Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22

    Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Durrës, eksploziv makinës së biznesmenit kuksian, kishte precedentë penalë

    Emri:  foto3.jpg

Shikime: 1711

Madhësia:  48.3 KB

    Një automjet ka shpërthyer me eksploziv mëngjesin e sotëm pranë Shkëmbit të Kavajës duke shkaktuar plagosjen e një personi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ku një automjet tip Benz ngjyrë gri me targë AA 765 FN i cili ka qenë në ecje e sipër nga Durrësi në drejtim të Shkëmbit të Kavajës ka shpërthyer në flakë.

    Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur biznesmeni Ardian Trota, 48 vjeç, nga Kukësi. Trota është person me precedentë të mëparshëm penalë. 48-vjeçari ka qenë edhe më parë objekt atentati. Ngjarja ka ndodhur Kukës, ne qershor te vitit 2013 ku Trota se bashku me 2 miq te tij jane sulmuar me arme nga dy persona me motor ne karburantin ne pronesi te tij, ku ka mbetur i plagosur. Nga shpërthimi i sotëm, i cili dyshohet se eshte bere permes lendes eksplozive tritol, Trota ka marre plage te shumta ne fytyre, pasi mendohet se eksplozivi eshte vendosur ne pjesen e motorit dhe eshte shperthyer ne menyre te telekomanduar. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit ku po i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet duke nisur nga konfliktet e mëparshme ku ka qenë i përfshire 48-vjeçari, pasi pista kryesore mbetetet ajo e hakmarrjes.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Arrestohet ‘i forti’ i Kukësit Ardian Trota, pas atentatit me tritol në makinë

    TIRANE- Arrestohet Ardian Trota, i njohur si “i forti” i Kukësit, që i shpëtoi paraditen e sotme një atentati me eksploziv në mjetin e tij, në Shkallnur të qytetit të Durrës.

    Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria, e cila sqaron se pas hetimeve të nisua fill pas atentatit, rezulton se Trota është larguar nga banesa e tij në Kukës, pranë së cilës duhet të vuante dënimin ‘arrest shtëpie’, për veprat penale të “Dhunës në familje”, “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

    I ndodhur pak larg vendit të atentatit, Trota është arrestuar për ‘largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit’, pra nga banesa e tij.

    NJOFTIMI I PLOTË

    Në datë 17.01.2015 rreth orës 09:30 në vendin e quajtur Shkallnur të qytetit Durrës, në rrugën dytësore Plepa-Golem, ka ndodhur një shpërthim në automjetin tip “Mercedes Benz” me targa “AA 765 FN”, në pronësi të shtetasit Ardian Trota, 44 vjeç, lindur dhe banues në Kukësit.

    Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor në përbërje të të cilit kanë qenë edhe specialistë të Njësisë Antieksploziv Tiranë, si dhe specialistë të Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë. Nga hetimet paraprake rezulton se në momentin e shpërthimit shtetasi Ardian Trota ka qenë afër automjetit, i cili ishte parkuar pranë banesës së këtij shtetasi te Shkëmbi i Kavajës. Si pasojë e shperthimit Trota ka pësuar dëmtime fizike dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës është jashtë rrezikut për jetën.

    Nga kqyrja e vendngjarjes janë gjetur dhe administruar në cilësinë e provës materiale mbetje të shkaktuara nga shpërthimi i lëndës plasëse. Po vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

    Pas verifikimeve të kryera në lidhje me shtetasin Ardian Trota ka rezultuar se:

    Gjykata e rrethit Gjyqësor Kukës në datë 12.01.2015, ndaj këtij shtetasi ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për veprat penale të “Dhunës në familje”, “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” , parashikuar nga nenet 130/a,137/2 e 278/2 të Kodit Penal.

    Në kushtet kur shtetasi Ardian Trota është larguar nga banesa dhe nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës nga shërbimet e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale të “Largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  3. #3

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    2 shperthime brenda 24 oresh

    2 explosions in Albania within 24 hours

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Nga e gjejn gjithe kete tritol ? Duket sikur eshte bere tritoli me racion o me trisk dhe tollon .

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    DiGiT@LiFE (19-01-2015)

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    hahahahaha SERAFIM DILO

  7. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Më bëri çudi fakti që gjykata e Kuksit, e paska dënuar këtë Trotën me arrest shtëpiak, ndërkohë që në kurrikulën e tij kriminale rëndokan një sërë veprash të dënueshme rëndë, si psh dhunë në familje, armëmbajtje pa leje e armëve luftarake dhe vjedhje e energjisë elektrike. Ça është ky vendim gjykate? Si nuk u vjen turp që tallen me të varfërit dhe kriminelëve të vërtetë nuk u hyn gjemb në këmbë???
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #7
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,680

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Nuk denohen krimînelet dhe te korruptuarrit se e kan portofolin e ngrohte Meriamun!!
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  9. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nga e gjejn gjithe kete tritol ? Duket sikur eshte bere tritoli me racion o me trisk dhe tollon .
    Tallesh ti apo çfarë ?! Po ngeli depo në këmbë në 97-ën ? Edhe ato pak mijra tonelata që mbetën ... kush mbajti inventar në Gërdec se sa u vodh, shit apo shpërthye ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #9

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Shum amator keta qe bejn atentatet, i ven tritol ne makin dhe vetem plagosje

  11. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Durrës: Atentat me tritol makinës së biznesmenit Ardian Trota

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    2 shperthime brenda 24 oresh

    2 explosions in Albania within 24 hours
    E kemi si objektiv kryesor të Qeverisë së Rilindjes.. futjen e Shqipërisë përkrah vëndeve ku investimi në biznes dhe turizmi do të ishte një vetvrasje e sigurtë !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •