dhe dy vite heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

    Në listën e emrave që socialistët kanë nxjerrë bie në sy edhe kandidati për bashkinë e Cërrikut, Qamil Boja. Kandidati demokrat është ndjekur penalisht në kohën kur ishte kryetar i komunës Gostimë. Akuzat ndaj tij erdhën pas disa denoncimeve të banorëve dhe raportit të kontrollit të prefekturës dhe KLSH-së, ku Boja akuzohej për abuzime me investimet dhe taksat. Qamil Boja ka qenë kryetar komune në Gostimë, tre mandate. Në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, komuna e Gostimës me ndarjen e re administrative i është bashkuar Cërrikut.

    Një tjetër kandidat i PD-së që figuron në “listën e zezë” është Ilir Krosi, i cili aktualisht është kreu aktual i bashkisë së Peshkopisë. Ky është kandidimi i tij për herë të 4­t për bashkinë e Peshkopisë. Ai është kallëzuar penalisht për dhënien e lejeve të ndërtimit. Ndërsa vetë Krosi ka deklaruar se do të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë. Ai pretendon se, ndërtimet për të cilat akuzohet se i ka dhënë pa leje janë realizuar me leje nga KRRT-ja e bashkisë Peshkopi vite përpara.

    Bajazit Karriqi, kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë Përrenjas, të cilën edhe e drejton aktualisht, është listuar nga socialistët si një tjetër person me precedentë. Karriqi në shkurt të këtij viti është akuzuar për fshehje pasurie dhe është gjobitur me 500 mijë lekë gjobë. Ndërkohë që në vitin 2012 janë shënuar një sërë incidentesh mes tij dhe kreut të këshillit bashkiak të këtij qyteti, Myslim Karriqi. Ky i fundit ka akuzuar kryebashkiakun për vendosjen në mënyrë antiligjore, të emrit të tij në listën e personave të pastrehë, edhe pse sipas Myslim Karriqit, ai asnjëherë nuk kishte qenë i regjistruar si i pastrehë në zyrën e bashkisë së Përrenjasit.

    Gjergji Mero, kandidati i demokratëve për bashkinë e Korçës, aktualisht rektori i Universitetit të Korçës, është një tjetër emër që për socialistët nuk është i denjë për të qenë kryetar bashkie. Në korrik të vitit 2014, Mero është kallëzuar në prokurori nga strukturat e Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit të atij qarku. Mbi të rëndonin akuzat për vjedhje, shpërdorime dhe abuzime me detyrën, si dhe për korrupsion aktiv e pasiv.

    Fran Frrokaj, kandidati i PD-së për bashkinë e Lezhës, i cili aktualisht mban detyrën e kryetarit të komunës Shënkoll, është një tjetër emër që po procedohet penalisht. Jo më larg se 11 marsi i këtij viti, Policia e Lezhës, nëpërmjet Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, në një deklaratë zyrtare për shtyp, njoftonte nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë ndaj Fran Frrokajt, me akuzën “shpërdorim detyre” dhe dhënien e një leje ndërtimi të paligjshme në Shënkoll dhe dyshimet për një leje të dytë.

    Zef Hila, kandidati për bashkinë Vau i Dejës, aktualisht kryetar i komunës së Bushatit në Shkodër, në mars të këtij viti është denoncuar në prokurorinë e këtij rrethi për shpërdorim të detyrës. Ka qenë një banor i fshatit Rranxa, Ndoc Molla, ai i cili ka akuzuar kryekomunarin se në bashkëpunim me vartësin e këtij të fundit, Albert Markolaj, ka lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

    Akuzat, reagon Pollo

    Akuzave të deputetit të PS-së, Taulant Balla, në Komisionin e Posaçëm të dekriminalizimit, i është përgjigjur përmes një prononcimi për gazetën “Shekulli”, deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo. Ligjvënësi demokrat i ka cilësuar të pavend dhe aspak të vërteta deklaratat e Ballës. “Reagimi i Ballës se Partia Demokratike ka nxjerrë kandidatë me të kaluar kriminale janë “përralla me mbret” që janë përsëritur shumë shpesh nga ai. Nuk ka asgjë të vërtetë nga historitë e tij”, tha Pollo.

    Debatet për përfshirjen e emrave të kandidatëve me CV kriminale erdhën pas deklaratës të fortë që lëshoi dje në mëngjes ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili paralajmëroi se për zgjedhjet lokale janë identifikuar disa kandidatë me histori të mundshme kriminale. I pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadorit Lu, Pollo tha se nuk është në dijeni, duke hezituar të prononcohet.

    Ambasadori i SHBA: Kemi identifikuar emra me të shkuar kriminale

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, deklaroi dje se në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit ka emra me të shkuar kriminale. Pohimi i tij u bë publik gjatë aktivitetit, ku u prezantua asistenca prej më shumë se gjysmë milionë dollarë që SHBA-të japin në mbështetje të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Donald Lu shtoi se po diskutohet me drejtuesit politikë për këtë gjë, ndërsa u bëri apel medieve, organizatave joqeveritare, por dhe qytetarëve, që t’u kërkojnë standarde politikanëve.

    Deklarata

    “Premtuam se do të shqyrtonim listat e kandidatëve për të kërkuar për emra personash, të cilët kanë qenë të arrestuar ose të dënuar për krime të rënda, qoftë në Shqipëri ose në vende të tjera. Në përgjithësi, ndihemi mjaft mirë për listat, veçanërisht nga prania e një numri të madh kandidatesh gra të afta. Kemi identifikuar disa emra personash me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar rastet e tyre me udhëheqësit politikë”, deklaroi dje ambasadori Lu, ndërsa ishte në krah të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe Komisionit Qendror Zgjedhor, për të prezantuar asistencën prej më shumë se gjysmë milionë dollarë të SHBA-ve, në mbështetje të zgjedhjeve vendore të lira, të ndershme, dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri.

    Ai kërkoi angazhimin e çdokujt për të kërkuar standarde. “Nxisim gazetarët, OJQ-të dhe qytetarët e zakonshëm të kërkojnë që politikanët e tyre të përmbushin standardet më të larta etike”, deklaroi ambasadori amerikan. Më pas diplomati i SHBA-ve informoi dhe për ndihmën që i jepet Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve. “Përmes USAID-it dhe Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokracinë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ne do të japim më shumë se gjysmë millionë dollarë në mbështetje të OJQ-ve vendase, të cilat do të zhvillojnë vëzhgimin zgjedhor dhe ndërveprimin me votuesin, si dhe mbështetjen teknike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha ai.

    Ambasadori shtoi se personeli shqiptar dhe amerikan i ambasadës së Shteteve të Bashkuara, si dhe kolegë nga ambasadat e SHBA-ve të tri vendeve fqinje, do të udhëtojnë në të gjithë vendin për të vëzhguar zgjedhjet. “Ne do t’i ndajmë përfundimet tona me popullin shqiptar. Ne jemi vetëm një pjesë e vogël e një përpjekjeje shumë më të madhe ndërkombëtare. Përmes BE-së, ODIHR-it dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ne presim një përpjekje të fortë vëzhgimi përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, tha ai, ndërsa përfundoi se do të SHBA-të, do të bashkëpunojnë me shoqërinë civile shqiptare për të promovuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, me pjesëmarrje të gjerë qytetare, veçanërisht të votuesve të rinj dhe grave.

    PD: Kandidatët e inkriminuar të mazhorancës

    Pas ngjarjes në komisionin për dekriminalizimin, opozita dënoi ato që i quan “përpjekje të përditshme të dyshes Rama-Meta për të penguar procesin e dekriminalizimit”. Nëpërmjet një deklarate pasdite vonë, opozita tha se qeveria është bërë avokate e trafikantëve të drogës dhe të prostitucionit, që duke i kandiduar për kryetarë bashkie shpresojnë të blejnë sërish vota. Duke iu përgjigjur indirekt dyshimeve të socialistit Taulant Balla për 9 kandidatë demokratë, opozita thotë se në Poliçan është rikandiduar Adriatik Zotka, i kallëzuar penalisht për fshehje të 1.5 milionë eurove, ndërsa kandidatët për kryebashkiakë, Artur Bushi në Krujë dhe Elvis Roshi në Kavajë, janë trafikantë droge dhe prostitucioni.

    “PS-LSI nuk e duan dekriminalizimin, se nuk ndahen dot nga inkriminimi masiv që kanë mbjellë në çdo zyrë e institucion. Pasi kriminalizuan administratën dhe Parlamentin, sot e mbrojnë deri në fund skemën e tyre dhe duke u bërë avokatë të trafikantëve të drogës e të prostitucionit, që i kanë nxjerrë sërish si përfaqësuesit e tyre duke i kandiduar për kryetarë bashkie”, thuhet në deklaratën e PD-së.

    Sipas saj, “dyshja Rama-Meta përpëlitet e nxjerr gjithfarë justifikimesh, për të mbrojtur trafikantët dhe kriminelët që i kanë në Parlament dhe në listat e kandidatëve për kryetarë bashkie, që i përdorën më parë dhe mbahen me shpresë t’i përdorin prapë për të blerë votat”. Partia Demokratike kërkon të procedohet me shpejtësi për miratimin e amendamentit ligjor që pengon kandidimin e të inkriminuarve. “Kush e ka vullnetin politik për të ndalur krimin në këto zgjedhje, Partia Demokratike që propozon pengimin me ligj të kandidimit të të inkriminuarve, apo Partia Socialiste që refuzon ta bëjë këtë? Një mirënjohje të veçantë për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës një aleate e madhe e Shqipërisë në këtë proces jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit”, thuhet në reagimin e PD-së.


    Isuf Kurtaj







    Shtoni një koment

    11 Komente



    eni

    Dekriminalizimi i kandidateve eshte nisme ligjore e ndermarre e propozuar me kohe nga PD, ajo qe po e pengonte ishte PS. Dhe cuditerisht pas deklarates se ambasadorit, Balla dilka me emra te inkriminuarish ne listat e kandidateve te PD-se. Apo keshtu kerkon te hiqte vemendjen nga emrat e inkriminuar ne rradhet e ps-se, qe mund te jene ata te identifikuarit nga ambasadori i SHBA-se?!


    baki

    Ministria juaj e nxorri si rektorin me te mire mooo


    sotiri

    Prokuroria e korces ka bere verifikimet dhe ska asgje. Ju vodhet 2.5milion euro me kullen dhe sju thane gje


    Redi

    turp per Ilir Krosin qe kandidon me profil kriminal


    BAKIU

    Ministria juaj e nxorri si rektorin me te mire mooo


    rrenacaku

    Qe kur u be Pali me truall qe erdhi nga mali.
    Mos e tradhto PD'n se Sala ta dha lejen me zbrit ne Paris.


    Anja

    Popozimi i bere nga Partia Demokratke per kete ceshtje, ka hasur probleme vetem nga rradhet e Partise Socialiste, e kjo si pasoje e te inkriminuarve te shumte antare te saj. Ke shume llogari per te dhene per kandidatet e propozuar e dashur pozite, keshtuqe mos humb kohe per te sajuar akuza te paverteta per opoziten .


    Pa Emër

    ..,paralel me te ,duam te behen dhe verifikime dhe per deputetet , ministrat prokurroret , gjykatesit , pasi nese te inkriminuarit do te vazhdojne te jene akoma ne korifi , ata do te infektojne dhe me te ndereshmin , qe deri me sot nuk e kemi pare te dale ne pjace ..!


    qerimeja

    Po keshtu do bejne fushate kunder zonjes Grida Duma?


    edi

    Shkurtimisht u sqaruam se Demokratet qenkan te inkriminuar .Madje ato bene shume percapje per ate lufte ,por Socialistet nuk deshiruan Tani na dlin te kunderta thenie Po nga Socialistet ,besoj se jane te lare koke e kembe ,dhe me te lare jane Ruci e Company ,Z.Lu qe eshte nga Azia ,nuk madje i njeh ato qe jane apo sjane ,Por ,meqe qeverisim ,i themi ne z.Lu


    Karta e madhe.

    Koha e kodosheve te inkriminuar dhe me pozita VDIQ,
    NGORDHI. Ti qerojme keto inde malinje dhe kanceroze,te shpetojme atdheun dhe popullin.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •