Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37
  1. #11
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë


    Video brenda ne universitet eshte e erret s'duket asgje vetem zhurma xhamash
    dhe zhurma e deres.
    Arbora Aliaj thote..."""te gjitha mediave"""""lol
    Nuk thuhet "te gjitha mediave" por thjesht media.
    Media eshte gjithmone shumes,fjale media njejes nuk ka.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Nje arsye pse i mbyllen universitetet private
    ishte qe te fitonin para nga studentet duke i transferuar.
    Kjo eshte komplet pisllik ne kurriz te studenteve.
    me greven jam plotesisht dakort,kane te drejte te revoltohen.
    Kushtet te universiteti shteteror do jene me te keqia se
    te universiteti privat,atehere pse cmimi duhet te jete me i larte?
    Studentet e regjistruar te shteterori paguajne 35mije,kurse keto mysafiret
    e transferuar paguajne 110 mije dhe te mjekesia 135 mije.Nuk eshte e drejte
    Kjo eshte abuzim dhe vjedhje.Cilat na qenkan keto kosto administrative qe na rriten????
    Ministri i arsimit duhet te dale ne pjace dhe therrase rektorin e universitetti dhe terheqe veshin......
    per gafa.Rektorati ka pergjegjsi direkte per marrje vendimesh me b>ythe qe provokon revolta ,greva dhe shkakton kaos te plagosur ne spital
    nje total mess.Nuk besoj te dihet se sa mund te jene demet financiare te shkaktuara per studentet nga cmime te tilla idiote.
    Po mos ja fut kot o beno.
    Nqs ata kane te drejte atehere i bie qe cdo maturant paguan nja 2000 € ne vitin e pare ne nje shkolle private sa per ta kap mjeksine e pastaj nje transferim ne shtet dhe hopa barazohet me studentet e ekselences.
    Sikur nuk shkon. Shkollen duhet ta meritoje mendja dhe jo leku.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Greva e studentëve, PD kallëzon Ardian Çipën dhe shërbimin e ambulancës



    Partia Demokratike ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës padi për Drejtorin e policisë, drejtues të tjerë dhe shërbimin e urgjencës. Selia blu e depoziton këtë kallëzim me pretendimin se ndaj studentëve në grevë është ushtruar dhunë. Ndërsa studentët kanë paralajmëruar rikthim në grevë urie në rast se Ministria e Arsimit brenda pak orëve nuk u gjen një zgjidhje.
    Në Prokurorinë e Tiranës tashmë ka një padi për drejtorin e policisë Ardian Çipa, për drejtues të tjerë të policisë dhe për shërbimin e urgjencës.
    PD ka vendosur ti drejohet Prokurorisë sepse pretendon se ndaj studentëve është ushtruar dhunë për ti nxjerrë ata nga greva e urisë dhe nuk u është dhënë shërbimi shëndetësor kur kanë patur nevojë.
    Padia është depozituar nga Ervin Salianji, shefi i Departamentit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike.
    “Kallëzimi është me objekt, kallëzimin e veprës penale të parashikuar në nenin 84 që është kanosja, neni 86 që është torturë, neni 90 dëmtime të tjera me dashje, neni 97 i mosdhënies ndihmë, neni 250 kryerja e veprimeve arbitrare si dhe neni 231 për pengimin e ushtrimit të drejtë spër tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar.
    Nga dëshmitë e studentëve të cilat i kemi të regjistruara me video dhe foto na është thënë se personat që kanë ushtruar dhunë janë: Ardian Çipa drejtori i Policisë Qarkut Tiranë, Ardi veliu zv/drejtor për rendin, Libani Jaupi zv/drejtor për krimet, Përparim kolndreu shefi i komisariatit nr. 3, Lord Sallaku zv/shef i komisariatit 5, Armir Slakolli shefi i komisariati nr. 4, Ëngjëllush Avdyli shefi i komisariatit nr. 2.
    Gjithashtu kallëzojmë të gjithë punonjësit e policisë së shtetit, të përfshirë në aksionin e shpërndarjes së dhunshme dhe të paligjshme të studentëve. Po ashtu kallëzojmë punonjësit e shërbimit të urgjencës të cilët nuk janë dnodhur pranë grevistëve”.
    Studentët të mbledhur para Universitetit Politikenik i kanë dhënë afat pak orë Ministrisë së Arsimit që të gjejë një zgjidhje, në të kundërt kanë paralajmëruar grevë urie.
    Ministria e Arsimit ende nuk është shprehur për këtë qëndrim të dytë të studentëve, ndërsa një ditë më parë Rektori i Universitetit të Mjekësisë thanë se tarifat janë vendosur me VKM dhe studentët e dinin që në fillim që këtë shumë do paguanin.

    ORA NEWS

  4. #14

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    Po mos ja fut kot o beno.
    Nqs ata kane te drejte atehere i bie qe cdo maturant paguan nja 2000 € ne vitin e pare ne nje shkolle private sa per ta kap mjeksine e pastaj nje transferim ne shtet dhe hopa barazohet me studentet e ekselences.
    Sikur nuk shkon. Shkollen duhet ta meritoje mendja dhe jo leku.
    Bukur fort,transferimi i nje studenti (edhe pse i detyruar) nga privati ne shteteror penalizon indirekt studentet e devotshem te shteterorit,sepse keta te fundit na qenkan studente ekselence,dhe sipas teje kriter eshte mendja dhe jo leku.
    Po ne cilen forme mundet transferimi i detyruar i ketyre studentete (me vendim te qeverise) me vlere te dhjetefishuar te tarifes,te rrise aftesine mendore te ketyre studenteve,nuk ma shpjegon pak ?

    Pra ,nqs une transferohem nga privati ne shteteror me tarifa te barabarta me ate qe eshte rregjistruar qe nga provimet e matures shtetore,atehere une perfitoj dhe jam pa mend.
    Nqs une transferohem nga privati ne shteteror,me tarifa te dhjetefishuara,ai ekselenti nuk luan nga piedestali,dhe une fitoj disa mend me teper.

    Ca lloj llogjike eshte kjo ? Si mundet qe 10 fishimi i tarifave te beje kete filter qe thua ti ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  5. #15

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Ata mashtrusit qe kishin hapur univeristet te paligjshme ku jane? Ata duhen cuar ne gjyq dhe te paguajn dhe shtetin per tarifen e studenteve te transferuar por edhe demshperblime per studentet per cdo kredit te humbur.

  6. #16
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Kafsheri dhe barbarizem!
    Po nuk preket studenti me dore o mjerane sepse eshte e ardhmja e vendit.
    E cfare bene? Greve urie? Pupupu greve!! Prangat!
    Robt juve dhe robt neve qe ju kemi zgjedhur !
    Cdo gje eshte relative...

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Bukur fort,transferimi i nje studenti (edhe pse i detyruar) nga privati ne shteteror penalizon indirekt studentet e devotshem te shteterorit,sepse keta te fundit na qenkan studente ekselence,dhe sipas teje kriter eshte mendja dhe jo leku.
    Po ne cilen forme mundet transferimi i detyruar i ketyre studentete (me vendim te qeverise) me vlere te dhjetefishuar te tarifes,te rrise aftesine mendore te ketyre studenteve,nuk ma shpjegon pak ?

    Pra ,nqs une transferohem nga privati ne shteteror me tarifa te barabarta me ate qe eshte rregjistruar qe nga provimet e matures shtetore,atehere une perfitoj dhe jam pa mend.
    Nqs une transferohem nga privati ne shteteror,me tarifa te dhjetefishuara,ai ekselenti nuk luan nga piedestali,dhe une fitoj disa mend me teper.

    Ca lloj llogjike eshte kjo ? Si mundet qe 10 fishimi i tarifave te beje kete filter qe thua ti ?
    Qetsohu mer burr mos merr flak.
    Vendimi i qeverise nuk besoj se ka qene transferim me detyrim ne U.shteterore.
    Te ishte per mua keta nuk duhej te perziheshin fare me shteterorin por te dergoheshin ne nje tjeter unversitet privat dhe ta merrnin atje me lek shkollen.
    Mbase me te vertete eshte e padrejte qe ta kene tarifen me te larte keta nga privatet por edhe per ata qe kane shtrydhur trute per te mesuar gjate gjithe gjimnazit (dhe nuk e kapen me leket e babit mjeksine) eshte e padrejte.
    A nuk mendon keshtu ?
    Pastaj une nuk e marr vesh kta pse nuk protestuan qe n fillim ? Ose pse i pranuan kushtet ne fillim dhe tani na protestokan ?

  8. #18

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    Qetsohu mer burr mos merr flak.
    Vendimi i qeverise nuk besoj se ka qene transferim me detyrim ne U.shteterore.
    Te ishte per mua keta nuk duhej te perziheshin fare me shteterorin por te dergoheshin ne nje tjeter unversitet privat dhe ta merrnin atje me lek shkollen.
    Mbase me te vertete eshte e padrejte qe ta kene tarifen me te larte keta nga privatet por edhe per ata qe kane shtrydhur trute per te mesuar gjate gjithe gjimnazit (dhe nuk e kapen me leket e babit mjeksine) eshte e padrejte.
    A nuk mendon keshtu ?
    Pastaj une nuk e marr vesh kta pse nuk protestuan qe n fillim ? Ose pse i pranuan kushtet ne fillim dhe tani na protestokan ?
    E para fare njehere une nuk kam marre flake,ti rrofsh per alarmimin.
    Vendimi i qeverise ka qene (me gjysem te drejte [sepse u mbyllen universitetet me parimin njeri i nenes,tjetri i njerkes] ) mbyllja ME DETYRIM e universiteteve private te cilat une personalisht i quaj furrnalta diplomash.Nuk detyroi qeveria studente te shkonin me zor ne shteteror.
    Te ishte per ty,me gjithe respektin,ti apo une nuk jemi Minister Arsimi qe te flasim,keshtuqe po e anashkaloj kete fjali.
    Jo mbase ! Eshte e padrejte! E ke idene se si funksionon sistemi i matures shteterore ne Shqiperi ?
    Praktikisht,mjekesia eshte dege kampione persa i perket pikavarazhit minimal qe i kerkohet nje studenti per te siguruar vazhdimin e studimeve ne kete profil. Kuotat jane...150 vende (po e marr si shembull praktikisht,pasi nuk e ndoqa sivjet sa vende kishte).
    150 studentet u futen...po me mua cfare ndodhi ? Qe mesova dhe une sistematikisht gjithe vitin ,dhe 3 vjetet ,por qe nuk arrita te plotesoja dot piket pasi nuk dola mire ne provimin e Letersise ?
    Do thuash ti po cfaj ka qeveria qe nuk meson ti ? Po cfaj kam une qe sistemi eshte i tille ? Dhe si gjithmon cfare ndodh? Faji ngel jetim !
    Kthehemi tani ne konglomeratin aktual dhe largohemi nga realiteti imagjinar.
    Perse duhet qe nje student te cilit iu mbyll universiteti ku studionte (jo per faj te tij) ,te paguaj 10 fish tarifen vjetore te shkolles,nderkohe qe shoku i tij i bankes e paguan 10 fish me pak ?
    Nqs kriter dhe filter eshte kapaciteti mendor dhe intelekti sic the ti...mos valle pagesa e 10 fishuar e rrit intelektin me ndonje menyre hyjnore ?
    Mbyllja e nje grope,dhe hapja e nje sope,nuk eshte zgjidhje. Qeveria beri shume mire qe mbylli furrnaltat...po ky hekur do shkoje tani ?
    Ku do shkojne keta studente ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  9. #19
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    Po mos ja fut kot o beno.
    Nqs ata kane te drejte atehere i bie qe cdo maturant paguan nja 2000 € ne vitin e pare
    ne nje shkolle private sa per ta kap mjeksine e pastaj nje transferim ne shtet dhe hopa barazohet me studentet e ekselences.
    Sikur nuk shkon. Shkollen duhet ta meritoje mendja dhe jo leku.
    Shkollen private nuk e mbyllen studentet por shteti qellimisht qe te kalonte studentet e privatit ne shkolle shteterore
    dhe shteti te fitonte me shume lek.Kjo eshte pisllik,taktika te djallezuara per te pompuar para ne buxhetin e ministrise e arsimit
    duke transferuar studente dhe rritur numrin e regjistrimeve dhe pagesave.
    Cmimi i servisit(sherbimit) eshte nje i vetem,nuk ka dy cmime te ndryshme per te njejtin servis,sepse nuk ka llogjike.
    Shkolla ofron servisin e edukimit.
    Nqs cmimi/pagesa per kete servis vihet 35 mije ne vit kjo do te thote qe cdo student qe regjistrohet atje
    pavarsisht se nga vjen duhet te paguaje ate cmim 35 mije.
    Cmimi vihet 35 mije per studentet,pastaj vijne edhe ca studente nga nje shkolle e mbyllur private dhe cmimi na rritet.
    Pse?Pse duhet te rritet cmimi?Cmimi duhet te jete i njejte me studentet qe jane regjistruar me pare ne ate shkolle.
    Nqs shkolla do kete rritje ne shpenzime atehere le te rritet pak cmimi per te gjithe studentet dhe jo studenti i transferuar
    paguan trefishin e cmimit te nje studenti te shteterores.Nuk eshte e drejte.Studentet e universitetit privat nuk iken me deshire nga privati.
    Ishte shteti qe futi hundet ne biznesin e privatit dhe e mbylli shkollen duke dhene ca justifikime ne publik qe te besohej qe universiteti privat e meritonte
    te mbyllej,per nivel sub standard....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    E para fare njehere une nuk kam marre flake,ti rrofsh per alarmimin.
    Vendimi i qeverise ka qene (me gjysem te drejte [sepse u mbyllen universitetet me parimin njeri i nenes,tjetri i njerkes] ) mbyllja ME DETYRIM e universiteteve private te cilat une personalisht i quaj furrnalta diplomash.Nuk detyroi qeveria studente te shkonin me zor ne shteteror.
    Te ishte per ty,me gjithe respektin,ti apo une nuk jemi Minister Arsimi qe te flasim,keshtuqe po e anashkaloj kete fjali.
    Jo mbase ! Eshte e padrejte! E ke idene se si funksionon sistemi i matures shteterore ne Shqiperi ?
    Praktikisht,mjekesia eshte dege kampione persa i perket pikavarazhit minimal qe i kerkohet nje studenti per te siguruar vazhdimin e studimeve ne kete profil. Kuotat jane...150 vende (po e marr si shembull praktikisht,pasi nuk e ndoqa sivjet sa vende kishte).
    150 studentet u futen...po me mua cfare ndodhi ? Qe mesova dhe une sistematikisht gjithe vitin ,dhe 3 vjetet ,por qe nuk arrita te plotesoja dot piket pasi nuk dola mire ne provimin e Letersise ?
    Do thuash ti po cfaj ka qeveria qe nuk meson ti ? Po cfaj kam une qe sistemi eshte i tille ? Dhe si gjithmon cfare ndodh? Faji ngel jetim !
    Kthehemi tani ne konglomeratin aktual dhe largohemi nga realiteti imagjinar.
    Perse duhet qe nje student te cilit iu mbyll universiteti ku studionte (jo per faj te tij) ,te paguaj 10 fish tarifen vjetore te shkolles,nderkohe qe shoku i tij i bankes e paguan 10 fish me pak ?
    Nqs kriter dhe filter eshte kapaciteti mendor dhe intelekti sic the ti...mos valle pagesa e 10 fishuar e rrit intelektin me ndonje menyre hyjnore ?
    Mbyllja e nje grope,dhe hapja e nje sope,nuk eshte zgjidhje. Qeveria beri shume mire qe mbylli furrnaltat...po ky hekur do shkoje tani ?
    Ku do shkojne keta studente ?
    -E para e punes, nuk ka lidhje ajo 'nuk je minister arsimi' se po te ishte keshtu nuk duhet te ishim duke fol fare per kete teme.
    Pastaj, okej e pranoj qe nuk eshte e drejte qe te paguajne me shume, por gjithashtu po ta them serish se nuk eshte e drejte qe te kapin nje shkolle vetem se kane leke.
    Pse kujton ti se keta studente u regjistruan ne keto universitetet qe u mbyllen ? Sepse ishin te paafte te mbaronin nje shkolle pa ndikimin e lekut.( perndryshe nuk shkon kush tek kristali e vitrina per te bere mjeksine)
    -Une e di si funksionon matura shteterore se kam qene vete maturant para dy vitesh. E di edhe si funksionon sistemi.
    Kot e dogja ate karten e 'ti nuk je minister arsimi' se mund ta kisha perdor ketu e te thoja ti nuk e di se 'nuk je minister arsimi'.i
    Mendoj se sistemi i 2005 e me perpara ishte me i mire(nuk ka lidhje me qeverite) sepse studenti jepte provimet perkatese ne fakultetet perkatese.
    -Kete hekurin une besoj se duhet ta cojme per rivleresim dhe ta shohim nese eshte hekur i afte per te mbajtur ura ne kembe apo jo. Se nese nuk eshte, do vdesin njerez dhe nuk duhet te perdoret per ura.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •