Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Studentët e transferuar nga privati në grevë. Çohet në spital një vajzë me dhimbje apandesiti. Studentët e shtetërorit u bëjnë presion: Duam mësim (FOTO/VIDEO)

    Emri:  studenteprotesta.jpg

Shikime: 2034

Madhësia:  48.8 KB

    Studentët e transferuar nga universitetet private, në degën e Infermierisë në universitetin shtetëror vijojne sot diten e dyte te greves se urise, me kërkese kryesore trajtimin e barabarte ne pagese me studentet e tjere, qe e nisen ne shteteror shkollimin e tyre universitar.

    Ata e kane kaluar naten ne ambientet e fakultetit, ku nje nate me pare paten edhe nje perleshje me forcat e policise.

    Pasditen e se shtunes, njëra nga studentet greviste, Melisa Çela, është ndjerë keq dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit. Të kontaktuar me telefon nga “Panorama Online”, studentët grevistë thanë se shoqja e tyre kishte dhimbje apendesiti dhe temperaturë të lartë.

    Studentët grevistë thanë se ndihen të rënduar si nga gjendja fizike ashtu edhe ajo psikologjike, e se kanë marrje mendsh. Sipas tyre dekani i fakultetit të Farmacisë, Petrit Bare, i shoqëruar nga rektori, u ka kërkuar të ndërpresin grevën, “pasi do te ngrene nje komision vleresimi ne menyre qe studentet te sistemohen ne vitet perkatese”. Por grevistet thonë se nuk dalin nga greva, pa marre me pare garanci per plotesimin e kerkesave te tyre, qe lidhen edhe me barazine e tarifave te shkollimit mes tyre dhe studenteve qe jane futur me konkurs.

    Qe nga paraditja e sotme, gjendja shendetesore e studentëve ka dhene shenjat e para te lodhjes. “U bënë 72 orë që studentët nga një protestë maratonë kaluan në një grevë urie, sepse nuk u mor asnjë masë për ne. Gjendja orë pas ore po përkeqësohet”, thote nje nga studentet. Te tjere greviste pranojne se studentët kanë pasur luhatje të tensionit dhe rënie të elektroliteve.

    Studentët grevistë janë vendosur në korridoret e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, ku po luftojne edhe me temperaturat e uleta.

    Studenti për “Panorama Online”: Ja padrejtësitë që po na bëhen

    Studenti i Shkencave Politike Lorjan Çelaj, një ndër organizatorët e bllokimit të universitetit kundër tarifës vjetore, shpjegoi në një bisedë telefonike për “Panorama Online”, arsyet e revoltës së studentëve të transferuar nga universitetet private drejt atyre publike. Ai na rrëfeu se kjo diferencë e thellë në tarifën e studimit, mes studentëve të publikut dhe atyre që janë transferuar nga privati, u është justifikuar nga drejtuesit arsimor “si mbulim i kostove”. Ai thotë se kjo është padrejtësi. Çelaj thotë se studentët e transferuar nga institucionet private arsimore po humbasin edhe vite studimi.

    Si quhesh dhe për çfarë studion?

    Lorjan Çelaj, student i Shkencave Politike, Viti III.

    Ti je në grevën e studentëve apo organizator i saj?

    Për arsye pune, teknike, nuk jam por do isha aty. I mbështes plotësisht shokët dhe shoqet. Jam organizator i “bllokimit të universitetit”.

    Po kundërshtoni tarifën e studimit që ju kërkohet të paguani në sistemin universitar publik, por sa paguanit në universitetin privat dhe sa ju kërkojnë të paguani në publik, pas transferimit tuaj?

    Në fakultetin e Mjekësisë, tarifa e studimit është 35.000 mijë lekë/viti akademik për studentët e futur me konkurs, studentëve të transferuar u është kërkuar të paguajnë 235.000 lekë/viti akademik.

    Për fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Drejtësisë, diferenca është po ashtu e lartë. Nga 35.000 lekë që paguajnë studentët e publikut, të transferuarit nga privati u kërkohet të paguajnë 110.000 lekë/viti akademik. Por në fakt nuk është shtuar as numri i pedagogëve dhe nuk janë shtuar as sallat. Thjesht jemi ngushtuar.

    Cila është zgjidhja sipas jush?

    Ministja tha se ne jemi të pabarabartë…Ndaj është më e ndershme që të futemi në konkurs, sesa të tarifohemi disa herë më shumë se studentët e publikut, në këtë mënyrë do të jemi të barabartë.

    Po për vitet e studimit, ku konsiston padrejtësia që thoni se po ju bëhet?

    Të transferuarve nga privati u janë zbritur edhe vite studimi. Unë kisha dhënë diplomen e vitit të tretë, prisja të merrja vetëm kartonin dhe në publik më futën sërish në vit të tretë. Sepse ka lëndë që ke bërë në pirvat që nuk t’i njohin. Ka ndodhur që student të vitit të tretë janë kaluar në vit të dytë, ose të vitit të tretë e kanë nisur vitin nga fillimi në publik.


    Studentet e shteterorit, proteste kunder greves: Na lironi ambientet, duam mesim

    Emri:  shteterori1.jpg

Shikime: 1325

Madhësia:  13.0 KB

    Pas përplasjes së mbrëmshme me policinë, studentët e Infermierisë, ardhur nga universitetet private, në atë shtetëror, pas transferimeve me urdhër të ministrisë, në grevë që një ditë më parë, janë përplasur sot edhe me kolegët e tyre të shtetërorit.

    Gjatë paradites, pak kohë, pasi grevistët iu drejtuan me një tjetër apel ministrisë për plotësimin e kërkesave të tyre, pranë ambienteve ku zhvillohet greva u shfaqen disa studentë të Universitetit Publik të Mjekësisë dhe Infermierisë, të cilët kanë fituar të drejtën e studimit në bazë të modelit meritë, preferencë.

    Ata kanë kundërshtuar grevën e studentëve të “privatit”, madje kanë thënë me zë të lartë se nuk mund të jenë të barabartë me ata.

    Në shenjë proteste ata kanë kërkuar lirimin e ambienteve të Fakultetit, duke thënë se po u pengohet e drejta për të zhvilluar mësimin normalisht. Madje, i kanë kujtuar grevistëve “të transferuar nga privati” që kanë firmosur një kontratë me shtetin për kushtet e vazhdimit të shkollës në sistemin publik, të cilës duhet t’i përmbahen.

    “Çfarë barazie kërkojnë kur ju po vazhdojni në një universitet publik pa asnjë konkurs apo pa patur pikët e nevojshme. Duke hyre në universitet publik pa bërë më parë një konkurs. Po ta kishin bërë kështu sa nga ata do ia kishin dalë? Grevistet te shtyre nga FRPD na duket se kanë hall tjetër. Se tani do u duhet të mësojnë e nuk e blejnë dot diplomën siç bënin tek ato 18 universitete piramida. Se helbete, lekët dhe i japin po garancinë që do të diplomohen apo që do të marrin provimet nuk e kanë”- thuhet ne dekalrate.

    Gjate deklarates ka pasur debate dhe perplasje mes ketij grupi studentesh dhe grevisteve. “Ne jemi me merite, ju jeni shans i dyte, ne duam te bejme mesim”- ka thene nje nga studentet e shteterorit.

    “Kush ju ka futur per kete deklarate, kush ju ka paguar, ikni qe ketu”, i jane drejtuar grevistet, te cilet kane sqaruar se nuk mund te ndeshkohen me pagesa te padrejta e te paperballueshme.

    Perplasja e mbremshme me policine

    Studentet kane kërkuar që të vijë Avokati i Popullit pasi akuzuan policinë për dhunë ndaj tyre.

    “Kjo nuk është policia që duam ne…Ku je Edi Rama, studentët po dhunohen me tarifat e larta të studimit, nuk mund të dhunohen edhe nga Policia e Shtetit. Të vijë këtu Avokati i Popullit…”,-është shprehur njëri nga studentët.

    Nisja e greves
    Pas 48 orë proteste maratonë në fakultet, mbi 100 studentë u futen dje ne grevë urie pranë Fakultetit të Inferimierise në Tiranë. Kerkesa e tyre kryesore eshte kundershtimi i tarifes se shkollimit, vendosur nga Ministria e Arsimit.

    Studentet thone se nuk eshte e drejte qe te trajtohen ne menyre te diskriminuar ne krahasim me studentet e tjere. ”…pas përgjigjes së ministres së Arsimit, zonjës Lindita Nikolla, ku sipas të cilës ne duhet të paguajmë 7-fishin, 7 herë më shumë se shokët tanë të klasave dhe se nuk mundet t’ia faturojë taksapaguesve shqiptare kostot e shkollimit tonë, ne i themi: zonja Lindita Nikolla, mos vallë prindërit tanë nuk janë taksapagues të Republikës së Shqipërisë?”,- tha përfaqësuesi i studentëve grevistë, Bernard Progni.

    Pas mbylljes së disa institucioneve të arsimit të larte privat e shteteror, një pjesë e madhe e studentëve që u regjistruan ne universitete publike, duhet te paguajne tarifa me te larta shkollimi se studentet te cilet jane pranuar ne publik pasi kane marre piket e kerkuara ne provimet e Matures Shteterore.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Studentja mesazh tek Panorama: Na morën me dhunë në 2 të natës e na çuan në Komisariat. 15 të lënduar. Ja pamjet nga Spitali Ushtarak (FOTO/VIDEO)

    UPDATE/ Rreth 100 forca policie te FNSH-se kane nderhyre ne oret e para te mengjesit te se dieles duke nderprere greven e urise se studenteve te Infermierise te cilet jane shoqeruar ne Komisariatin e Policise.

    Emri:  studentja-spital.jpg

Shikime: 1087

Madhësia:  36.9 KB
    Studentja e lenduar ne spital

    Rreth ores 02:00 te mengjesit te sotem, FNSH nxori me dhune studentet qe kishin hyre ne greve, duke u futur forcerisht ne ambientet e godines se universitetit, e duke thyer edhe xhamat.

    Njera nga studentet greviste ka detguar ne momentin e ngjarjes nje mesazh ne gazeten Panorama: “Na mori policia ne 2 te nates. po na con ne komisariat”,- tha ajo per Panorama Online.

    Njëri nga studentët organizatorë të bllokimit të universitetit kundër tarifës së shkollës, Lorjan Çela në një intervistë telefonikë me Panorama Online tha sot se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm kanë thyer xhamat e godinës dhe janë futur brenda ambienteve të universitetit nga ku i kanë nxjerrë me dhunë studentët. Nga ngjarja studentet kane konfirmuar per Panorama Online se jane 15 persona te lenduar qe jane derguar ne Spitalin Ushtarak, sic mund ta shihni edhe nga fotoja e derguar ne gazete.

    Sipas Çelës, kanë qenë rreth 100 forca policore të FSSH-së të cilët me dhunë i kanë nxjerrë me detyrim studentët grevistë dhe i kanë shoqëruar në komisariatin e policisë. Studentët e shoqëruar janë mbajtur në komisariat deri në mëngjesin e sotëm dhe më pasj janë lënë të lirë.

    Ne rrjetet sociale eshte publikuar edhe nje video ne te cilen thuhet se vajzat qe jane gjakosur por lajmi eshte fshehur nga policia. Ndersa ne nje tjeter video, transmetuar nga “News 24″, eshte filmuar edhe momenti kur FNSH thyen xhamat e universitetit dhe hyn te nxjerre me force studentet greviste.

    Lorjan Çelaj, shpjegoi dje për “Panorama Online”, arsyet e revoltës së studentëve të transferuar nga universitetet private drejt atyre publike. Ai rrëfeu se kjo diferencë e thellë në tarifën e studimit, mes studentëve të publikut dhe atyre që janë transferuar nga privati, u është justifikuar nga drejtuesit arsimor “si mbulim i kostove”.
    “Në fakultetin e Mjekësisë, tarifa e studimit është 35.000 mijë lekë/viti akademik për studentët e futur me konkurs, studentëve të transferuar u është kërkuar të paguajnë 235.000 lekë/viti akademik”,- tha ai.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Greva e studentëve, Avokati i Popullit bën sikur interesohet: Sillni dëshmitë për dhunën

    Pas lajmit në media dhe videove të publikuara ku studentët greviste nxirren me forcë nga ambientet e godinës së universitetit te Infermierise, e disa prej tyre edhe jane lenduar, është kujtuar edhe Avokati i Popullit. Megjithëse ai asnjëherë “nuk e nxjerr qimen nga qulli” nuk shkon vetë, por i kërkon studenteve të paraqiten pranë ketij institucioni “për të dhënë dëshmitë dhe ankesat e tyre rreth kësaj situate”.

    Avokati i Popullit është mjaftuar me nje deklaratë ku thotë se ka nisur hetimin administrativ rreth kërkesave të disa studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të cilët kundërshtojnë VKM për tarifat duke e cilesuar si diskriminuese.

    Ne nje njoftim per shtyp, Avokati i Popullit fton studendët e grevës që të paraqesin pretendimet e tyre për tarifat diskriminuese prane institucionit qe ai drejton në mënyrë që hetimi administrativ të kryhet i plotë dhe gjithë përfshirës.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Protesta, Këshilli Studentor i Tiranës: Do bojkotojmë mësimin dhe provimet deri në gjetjen e një zgjidhjeje

    Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës deklaron se do të mbështesë kërkesat e studentëve të ardhur nga universitetet private për barazimin e tarifave të studimit, duke thënë se studentët do të bojkotojnë mësimin dhe provimet deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga ana e qeverisë.

    Emri:  keshilli-studentor.jpg

Shikime: 756

Madhësia:  28.2 KB

    Në një deklaratë për mediat, Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës e quajti një “Akt çnjerëzor i policisë së shtetit që ndërpreu grevën kur studentët ishin në gjumë”. Sipas tyre, studentët përfunduan në spital me plagë me trup dhe policia bllokoi derën që ata të mos ktheheshin. “Greva e studentëve është një e drejtë themelore e tyre. Qeveria që duhet të jetë e para t’i mbështesë këto të drejta, është e para që i dhunon ato.”,-thuhet në deklaratën e Këshillit Studentor.

    Përfaqësuesja e këtij këshilli deklaroi se sipas kartës së Bolonjës studentët nuk duhet të paguajnë më shumë se të studentët e tjerë, ndërsa tarifat janë 10 herë më të larta se tarifat e studentëve të pranuar më parë në universitetin shtetëror. “Studentët do të bojkotojnë në ditët në vijim mësimin deri sa qeveria do të gjejë zgjidhje.”,-thuhet në deklaratën e Këshillit Studentor të Tiranës.

    Ndërkohë, pas këtyre deklaratave, ka reaguar edhe Këshilli Studentor i Universitetit të Mjekësisë, duke thënë se qëndrimet për të bojkotuar mësimin janë bërë nga persona të paautorizuar. Kjo frymë sipas tyre synon përçarjen e studentëve dhe ata që deklarojnë bojkot të mësimeve dhe provimeve nuk i përkasin këtyre strukturave.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Policia i nxjerr me dhunë, studentët deklarojnë: Sërish në grevë

    Në orën tetë të mbrëmjes, studentët që u larguan forcërisht nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike janë mbledhur për të diskutuar në lidhje me qëndrimin që do të mbanin. Ata pohuan vazhdimin e grevës, ndërsa kërkuan vëmendjen e kreut të lartë të shtetit për gjithçka që po ndodhte.

    Emri:  studente-ne-komisariat.jpg

Shikime: 729

Madhësia:  28.6 KB
    STUDENTET GREVISTE NE AMBIENTET E KOMISARIATIT NR.1

    “Greva jonë nuk ka përfunduar atje, ku na shpërndatë nëpër rrugët e Tiranës. Ne jemi këtu për një qëllim, është bërë i ditur. Nuk po u drejtohemi instancave që u jemi drejtuar deri më sot, thirrja jonë shkon për Presidentin. I nderuar President, ne kërkojmë nga ju sigurinë fizike në radhë të parë dhe në radhë të dytë kërkojmë një pritje nga ana juaj. Ne jemi gati të paraqitemi te ju me po të njëjtat kërkesa. Një gjë është e sigurt. Rruga jonë do vazhdojë po ajo që ka nisur. Greva do vazhdojë, do jua komunikojmë më vonë se si do procedojmë. Do bojkotojmë mësimin dhe provimet”, tha një nga përfaqësuesit e studentëve.

    Protesta nisi në fillim të javës. Studentët kundërshtuan tarifat e larta të shkollimit, duke i cilësuar ato si diskriminuese. Të premten ata u futën në grevë, duke paralajmëruar Ministrinë e Arsimit se do të vijonin nëse nuk ndërmerreshin masa për përmbushjen e kërkesave të tyre.

    “Erdhën rreth orës dy të natës. Thyen xhamat dhe na morën me forcë. Na shoqëruan në komisariat sikur të ishim kriminelë dhe jo studentë”. Nis kështu rrëfimin një nga grevistët e ngujuar prej ditës së premte në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në kryeqytet.

    AKSIONI
    Forca të shumta Policie mbërritën në orën 02:15 në Fakultet pa paralajmëruar, për të nxjerrë nga greva 32 studentët e ngujuar aty prej ditës së premte. Ata kanë shkallmuar derën kryesore dhe kanë thyer xhamat e godinës, ku prej një jave qëndronin të varura pankarta ku kërkohej ulja e tarifës së shkollimit. Gjatë ndërhyrjes, efektivët nuk kanë kursyer as dhunën ndaj të rinjve, të cilët kanë bërë rezistencë. Në videot amatore të filmuara nga vetë ata, dallohen edhe njolla gjaku në bluzat e tyre. Ndërkohë, mësohet se shpërndarja e studentëve është bërë në komisariate të ndryshme. Ata janë mbajtur gjysmë ore në ambientet e komisariatit dhe pas nënshkrimit të deklaratës janë lënë të lirë. Studentët tregojnë se gjatë kohës kur policia bënte shoqërimin e tyre nëpër furgona, sigurimi i shkollës nxori të gjitha sendet e tyre jashtë ambienteve të Fakultetit.

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Studentët e privatëve kundër tarifave të shtetit. Nikolla: Pyesni shokët, pse jeni në të njejtën bankë pa të njejtën meritë?

    Emri:  studentet-protesttee.jpg

Shikime: 616

Madhësia:  36.8 KB

    TIRANË – Pas protestave pa përgjigje para Kryesisë së Kuvendit, studentët e transferuar nga shkollat private në universitetet shtetërore, kanë vendosur të përshkallëzojnë veprimet e tyre duke u ngujuar prej më shumë se 24 orësh në hollin e Universitetit të Infermierisë. Për rrjedhojë, mësimi në këtë fakultet është paralizuar, ndërsa studentët e rreshtuar në protestë kanë bojkotuar shkollën.



    Më shumë se 200 studentë kontestojnë tarifat të shkollimit të vendosura nga Ministria e Arsimit si dhe vetë ligjin e Arsimit të Lartë. Pas skadimit të afatit 24 orësh, të vendosur nga vetë studentët, këta të fundit kanë vendosur të përshkallëzojnë grevën e tyre në pritje të një reagimi pozitiv nga Ministria e Arsimit.

    REAGON MINISTRJA NIKOLLA: SIGURISHT JO SI NDËSHKUESHMËRI, POR SI NDERSHMËRI

    Për këtë protestë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha sot në Kuvend, duke iu drejtuar deputetëve së pari e protestuesve, së dyti: “I morën në qafë, i udhëhoqën në rrugën e rrënimit dhe sot që u është dhënë një shans i dytë, një shans i vërtetë, në Universitetin Publik, i shtynë të protestojnë për tarifat,” e më pas, studentëve: “Pyesni shokët e bankës, si kanë ardhur aty? Cila është kontrata që kanë firmosur? Barazinë kërkoheni tek cilësia e diplomës dhe e shërbimit edhe pse jeni në të njëjtën bankë pa të njëjtën meritë.”

    Ja fjala e plotë e ministres:

    “Duhet të sqarojmë për qytetarët e vendit, taksapaguesit, ata që paguajnë për të arsimuar çdo student të IAL-ve Publike, se studentët për të cilët flasim janë studentët e Institucioneve që iu hoq licenca. Studentë të atyre institucioneve që këta që sot i qajnë hallin, janë të njëjtët që i lejuan të funksionojë për vite me radhë pa licencë.

    Për vite me radhë këto IAL regjistronin studentë, pa leje hapje për programet studimore. I lanë studentët të regjistrohen në programe pa leje hapje. Sot i qajnë hallin se janë riregjistruar në IAL publike. Ministri i mëparshëm ka firmosur hapje programesh në kundërshtim me vendimin e Bordit të Akreditimit, që thoshte se këto programe nuk i kanë standardet për tu hapur. I morën në qafë. I udhëhoqën në rrugën e rrënimit. Dhe sot që u është dhënë një shans i dytë, një shans i vërtetë, në Universitetin Publik, i shtynë të protestojnë për tarifat.

    Po çfarë bëmë ne? Me lejoni t’ju shpjegoj ju, dhe nëpërmjet jush qytetarëve që përfaqësoni, logjikën me të cilin u dha ky shans i dytë dhe me të cilin u vendosën tarifat.
    Ne morëm përsipër përgjegjësinë shtetërore të dështimit të qeverisë. Nuk ishte dështimi ynë, por ishte dështimi i Shtetit Shqiptar, dhe ne e morëm përsipër këtë përgjegjësi, duke u siguruar të gjithë studentëve të IAL-ve të mbyllura mundësinë për të vijuar studimet në IAL-të publike. E kemi deklaruar në prani edhe te rektorëve të Universiteteve Publike. Ky vendim ishte një shkelje e sistemit të meritë-preferencës, pasi këta studentë do të shkonin të studionin në atë universitet ku studentët e tjerë, kishin hyrë nëpërmjet një procesi konkurrimi të vështirë.

    Por ndërkohë teksa këtyre studentëve i’u dha ky shans, nuk mund të pretendonim që edhe faturën e këtij shansi t’ia jepnim taksapaguesve shqiptar. Këta studentë paguanin në shkollat ku ishin, ndaj dhe është mëse e drejtë që ata të paguajnë koston e arsimimit të tyre në Universitetin Publik. Sigurisht jo si ndëshkim, por si ndershmëri. Nuk mund dhe nuk duhet ti kërkojmë taksapaguesit shqiptar që të mbarte dhe koston e arsimimit të studentëve të IAL-ve të mbyllura.

    Për vendosjen e tarifave përdorëm dy tregues. Së pari për orientim, tarifën e drejtpërdrejtë por edhe tarifat e fshehura që IAL-të e mbyllura aplikonin. Së dyti tarifën e universiteteve publike për programet e dyta të studimit.

    Për ndjekjen e një programi të dytë studimi në Universitetet Publike çdo qytetar pas konkurrimit paguan koston e plotë të studimit që është përllogaritur nga vetë universitetet. Përdorëm pikërisht këto dy tregues për të caktuar një tarifë të drejtë që të ishte me e vogël sesa tarifa që studentët paguanin në IAL-të e mbyllura, por në të njëjtën kohë të përafrohej mesa është e mundur me koston e arsimimit të tyre. Kjo është rruga që ndoqëm për tarifat.

    Sot mbetemi të mendimit që kemi ndjekur një arsyetim të drejtë. Të drejtë për ata student që i’u dha një shans i dytë, i drejtë për qytetarët shqiptar, por patjetër i drejtë edhe për Universitet Publike, për të mos i mbingarkuar ato duke cenuar kështu cilësinë.

    Së fundi është e rëndësishme të përmendim që këta studentë, pranuan të regjistrohen me këto kushte transparente që në ditën e parë. Tarifat janë bërë publike së bashku më kuotat në këto IAL. Nuk është as e drejtë e as serioze, që tani pothuaj një semestër pas fillimit të vitit akademik, ngrihen pretendime.

    Po pyesni shokët e bankës si kanë ardhur aty? Cila është kontrata që kanë firmosur? Barazinë kërkoheni tek cilësia e diplomës dhe e shërbimit edhe pse jeni në të njëjtën bankë pa të njëjtën meritë.”

    (ar.sh/BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    PD: Ministrja Nikolla mban qëndrim fyes e tallës ndaj studentëve, vjen nga universitetet private

    Partia Demokratike kritikon qëndrimin e mbajtur nga Ministria e Arsimit ndaj grevës së studentëve, duke e akuzuar këtë institucion si pjesë të dhunës së ushtruar mbrëmë ndaj studentëve grevistë.

    Në një deklaratë për mediat, PD thotë se ndërsa opinioni publik priste që Ministria e Arsimit, të tregonte solidaritet me të rinjtë që kërkojnë të drejtën e tyre për arsim, siç do të bënte në fakt çdo ministri e arsimit në botë, qëndrimi i saj është krejt i kundërt, në favor të rrahjes e poshtërimit brutal të studentëve.

    “Ministria e Arsimit mbajti një qëndrim racist, duke i stigmatizuar studentët grevistë, duke i ndarë ata në qytetarë të dorës së dytë, që nuk paskan të drejta si gjithë të tjerët. Partia Demokratike e konsideron të turpshëm këtë qëndrim, aq më tepër kur studentët po protestojnë pikërisht për një të drejtë që u është mohuar nga Ministria e Arsimit”,-thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

    Opozita i rikujtoi ministres së Arsimit Lindita Nikollës se vjen nga radhët e studentëve të universiteteve private, ndërsa shton se “është e neveritshme se si ajo sot, mban qëndrim fyes, tallës e poshtërues ndaj studentëve që kanë të njëjtin status si ajo në të shkuarën e saj”.

    Ndërkaq, gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, forcat e policisë ndërhynë duke nxjerrë nga greva studentët pranë Fakultetit të Infermierisë.

    Nga ky aksion i forcave të rendit mbetën të lënduar disa prej studentëve, ndërsa në një deklaratë për mediat nga Këshilli Studentori i Tiranës, u tha se nuk do të ketë pjesëmarrje në orët e mësimit dhe në provimet e radhës deri sa të zgjidhet problemi me tarifat e studentëve të ardhur nga universitetet private drejt atyre shtetërore.

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Procedim penal për 27 studentët grevistë, policia: Protestë pa leje

    Tiranë- Policia e Tiranës ka nsiur procedim penal në gjendje të lirë për 27 studentët grevistë të Infermierisë. Ata akuzohen për oraganizimin e protestave pa leje përkatëse dhe për bllokimin e ambienteve të Fakultetit.

    Ky veprim vjen vetëm një ditë pasi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u futën brutalisht në godinën e fakultetit ku studentët po mbanin grevën e urisë dhe i nxorrën prej aty forcërisht.

    Studentët takim 60 minuta me Presidentin. Nishani do kërkojë nisjen e hetimeve për dhunën

    Studentët e Infermierisë të cilët hynë në grevë disa ditë më parë por u nxorën me dhunë në orët e para të së dielës nga forcat e policisë, janë takuar sot për rreth 60 minuta me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, i cili u ka ofruar mbështetje dhe sigurinë se do të marrë përgjegjësi për ngjarjet e së dielës.

    Studentet takohen me Presidentin Nishani

    Teksa studentët kanë theksuar se ekziston mundësia që ata të rikthehen në grevë urie, nënvizuan se morën mbështetjen e Presidentit se do t’i kërkojë Prokurorisë të nisë hetimet për personat që ata thanë se i dhunuan me të padrejtë.

    “Jemi duket përgatitur materialin për t’ja çuar Avokatit të Popullit…Presidenti na dha shpresë dhe garanci të plota për sigurinë fizike ….Ky është një Vendim i Këshillit të Ministrave që kërkon të ndryshohet vetëm në pikën 4 të tij…, mjafton vullneti që ashtu sic u miratua të ndryshojë”,- thane ata.

    Studentët thanë se nuk do të ngrenë padi kundër dhunës së ushtruar nga policia pasi qëllimi i tyre i vetëm është të fitojnë kauzën për të cilën protestojnë.

    “Ne nuk përfaqësojmë ndonjë parti politike, por kauza jonë nis me barazi, dhe ulni tarfiat….7-fishi që duhet të paguajmë na është komunikuar në mometin që ishim regjistruar, që do niste mësimi, kjo është e padrejtë”,- thanë ata.

    Emri:  studentet2.jpg

Shikime: 545

Madhësia:  17.8 KB
    Studentët në presidencë

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Ndërpritet greva e urisë, ja video e ndërhyrjes së policisë. Studentët: Na dhunuan



    Një video amatore tregon momentet e ndërhyrjes së policisë në ambjentet e grevës së urisë për të nxjerrë studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike që qendronin prej dy ditësh të ngujuar.
    Pamjet e filmuara nga një celular tregojnë se studentët janë gjendur të papërgatitur.
    Edhe pse pamjet nuk janë të qarta, dëgjohen zërat e oficerëve të policisë por edhe studentëve.
    “Çohu, çohu.. Shpejt shpejt.. vishni vishni”. Ka dhe disa britma vajzash.
    Thuhet se ndërhyrja është bërë rreth orës 02:00.
    Pas shpërndarjes së grevistëve, punonjësit e policisë kanë larguar xhamat e thyera të hyrjes së fakultetit.

    Deshmia studenteve: Na dhunuan

    Rreth orës 11: 00 disa studentë grevistë të vendosur para godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Teknike dhanë dëshmitë e tyre, sesi policia kishte ushtruar dhunë për ti nxjerrë nga godina e fakultetit.
    Studentët, të cilët kërkojnë barazi në trajtimin universitar, thanë se ndërhyrja ishte brutale.
    Ata pohojnë se u dhunuan, vajza e djem dhe u shoqëruan nën terror në disa prej komisariatet të kryeqytetit, ndërsa një pjesë e tyre morën trajtim në spitalin e Traumës.
    Studenti: “Kanë hyrë me dhunë dhe janë futur dhe na kanë nxjerrë dhunë. Vajzat i kanë kapur për flokësh, djemtë i kanë tërhequr zvarrë. Na kanë futur nëpër makinat e policisë dhe na kanë shoqëruar për në komisariate. Mbrëmë përjetuam situatë terrori ne studentët të cilët nisëm një kauzë të drejtë për atë që na takon”
    Ndërkohë prapa tyre policia po ruan ambientet.
    Studentët paralajmërojnë policinë për padi penale, ndërsa ende nuk kanë vendosur nëse do rifillojnë apo jo grevën.

    Naten 15 studente u mjekuan ne spital
    Gjatë orëve të natës një pjesë e studentëve grevistë kanë marrë mjekim në spitalin e traumës. Ata nuk kanë pranuar të flasin për gazetaret, por kanë treguar rrobat me pika gjaku dhe shenjat në trup. Në spital ata janë vizituar edhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike që janë interesuar për shëndetin e studentëve.
    Rreth 50 studentë për dy ditë kanë qëndruar në grevë urie pranë ambienteve të Fakultetit të Shkencave teknike. Arsyeja e grevës ka qenë diferencimi në tarifën vjetorë, ku një student o ardhur nga universitetet private duhet të paguajë disa herë më shumë në krahasim me studentët që e kanë fituar shkollën me testim.

    ORA NEWS

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Nje arsye pse i mbyllen universitetet private
    ishte qe te fitonin para nga studentet duke i transferuar.
    Kjo eshte komplet pisllik ne kurriz te studenteve.
    me greven jam plotesisht dakort,kane te drejte te revoltohen.
    Kushtet te universiteti shteteror do jene me te keqia se
    te universiteti privat,atehere pse cmimi duhet te jete me i larte?
    Studentet e regjistruar te shteterori paguajne 35mije,kurse keto mysafiret
    e transferuar paguajne 110 mije dhe te mjekesia 135 mije.Nuk eshte e drejte
    Kjo eshte abuzim dhe vjedhje.Cilat na qenkan keto kosto administrative qe na rriten????
    Ministri i arsimit duhet te dale ne pjace dhe therrase rektorin e universitetti dhe terheqe veshin......
    per gafa.Rektorati ka pergjegjsi direkte per marrje vendimesh me b>ythe qe provokon revolta ,greva dhe shkakton kaos te plagosur ne spital
    nje total mess.Nuk besoj te dihet se sa mund te jene demet financiare te shkaktuara per studentet nga cmime te tilla idiote.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •