Njė krim i rėndė ka ndodhur nė SHBA, nė Karolinėn e Veriut ku njė burrė ka ekzekutuar njė familje myslimanėsh.
Policia ka identifikuar 3 viktimat tė cilat janė 23-vjeēari Shaddy Barakat, gruaja e tij, Yusor Mohammad Abu-Salha, 21 vjeēe dhe motra e saj, Razan Mohammad Abu-Salha, 19 vjeēe.
Krimi ka tronditur lagjen e qetė, ndėrsa 3 viktimat ishin qėlluar nė shtėpinė e tyre me nga njė plumb nė kokė. Banorėt e lagjes thanė se nuk kishin marrė vesh asgjė derisa arriti policia.
Pėr ngjarjen makabre ėshtė arrestuar njė burrė 46-vjeēar, Craig Stephen Hicks, i cili ėshtė nėn akuzė si i dyshuari kryesor pėr vrasje tė shkallės sė parė.
Hicks e pėrshkruan veten si njė ateist nė Facebook dhe ka postuar imazhe tė rregullta dhe shkrime pėr dėnimin e tė gjitha feve. Policia tha se ai u vetdorėzua.
Nė njė deklaratė tė lėshuar tė mėrkurėn nė mėngjes policia tha se nga njė hetim paraprak mendohet se krimi ishte i motivuar nga njė mosmarrėveshje e vazhdueshme me fqinjėt pėr parkimin.
Shefi i Policisė, Chris Blue e quajti vrasjen tė pakuptimtė dhe tragjike dhe tha se tė gjithė janė me mendje dhe zemėr tek familjet dhe miqtė e kėtyre tė rinjve qė kanė humbur jetėt e tyre.
Zyrtarėt thanė se Barakat dhe Yusor Abu-Salha kishin vetėm 2 muaj tė martuar. Yusor kishte planifikuar qė tė fillonte studimet pėr dentiste nė Chapel Hill kėtė vjeshtė si bashkėshorti i saj, Shaddy Barakat, i cili studionte po ashtu pėr dentist dhe kishte punuar me organizata bamirėse pėr tu dhėnė shėrbim dentar fėmijėve nė Palestinė dhe refugjatėve. Ndėrsa motra e saj, Razan studionte arkitekturė.
![]()
Krijoni Kontakt