Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Nëna me katër fëmijë që jeton në kasolle, me 12 mijë lekë rrogë

    REPORTAZH/ Në Shkozë, vetëm 4 km larg Tiranës, një familje mes mjerimit ekstrem

    - Sofia, Nëna me katër fëmijë që jeton në kasolle, me 12 mijë lekë rrogë

    - Mishi dhe peshku për ne janë ushqime si në përralla.


    Nga Lumturie Rruplli (Lumita)

    Pas një pune shumë të lodhshme dhe të zgjatur si punonjëse e fondacionit shqiptar "Amaneti”, Memaliaj, ulem në një lokal për të konsumuar një kafe dhe aty nisi gjithçka. Aty pranë ku pija kafe me bamirësin Qazim Gapi, më afrohet një zonjë rreth të 40-ve. Ajo kishte mësuar diçka rreth meje edhe e dinte pak a shumë pozicionin tim në atë punë dhe më tregoi për problemin që kishte. Ajo punonte aty si pastruese, në fillim nuk e besova por më vonë pashë, në sytë e saj shihje një dëshpërim të madh dhe një vuajtje të thellë. U bëra kurioze dhe i thashë dua të vij në shtëpi dhe të shikoj gjithçka dhe nuk hezitova dhe u nisa menjëherë. Zonja quhej Sofie Shkëmbi ishte 45 vjeçe. Ajo ishte nëna e katër fëmijëve, 1 vajze dhe 3 djemve. Gjatë rrugës ajo me tregonte rreth vuajtjeve të saj. Ajo ishte divorcuar me burrin para 12 vitesh. Pas këtij divorci kishte nisur gjithçka, gjë që të cilës i kishte kushtuar shtrenjtë. Afrohemi pranë shtëpisë e cila ndodhej në periferi të Tiranës, në Shkozë, Njësia Bashkiake N/1, vetëm 4 kilometra nga Tirana. Askush nuk e kishte vënë re atë gjendje të mjerueshme, kur zyrtarët e lartë të veshur me kollare drekojnë e darkojnë në restorante luksi, kurse kjo nënë mendon si t’ju siguroj bukën e gojës fëmijëve. Arritëm tek shtëpia ku ajo më përpara ishte përdorur si kasolle lopësh dhe ishte kthyer në një banesë për zonjën pasi ishte ndarë me burrin. Shtëpia ishte një dhomë 10 m2, që banojnë 4 persona. Po ç’të shihje, aty kishte vetëm derën kryesore. Pastaj nuk kishte dritare për ajrosje. Ç’të shihje! Aty nuk kishte asgjë vetëm disa rrobe te vjetra dhe disa enë kuzhine të vendosura ne tokë, një frigorifer i boshatisur. Tavani ishte i hapur ku dukej dhe drita e diellit. Në kushtet atmosferike, shiu futej brenda. Në atë dhomë ishin vendosur vetëm 3 krevate. Në njërin prej krevateve ishte njëri prej djemve, i shtrirë, pasi ishte i sëmure dhe me probleme akustike. Kurse 2 djemtë e tjerë nuk kanë pasur mundësi shkollimi dhe gjithashtu kanë pësuar kriza nervore pas ndarjes me babanë.

    -Znj. Sofie, kur keni ardhur në këtë shtëpi?

    Unë kam ardhur qysh para 12 vitesh.

    -Si e përballon mënyrën e jetesës?

    Me vështirësi të madhe, sepse punoj si pastruese ku më duhet të iki dhe të vij pasi punën e kam shume larg.

    -A ju dalin paratë qe merrni?

    Nuk më dalin as për ushqim madje, më duhet të marr dhe borxh, pasi jam vetë e 4-ta në shtëpi dhe kam një djalë të sëmurë.

    -Çfarë do dëshiroje të ndryshonte tek jeta juaj?

    Tek jeta ime dëshiroj të ndryshoj kushtet e jetesës pasi edhe në kasollen ku jetoj do të më largojë ish bashkëshorti. I kërkoj shtetit të vejë dorë duke na ndihmuar, e edhe unë të jetoj si të gjithë të tjerët.

    -Si e përballoni jetesën?

    Duke na ndihmuar njerëzit e thjeshtë. Shumë vetë i dinë hallet e mia dhe unë i pranoj me dashuri çdo gjë që më dhurojnë.

    -Orenditë që keni, i keni blerë?

    Këtu s’ka orendi por disa gjëra të dhuruara kur të tjerëve u kishin zënë shtëpinë. Janë të gjitha të konsumuara.

    Çfarë ushqimesh konsumoni?

    Zarzavate dhe fruta thuajse të kalbura dhe bukë që mezi e blejmë. Mishi dhe peshku për ne janë ushqime si në përralla.

    Telegraf

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Nëna me katër fëmijë që jeton në kasolle, me 12 mijë lekë rrogë

    albo si perfundim faji eshte i rames per kete grua fatkeqe
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Nëna me katër fëmijë që jeton në kasolle, me 12 mijë lekë rrogë

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    albo si perfundim faji eshte i rames per kete grua fatkeqe
    Natyrisht ,ne kohen e Saliut ,deri para nje viti jetonte si mbretereshe kjo ..
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: Nëna me katër fëmijë që jeton në kasolle, me 12 mijë lekë rrogë

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Natyrisht ,ne kohen e Saliut ,deri para nje viti jetonte si mbretereshe kjo ..

    Por ane saliu e mori çmimin nuk behen keshtu krahasimesh gjithmone...

    Ai nuk beri punet u ndeshkua humbi pushtetin tani te krahasosh fukarallekun me epoka te ndryshme duket kot.
    Gjaku lahet me Gjak

  5. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Nëna me katër fëmijë që jeton në kasolle, me 12 mijë lekë rrogë

    Në Shqipëri ka me qindra raste të tilla por ne zgjohemi vetëm kur ndonjë gazetar merr mundimin të baltosë këpucët e tij dhe të shkoj deri tek kasollja e të mjerëve. Për të tilla raste përgjegjësia nuk është vetëm politike por është mbi të gjitha njerëzore ndërsa përsa i përket politikanëve kuptohet që edhe ata kanë përgjegjësinë e tyre, psh Edvini po ngren saraje një milion euro, Ilir Meta organizon super festa ku shkon paraja lumë, ndërsa Erjon Veliaj hap zijafetin e tij me qindra mijëra euro. Nuk është etike që drejtuesit e një populli të skamur të jenë kaq të dhënë pas luksit siç janë këta.

    Ajo grua e shkretë e lënë në mes rrugës, në mëshirë të fatit, e pamundur për të plotësuar nevojat minimale të fëmijëve të saj që duhet të arsimohen dhe formohen, ka nevojë për ndihmë urgjente.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Nëna me katër fëmijë që jeton në kasolle, me 12 mijë lekë rrogë

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    albo si perfundim faji eshte i rames per kete grua fatkeqe
    Nuk mund te besh me faj asnje qeveri per varferine qe ekziston ne nje popull e nje vend, pasi te varferit do te jene gjithmone me ne. Por mund te besh me faj nje qeveri ne lidhje me politikat e saj ndaj kesaj shtrese kaq te varfer e te pambrojtur.

    E ke degjuar ndonjehere kryeministrin Rama ne keto 2 vjet te flasi per kete shtrese te shoqerise dhe si politikat e qeverise se tij po u vijne sadopak ne ndihme?

    Nje nene fatkeqe e kishin futur ne biruce ne polici se bashku me femijen e saj minoren, pasi "nuk kish paguar faturat e dritave". Ajo e shkreta nuk kish para te ushqente femijet, Qeveria e arreston per mospagim e vjedhje energjie.

    Pra mund ta besh me faj qeverine qe nuk e i ka prioritetet e veta politike ne rregull: nuk u vjen ne ndihme qytetareve ne nevoje si kjo fatkeqe, por ndjek politika si te mbushin arken e shtetit e te miqve te kryeministrit.

    Ti xhori, e pyet qeverine tende: cfare je duke bere per tu ardhur ne ndihme ketyre fatkeqeve me parate e taksave qe une te paguaj?

    Ty te kemi edhe nga Vlora, zgjedhes se kryeministrit ne zonen e tij elektorale, pyete kryeministrin se mbase te pergjigjet.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •