Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha: Vjedhja e bankës në Tiranë u organizua nga Partia Socialiste

    Brenda dy minutave! Si u grabit banka në Tiranë

    Emri:  grabitja-1024x650.jpg

Shikime: 2373

Madhësia:  44.5 KB

    Tre persona të armatosur kanë grabitur filialin e një banke pranë Stacionit të Trenit në Tiranë rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

    Në kohën kur makina e blinduar e kompanisë së sigurimit privat po dilte nga garazhi, ku kishte marrë një sasi parash nga banka e nivelit të dytë, janë shfaqur tre persona të armatosur.

    Policia thotë se personat ishin fshehur dhe po prisnin orën e transportit të parave.

    Nën kërcënimin e armëve Kallashnikov dhe pistoletës, kanë detyruar të zbresin nga makinat personat që shoqëronin këto para.

    Pas disa të shtënave në tokë, ata kanë detyruar punonjësit të hapin portën e furgonit ku edhe dyshohet se kanë marre dy thasë të mbushur me para.

    Nën kërcënimin e armës dhe të shtënave frikësuese nga këmbët, ata kanë zbritur shoferin nga mjeti që shoqëronte blindin dhe me këtë makinë janë larguar me nxitim.

    Mbrapa kanë lënë disa gëzhoja armësh, të cilat u administruan si prova nga prokuroria dhe efektivët e kompanisë private të çarmatosur.

    Nuk jepen detaje për shumën e vjedhur, por mendohet se është një sasi e konsiderueshme që po transportohej për të furnizuar bankat e tjera me kartëmonedha të ndryshme.

    Burimet pranë policisë thanë për ABC se grabitësit e kishin studiuar me kujdes zonën duke planifikuar edhe për arratisjen. Në ndjekje të tyre mësohet se janë vënë efektivët e repartit “Shqiponja”, por pa arritur t’i kapin.

    Edhe pse janë ngritur pika kontrolli në gjithë zonën e Paskuqanit, policia ende nuk ka arritur të kapë autorët e grabitjes, që mendohet se janë pritur nga një mjet tjetër pranë zonës ku braktisen mjetin e rrembyer ne vendngjarjes.

    Sipas policisë, të dyshuarit kanë lënë në makinë disa gjurmë gishtash, të cilat po verifikohen.

    Ndërsa po studiohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e grabitjes, për të parë nëse mund të identifikohen grabitësit, që për 2 minuta kryen vjedhjen dhe u larguan në drejtim të paditur për policinë.

    MAPO

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Tiranë: Tre persona vjedhin bankën brenda 2 minutash

    Makinat e parave duhet te shoqerohen me nje makine policie dhe dy motorra policie
    nga momenti i ngarkimit deri ne destinacione kur shperndahet leku.
    Tirana eshte mbushur me kriminele ordinere, sidomos
    ato te ardhurit qe zbresin nga fshatrat e Tiranes,per te bere "pazar"
    hajdutlliqe.Kur ato hyjne ne qytet eshte bad news lol.
    Keto makina duhet te mbyllen me kod elektronik dhe jo dryna qe mund te priten kollaj
    me box cutter( pinca me krahe te gjata shume te forta) te jene te pajisura me
    kamera jashte mbrapa deres dhe alarm te forte nqs pjesa metalike mbrapa te dera preket nga
    duar te pa autorizuara.
    A ka ne banken qe u vodh ndonje punonjes qe banon ne fshatrat e Tiranes lol?????
    Niseni hetimin aty sepse ka shume te ngjare te jete inside job,vjedhje me ndihmen e punonjesve brenda bankes.
    Shoferi i automjetit dhe ndihmesi ku i kane shtepite,ne fshat?????
    Atehere ka shume mundesi qe shoferi te kete lidhje me hajdutet.
    Per cfare mund te perdoret nje para kaq e madhe.
    Pergjigja eshte e thjeshte dhe e qarte
    Do perdoren per ndertim pallati, hoteli,restoranti dhe stacion karburanti ne ndonje fshat.
    Nuk besoj te jene aq idiote qe te kalojne kufirin/doganen me para aq te madhe.
    Nuk besoj te jene aq idiote te bejne depozitim te parase se vjedhur, ne ndonje banke ne llogarine e tyre bankare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 13-02-2015 më 22:17
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Tiranë: Tre persona vjedhin bankën brenda 2 minutash

    E kupton se çdo te thote te shoqerosh çdo levizje parash;me nje makine e dy motorra policie ? Edhe me pune vullnetare nuk ja del dot.

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Tiranë: Tre persona vjedhin bankën brenda 2 minutash

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E kupton se çdo te thote te shoqerosh çdo levizje parash;me nje makine e dy motorra policie ? Edhe me pune vullnetare nuk ja del dot.
    Eshte me mire te parandalosh vjedhjet e medha te parave,sepse po ndodhi vjedhja kapja e autoreve eshte shume e veshtire,vjedhja eshte bere jashte bankes dhe shteti do harxhoje shume
    me pune hetimore detektivesh.Pa folur per punet me letra dhe harxhimet me gjykaten.
    Policat i ke rrugeve duke qarkulluar me makina gjithe diten duke bere nje hic,as vete nuk e dine se ku po shkojne lol.
    Atehere fut 3 polica te shoqerojne makinat e parave dhe policat te paguhen 50% nga banka qe leshon leket
    dhe 50% nga kompania private.
    Per nje akt te thjeshte vjedhje angazhohen ne hetime te pakten 20 vete hetues/detektive,polica,fuksa, eksperte kriminalistike, etj.
    Per raste vjedhjeje banke numri 3 fishohet mund te angazhohen rreth 60 veta qe punojne me rastin e vjedhjes per te kap dhe denuar autoret.
    Imagjinoje sa harxhon shteti....
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 13-02-2015 më 23:51
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Tiranë: Tre persona vjedhin bankën brenda 2 minutash

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Eshte me mire te parandalosh vjedhjet e medha te parave,sepse po ndodhi vjedhja kapja e autoreve eshte shume e veshtire,vjedhja eshte bere jashte bankes dhe shteti do harxhoje shume
    me pune hetimore detektivesh.Pa folur per punet me letra dhe harxhimet me gjykaten.
    Policat i ke rrugeve duke qarkulluar me makina gjithe diten duke bere nje hic,as vete nuk e dine se ku po shkojne lol.
    Atehere fut 3 polica te shoqerojne makinat e parave dhe policat te paguhen 50% nga banka qe leshon leket
    dhe 50% nga kompania private.
    Per nje akt te thjeshte vjedhje angazhohen ne hetime te pakten 20 vete hetues/detektive,polica,fuksa, eksperte kriminalistike, etj.
    Per raste vjedhjeje banke numri 3 fishohet mund te angazhohen rreth 60 veta qe punojne me rastin e vjedhjes per te kap dhe denuar autoret.
    Imagjinoje sa harxhon shteti....
    Sa banka ka n'tiron duhet me cu gjith komisarjatin e policis me shoqeru fugonat me lek?

  6. #6

    Nuk ja vlen ta besh me pune vullnetare. E para,numuri i madh qe duhet te jete ne dispozicion.E dyta keta vullnetar mund te perdoren per pune te tjera.

    Po ta besh ate qe thua ti,te vesh policine,policine e vendos perball pergjegjsise (sepse pa patur pergjegjsi nuk ka kuptim,..),ne qofte se vidhet "Banka" pergjegjesia bie mbi policine (qe eshte shteti) keshtu qe shteti duhet te demshperbleje dhe banken private.

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Tiranë: Tre persona vjedhin bankën brenda 2 minutash

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk ja vlen ta besh me pune vullnetare. E para,numuri i madh qe duhet te jete ne dispozicion.E dyta keta vullnetar mund te perdoren per pune te tjera.

    Po ta besh ate qe thua ti,te vesh policine,policine e vendos perball pergjegjsise (sepse pa patur pergjegjsi nuk ka kuptim,..),ne qofte se vidhet "Banka" pergjegjesia bie mbi policine (qe eshte shteti) keshtu qe shteti duhet te demshperbleje dhe banken private.
    Policia asnjehere nuk garanton mbrojtje te jetes,mbrojtje te prones 100%,sepse ekzistojne faktore dhe forca qe jane jashte kontrollit te policise.
    Edhe me mbrojtjen e bankave dhe parave e njejta gje.Nqs dikush ben plan te qelloje me arme policat qe mbrojne kamionet me para,parate do vidhen apo jo?
    Garanci nuk ka,megjithate shancet per tu vjedhur ulen shume kur makinat shoqerohen me 2 -3 polica.
    Nuk them te mbrohen me pune vullnetare.Per kete mbrojtje policat do paguhen 50% nga banka dhe 50% nga kompania private qe ka makinat e transportit.
    Policia ka pergjegjsi per te mbrojtur jeten e qytetareve dhe pronave te cdo lloji ne nje qytet por pergjegjsia nuk eshte absolute,pergjegjsia eshte e kufizuar dhe policia
    nuk mund te mbahet pergjegjese per raste vjedhjesh kur policat bllokohen te levizin nga te shtena me arme,policat nuk kane vizion,nuk e shikojne vjedhjen as subjektin te vjedhe,policia eshte shume larg
    nga vendi ku vidhet etj,,,,ne keto raste policia nuk ka pergjegjsi.Dikush qellon me arme te vjedhur/arme pa leje diku dhe vret,atehere pergjegjsia e policise eshte per vrasjen?????
    Jo,sepse policia nuk ka kontroll mbi cdo gje dhe cdo subjekt.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Tiranë: Tre persona vjedhin bankën brenda 2 minutash

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Policia asnjehere nuk garanton mbrojtje te jetes,mbrojtje te prones 100%,sepse ekzistojne faktore dhe forca qe jane jashte kontrollit te policise.
    Edhe me mbrojtjen e bankave dhe parave e njejta gje.Nqs dikush ben plan te qelloje me arme policat qe mbrojne kamionet me para,parate do vidhen apo jo?
    Garanci nuk ka,megjithate shancet per tu vjedhur ulen shume kur makinat shoqerohen me 2 -3 polica.
    Nuk them te mbrohen me pune vullnetare.Per kete mbrojtje policat do paguhen 50% nga banka dhe 50% nga kompania private qe ka makinat e transportit.
    Policia ka pergjegjsi per te mbrojtur jeten e qytetareve dhe pronave te cdo lloji ne nje qytet por pergjegjsia nuk eshte absolute,pergjegjsia eshte e kufizuar dhe policia
    nuk mund te mbahet pergjegjese per raste vjedhjesh kur policat bllokohen te levizin nga te shtena me arme,policat nuk kane vizion,nuk e shikojne vjedhjen as subjektin te vjedhe,policia eshte shume larg
    nga vendi ku vidhet etj,,,,ne keto raste policia nuk ka pergjegjsi.Dikush qellon me arme te vjedhur/arme pa leje diku dhe vret,atehere pergjegjsia e policise eshte per vrasjen?????
    Jo,sepse policia nuk ka kontroll mbi cdo gje dhe cdo subjekt.

    Pak a shume sistemi duhet te funksionoje keshtu;Banka ka nje "asiguracion" qe e garanton ne rast vjedhjesh o rrembimesh,kush e siguron kerkon nje fare garancie.Ky zinxhir vazhdon edhe per trasportuesit...Dmth;qe kush sigurohet paguan nje quote shoqerise qe e siguron,ne raste vjedhjeje shoqeria e sigurimit e demshperblen.

    Tani, ti do te futesh shtetin ne kete mes,por te futet pa garantuar asgje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 14-02-2015 më 22:05

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Tiranë: Tre persona vjedhin bankën brenda 2 minutash

    Mbase do ndihmonte qe makina te transportonte me pak para.. nuk e di.

    Po te transportosh nje shume kolosale, hajduti thot ja vlen barra qiran te bej nje super plan dhe ta marr rrezikun. Pastaj me duket se ka kuti kastile qe lyejn parat me boj ne rast vjedhjeje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Për: Tiranë: Tre persona vjedhin bankën brenda 2 minutash

    Nuk e kuptoj pse parate duhet te mblidhen me thase sikur ne opoken e gurit ? Parate duhet te depozitohen ne valixhe te sigurise se larte ku te jene te paisura me sistemin GPS . Nuk arrij ti kuptoj keto banka. Shpenzojne ne teknologji te avancuar per budallalleqe dhe ngurojne te investojne ne gjerat me te rendesishme sic eshte siguria.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •