Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Kur Rama te shkoje ne Strasburg per te bere procedurat per tu fut ne Europe,
    Shefi i Madh i Strasburgut do i thote, pergjigja ime eshte JO,kalo nje cike nga forumi shqiptar lol se cfare
    shkruhet per korrupsionin dhe kandidatet per pushtet lokal.
    Nuk eshte as cudi,as rastesi, as kaprico qe perfaqsusit e komisionit te bashkimit europian
    kane refuzuar pranimin e Shqiperise ne BE.Ato kane info te sakta dhe te plota se cfare behet
    ne Shqiperi.Pse duhet ta pranojne Shqiperine ne BE??????Ka shume pisllik ne drejtim...
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    A ka dale Xhelal Mnxiu nga burgu apo do kandidoje prej aty
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    kriminele ??!! posi jo mer , ka disa vjet kjo histori .... po pse tani behet i gjalle ki .... ??!!

    perse nuk e kap per veshi Vilajet Qykun qe nisi email gjithe vendeve te UE per Griselden ??!! perse nuk ja shkul mire veshin ketij felliqesire kanalesh te zeza qe ne mbrojtje te trafikantit te "miellit" te Kavajes dualli disa vite me pare ....??!! aaa JO!!!!!! jo me disa standarte .... me NJE!!!!

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    [B]
    Niko Peleshi: “Do marrim me seriozitet çdo lloj sinjali në këtë drejtim. Patjetër që ka një proces nga ana jonë për të verifikuar pastërtinë apo historinë e çdo kandidati. Ne e kemi treguar edhe në zgjedhjet e kaluara që kemi një shqetësim të veçantë për të patur kandidatë me integritet të lartë”

    ORA NEWS
    Ky Peleshi ka goxha humor per zotin, hhaahahhahaa thnx Albo qe na sjell ketu keto brockulla qe bejne per te qeshur edhe macet e lagjes.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    A ka dale Xhelal Mnxiu nga burgu apo do kandidoje prej aty
    Pse sdo te me pergjigjet njeri?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Ambasadori amerikan flet si Basha: Pastroni politikën nga kriminelët!

    Ambasadori Lu: Pastroni politikën nga kriminelët

    Emri:  c6a3ca16d86f552eef29c7f18318d4fe_XL.jpg

Shikime: 856

Madhësia:  16.8 KB

    Pak më shumë se katër muaj pasi ka mbërritur në Tiranë, ambasadori amerikan Donald Lu akordon intervistën e parë për mediat shqiptare. Në faqet e JAVA-s, z. Lu analizon të gjitha zhvillimet rajonale dhe ato globale. “Pashë sheshin ‘Wilson’ dhe furrën e bukës ‘George Bush’ në Fushë-Krujë dhe kuptova që ky vend ka një lidhje të veçantë me popullin amerikan” – thotë ai.

    Minxhozi: Z. Ambasador, ju erdhët në Tiranë në janar të këtij viti pas një procedure të zgjatur të emërimit. A mund të na shpjegoni si ndodhi? Edhe Z. Arvizu u detyrua që disa herë me miqtë të bënte takime lamtumire.

    Ambasadori Lu: Po, më vjen keq për të. Zoti Minxhozi, para së gjithash, më lejoni të them se është një nder që të jap intervistën time të parë në revistën Java. Unë kam respekt të pamatë për punën e gazetarëve guximtarë në Shqipëri dhe di që ju keni disa pyetje të vështira për mua. Javën e kaluar, piva kafe me Ambasadoren Floreta Luli-Faber dhe përpara se ajo të nisej për në Uashington. Që të dy kemi qeshur pasi nuk ishim të sigurt se cilit prej nesh iu desh më shumë kohë për t’u konfirmuar. Kjo është një prej gjërave që pazakonta të demokracive. Secili prej vendeve tona ka një proces konfirmimi dhe nevojitet një kohë e gjatë që ligjvënësit tanë të miratojnë emërimet. Kjo më dha kohën për të mësuar gjuhën shqipe.

    Minxhozi: Duke ju falënderuar që intervistën tuaj të parë e jepni për Java, më lejoni t’ju them se dhe për ne është një nder t’ju kemi në faqet e revistës sonë. Ka një kuriozitet të përgjithshëm edhe mes lexuesve të revistës sonë. Ambasadori amerikan erdhi vonë por erdhi shqip folës, pra me gjuhën shqipe të mësuar. Si ndodhi kjo?

    Ambasadori Lu: Kanë lidhje. Do të kisha dashur të kisha mësuar shqip brenda një kohe të shkurtër por nuk është kështu. Kam studiuar shqip për një vit të tërë dhe ende e flas gjuhën shqipe si të isha fëmijë i vogël. Në fakt, jam xheloz për fëmijët e vegjël shqiptarë që mund ta flasin gjuhën tuaj të ndërlikuar kaq mirë. Në jetën time kam studiuar gjuhën kinezçe, rusisht, urdu, por krahasuar me të gjitha këto, asnjëra nuk është më e vështirë apo më e bukur se shqipja.

    Minxhozi: Faleminderit. Ambasadorët amerikanë janë shpesh – jo shpesh por gjithmonë – persona me rëndësi të madhe në mjedisin shqiptar. Ju si e përjetoni këtë famë? E vuani, e shijoni? Dhe, e dyta, pse pritët kaq gjatë për të dhënë një intervistë në median shqiptare?

    Ambasadori Lu: Bashkëshortja dhe fëmijët e mi më kanë premtuar se do të më mbajnë të përulur. Ata më ngacmojnë vazhdimisht sa herë që dikush kërkon të bëjë një foto selfie me mua. Unë besoj që njerëzit publikë – politikanët, ambasadorët, e madje edhe gazetarët nuk duhet të flasin vetëm për t’u dëgjuar nga ata vetë. Duhet të presin derisa të kenë diçka të mençur për të thënë.

    Minxhozi: Si e gjetët Shqipërinë? Sa përputhet ajo që kishit imagjinuar atje me atë që gjetët këtu në Shqipëri?

    Ambasadori Lu: Amerikanët, përfshirë edhe mua, befasohen gjithmonë kur vijnë në Shqipëri se sa shumë njerëzve i pëlqejnë Shtetet e Bashkuara. Kjo është tepër e rrallë në ditët tona. Ne e shohim flamurin tonë kudo këtu. Këdo që takon ka të afërm në SHBA. Më kujtohet kur pashë për herë të parë sheshin “Wilson” në Tiranën e Re dhe Furrën e Bukës “Xhorxh Bush” në Fushë-Krujë. Atëherë e kuptova që ky është një vend që ka një lidhje të veçantë me popullin amerikan.

    Minxhozi: Ju keni qenë shumë i drejtpërdrejtë muajt e fundit. Keni dhënë edhe mesazhe të sikletshme për opinionin publik, për politikanët sidomos. Keni folur me emra për persona të dyshuar; keni premtuar që do të flisni edhe më konkretisht. A është ky një ndryshim në politikën amerikane ndaj Shqipërisë apo është thjesht pasojë e faktit që korrupsioni dhe problemet në Shqipëri janë kaq të shumta saqë ju nuk mund të heshtni më?

    Ambasadori Lu: Jo, nuk është nuk është një ndryshim në politikën amerikane. Ne jemi duke mbështetur në mënyrë konkrete angazhimin e dhjetorit për të dekriminalizuar Kuvendin, për të cilin u ra dakord nga të dyja palët, si nga maxhoranca, ashtu edhe nga opozita. Kemi hulumtuar historitë kriminale të kandidatëve për zgjedhjet vendore. Ne e kemi ndarë këtë informacion me kryetarët e partive politike me kërkesën që ata ta verifikojnë këtë informacion dhe të ndërmarrin veprime. Ata kanë hequr disa prej këtyre emrave nga listat e kandidatëve dhe shpresojmë që do të heqin më shumë.

    Minxhozi: Cilat janë këto fakte konkrete që keni sepse ka një pritshmëri shumë të madhe nga opinioni publik për atë që ju keni thënë, për atë që Ambasadorja Vlahutin ka thënë për sa i përket personave të inkriminuar?

    Ambasadori Lu: Unë besoj që votuesit kanë të drejtën të dinë mbi historitë kriminale të kandidatëve politikë. Por, siç thoni ju në shqip “Vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta.” Duke përdorur informacion të disponueshëm publikisht, partitë politike, media dhe shoqëria civile duhet të hetojnë të shkuarën kriminale të kandidatëve dhe ta ndajnë këtë informacion me votuesit. Këtë nuk mund ta bëjnë të huajt për ta. Do të shtoja edhe që detyra e vështirë e të larguarit të kriminelëve prej politikës është përgjegjësi e institucioneve demokratike të Shqipërisë, por ata mund të mbështeten për ndihmë te Shtetet e Bashkuara. Është Partia Socialiste ajo që e përjashtoi Tom Doshin. Është Prokurori juaj i Përgjithshëm ai që ngriti akuza penale kundër Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Janë drejtuesit e partive politike shqiptare ata që kanë hequr disa politikanë me histori kriminale prej listave të kandidatëve. Sigurisht, ishin po këta kryetarë partish që i vendosën ato emra në lista në fillim. Ka nevojë të bëhet më shumë, por institucionet shqiptare kanë bërë përparim të rëndësishëm.

    Minxhozi: Që do të thotë se në zgjedhjet e 21 qershorit, nuk ka probleme të tjera? Ju si përfaqësi diplomatike keni paraqitur emra ose situata konkrete në lidhje me listat e zgjedhjeve lokale?

    Ambasadori Lu: Jam i sigurtë që media, shoqëria civile vendase dhe partitë politike do ta japin këtë informacion në publik.

    Minxhozi: Ju i keni parë seancat e parlamentit shqiptar. Janë një nga shfaqjet e ‘horrorit’ do të thoja unë për sa i përket mediave gjatë një jave. Si ju duket cilësia e ligjvënësve shqiptarë?

    Ambasadori Lu: Unë nuk shoh TV. Është më e mirë për shëndetin, prandaj jam personi i gabuar për t’u pyetur mbi seancat tuaja parlamentare të së enjtes. Por, nëse më lejoni, do të doja të thoja diçka pozitive mbi sistemin tuaj politik. E di që ndodh rrallë të ketë komente pozitive.

    Minxhozi: Jam shumë kurioz ta dëgjoj.

    Ambasadori Lu: Shqiptarët duhet të jenë krenarë që ka më shumë gra, dhe më shumë gra të afta, që po marrin pjesë në këto zgjedhje se në çdo zgjedhje tjetër në historinë e Shqipërisë. Për herë të parë ka gra kandidate për kryetare bashkish të qyteteve të mëdha dhe të rëndësishme në Shqipëri – Durrës, Shkodër, Pogradec dhe Gjirokastër. Ato përfaqësojnë 50 [pesëdhjetë] për qind të kandidateve për këshillat bashkiakë. Ajo që ne dimë gjithashtu është se në Shqipëri, në Amerikë dhe anembanë botës, statistikisht, politikanet femra kanë më pak gjasa të jenë të përfshira në veprimtari korruptive ose kriminale.

    Minxhozi: Si po punon Kryeministri Rama?

    Ambasadori Lu: Kryeministri, Presidenti, Kreu i Kuvendit dhe Kryebashkiaku i Tiranës, që të gjithë kanë qenë shumë mikpritës ndaj meje që prej mbërritjes sime. Përsa i përket asaj se si po e bëjnë punën e tyre, kjo është një pyetje së cilës duhet t’i përgjigjen shqiptarët dhe që miqtë tuaj të huaj ta shmangin. Sepse, fjala është argjend por heshtja është flori.

    Minxhozi: Faleminderit, por ju nuk ngurroni t’i thoni gjërat hapur kur keni diçka për të thënë për zotërinjtë!

    Ambasadori Lu: Heshtja është flori.

    Minxhozi: Po Basha?

    Ambasadori Lu: Heshtja është flori.

    Minxhozi: Besoj do të më jepni një përgjigje për politikën rajonale të Shqipërisë, ku politikanët shqiptarë dhe sidomos Z. Rama ka qenë shumë aktiv. Pas vizitës në Serbi, ai ka bërë disa deklarata mjaft të forta dhe delikate për sa i përket bashkimit me Kosovën ose edhe ngjarjet në Maqedoni së fundi. Ju si i shikoni sidomos deklaratat për bashkimin me Kosovën?

    Ambasadori Lu: Faleminderit. SHBA mirëpret garancitë e Kryeministrit se komentet e tij kishin për qëllim vetëm të theksonin rëndësinë e integrimit në BE për vendet e Ballkanit perëndimor. Ne i nxisim të gjithë udhëheqësit e Ballkanit që të promovojnë pajtimin dhe marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre. I nxisim ata të shmangin deklaratat që i minojnë këto qëllime.

    Minxhozi: Ka një perceptim të opinionit publik që është mjaft negativ për sa i përket sistemit të drejtësisë, madje ka një pështypje se korrigjimi i punëve në Shqipëri nuk duhet të fillojë nga sistemi politik por më së pari duhet të fillojë nga sistemi i drejtësisë. A jeni dakord me këtë?

    Ambasadori Lu: Korrupsioni është një problem serioz në sistemin gjyqësor, në qeverisje, në parlament dhe në bizneset private. Në vend që të pyesni se cili është më i korruptuar, duhet të flasim se si ta luftojmë korrupsionin në çdo nivel. Ne po punojmë për të luftuar korrupsionin në nivelin e qytetarëve të zakonshëm me projekte të USAID për të regjistruar në mënyrë dixhitale seancat gjyqësore dhe për të lejuar pagimin e faturave përmes përdorimit vetëm të telefonit tuaj celular. Jemi duke punuar gjithashtu për të identifikuar dhe nxitur largimin e politikanëve të lartë të korruptuar përmes trysnisë politike mbi qeverinë dhe opozitën. Në të gjithë botën, Qeveria e SHBA u refuzon vizat zyrtarëve të korruptuar. Jemi duke shqyrtuar nëse kjo politikë duhet zbatuar gjithashtu për disa zyrtarë në Shqipëri.

    Minxhozi: Paraardhësi juaj ka thënë në një rast se shumë nga gjyqtarët do të donte t’i shihte pas hekurave. Ju pajtoheni me këtë deklaratë?

    Ambasadori Lu: Personalisht, mendoj se nuk është pyetje për të huajt, por është pyetje për shqiptarët. Kush është fajtor dhe kush është i pafajshëm, nuk është për një ambasador amerikan – është për shqiptarët dhe për sistemin gjyqësor në Shqipëri.

    Minxhozi: Ndoshta është për një ambasador por në fund të mandatit! Ka një konflikt midis presidentit dhe qeverisë që është i njohur, për shkak të reformës në drejtësi. Sipas jush, cili po tregohet më refraktar, cila palë po pengon reformën?

    Ambasadori Lu: Për më shumë se dy dhjetëvjeçarë, Shqipëria është përleshur me çështjen e reformës gjyqësore. Përpjekja për reformën aktuale është më seriozja dhe ka të ngjarë më e rëndësishmja që prej rënies së komunizmit. Kjo reform synon të nxisë llogaridhënie dhe transparencë më të madhe përmes reformimit të procedurave gjyqësore dhe strukturës së gjykatave. EURALIUS dhe OPDAT po punojnë për ta bërë këtë një reformë gjithëpërfshirëse dhe domethënëse. Ky proces po ecën përpara, por do të jetë më i fortë dhe më i qëndrueshëm me pjesëmarrjen e opozitës dhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

    Minxhozi: Disa ditë më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi projektin e ngritjes së byrosë hetimore. Ju si e pritët këtë vendim? A shkon ai në të kundërt të procesit? Ka një problem këtu meqenëse ju si shtet, si palë e mbështetët krijimin e kësaj byroje.

    Ambasadori Lu: Është pyetje e rëndësishme. Jemi të përkushtuar të punojmë vetem me një Byro Kombëtare Hetimi që krijohet tërësisht brenda ligjeve dhe kushtetutës shqiptare. Shtetet e Bashkuara besojnë se luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar kërkojnë një institucion serioz me aftësi hetimore të avancuara dhe me standarde të larta etike. FBI e Shteteve të Bashkuara është e përgatitur të punojë me Byronë e propozuar Kombëtare të Hetimit në mënyrë që të ndihmojë me krijimin e një institucioni të tillë që është profesional dhe i papolitizuar. Nëse besojmë se po politizohet, do ta tërheqim menjëherë mbështetjen tonë dhe do ta kritikojmë publikisht Byronë Kombëtare të Hetimit dhe udhëheqësit politikë përgjegjës.

    Minxhozi: Ambasadorja Vlahutin disa ditë më parë kritikoi KLD-në dhe opozitën për mospjesëmarrjen në procesin e reformës së drejtësisë. A keni edhe ju këtë përshtypje?

    Ambasadori Lu: Bie dakord me Ambasadoren Vlahutin se kjo reformë gjyqësore do të jetë më e qëndrueshme dhe më përfaqësuese me pjesëmarrjen e opozitës dhe të KLD-së. Ne kemi qenë në diskutime me maxhorancën dhe opozitën për këtë çështje. Jam besimplotë se ata do të gjejnë zgjidhje që lejon pjesëmarrjen e të gjithë zërave kryesorë.

    Minxhozi: Ligjvënësi i majtë Koço Kokëdhima ka propozuar legalizimin e mbjelljes së narkotikëve. A mund të kemi një Kolorado në Shqipëri, sipas jush?

    Ambasadori Lu: Çështja e legalizimit të kanabisit është një pyetje për popullin shqiptar, jo të huajt. Por Z. Kokëdhima është i pasaktë përsa u përket ligjeve që qeverisin tregtimin e kanabisit në Shtetet e Bashkuara. Në dy shtete të SHBA, përdorimi i kufizuar i marihuanës tani është i ligjshëm, por në 48 shtete mbetet ende i jashtëligjshëm. Sipas qeverisë federale, tregtia e kanabisit mbetet një krim i rëndë. Cilido që përfshihet në tregtinë e kanabisit me Shtetet e Bashkuara përballet me arrestim të menjëhershëm dhe ndjekje penale.

    Minxhozi: Bota demokratike ndodhet aktualisht në luftë me Shtetin Islamik, i cili ka avancuar në Siri, Irak, dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme. Ka pasur shumë shqiptarë që kanë shkuar atje nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Sa përgjegjëse është sipas jush feja islame në këto tre vende për nxitjen e rekrutimit të luftëtarëve të ISIS.

    Ambasadori Lu: Drejtuesit islamikë të rajonit po luajnë një rol pozitiv për luftimin e ideve ekstremiste të ISIS-it me mesazhet tradicionale shqiptare të tolerancës dhe të bashkëjetesës paqësore. Shtetet e Bashkuara po punojnë së bashku me shërbimet e sigurisë të Shqipërisë për të identifikuar, monitoruar dhe kur është e përshtatshme, për të arrestuar, luftëtarët e huaj që kthehen nga Siria dhe Iraku. Në të njëjtën kohë, ne e kuptojmë se ekstremizmi shpesh përhapet aty ku ka varfëri, papunësi dhe pabarazi shoqërore. Gjithashtu ne jemi duke punuar me Shqipërinë për të trajtuar rrënjët e shkaqeve të ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria do të mbajë një konferencë rajonale mbi këtë tematikë më 19 dhe 20 maj, për të kërkuar mënyra se si të punojmë bashkarisht në rajon për t’i trajtuar këto probleme.

    Minxhozi: Do të doja të pyesja lidhur me Kumanovën. Si e shihni konfliktin atje? Është diçka e kurdisur nga qeveria maqedonase për të kapërcyer krizën politike apo është realisht një përplasje mes elmentëve të UÇK dhe qeverisë qendrore?

    Ambasadori Lu: Është ambasada amerikane në Shkup që krijon politikën për këtë çështje por po përcjell fjalët e saj se shprehim keqardhje të thellë për humbjen e jetëve në aksionin në dhe rreth Kumanovës. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e personave të vrarë dhe të plagosur. Ndjekim situatën dhe ambasada amerikane në Shkup është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe udhëheqësit politikë. Bëjmë thirrje që qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të lejojnë përcaktimin e fakteve.

    Minxhozi: Dhe një pyetje të fundit, jo për nga rëndësia: marrëdhëniet dypalëshe, Shqipëri-SHBA? Opinioni juaj për nivelin e tyre aktual?

    Ambasadori Lu: Thjesht do të thoja se marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara janë të pakrahasueshme. Ne bashkëndajmë lidhjen e gjysmë milionë shqiptarësh etnikë që jetojnë në Sh.B.A. dhe dhjetëra mijëra amerikanëve që jetojnë këtu. Lidhjet tona historike datojnë që prej Woodrow Wilson dhe Konferencës së Paqes të Parisit më 1919 deri te Lufta e Kosovës dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Por mbi të gjitha, ne kemi lidhjen e vlerave që bashkëndajmë të lirisë, demokracisë dhe të besimit në një Europë të plotë, të lirë dhe në paqe.

    Minxhozi: Faleminderit shumë.

    Ambasadori Lu: Faleminderit juve.

    Java

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Po nga ata 30 ish deputete qe nuk vendosi Saliu ne listat e zgjedhjeve,a ka spiune e kriminele?
    Nese po,atehere te hetohen dhe jo te harrohen.

  8. #18
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Porosia e Ambasadorit, Lu takim në KQZ: Pastrimi i politikës nga të inkriminuarit me rëndësi

    Emri:  lu1-655x354.jpg

Shikime: 461

Madhësia:  26.6 KB

    Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kryetaren dhe anëtarët e KQZ.
    Burimi pranë këtij institucioni bëjnë të ditur se Donald Lu ka deklaruar në takim se pastrimi i politikës nga kriminelët është një proçes me rëndësi të madhe për demokracinë në Shqipëri dhe për për anëtarësimin e vendit në BE.
    Ambasadori amerikan mësohet se gjatë këtij takimi ka vlerësuar vendimmarrjen e deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
    Ai theksoi rëndësinë e të gjitha institucioneve zgjedhore, nga KQV-të tek KQZ e deri tek Kolegji Zgjedhor, për të zbatuar ligjin në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.
    Ambasadori nënvizoi rolin jetik të KQZ-së, për të ruajtur demokracinë shqiptare dhe bëri një paraqitje të mbështetjes së qeverisë së SHBA për vëzhgimin vendas dhe ndërkombëtar të zgjedhjeve.
    Takimi vjen një ditë pasi Ambasada e SHBA përshëndeti vendimin e liderit te opozitës, Lulzim Basha, për tërheqjen e kandidatit të PD për Këlcyrën, Gentian Muhameti.
    Një ditë më parë KQZ vendosi të mos regjistrojë Ilir Pjetrajn si kandidat të PD në Kurbin dhe nga ana tjetër të mos pranojë dorëheqjen e Altin Bibës për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Kurbinit.

    Emri:  luzi-me-lu-2.jpg

Shikime: 474

Madhësia:  30.7 KB

    ORA NEWS

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Dekriminalizimi, Më 4 qershor dosjet e kandidatëve të inkriminuar në dorë të Llallës



    Në datën 4 qershor, Prokurori i Përgjithshëm do të ketë në dorë, listën me emrat e kandidatëve në zgjedhjet vendore, të cilët kanë proçese gjyqësore të hapura.
    Lajmi konfirmohet nga grupi i prokurorëve të cilët janë ngarkuar në proçesin e verifikimit të rasteve, në prokuroritë e rretheve.
    Në 13 maj , Prokurori i Përgjithshëm lëshoi një urdhër drejtuar prokurorëve, ku kërkohej informacion mbi proçeset e hapura ndaj kandidatëve të zyrtarizuar për Kryetare të Bashkisë.
    Deri tani konfirmohet se në këtë prokurori janë përcjellë pjesa më e madhe e të dhënave nga të cilat rezulton se ka kandidatë që aktualisht figurojnë persona të marrë të pandehur. Nuk bëhen të ditur as emra as sa është numri i tyre pasi proçesi është ende në fazën e grumbullimit të të dhënave.
    Prokurori i Përgjithshëm u kërkon vartësve të tij verifikimin e çdo të dhëne për kandidaturat dhe hartimin e raporteve, të cilat ishte percaktuar se duhet të depozitoheshin brenda datës 21 Maj pranë Komisionit parlamentar për Dekriminalizimin.
    Verifikimet do të përfshijnë të gjitha akuzat e artikuluara publikisht ndaj kandidatëve, publikimet e mediave apo informacionet që mund të sigurohen në rrugë operative nga institucionet ligjzbatuese dhe Policia e Shtetit.

    ORA NEWS

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •